RSS

Presidentja Jahjaga merr perkrahje te fuqishme nga SHBA

17 Dec

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë për Kosovapress se ka marrë mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për procesin e integrimit të vendit drejt Evropës.

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, presidentja Jahjaga ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit, dhe institucione tjera të rëndësishme amerikane, gjatë të cilave është biseduar për çështje të interesit të përbashkët të dyja shteteve, si dhe është nënshkruar marrëveshja për trashëgiminë kulturore ndërmjet dy shteteve.

Jahjaga ka konfirmuar se ka marrë mbështetjen e fuqishme nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton për Kosovën dhe nismat për formimin e Këshillit për integrime dhe atë anti-korrupsion, të cilat do të funksionalizohen në koordinim me institucionet dhe shoqërinë civile.

“Unë sigurisht e mora përkrahjen e vazhdueshme për pavarësinë e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë. Unë, po ashtu, kërkova ndihmën dhe mora atë ndihmë edhe për dy iniciativa, formimin e Këshillit për integrime, po ashtu edhe ndihmën për formimin e Këshillit për antikorrupsion dhe posa të kthehemi në Kosovë do të jemi të koordinuar me të gjitha institucionet dhe shoqërinë civile që të kemi funksionalizimin e këtyre këshillave”, ka thënë Jahjaga.

Për më tepër, Jahjaga ka thënë se Kosova synon integrimin në instancat euroatlantike dhe se në këtë drejtim ndihma e shtetit amerikan për Kosovën është e rëndësishme.

“Unë e mora përkrahjen e fuqishme në të gjitha iniciativat. Ne kemi thënë edhe herave tjera, se ne përveç që kemi synime për integrime evropiane, ne kemi edhe miqësinë tonë të përjetshme me SHBA-të dhe kjo përkrahje ka qenë dhe do të jetë për Kosovën dhe qytetarët e saj”, është shprehur Jahjaga.

Gjatë vizitës në SHBA, presidentja Jahjaga, ka pasur një numër takimesh, si me kryeprokurorin e Shtetit Erik Holder, nën-sekretaren amerikane të mbrojtjes, Mishel Flourni, drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Robert Muller, senatorët Mark Kirk dhe Ros Xhonson, ambasadoren për çështje të femrave, Melan Verver, ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt, si dhe ka marrë pjesë në punimet e konferencës në kuadër të lansimit të projektit Gratë në Shërbim Publik. q.doda/Kosovapress/

 
Leave a comment

Posted by on December 17, 2011 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: