RSS
Image

Ahmet Ibrahimi thërret për mbrojtjen e vlerave perëndimore

29 Dec

Ahmet Ibrahimi thërret për mbrojtjen e vlerave perëndimore

Kujt i shërben ky haxhi!

Në maskaradën e quajtur debat, të organizuar nga kryetari i Komunës së Dardanës, Shaip Surdulli, u pa një shfaqje e zbehtë, anemike dhe me frymë diktati. I quajturi debat u bë me njerëz të aranzhuar dhe me porosi e mirënjohje nga Enver Ajvazi si dhe Shaip Surdulli.

Pamja ishte e tejdukshme në kuptimin e mjerimit politik, për faktin se u shpërfaq një nivel i ulët kulturor e pa vetëdije shtetformuese. U pa edhe kori përcjellës që shërbente për duartrokitjet. U duartrokitej atyre që në emër të autoritetit pushtetor keqmanxhojnë. Atyre që u pëlqejnë hapat e kryetarit edhe atëherë kur keqmenaxhon dhe, edhe atëherë kur shkel mbi parimet elementare të vlerave demokratike.

Ajo që ra në sy dhe u dëgjua me vesh ishte një deklaratë e kryetarit që kishte të bënte me festat e fundvitit, saktësisht shënimit të Vitit të Ri. Ishte një deklaratë që ndeshet me civilizimin dhe vlerat tona tradicionale e kombëtare. Aq më tepër ishte një deklarata kundërevropiane. Si e tillë, është denigruese dhe ndjellakeqe për shoqërinë tonë, e cila ka për synim të integrohet dhe të prosperojë me popujt e tjerë. Them se neve si qytetarë na befasoi. Pyeteshim se si është e mundur që një kryetar komune të reflektojë aso injorance për një festë e cila në hapësirat tona është shënuar me shekuj. Ai shpalosi edhe arsyen se pse nuk dëshiron që të festohet kjo festë.

“Jam haxhi dhe nuk më shkojnë për qejfi stilizimet e festave te fundvitit”, theksoi Surdulli në atë debat, duke e injoruar faktin se kryetari edhe me Kushtetutë të Kosovës është në shërbim të qytetarëve dhe se nuk ka të drejtë të shpreh bindje fetare personale në raport me obligimet që i caktohen. Nga ç’duket, ai ende nuk e ka të qartë se zyrtarët me pozita shtetërore obligohen të reflektojnë barazi e harmoni ndërfetare e jo injorim, sepse reflektimi për barazi e harmoni ndërfetare në fryme europiane cilivizuese është rrugë e vetme për këtë hapësirë.

Prandaj, duke qenë kështu, mohimi i kësaj natyre është anakronik, sado që Shaip Surdulli ka kontribuar në ndertimin e disa xhamive prandaj nëse i thotë vetit Haxhi ai duhet të reflektojë tolerancë dhe respekt.

Dhe, shprehja e kësaj injorance, për fat të keq, e bën Komunën e Dardanës të jetë e vetmja në trojet shqiptare, pa përkujdesje institucionale rreth shënimit të ndërrimit të motmoteve. E, protagonisti i kësaj papërgjegjësie është haxhi Shaipi.

Mirëpo, pavarësisht këtyre pelegrinëve që s’e çajnë kokën se pozita e tyre s’është si rezultat i Çabesë, por rezultat e votës së qytetarëve, këta të fundit do ta festojnë në mënyrën e vet, kurse Haxhi Shaipi do të mbetet kujtim i thyerjes së traditës qindvjeçare, në lidhje me shënimin e kësaj feste.

Ahmet Ibrahimi

Piktor Akademik ,
Magjistër i Arteve te bukura

 
Leave a comment

Posted by on December 29, 2011 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: