RSS

A ishte ambasadori i Kosovës në Washington z. Avni Spahiu bashkëpunetor i UDB-së apo populli ishte bashkëpunëtorë i UDB-së dhe z. Spahiu ishte patriot?

07 Jan

Përfaqësues i klanit të UDB-së apo i Republikës së Kosovës


Ballafaqimi i Avni Spahiut me të kaluarën

Nga një ish bashkëpunëtor i UDB-së në një ambasador të shtetit të Kosovës

Nga Qazim Doda, New York
erenikut: Fri, 13 Mars 2009 00:01:39 -0700 (PDT)
botuar: E premte 13 mars, 2009 12:55 pm

Njeriu i padëshiruar
Një dekadë pas çlirimit të Kosovës, dikujt akoma nuk po largohet nostalgjia për Jugosllavine e Titos. Kjo po shprehet haptazi me veprimet e politikës se jashtme të Kosovës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova përfaqësohet nga një ish shërbyes i interesave jugosllave dhe kjo po reflekton në pa-aftësinë e politikës së jashtme të Kosovës.

Tash duhet të kuptohet realiteti i ri që është krijuar në Kosovë, pra një liri e plotë dhe një gjysëm-pavarësi, por e drejta e vetëqeverisjes është e garantuar edhe me kushtetutë.

Me popullin e Kosovës mund të luhet shumë lehtë, sepse mungesa e transparencës i bën diplomatët që të luajnë çfarëdo loje dhe të mos ngacmohen nga populli. Edhe pse shkoi një dekadë nga çlirimi i vendit, populli akoma është nën mjegullën e politikës së dirigjuar nga jashtë, përzgjedhja e diplomatëve deri tani u bë ne bazë te interesave të klaneve politike.

Parashtrohet pyetja se si ka mundësi që një njeri i cili ka punuar kundër interesave të atij populli për disa dekada, tani të përfaqësoj po atë popull të cilin e urrente aq shumë.
Shqiptarët e Amerikës janë të indinjuar thellë me përzgjedhjen që e bënë institucionet e kosovës ku përfaqësues zgjodhën z.Avni Spahiu.
Z. Spahiu kishte harruar se pikërisht kundër shqiptarëve të amerikës kishte hargjuar shumë energji duke raportuar për veprimtarinë e tyre anti-jugosllave apo siq i quante ai armiqësore.
Kur dikujt i thua armik atëhere vet karakteri njerëzor nuk duhet të lejoj që të insistosh për të përfaqësuar interesat e tij, por është shumë interesante se dikush e zgjodhi këtë njeri për t’i përfaqësuar pikërisht këta njerëz që i kishte pasur armiq për dekada me radhë.

    Artikulli që la plagë në komunitetin shqiptarë të amerikës

Në një raport të tij i cili ishte botuar në të përditshmen “ RILINDJA” e datës 18. Janar 1984, tejet jo-profesional z. Spahiu kishte shkruar për një demonstratë të komunitetit shqiptaro-amerikan që ishte organizuar për të ngritur zërin kundër robërisë së Kosovës i cili në titull shkruante:” Armiku-me parulla të njohura,” duke vazhduar me nëntitull-“ Ekstremistë nga mërgata armiqësore shqiptare sulmuan dy reporterë të TV Beogradid.”


Organizatorët e  asaj demonstrate reagojnë pas një çerek shekulli

Autori i këtij shkrimi atëhere shërbente përpos punëve të fshehta edhe si një korrespondent i përhershëm i gazetës “RILINDJA” e cila shpërndahej më mijera ekzemplarë anembanë botës. Për pa-aftësinë e këtij reporteri nuk duhet të komentohet shumë sepse duhet te kihet parasysh edukimi i tij që nuk ka pasur të bëjë asgjë me gazetarinë dhe ka shërbyer ndoshta vetëm pse ka pasur dhunti për gazetari, mirëpo nuk lejohet në asnjë mënyrë që të etiketohet dikush si armik vetëm pse kërkohet liri për një popull të robëruar.
Në atë raport z. Spahiu vazhdon duke e minimizuar numrin e demonstrueve nga 2,500 veta në 150-200 pjesmarrës duke vijuar më poshtë: Demonstruesit brohoritën parullat e njohura armiqësore- Kosova republikë-, -Kosova e lirë-, e të tjera.”

Ndue Palok Camaj, njëri nga përgjegjësit për sigurinë e asaj demonstrate 
Me 17 Janar 1984 në demonstratën e organizuar nga klubi “Jusuf Gërvalla” kemi qenë mbi 2500 pjesmarrës në shenjë solidarizimi me kërkesat e drejta të popullit shqiptarë nën Jugosllavi. Ishte dy vjetori i vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, poashtu atë javë heroikisht kishin rënë në luftë me hordhitë serbe Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala. Demostrata ishte solidarizim i plotë me kërkesat legjitime të popullit shqiptarë në Kosovë.
Gjatë demonstratës vërejtëm një grup prej tre vetash të cilët na filmonin pa lejen tonë. Së bashku me disa bashkëatdhetarë të tjerë ishim caktuar që të merreshim me sigurimin dhe mbarëvajtjen e demonstrates. Ne siguronim që në radhët e demonstruesve të mos infiltroheshin elemente të UDB-së. Unë dhe Prel Caku-Camaj iu afruam atyre tre njerëzve të pa-njohur dhe pasi i legjitimuam kërkuam nga ata që të mos filmojnë, ata na khyen përgjigjen e tyre duke na folur serbisht se nuk ndalin punën e tyre dhe kërkuan ndihmë nga policia amerikane që e vëzhgonte demonstratën, edhe nga policia amerikane morrën përgjigje negative se nuk do të kenë ndonjë përkrahje. Me të kuptuar se ata tre ishin gazetar nga Beogradi siq u paraqitën tek policia ne ua konfiskuam kasetën që kishin filmuar dhe dhe si kundërpërgjigje ndaj rezistencës së tyre ne ua thyem kameren . Njëri prej tyre shkoi prapë tek policia dhe kërkoi ndihmë por prapë u injorua sepse unë ua bëra me dije policëve se ne nuk lejojmë filmime pasiqë UDB-ja i persekutonte familjet e atyre shqiptarëve që ngrehnin zërin kundër pushtimit të Kosovës. Personi që kërkoi ndihmë nga policia që të shpëtohen kolegët e tij  Goran Musiç dhe Goran Miliç kishte qenë një shqiptar dhe quhej Avni Spahiu.

Pas pak ditësh na erdhi një gazetë “RILINDJA” që botohej në Prishtinë dhe e pamë artikullin e shkruar për atë demonstrate, autori ishte njëri nga ata tre gazetarët apo oficierët e UDB-së e që quhej Avni Spahiu.
Pas 25 viteve, ky denoncues që na akuzoi si armiq e antijugosllav sot përfaqëson shtetin e Kosovës në Washington DC.

E ndiejmë veten tepër të irrituar si unë ashtu edhe mbarë bashkëkombasit e mi të cilët që nga viti 1981 e deri me 1999 organizuam me qindra demonstrata dhe greva anembanë Amerikës, ndihmuam materialisht dhe me në fund edhe me ushtarë dhe me mjete të nevojshme për luftën çlirimtare. E tash po ai vend të cilin e deshëm dhe vazhdojmë ta duam aq shumë të na dërgojë një përfaqësues i cili kishte ndjellur urrejtje aq shumë kundër nesh nuk mund të quhet ndryshe përpos nënçmim i mërgatës shqiptare në amerikë.

Shpresoj se populli dhe institucionet e Kosovës do të korrigjojnë këtë lajthitje sepse ai vend nuk e meriton që të përfaqësohet nga njeriu që ka hedhur baltë mbi gjakun e dëshmorëve tanë.

Ahmet Zherka, njëri ndër udhëheqësit e demonstratës

Demostrata ishte e organizuar nga klubi “Jusuf Gërvalla” dhe promotor i saj ishte Radio “Zëri i Malcisë,” me pleq e të rinjë iu pëgjigjën kushtrimit sepse ishte për lirinë e Kosovës. Në shenjë proteste për vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës që kishte ndodhur ato ditë dhe dhunës që ushtrohej mbi popullin e pushtuar të Kosovës ne filluam të jemi edhe më agresiv ndaj Jugosllavëve siq ndodhi edhe me rrahjen e gazetarëve të tyre e pastaj edhe thyerjen e xhamave të konsullatës Jugosllave, pra çfarëdo që na vinte për dore e bënim kundër tyre ndaj të cilëve edhe sot e mbaj akoma të gjallë urrejtjen e madhe.

Një njeri që e ka ndërgjegjen e pastërt nuk mundet t’i ketë dy bindje për një të vërtetë, përderisa ne ma ka quajtur armiq, ne duhet të mbesim armiq për të. Ai njeri do të ishte dashur t’u kërkonte të falur shqiptarëve të amerikës sepse ky komunitet ka dhënë një kontribut të pa shembullt në sensibilizimin e Çështjes së Kosovës në të gjitha instancat e qeverisë amerikane dhe fitoi përkrahje të pa-rezervë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Mirënjohja e gabuar dhe ballafaqimi i Avni Spahiut me të kaluarën
Pikërisht me 17 shkurt 2009 në City Hall (bashkinë) në New York, nga një grup njerëzish që nu kishin aftësi të kuptonin se cfarë janë duke bërë, z.Avni Spahiut iu dha një mirënjohje për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës, çfarë falsifikimi i historisë që na e bën të ndjehemi të turpëruar para të tjerëve.
Z. Spahiu u pyet nëse ka mundësi të jepte ndonjë koment rreth veprimtarisë se tij kundër mërgatës shqiptare të amerikës e si argument iu dhurua një kopje e artikullit të cilin e kishte shkruar vetë ai, por përgjigja e tij tregon se ai nuk ka të ndalur duke e sharë këtë komunitet edhe njëhere me fjalët më të ndyera që nuk i takon një diplomati t’i përdorë në fjalorin e vet.
Atij iu ofrua poashtu një mundësi që të kërkonte falje publike për veprimtarine e tij antishqiptare duke u arsyetuar se ka qenë i detyruar të bëjë veprime të tilla, por ai në asnjë mënyrë nuk pranoi të kërkonte falje duke vazhduar me nënçmim te papërshkruar.
Shqiptarët e amerikës kanë dhënë një kontribut të çmueshëm në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për situatën në Kosovë, ata po ashtu e kanë ndihmuar ekonomikisht dhe gjatë luftës edhe me armatim dhe ushtarë.
I bie prap përgjegjësia atij klani që e ka emëruar këtë njeri dhe nuk e ka marrë parasyshë të kalaurën e tij. Artikulli i z. Spahiu kishte pasur aq shumë influencë derisa edhe Kryesia e KK të LSPP të Kosovës një javë më vonë kishte mbajtur mbledhje enkas për ta dënuar veprimtarinë armiqësore të emigracionit shqiptarë në SHBA.

Zgjidhje e turpit
Nëse merret parasyshë se Kosova duhet të përfaqësohet nga një intelektual, atëhere duhet parë realiteti dhe të dergohet ndonjë intelektual i mirëfilltë, poashtu nëse merret parasysh atdhedashuria atëhere nuk mund të diskutohet për një njeri të tillë i cili tërë dashurinë e tij e kishte harxhuar për ata që e mbanin Kosovën të robëruar, pra përgjegjësia e klanit që e ka emëruar është shumë e madhe dhe duhet të përdoret çdo mundësi për të përmirësuar këtë gabim.

Shënim: Shkrimi origjinal ka qenë i botuar në KosovaPress         Q.Doda

 
23 Comments

Posted by on January 7, 2012 in Uncategorized

 

Tags:

23 responses to “A ishte ambasadori i Kosovës në Washington z. Avni Spahiu bashkëpunetor i UDB-së apo populli ishte bashkëpunëtorë i UDB-së dhe z. Spahiu ishte patriot?

  1. avdi krasniqi

    January 8, 2012 at 12:49 am

    Populli thote se marrja nuk te mbyte por te ben me keq, pra, te marros.
    Politika qe po udheheqet tani ne Kosove duket sikur udheheqet nga njerezit e çmendur te cilet nuk shofin ma larg se hunda e tyre e ndyte.
    Marri ju qofte atij qe e propozoi kete tradhetar ta perfaqeson popullin e Kosoves qe me decenje ishte kunder ketij populli ketu ne SH B A
    Te dergohet nji shpiun ta perfaqesoje Kosoven ashte marri shekulli. Ky njeri duhet larguar vete nga ky post qe nuk e meriton ose ndoshta pret qe mergata shqiptare ne Amerike ta bojkoton ket njeri. Me nji fjal le t’i qet gishtat andej kah i ka qite themrat ose te largohet me miza bothve me falni ne shprehje

     
    • Ferizi

      August 25, 2012 at 8:50 am

      Nuk po replikoj, por do të mundohem të ia shtoj edhe një: Unë mendoj se edhe bacë Adem Demaqit Avni Spahiu i ka thënë tërthorazi bashkpuntor i serbëve e ai i pat thënë: Kam me të nxanë duke i hanger këto gazeta, e nuk ke fat me i ngranë të gjitha. Se dij baca Adem si mbahet tash, kur ne i kem pasë sytë në te mos me na e njollosë lloji i Avni Spahiut.

       
      • qdpress

        August 26, 2012 at 1:42 am

        Faleminderit për komentin tuaj!

         
  2. Nderimi

    January 8, 2012 at 10:41 am

    Bre qa po i ec Avnis kaq mir, e paskan kan qu kta udbashat e Kosoves me i mbrojt interesat e tyre atje po del se Skenda ministri i punve te jashtme kmisha e plakit spaskan qen ne rregull hiq he mozomakeq

     
  3. Hasani i madh

    January 8, 2012 at 2:03 pm

    Sot udba me bijt e udbasheve udheheq resor e resor te shtetit pa pengue. Jo vetem Spahiu, ka edhe spahi te tjere. P.sh. kush ishte me heret Ahmet shala qe ka me shku ambasador ne Bruksel, kush ishte Peci i suedise, kush ishte Hysa ne shkup, ismajli tash ne washington, ukelli ne tokio etj, etj…Pse nuk flitet per ministrat udbash apo bij udbashesh, per te kalumen e pacollit, shefit te policise Maxhunin etj etj… Kosova ka te ardhme nga Vetvendosja! Kete berllog pergjithmone me hek prej Kosoves e trojeve tona, pa kompromis e pazare.

     
  4. Kont Urani

    January 8, 2012 at 7:33 pm

    Është shum e vertetë se mungesa e ligjit mbi pastertinë e figurave ua ka mundesuar një numri te konsiderueshem te ish bashkpunëtorve te UDB-së te jenë edhe sot ne pozita te larta te shtetit te Kosovës.
    Unë si ish i burgosur politik i vitit 1982 i di shum te tillë te cilet u ngriten pikerisht ne kohen e regjimit te eger millosheviqian,,andaj jam deshmitar i gjall i dhunes te cilen e ushtruan keto vegla armike per ta dhunuar vullnetin e popullit shqipëtar i cili po perpiqej ta arrij lirinë.
    Rasti ma eklatant është Isa Mustafa i cili edhe sot pas kaq shum vitesh mban poziten e kryetarit te Prishtinës,nderkaq ne gjykaten e qarkut te Pejes ende jan te gjith prokurorët dhe gjyqtaret hetues nga koha e millosheviqit,pra jan ata qe na burgosen dhe na torturuan ne emer te jugosllavizmit.
    Per mue është e papranueshme qe Avni Spahiu te jet ambasador i Kosovës ne SH.B.A.
    A thue nuk kishte Kosova njerz te devotshem te cilet ishin viktim e saprateve si Avniu.
    Nuk e kan merituar keta njerz te fyhen edhe ne kwt formë kur rregjimi serb nuk është më ne Kosovë.
    Kjo nuk u bën nder pikë se pari Hashim Thaqit dhe Jakup Krasniqit te cilet edhe vet ishin ne shenjestret e njerzve siq ishte Avni Spahiu.
    Per fund thrras parlamentin e Kosoves per ta nxjerrë ligjim mbi pastertinë e figurave qe perfundimisht mos te lejohen gomoret te u prijn atllarve sepse kjo nuk u falet.

     
  5. Joni

    January 8, 2012 at 9:10 pm

    Çdo gjë ndodh në Ballkan. Edhe trathtarët bëhen ambasadorë se koha i do. Shërbimi sekret Serb është në mesin e më të fuqishmëve në Kosovë.

     
    • CHARLIE

      January 8, 2012 at 11:41 pm

      SHËRBIMIN SEKRET SERB , PO MA MER MENDJA PO E PËRBËJKA: HASHIMI, AZEM SYLA , JAKUPI ,XHAVIT HALITI KUPTOHET ËSHTË KRYESORI ETJ.

       
  6. Kosova

    January 9, 2012 at 2:26 pm

    Eshte plotesishte e vertete se Avni Spahiu ishte bashkepunetor i UDB.se, por edhe ish ministra/e dhe ministra te tanishem jan te tille ose prinderit e tyre ishin njerez te sherbimeve. Bie fjala Ahmet Shala i biri i Bardhec Shales nga Okrashtica, baba rankoviqiste i defprmuar dhe i biri njeri i KOS-it. Justina Shiroka mbesa e Kole Shirokes, Mazllom Beqa ish sekretar (minister) ne kohen e Rrahman Morines tani e ka djalin Besim Beqen minister…po nuk u hapen dosjet keta njerez do ta demtojne rende shtetin.

     
  7. Dardani

    January 10, 2012 at 12:24 am

    Parlamenti i Kosoves eshte nje grope septike e cila eshte e mbushur me personalitete me dubioze-te ndyera dhe me qelbesirat me te medha jo vetem ne Ballkan por ne tere europen! Kosova nuk eshte as kosove as dardani-por eshte nje ABSURDISTAN,nje Kosmet,nje Arnautistan,nje enklave tronditese turkomane dhe serbofile,e cila dita dites po merre nje forme perverze dhe po e krijon n je permbajtje edhe me te semure …edhe me tragjike! Per derisa Kosova reprezentohet nga bijet dhe bijat e ish tradhetarve dhe antishqiptareve me te terbuar,brenda dhe jashte vendit,atehere ku eshte kredibiliteti i shtetit te Kosoves dhe cila eshte ardhmeria e saje! AVNI SPAHIU eshte pasqyre dhe sinonim i aftesise dhe patriotizmit i moralit dhe i filozofise politike sociale dhe kulturore i qeverise se kosoves -kryeminister i te ciles eshte Hashim Thaqi! Nese dikujt ne kuvendin e Kosoves i intereson fakti-pse nuk ka prosperitet ne kosove-,pergjegja eshte shume e tjeshte …: Parlamenti i kosoves eshte nje parlament barinjesh,semi-analfabetesh,intelektuale me diploma te faslifikuara,kuadro te instaluara dhe profesione te sajuara-dikush nga Serbia e dikush nga vete qeveria te cilen ata e reprezentojne!Suma-Sumarum,Kosova e ADEM JASHARIT dhe e JUSUF GERVALLES eshte shendrruar ne nje klub huliganesh dhe prostitutash ne te cilin klub udheheqin bijet dhe bijat e ish komunisteve serbofile -te cilet jane shqipfoles por sllavo-vepronjes!

     
    • Bardhyl Kuqishta

      January 10, 2012 at 2:23 am

      I nderuar dardan , vetem deshta te te them se apsolutisht pajtohem me mendimin tend

      shume te fala e shendet ,

      bardhyl kuqishta skotland

       
    • seli

      January 10, 2012 at 7:29 pm

      Të lumtë!!!

       
  8. Dreni i Lirë

    January 10, 2012 at 1:48 pm

    O dilni q…. nanen ketij shpiuni qka po pritni ?. Po a veq mrena po rrika ky derr a ?

     
    • Dreni i Lirë

      January 10, 2012 at 7:00 pm

      Nese eshte njolle qe eshte munduar t’i mvishet ose mundohet t’i mvishet tani ,ky nuk eshte fajtor por eshte viktime .Mos harroni se UDB-ja ka arritur te hasmoje nje pjese te madhe te njerezve ne Kosove dhe ne Diaspore sepse dihet se perqarja jep me teper frute kur eshte qellimi te mbahet nen sundim nje vend se sa lufta. Nuk thuhet kot “perqaj e sundo”.

       
  9. coli

    January 10, 2012 at 8:22 pm

    jo kjo nuk eshte mu habite hiq,ne kosove ata qe kan pas lidhje me udb edhe me pushtetin e atehershem sot prap jan te paret si ne pune shteti si dhe ne qdo sfer te jete,e me dite ju sa avni spahiu eshte ne kosov qe sot gezon ato qe dikur i luftonte me qdo mjet jo habiteni po tronditeni, ata qe kan sakrifiku per kete vend duke dhen gjdo gje qe paten edhe me te vlefshmen jeten e tyre per kete vend jan me te nenqmuarit dhe me te pavleret.ky eshte realiteti tek ne sa do i hidhur qe eshte ky eshte.

     
  10. Fadil SHYTI

    January 10, 2012 at 10:09 pm

    Në Kosovë, jo vetëm që mungon LIGJI I LUSTRACIONIT; -po, fatkeqësisht që, në QEVERINË E KOSOVËS NUK MUNGON AS LIGJI LIGJI I REAKSIONIT, prandaj, emrohen ambasadorë reaksionarët si Avni Spahiu!Një fjalë, e urtë popullore na mëson: “Nëse hy në kaçak të pulave, të të hanë pleshtat”! -për faktin që, krahët politikë i UÇK-së; AAK-ja, dhe PDK-ja, hynë në aleanca partiake tejet tragjike e qesharake; me pacifistët e LDK-së e të tjera parti satelite të saj; -faktikisht, u luajtën lojëa tragji-komike në politikën e prapakthimit; -u luajtën dhe po luhen -lojërat e djajëve;- prandaj, Kosovën dhe viset tjera shqiptare, jo se, po hanë vetëm pleshtat; -mirëpo, po i hanë gjarpërinjt, lakuriqët e netëve, qentë, dhe maca e kucat!…

     
  11. Lisi

    January 11, 2012 at 7:44 am

    Pushtetin fiktiv ne Kosove e kane njerezit e deshmuar per lirine dhe pavaresine e Kosoves, ndersa pushtetin real e kane njerezit e UDB-se, te cilet e kontrollojne cdo gje ketu… qe nga ekonomia, politika dhe kultura… Ndaj asgje mos t’ju cudit!

     
  12. memo

    January 13, 2012 at 8:48 am

    o cili nuk ke prej tyne udbash?

     
  13. shkupi

    January 13, 2012 at 10:24 pm

    Shtrohet pytja pse nuk behet lustracioni ne Shqiperi dhe Kosove,sikur te beht kjo 80% te elites politike duehshte te largohet e besa gjysa te burgosen,pra ket vet poletikanet tan nuk e lejojn,kjo esht ajo qe gjithenji e kam then se e keqja e shqiptaris ka qen komunizmi,ne kosov sispas disa shkrimeve mbi 60.000 mij shqiptar kan qen bashkpuntor te UDB kush me shum e kush me pak,ne maqedoni pat edhe KODOSH edhe komitetlinj pra shqipetar te privelegjuar te pushteti maqedon,ne shjeqiperi 70% te poletikaneve jan komunista e disa ish-komunista te veshur me petkun demokrat,ne kosove esht edhe me keq kryeprokurori Rexhep Haxhimusa dihet komunist deri ne palc,Isa Mustafa edhe ftyren e ka komuniste siq jan edhe 70% anetaret e LDK e besa ka shum ce gjat pushtetmbajtjes ne kosov shum ish-komunista jan emeruar po nga LDK-ja,e ket avaz e ka vazhdu edhe PDK-ja,nje gje e till nuk esht prit nga keta,me plot bindje e them se ne kosov postet me kyqe i kan ish-komunistat ose bijt e tyre,populli ne kosove duhet me kembengulje te kerkon lustrimin perndryshe nuk ka prosperitet nuk ka progres kur dihet se kush jan ata dhe si kan vepruar me popullin e shumvuajtur shqiptar.

     
  14. ALBAN DEGA

    January 14, 2012 at 12:30 am

    TURPIN E HENGSHIN ME FAQEN E ZEZE TE PATURPESISE SE TYRE

    Pergezime Zoti Qazim Doda,

    Nje analize e shkelqyer dhe mesimdhenese per te gjithe UDB-shet e vjeter e te rinj dhe per ata qe bejne emerime te tilla te turpshme. Nuk eshte as i pari e as i fundit… Jane me mijera te tilla ne te gjitha hallkat e pushtetit lokal e qendror nga Brezovica e deri ne Prishtine, nga Malesi e Gollakut e deri ne Germi !
    Titistet e rinj perkrahin dhe promovojne titistet e vjeter. UDB- shet e rinj perkrahin e gradojne UDB-shet e vjeter.
    Eshte turp se pari per ata qe emerojne figura te tilla te diskretituara edhe ne syte e vete amerikaneve si ambasadorin e pare te Kosoves se pavarur ne SHBA.
    Askush me mire se amerikanet nuk e njohin veprimtarine e hershme dhe te tashme jo vetem te Avni Spahiut ne SHBA.
    Syshqiponjat amerikane te lexojne enderrat e jo me vepimet e ndjekura me syte e shqiponjes te cdonjerit, aq me teper te nje gazetari qe bente rolin e hafijes, provokatorit dhe sherbetorit te Beogradit dhe UDB-es ne Amerike si Avni Spahiu!
    Turp jo vetem per emeruesit por edhe per vete Avni Spahiun e koleget e tij qe kane paturpesine te pranojne detyra te tilla duke e ditur po aq mire sa edhe Beogradi se kush jane, cfare fajesh e krimesh kane bere ndaj Kosoves dhe shqiptareve atdhetare te Amerikes e Kosoves…, duke e ditur se kush jane!
    Si mund te perfaqesojne Kosoven e lire e te pavarur, si mund te perfaqesojne e flasin ne emer te lirise dhe pavaresise se saj pikerisht ata qe shkruan, shpifen, provokuan, spiunuan e luftuan barbarisht kunder tyre e perkrah armiqeve me barbare te tyre, terrorizmit shteteror mbi njeqintvjecar serb ne Kosove!
    Si kane fytyre te dalin para diaspores shqiptare te pafytyre te tille bashkepunetoresh e bashkefajtoresh te pushtuesit dhe rrenuesit te Kosoves !?
    Si kane fytyre emeruesit e tyre te flasin e perfaqesohen me te pafytyre te tille antishqiptare te sprovuar e te spanuar ne sherbim te Beogradit ne Nenen e lirise dhe demokracise boterore, ne Nenen e lirise dhe pavaresise se Kosoves – SHBA
    Turpin e hengshin me faqen e zeze te paturpesise se tyre ! Lanet .

    SHENIM: PO DERGOJ ME KETE RAST EDHE NJE KOMENT TIMIN PER KETE AMBASADOR TURPI DHE QENDRIMIN E TIJ ANTISHQIPTAR NDAJ LUFTETAREVE TE LIRISE, UCK-SE BOTUAR ME 1 MARS 2010…
    DESHMI E GJALLE E PAFYTYRESISE SE TIJ DHE E ATYRE QE E MBAJTEN NE ATE POST PAS KETIJ AKTI FLAGRANT ANTISHQIPTAR E ANTICLIRIMTAR…

     
  15. ALBAN DEGA

    January 14, 2012 at 12:33 am

    NA NDERON ME MOSPJESMARRJEN E TIJ…!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte bere zakon qe ne ceremoni apo aktivitete festive, jo vetem ne shqiptaret, i fillojme me shprehjet tipike “Na nderon me pjesmarrjen e tij….”
    Ne rastin e kremtimit te Dyvjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Kosoves nga Shoqata
    ” Atlantiku” ne SHBA, shprehja me me vend e organizatoreve te saj do te ishte ” Na nderon me mospjesmarrjen e tij Ambasdadori i Jashtezakonshem e Fuqiplote i Republikes se Kosoves, Zoti Avni Spahiu…” Nuk e thane por e menduan. Jo vetem e menduan por edhe e ndjene veten te lehtesuar nga kjo mospjesmarrje.

    Llogorja e skllaverise

    Pse!? Sepse Ambasadori Spahiu ishte i padenje per te marre pjese ne ate veprimtari festive. Pse? Sepse Avni Spahiu do ta prishte festen e pavaresise se “Atlantikut” me pjesemarrjen e tij. Pse? Sepse Avni Spahiu qe heret e ka rradhitur veten ne llogoren e kundert me luftetaret e lirise dhe te pavaresise se Kosoves ne SHBA qe simbolizon me shume se kushdo tjeter emri i ish- batalionit “ Atlantiku“.
    Pse!? … Qysh me komentet e shkrimet e tij per “TANJUG”-un kunder demonstratave te studenteve dhe rinise shqiptare me leitmotivin “ Kosova Republike” gazetari, komentatori, analisti Avni Spahiu e ka vetpercaktuar llogoren e tij. Jo po…. Po jo !!??
    Jo vellezer ,,, Nuk ka e nuk mund te kete dy Avni Spahiu brenda nje Avni Spahiu : nje per Kosoven Republike , nje per lirine e pavaresine e Kosoves dhe nje Avni Spahi qe neneshkruan komentet nga Nju Jorku me emrin e tij sipas urdherave dhe porosive te Beogradit dhe tellalit te tij zyrtar “TANJUG” kunder “irredentisteve shqiptare” qe protestontin rrugeve te Nju Jorkut, Washington e krejt SHBA-se kunder genocidit dhe kolonializmit serb ne Kosove, ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive njerezore e kombetare te vellezerve e motrave te tyre shqiptare ne Kosove.
    Nuk po futem ne analiza se kush mund te punonte per TANJUG-un apo mjetet serbe te informacionit. Ate e di edhe lopa!!! Cdo emerim ka kaluar neper njeqint filtrat e sigurimit dhe UDB-es serbe…
    Ambasadori I Kosoves ne SHBA, Avni Spahiu e kishte te pamundur te shkeputej nga mendesia e “ diferencimit politik “ te ish- padroneve te tij te hershem qe i ndante shqiptaret ne shqiptare te nenes dhe ne shqiptare te njerkes. I njejti ambasador qe mori pjese ne festen e “Vatres” dhe te nje organizate tjeter simoter te saj vazhdoi diferencimin ideo-politik te shqiptareve te Amerikes edhe plot 11-25 vjet mbas cofjes perjete te asaj politike segregacioniste, percarese te Beogradit. Pse!? Fillimet nisin ka here, atehere kur Avni Spahiu ishte “ambasadori” I TANJUG-ut kunder shqiptareve dhe te drejtave te tyre ne Nju Jork.

    Shpetimi pa asnje sakrifice

    Nese dikush ka keqperodrur emrin e siglen e tij atehere askush nuk e pengonte Avni Spahiun si mijera bashkeatdhtetare te tij shqiptare te Kosoves qe ate dite ose me se largu te nesermen te denonconte abuzimin me personalitetin e tij dhe te kerkonte Azil Politik ne SHBA pa rrezikuar asgje sepse menjehere futej nen mbrojtjen e authoritative ligjore dhe te sigurimit amerikan. E kushtet e Avni Spahiu per nje akt te tille kane qene ideale pa rrezikuar “rruget e vdekjes” neper shkretirat apo lumenjte e Meksikes apo te Kanadase, sic kane vepruar mijera shqiptare. Ai ndodhej ne mes te Nju Jorkut dhe sakrifica e vetme e tij ishte te paraqitej ne stacionin e pare te policise se Nju jorkut apo ne OKB. Komoditet i tepert!
    Jo askush nuk e ka detyruar as Avni Spahiun, as Hamdi Degen, as Ibrahim Rugoven, as Hashim Thacin , as Fatmir Sejdiun asnjeri, asnje krijues apo politikan shqiptar apo jo shqiptar qe te mohonte vetveten. Asnje sistem! Asnje regjim! Asnje kohe!
    Ishte ky qendrimi i tij i vetdijshem. Ishte vullneti i tij i lire qe e radhiti ate ne llogoren e kundershtareve ose ta themi shqip fare te armiqeve te lirise e pavaresise se Kosoves!
    Ishte ky qendrim i vetdijshem qe e beri krejt te ndergjegjshem Z. Avni Spahiu te mos merrte pjese ne festimin e dyvjetorit te Pavaresise se Kosoves nga Shoqata “Atlantiku’ Pse !? Ky emer dhe i ish- Batalionit “Atlantiku” jane te lidhura me llogoren tjeter se ciles me vetdije te plote ai iu kundervu qe heret.

    Fronti i lirise

    “Atlantiku” ishte batalioni i luftetareve te lirise qe nuk hezituan te brakitisin bizneset e familjet, grate e bukura si zana mali e femijet si pellumba paqeje, rehatine e luftetareve te lirise dhe komoditetin e “Kryeqytetit te Botes“- Nju Jork, Detroitit, Teksasit, Cikagos, Conecticut per te shkuar ne frontin e lirise e pavaresise se Kosoves. Nuk hezituan te braktiisin vendin me te lire e me te sigurte per jeten ne Bote per te shkuar perballe plumbave e barbarise cetnike serbe. Tre prej tyre,vellezerit Bytyci, flijuan edhe jeten e tyre edhe me rinore se te Avni Spahiut kur raportonte kunder prinderve te tyre ne vitet 80-90. Shoket e tyre shpetoi per qime te flokut nga predhat serbe qe i sakatuan trupin e per pak i moren edhe jeten.
    “Atlantiku” ishte nderi i shqiptareve te Amerikes qe kur thirri liria e pavaresia e Kosoves nuk nguruan te rrezikojne gjithcka. edhe gjene me te shenjte jeten per hir te tyre.
    Avni Spahiu nuk sakrifikoi dot as mballomen e te derguarit te TANJUG-ut dhe dinaret e Beogradit per lirine dhe dinjitetin e tij njerezor e per “Kosoven Republike“. Mundej te heshte te pakten. Askush nuk mund ta detyronte te nenshkruante cfare ai nuk donte .

    Dy Bote qe nuk i bashkon asgje…

    Ai pati frike te shihej sy me sy me luftetaret e lirise. Pati frike sepse ndjehej mekatar, ndjehej po aq i huaj per ta sa te afert e ndjente ngrohtesine konsullatave e ambasadave serbo- jugosllave prej ku percillte per ne Beograd akuzat e shpifjet kunder bashkeatdhetareve te vet qe aq shume kontribuan per lobimin e njohjen e se vertetes acik te dhunes se terrorit serb ne Kosove, te cilat Avniu kishte per detyre e mision turpi ti nxinte e njolloste.
    Ndaj nuk mori pjese. Nuk mori pjese sepse nuk kishte fytyre te perballej me plaget e trupat e sakatuar te Bytyceve te ekzekutuar e lidhur me tela me gjemba ne nje varr pa emer nga cetniket serbe. Atyre nuk u mungoi guximi e kurajua te shkonin ne frontin e lufte per lirine e pavaresine qe kremtojme ne sot. Avniu nuk pati kurajon as te mbronte emrin e lirine e vet, sic thote ai por nuk e konfirmon e verteta, kur mund te dorezohej pa rrezikuar asgje, pa iu futur asnje ferre ne kembe, ne duart e mbrojtesve te lirise e demokracise amerikane!
    Nuk mori pjese se nuk mund te shihte ne sy luftetarin e plagosur qe la kemben e per pak edhe koken bashke me shoket e tij te “Atlantikut“.. .
    Nuk mori pjese sepse “Atlatniku” krijoi emer te madh me vepren e madhe e aktin sublim te pjestareve te tij qe me vetdije te plote se edhe mund te sakirifkonin jeten e vet shkuan ne frontin e lirise se popullit e kombit te vet. Avniu zvogeloi e njollosi emerin e vet me aktin e turpit te denouncimit te bashkeadhtareve te vet ne mbrojtje te se njejtes liri e pavaresi per te cilen luftoi “Atlantiku” e ne saje te te cilave ai u emerua padrejtesisht si Ambasador i Kosoves ne SHBA.

    Nderi i shqiptareve dhe mola e servilit

    Nuk mori pjese sepse “ Atlantiku” kishte ne radhet e ne krye te tij luftetare me shtate plage plumbash e shnarpeli serb ne trup si Hysni Syla, i denuar me vdekje ne mungese nga UDB-a e Beogradi, si Gjeneral Skender Doci nga Malesia e Gjakoves qe ishte ndeshur e dale fitimtar balle perballe me admiralet ruse ne Bazen e Vlores, si shoqeruesi i kryediplomatit amerikan e boteror Ricard Holbrouk ne Kosove Gani Shehu ne valen e luftes per liri, si Haxhe Balidemaj e Ismet Dedushaj, Fadil Idrizi e te tjere biznesmmene te suksesshem ne SHBA, si shkrimtari Uke Lushi qe e vleresoi edhe Kadareja e piktori e talentuar Nexhat Imeraj nga Tropoja e Tahir Sinanit e Mic Sokolit, si cdo pjestar i tij heroik… si bacet e nderuar te tij Avdyl Gashi e Hysen Brucaj, drite u paste shpirti, e shume e shume te tjere
    Nuk mori pjese sepse ishin keta luftetare te lirise se Kosoves qe shprehen gatishmeri per tu radhitur me eliten e ushtrise amerikane ne Irak e Afganistan per lirine e atyre popujve.
    Nuk mori pjese sepse Ambasadori i Republikes se Kosoves ne SHBA Avni Spahiu duhet te jepte doreheqjen e parevokueshme qe diten qe analisti Qazim Doda i botoi faksimilin e komenteve te tij shpifarake kunder Kosoves Republike e diaspores shqiptare te Nju Jorkut ne agjencine prestigjioze te lajmeve Kosovapress! Nuk pati as kurajon as moralin qytetar shqiptar ta bente nje veprim te tille!
    Nuk mori pjese sepse jo vetem emerimi i tij por edhe i shume titisteve te tjere nga institucionet e Kosoves ishte nje emerim turpi mbi baza njohjeje e favoresh personale, mbi baza servilizmi dhe sherbimesh ala titisto- serbe e jo atdhetare. Servilizmi eshte sherbimi me i keq ndaj nje populli e nje kombi.
    Cdo stine e jo me epoke historike ka kostumin e veshjen e vet. Servilizmi eshte ndryshku me i keq dhe me i rrezikshem per cdo institucion e shtet. Servilizmi eshte ves, jo merite. Servili eshte si krimbi qe i ngjitet pas cdo trungu derisa e kalb ate dhe kalon tek tjetri. Servili eshte si teja qe rrenon cdo placke dhe kalon tek tjetra. Ai nuk ka fytyre, as moral, as shpirt. Ai eshte po aq kancer i shoqerise e demokracise sa c’eshte edhe korrupsioni.

    Nje mesim per institucionet shqiptare

    Eshte koha e fundit qe keto institucione te mendohen e analizojne mire cdo emerim jo vetem ne diplomaci por edhe ne cdo fushe tjeter vendimarrjeje e perfaqesimi.
    Ka perenduar njehere e pergjithmone epoka e erret e tititzmit dhe serbizmit ne Kosove. Kosova sot nuk eshte Kosova e sapodale nga kolonizmi shekullor turko- sllav e terrori barbar serb. Jane gati 11 vjet jete e lire e pa thundren e Beogradit ne Kosove.
    Jane me qindra e mijera te rinje e te reja te Kosoves te shkolluar e trajnuar me sukses e arritje shembullore ne universititet e kolegjet me te shquara boterore nga SHBA-ja e deri ne Australi, nga Oksfordi e deri tek Harvardi, nga Sorbona e deri tek Kolumbia University…nga Universiteti I Tiranes dhe ai i Prishtines Ata duhen afruar e nxitur te klthehen e ti sherbejne popullit e Republikes se Kosoves. Sot! Neser eshte shume vone.
    Kosova ka me shume nevoje per ta se per pjellat e perbaltura e nakatosura te titizmit e sllavo- komunizmit. Sot …. Askush nuk eshte i pazvendesueshem. Askush nuk duhet te jete i perjetshem! Edhe bustet e shtatoret nderrohen, zevendesohen, rinohen e jo me njerezit!
    Politika jo vetem e Kosoves por edhe e Shqiperise e me gjere duhet te ndjekin shembullin shume domethenes te Azem Syles, qe hoqi dore nga kandidimi per deputet ne zgjedhjet e fundit vec per tu hapur rrugen te rinjve. Dhe Azem Syla ishte jo vetem themeluesi e organizatori i UCK-se, por mban edhe tituj shkencore nga Perendimi e jo nga shkollat e titizmit e pansllavizmit, ku ai kreu “akademine” e burgjeve e torturave shtazarake te UDB-es.

    Shteti i ri kerkon gjak te ri

    Neser eshte jo vetem shume vone por edhe shume e veshtire te perdoret ky thesar I madh i Kosoves. Atyre u duhen hapur dyert e zemrat e cdo institucioni te Kosoves. Deshen apo nuk deshen politikanet sotem, neser ata do te jene Presidentet e Kryeministrat, ministrat e manaxheret e politikes e ekonomise, financave e mjekeseise, teknikes e shkences, artit e kultures se Kosoves. Ka ikur koha e poltronave e karrikeve te pejetshme.
    Nje mandat eshte normal, I dyti duhet te jete perjashtim e jo rregull, sic eshte ketu ne nenen e demokracise boterore qe kemi zgjedhur si model e si shembull per tu ndjekur.
    Kjo eshte e duhet te jete ABC-ja e institucioneve te Republikes se Kosoves. Kjo duhet te jete ABC-ja e politikes dhe diplomacise se Kosoves! Kjo duhet te jete busulla orientuese e krejt politikes kosovare e shqiptare si ne Kosove, edhe ne Shqiperi, edhe ne Maqedoni edhe ne Mal te Zi e kudo ne boten shqiptare. So! Neser eshte e do te jete shume vone.
    Askush me shume se nje shtet i ri si Kosova nuk ka me shume nevoje per gjak te ri. Shteti i ri kerkon gjak te ri, qe te kete risi, perparim e begati per popullin e Kosoves dhe Shqiperise! Jemi nga popujt me te rinj e me vitale ne Evrope e krejt Boten.
    Eshte detyre e shenjte e insitucioneve qe ta rinojne skenen politike, partite politike sidomos diplomacise kosovare. Ambasadoret jane fytyra e shtetit te pavarur te Kosoves ne Bote! Nje fytyre e re e saj, eshte rinia e Kosoves ne syte e Botes…. Rinise i perket e ardhmja!
    Perndryshe jo vetem ne shqiptaret e Amerikes por kudo ndodhemi e jetojme do te themi me kenaqesi ne festat qe do te vijne : “Na nderon me mospjesmarrjen e tij …..!” kushdo qofte ai qe me te vertete nuk na nderon dhe perfaqeson denjesisht ne cfaredolloj posti qofte!

    SHKRUAR E BOTUAR ME 1 MARS 2010 NE DISA GAZETA TE KOSOVES DHE SHQIPERISE

     
  16. idriz geci

    March 12, 2012 at 8:29 am

    ti hasani i madh per kta tjert fol qka te dush a sa i perket behgjet pacollit nuk ke qka flet se nuk keni ku kapni per te se veq qe ka arrit me u ba ma i pasuri shqiptar ne bot ja keni inati i lumt mos me kan rrot same skish mujt me u ba i pasur trego qka ka punu kunder kosoves behgjet pacolli.asgje kunder nuk ka punu ka punu ne rusi i ka pru paret ne kosov mos u bani njerz te pa moralshem se nuk keni pse te folni per behgjetin i vetmi politikan ne bot qe te gjitha punet qe i punon sot per shtet nuk e mer as ni cent pej shtetime shpenzime te veta eshte duke lobu neper krejt boten po te isht pro serb apo pro rus nuk dot shonte te loboj per kosoven aj pare ka qka e shtyn ata me u marr me politik vetem se eshte atdhetar shum ma i mash se ju disa qe pa fakte fo folni per ta veq per inati.behgjti ka dhan per kosoven dhe eshte duke dhan ma shum se qdo njani qe eshte sot ne politik ne kosov

     
  17. denisi

    March 15, 2012 at 8:21 am

    mos harroni se keta njerez kan qen te detyrum me veprue ashtu simbas urdherit te shkaut , po aty ka qen prezente edhe pushka e cilla shum njerez nuk kan desht qe te degjojn krismene saj pran vesheve te vet qe ne qdo moment kan pritur vdekjen nga shkau. per mendimin tim keta njerez jan edhe ma shum te provuar me shum te keqija dhe shum sakrifica andaj mendoj se kan mledh mend . keshtu qe jam nje e kusherin e DODES i cili ishte bere xeher ndaj A.S .nje koment te shkurt .mos u lodhni shum se HASHIMI I THAQEVE e ka fut aty edhe nese ju jepni komente shum te qarta ajo veq edhe ma shum ja rregullon vendin aty hahah

     

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: