RSS

Shoqata e Atlantikut reagon kundër “Procesit Kleçka”

07 Feb

Shoqata e Atlantikut reagon kundër “Procesit Kleçka”

Shoqata Atlantiku me seli në New  York e cila në përbërjen e saj ka ish-ushtarët e Batalionit Atlantiku dhe një numër të madh kontribuesish dhe perkrahës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës reagon ashpërt kundër “procesit Kleçka” , një proces politik që është montuar nga çarqet anti-shqiptare dhe po jetësohet duke i persekutuar ish-ushtarët e UÇK-së.

Ne si Veteranë dhe bashëkluftëtarë të  Fatmir Limajt  “Komandant Çelikut” i cili e udhëhoqi  “Operacionin Shigjeta” konsiderojmë se “Procesit Kleçka “ është një montim i dëshmive të rrejshme në mënyrë që të akuzohen dhe  gjykohen bashkëluftëtarët tanë të cilët i shërbyen luftës çlirimtare me nder dhe besnikëri. Ky process i montuar në fillim nga Serbia në bashkëpunim me UNMIK-un dhe tani me EULEX-in po tenton të denigrojë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Vet presioni i ushtruar nga prokurori i EULEX-it, z. Salustro në marrjen e dëshmive të sajuara nga Agim Zogaj tregon padrejtësinë që po i bëhet Fatmir Limajt dhe bashëluftëtarëve të tij në këtë proces të montuar politik. Andaj i bëjmë thirrje drejtësisë që të ndalojë këtë process duke e konsideruar si ndërhyrje flagrante të Serbisë permes shërbyesve të saj në emër të faktorit ndëkombëtar e në këtë rast EULEX-it.

Të gjithë ata shqipfolës të cilët po kontribuojnë në proceset e montuara kundër çlirimtarëve duhet të kuptojnë se po bëjnë krim kundër popullit të shumëvuajtur të Kosovës  dhe kundër histories së lavdishme që u krijua gjatë luftës së Kosovës.

Fatmir Limaj ishte komandanti i “Operacionit Shigjeta” dhe nuk duhet të krijohet huti me datat e sajuara nga dëshmitarët e rrejshëm duke u munduar që ta paraqesin prezencën e tij në vende të tjera ku skenaret e atyre që lansojnë aktakuza  duan ta vendosin.

Ne jemi në mbrojtje me çdo kusht të Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tjerë si dhe presim që procesi i montuar kundër tyre të marrin fund sa më shpejt.


Phone: 646-492-1276*Fax: 212-369-6305*shoqataatlantiku@gmail.com

 
2 Comments

Posted by on February 7, 2012 in Uncategorized

 

Tags:

2 responses to “Shoqata e Atlantikut reagon kundër “Procesit Kleçka”

  1. ALBAN DEGA

    February 7, 2012 at 9:17 pm

    ABC-JA E SHTETIT LIGJOR

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    ” Nje person presupozohet i pafajshem perderisa fajesia e tij nuk eshte provuar nga Gjykata ligjore” eshte thelbi i shtetit ligjor qe ka si model te tij te perkryer modelin amerikan.

    Fajesi apo marrezi !?

    Ketij rregulli nuk i shpeton askush qofte qytetar i thjeshte, qofte drejtor, qofte minister, qofte edhe kryeminister apo kryetar shteti. Por te veprosh sic bejme ne shqiptaret neper faqe gazetash e ne shumicen dermuese te rasteve nga pas ferrat e pseduonimeve te internetit eshte nje marezi.
    Pa njohur as A-ne jo me ABC-ne e shtetit ligjor, si askush tjeter ne shqiptaret bejme jo vetem, hetuesin, jo vetem prokurorin, jo vetem gjykatesin por edhe kryegjykatesin suprem e ekzekutorin e cilitdo qe perflitet pa asnje prove e deshmi konkrete per shkeljen me te vogel te ligjit. Tipike : Albanus adversus albanus, pra Shqiptari kunder shqiptarit!
    Nuk duhet te harrojme se neser pasneser jo vetem Fatmir Limaj, por edhe ministra, nepunes, lidere politike te pozites apo te opozites ne Shqiperi , sic ka ndodhur konkretisht me ish- kliderin e opozites dhe ish- Kryeministrin Fatos Nano ne Shqiperi, mund edhe te arrestohen, denohen nga gjykata per kete ose ate ceshtje ligjore ose jo.
    Mund te denohen edhe pa pasur asnje faj . Edhe kjo ndodh. Edhe ligjet e natyres e jo me ligjet shteterore qe hartohen nga njeriu, interpretohen nga njeriu, zbatohen nga njeriu, kane perjashtime. Perdersia vepron faktori njeri, pra subjekti, nuk perjashtohen asnjehere edhe gabimet subjektive, teknike, ligjore.

    Fajtore pa faj …

    Vetem gjate vitit te fundit ne nenen e demokracise boterore dhe supermodelin e shtetit ligjor ne Bote, SHBA, jane shpetuar nga ekzekutimi ne castet e fundit tre te denuar me vdekje pasi teknologjia e re, ADN-ja e arritje te tjera te shkences, qe nuk kane qene ne perdorim para 10-30 vjetesh kane vertetuar pafajeseine e tyre. Jo vetem iu shpetua jeta, por edhe ju dha pafajesia e shperblimet multimilioneshe per gabimet e bear nga hetues e prokurore, nga gykates e gjykata ligjore.
    Vetem vitin e fundit ne SHBA jane liruar nga burgu dhe shperblyer deri ne 30 milione dollare mbi 25 “fajtore” per vrasje, perdhunime dhe krime te renda pasi eshte provuar pafajesia e tyre ! “ Asnje shperblim as nje miliarde dollare nuk do te me kthejne 22 vjetet me te mira te jetes sime te humbura ne qelite e burgut” deklaroi para tri javesh njeri prej ketyre “fajtoreve” pa faj. Sidoqofte drejtesia u vu ne vend. Ligji u vu ne vend. Padrejteasia u ndreq!
    Ndaj te mos bejme paragjykime as per rastin Limaj. Une nuk paragjykoj aspak ate por vleresoj kurajon e tij qytetare dhe pergjegjesine shteterore kur deklaroi se jam plotesisht ne sherbim te drejtesise dhe se do te vazhdoje detyrat e mia qeveritare.

    Rregulla apo tollovi insittucionale

    Pse u dashka te jape doreheqjen nese ai eshte i bindur per pafajesine e tij!? Pse e kerkojne opozita dhe media!? Ai eshte zgjedhur deputet me voten e popullit jo me votat as te opozites e as te medias! Ai eshte emeruar minister nga Kryeministri, nga Kuvendi i Kosoves dhe dekretuar nga Presidenti i Kosoves!
    Sic nuk e mbrojti as qenia minister e as qenia deputet i zgjedhur ne menyre demokratike i Kuvendit te Kosoves nga bastisjet e policise speciale te EULEX-it , aq me pak mund ta mbrojne ato nga akuza, arrestimi apo denimi ligjor nese eshte fajtor. Ate dite qe te paraqiten provat dhe deshmite e fajit apo pafajesise se tij do te bej komentet e mia, sipas shkalles se tyre.

    Kapaku i floririt

    Hamendjet, paragjykimet jane kunderproduktive, te demshme dhe te padrejta. Ndaj te heshtim. Nese kemi prova e deshmi e heshtim atehere po. Jemi po aq bashkefajtore sa fajtori. Perndryshe …. Perndryshe !?
    Cfare do te thoshim neser kur hetuesit apo prokuroret speciale te EULEX-it te mbyllnin hetimet per mungese provash ose deshmish ligjore per fajesine e tij!? Cfare do te thoshim neser kur Fatmir Limaj te shpallej i pafajshem nga gjykata e Kosoves, e EULEX-it apo nga Gjykata e Strasburgut!? Cfare !?
    A do at kthente kjo opozite dhe media ate ne postin e detyren qe kishte!?
    Sot e kane radhen hetuesit ligjore te autorizuar me ligj per te kryer misionin e tyre. U uroj pune te mbare ne sherbim te Kosoves dhe popullit te saj e jo te asnje personi kushdo qofte ai!!! Nese nuk i ndihmojme do t’ua lehtesojme punen me heshtjen tone! Heshtja eshte kapak floriri, thote sovrani popull!

    Thelbi i shtetit ligjor… Barazi para ligjit

    Ky eshte shteti ligjor. Ky eshte thelbi i drejtesise! Kjo eshte demokracia. Ndaj mos te nxitohemi ne paragjykimet tona krejt subjektive e te gabueshme! Ndaj mos te bejme edhe hetuesin, edhe prokurorin, edhe gjykatesin , edhe ekzekutorin edhe gjykatesin suprem ndaj cilitdo bashkekombas tane. Ndryshe fatkeqesite nuk do te na ndaheshin kurre!
    Kemi kaluar boll fatkeqesi madhore te imponuara me dhune e me terror, me genocid e represion, shqiptaro- shqiptar per te krijuar me duart tona edhe te reja. Vellazeria e jo urrejtja, bashkimi e jo percarja, solidariteti e jo kacafytja jane rruget e shpetimit dhe forcimit te kombit shqiptar dhe te krejt njerezimit.
    Fatkeqesite, qofshin natyrore, qofshin njerezore, nuk pyesin as per parti, as per idologji, as per ide, e as per fe. Te bashkuar e me besim tek Ligji ne Toke dhe Zoti ne Qiell e kemi me kollaj ti perballojme e kapercejme ato !

    SHKRUAR E BOTUAR PE RHERE TE PARE ME 3 MAJ 2010

     
  2. ALBAN DEGA

    February 9, 2012 at 10:49 pm

    SALUSTRO NE BURG… LIMAJ NE LIRI

    Prokurori shpifarak Salustro e ka vendin ne burg per shpifje, per imponim deponimesh te rreme, per falsifikim deshmish, per shterngim deri ne vetvrasje te deshmitarit X,,,,
    Ky hafije i sherbimeve sekrete italiane te kryemafiozit Berluskoni dhe Fratinit ( diten qe viitoi Kosoven me porosi te Beogradit u kryebn bastisjet ne Ministrine e Transportit dhe shtepine e Limajt ) duhet te pergjigjet para drejetsise dhe ligjit deri ne nje per krimet e tij mafioze. Ai eshte turpi i EULEX-it dhe i derejtesise evropiane!
    Si mundet ky mafioz i peshtire te dale mbi Gjykaten e Hages, maja e drejtesise boeterore qe e shpalli Fatmir Limajn te pafajshem duke i bere nder atij dhe krejt luftetareve te lirise se Kosoves, UCK-se se lavdishme!
    Sot pashe ish – shefin mafioz te diplomacise italiane Fratini duke u puthur me kryetaren e Parlamentit serb! Kjo eshte politika e deshtuar e Berluskon- Fratinit qe e coi Italine ne falimentim ne te gjitha fushat!
    Miqte e Beogradit nuk mundet te jene tjeter vecse armik te Kosoves dhe luftetareve te lirise. Pergezime gjykatesit te Prishtines ! Nuk i mbetet tjeter vecse te liroje edhe nga arresti shtepiak dhe cdo akuze Fatmir Limajn.
    Jo vetem kaq por edhe ta shperbleje per demin fizik, psikologjik, material e nejerzor nga akuzat e nje shpifaraku mafioz si Salustro, turpi i Evropes dhe EULEX-it.
    Salustro ne burg! Fatmir Limaj ne liri !

     

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: