RSS

Intervistë me ministrin e jashtëm të Kosovës z. Enver Hoxhaj

09 Feb

Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka ritheksuar se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë presion Serbisë, në mënyrë që ajo të tërheq strukturat paralele serbe nga veriu i Kosovës dhe të lejojë që ajo pjesë të integrohet. Ministri Hoxhaj vlerësoi se mbledhja e djeshme e Këshillit të Sigurimit i OKB-së ishte një rast i mirë që të shpalosen të arriturat e Kosovës.

Sikurse dje në mbledhjen e KS të OKB-së, ministri Hoxhaj në një intervistë për Kosovapress të dhënë në Nju Jorku, theksoi edhe një herë se sundimi i ligjit nuk është e i negociueshëm dhe duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe se Serbia nuk duhet të shpërblehet me statusin e kandidatit, pa shpërbërjen e strukturave të policisë dhe sigurisë në veri të Kosovës.

Hoxhaj tha se edhe jashtë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ka njoftuar diplomatët e shumë vendeve me të arriturat që ka pas Kosova, si në stabilitetin politik, ashtu edhe në rritjen ekonomike dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria për problemet që kanë të bëjnë për sundimin e ligjit.

Ministri i Punëve të Jashtme konsideron se Kosova po hynë suksesshëm në një fazë të re të konsolidimit të shtetësisë dhe të zhvillimit të saj dhe kjo fazë ka filluar me procesin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.

Por, Hoxhaj thekson faktin se gjendja në veri të vendit nuk është e kënaqshme dhe se nuk po zbatohen si duhet marrëveshjet e arritura në dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Gjendja në veri është e njëjtë, bllokadat, izolimet, tensionet dhe operimi i tensioneve ilegale të sigurisë të policisë, të shërbimit sekret edhe më tutje 13 vite pasluftës janë prezentë dhe kjo është shkelje e Rezolutës 1244 dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kërkova që gjithë bashkësia ndërkombëtare të ushtroj presion mbi Serbinë për tërheqjen e këtyre strukturave paralele dhe për integrimin e kësaj pjese tjetër të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Gjatë seancës së djeshme të KS të OKB-së ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit që të vizitojnë Kosovën dhe për të parë që gjendja nuk është ashtu siç thuhet. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Hoxhaj, i cili ka thënë se Republika e Kosovës është një vend i hapur që mund të vizitohet nga të gjitha vendet anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

“Kjo ishte më shumë një koordinim mes palës ruse dhe palës serbe që të bindin anëtarë tjetër të Këshillit të Sigurimit që prezantimi i im në Këshillit të Sigurimit dhe shteteve që e njohin Republikën e Kosovës dhe që janë të pranishëm në Kosovë nuk është një prezantim real për situatën aty. Edhe në të kaluarën ka pas anëtarë të Këshillit Sigurimit që kanë ardhur në Kosovë dhe janë mirëpritur”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë sa i takon pretendimeve të raportit të Dick Martyt, Hoxhaj ka thënë se qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është që Kosova të bashkëpunoj ngushtë me autoritetet ndërkombëtare që t’i hetoj këto pretendime se a janë të vërteta.

Ai ka shtuar se EULEX-i ka një staf të nevojshëm me përgatitje të mirëfilltë profesionale që njëherë e përgjithmonë të largoj një mjegull që është krijuar mbi Kosovën.

“Ajo se çka mund të them është se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe shumë institucione të tjera e kanë hetuar në të kaluarën një pretendim të tillë dhe pothuajse ka dal i pabazë. Por ne jemi të hapur që kjo çështje të hulumtohet në thellësinë e saj dhe të kemi një përgjigje të plotë”, ka thënë ministri Hoxhaj për Kosovapress.

Ndryshe, sikurse më parë edhe gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për Kosovën ditën e mërkurë, shtetet përfaqësuese të KS të OKB-së kanë qenë të ndara në vlerësimet e tyre mbi situatën në Kosovë. Derisa Rusia dhe Kina i dolën në krah Serbisë, ishin SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe shtete tjera, të cilat kërkuan që Serbia sa më parë të ndërpresë mbështetjen për strukturat paralele në veri të Kosovës dhe të ndikojë tek serbët lokalë që të heqin barrikadat./Kosovapress/

Qazim Doda

 
Leave a comment

Posted by on February 9, 2012 in Uncategorized

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: