RSS

Rrugëtim për në Kullën e Tugjecit

20 Feb

Faton Krasniqi

 Shkruan: Faton Krasniqi , Dardanë
Hajnoc 2012“Hajnoc”

Ashtu siç kishim biseduar dhe planifikuar një vit më parë (pra, në vitin 2011) që mbas rrugëtimit për në “Majen e Kikës“ që është lartësi mbidetare 1260 metra, me bjeshkatarët e SHBA “Malësia e Gallapit”, dhe SHBA “Prishtina” kishim vendosur të shkelnim edhe në majën apo vendin e quajtur “Kulla e Tugjecit”, që është në lartësi mbidetare 1060 metra, (sqarim: te Kulla e Tuxhecit, ishin të vendosur në shekullit XVII-XIX ushtarët e Perandorisë Osmane).

Për atë të diele të 5 shkurtit të vitit 2012, kishin ftuar shumë qytetarë, dhe anëtarë të SHBA “Malësia e Gallapit”, dhe SHBA “Prishtina”.

SHBA “Prishtina” erdhën të organizuar me autobus, por me një orë vonesë, pasi iu ishte prishur autobusi në rrugën qarkore të Gjilanit.

Ne i prisnim në sheshin e qytetit “Metush Krasniqi” në Kamenicë.

Foto: “Te Brinja e Kurtovite”, 05.02.2012“Te Brinja e Kurtovite”

Nga Prishtina erdhën 40 vetë, kurse nga Kamenica na u bashkangjitën 32 vetë, gjithsej u bëmë 72 vetë në autobus, dhe vazhduam drejt fshatit Hajnoc.

Aty zbritën dhe pas fjalimit të zakonshëm rreth itinerarit të rrugëtimit tonë, u bëmë gati dhe vazhduam nga: “Gurët e Ngulur”, Meshina, Mëhalla Bucali, Mulliri i vjetër, Qeshmja e fshatit, Xhamia e Meshinës, dhe vazhduam aty kah mulliri ku dikur ra mbi bombën e dorës dhe u vetëvra “Kaçaku i Maleve të Kosovës”, Shyt Mareci, i cili nuk deshi të dorëzohej i gjallë në duar të utbashëve rankoviçian.

Rrugëtimi ynë më i vështirë ishte aty kah “Brinja e Kurtovite”, që është nga brinjat më të vështira dhe më të thepisura të Malësisë së Kamenicës, në atë brinjë gjarpëronin 72 vetë.

(Sqarim: në kohën e Turqisë, nizamët nuk e kishin dert se si të vinin nga Anadolli në Kosovë, por si t’i ngjiteshin dhe ta kalonin “Brinjën e Kurtovite”).

Në mesin e kësaj shoqërie kishte bjeshkatarë dhe qytetarë nga: Peja, Gjakova, Deçani, Prizereni, Juniku, Gjilani, Prishtina, Kamenica, Klina, Podujeva. Në mesin e bjeshkatarëve ishin edhe 18 femra, që nuk u ndalën së ecuri për asnjë çast.

Ajo ditë ishte një nga ditët më të ftohta të dimrit të atij shkurtit të vitit 2012, termometri shkonte nga -18 grad celsiuz deri në -20 grad celzius.

Afër “Kullës së Tugjecit”Afër “Kullës së Tugjecit”

Pas 3 orë e gjys rruge arritëm te “Kulla e Tugjecit”, që është lartësi mbidetare 1060 metra.

Te shkolla fillore “Nuhi Berisha” e Tugjecit, mirëmbajtësi i shkollës na i kishte ndezur stufat në klasë, aty u ulëm, pushuam, pimë dhe ngrëmë ushqimet që i kishim marrë me vete, e besa kishim organizuar edhe një program artistik me rapsodin Jeton Fetiu.

Pas këtij pushimi dhe argëtimi, vazhduam rrugëtimin për në Kamenicë nga: “Hani Tugjecit”, ku temperatura shënonte -18 grad celzius, dhe bora arrinte mbi 3 metra,

rruga ku ecnim ne  ishte e mbuluar me borë, dhe na vinte deri mbi gjunjë, dimër më të madh nuk kisha parë asnjëherë. Më pas vazhduam kah vendi i quajtur “Shema” , kah “Vorri i Imerit”, Gmica, dhe te qeshmja e Jallaçës u ulëm, pushuam pak dhe vazhduam kah “Mëhalla e Sijarinëve”, për në fshatin Feriçevë. Ekspeditës i prinin dhe e përcillnin: Shem Shillova, Agim Dërmaku, Ilmi Tahiri, Gani Syla, Ismet Boroci.

Sa të qeshura, sa tregime, sa e sa barcoleta u tregua atë ditë, ishte një shoqëri e mrekullueshme.

Kulla e Tugjecit“Kulla e Tugjecit”

Me vete kishim gjitha paisjet e nevojshme, duke filluar nga: paisje dimërore, veshmbathjet rezervë, ushqimet, pijet, çantat, mjetet komunikuese, hartat etj.

Në Feriçevë na zuri nata, ku filloi një erë dhe të reshurat e borës, rruga para nesh ishte e mbuluar me borë deri në gjunjë, por bjeshkatarët e çanin rrugën, frika dhe stresi e bënin të veten, e kishin vështirë të orientoheshim  në atë natë dimri.

Për 200 metra rrugë kemi bërë mbi 1 orë e gjysmë, për ta kaluar pasi bora ishte shumë e madhe.

Ne u lëshuam Përroit të Hajnocit aty jo larg shtëpisë së Azem Mavriçit dhe Vehbi Sopit, ishte një teren i  vështirë me shumë rreziqe edhe nga shtazët e egra, ku dëgjoheshinedhe ulërimat e tufave të ujqve.

Në ora 19.45 pas shumë vështirësive mbërritëm te shkolla e Hajnocit, arritëm me një vetmohim dhe sakrificë të madhe. Në mesin e kësaj ekspedite më i vjetri ishte Bashkim Mula 68 vjeçar me gjithë bashkëshorte. Në Hajnoc erdhi dhe na mori autobusi, dhe kështu arritëm në Kamenicë, u përshëndetëm vëllazërisht me bjeshkatarët e SHBA “Prishtina”, me shpresë se së shpejti do të takohemi përsëri në organizime të tjera.

 
Leave a comment

Posted by on February 20, 2012 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: