RSS

Ambasadori Avni Spahiu i mbron interesat Serbe në emër të Kosovës

23 Feb

 

Ambasadori që kundërmon UDB

 

 

Image 

Qazim Doda, New York

23 Shkurt 2012

 

 

I kishte shërbyer pushtuesit për më shumë se dy dekada, por për hatër të klaneve partiake dhe krahinarizmit po i shërben edhe popullit kundër të cilit kishte hargjuar shumë energji. Avni Spahiu është shembulli i njeriut që i mungon forca për ta thirrë ndërgjegjen e vet se cilit popull i takon.

Para se te dërgohen ambasadorët në shërbimin e tyre i patën dërguar në Tiranë për t’i mësuar se si ta përfaqësojnë Kosovën më denjësisht. Me sa duket Avni Spahiu nuk paska përfituar asgjë nga leksionet e diplomacisë.

Skandalet e Ambasadorit Avni Spahiu janë bërë përditshmëri dhe tani nuk po i lënë përshtypje askujt. Ai kohëve të fundit ka filluar të bëhet agresiv dhe reagimet e tija i ngjasojnë kohës kur ai i ka sherbyër regjimit Sllav në Kosovë dhe shërbimeve të tyre jashtë Kosovës.

Fjalimi anti-shqiptar në Puerto Rico

Në muajin Gusht të vitit 2011 gazeta “Daily Sun” në Puerto Rico boton shkrimin e Stefan Antomattei-t me titull: “Kosovo ambasador visits Puerto Rico.”

Në shenjë të falënderimit të atyre që i kishin shërbyer Jugosllavisë thirret ambasadori famëkeq i Kosovës z. Avni Spahiu i cili në fjalimin e tij të mbajtur para audiencës në universitetin East, pjesë e sistemit universitar Ana G. Mendez në Puerto Rico foli për historinë e Kosovës dhe situatën aktuale atje.

Ai nuk e la anash betejen e Kosovës të vitit 1389 për të cilën foli duke e mbrojtur tezen e akademisë së shkencave të Serbisë dhe ndër të tjera shtoi:

“ During the medieval period, Kosovo became the center of a Serbian Empire and saw the construction of many important Serb religious sites, including many architecturally significant Serbian Orthodox monasteries. The defeat of Serbian forces at the Battle of Kosovo in 1389 led to Ottoman rule during ëhich large numbers of Turks and Albanians moved to Kosovo. By the end of the 19th century, Albanians replaced the Serbs as the dominant ethnic group in Kosovo. Kosovo’ s current status is the result of the turmoil of the disintegration of Yugoslavia, particularly the Kosovo War of 1998 to 1999. “

{përkthimi në shqip: Gjatë periudhës së mesjetës, Kosova u bë qendra e Perandorisë Serbe dhe pati një ndërtim të shumë monumenteve fetare, duke përfshirë shumë manastire të rëndësishme  të kishës ortodokse serbe.Humbja e forcave serbe në betejën e Kosovës në vitin 1389 solli në sundimin otoman pergjatë të cilit një numër i madh i turqve dhe shqiptarëve u shpërngul në Kosovë. Në përfundim të shekullit XIX-të shqiptarët i zëvendësuan serbët duke u bërë grup etnik dominant në Kosovë. Statusi aktual i Kosovës është si një rezultat i trazirave dhe i shkatërrimit të Jugosllavisë, në veqanti lufta e Kosovës e viteve 1998-1999.)

Ndoshta strukturat që e patën emruar këtë ambasador e kanë ditur se cfarë qëndrimesh mbanë ky njeri, por nuk është e ndershme që pikërisht në një vend ku kemi më së shumti përkrahjen diplomatike të shërbejë një njeri me kaq urrejtje për Kosovën.

 

Gati e kishte rrahur Ramush Tahirin

Gati i kishte rrahur këshilltarët e Presidentes Jahjaga në mes të restorantit “Palm” në Washington DC me 17 Dhjetor 2011. Ngjarja kishte filluar kur Ramush Tahiri dhe Arbër Vllahiu ishin ngritur në këmbë në shenjë proteste se kinse nuk po ju pëlqen restoranti që ambasada e kishte përzgjedhur duke u unkuar se kishte shumë zhurmë.

Me të parë dhe dëgjuar reagimin e këtyre dy këshilltarëve të Presidentes, Ambasadori Spahiu ngritet furishëm dhe duke i përplasur tavolinat dhe karriket ju ishte ofruar atyre duke i çortuar e sharë dhe nuk kishte pritur ndonjë përgjigje por kishte dalur menjëherë jashtë. Askush nuk kishte pasur guximin ta shkëmbente ndonjë fjalë me ambasadorin “fuqiplotë” sepse reagimi i tij kishte qenë shumë serioz. Pasi ishte ftohur pak, ai ishte kthyer brenda por pa ngrënë darkë me mysafirët në shenjë proteste.

Publiku i kësaj ngjarje gati dramatike kishte qenë i larmishëm duke filluar nga :Atifete Jahjaga, Vlora Çitaku, Morton Abramoviç, Paul Williams, Ambasadori Dell i cili në popull quhet “Magjistari i Zarfit” si dhe kishin qenë të gjithë këshilltarët e Presidentes Jahjaga dhe stafi i ambasadës.

E gjithë kjo marrëzi kaloi në heshtje dhe nuk kishte guximin askush të reagonte deri më sot. Në shenjë hakmarrje mbrojtësi më i madh nga Prishtina  Ramush Tahiri bashkë me Arbër Vllahiun ja përgatitën kurthën duke ia marrë sekretarin e parë Adrian Prenkaj-n dhe ia bashkangjitën stafit të “famshëm” të Presidentes. Prenkaj u kthye në Kosovë pas largimit të shefit të stafit Ilir Deda i cili ishte një minoritar por që e zotëronte shumë mirë edhe gjuhën shqipe dhe anglishten.

Komuniteti i shkretë dhe diplomacia e pafuqishme

 

Kishte shkruar më dhjetëra artikuj kundër komunitetit shqiptar që e kundërshtonin Jugosllavinë, këtu të gjithë e mbajnë mend veprimtarinë e tij dhe për këtë arsye nuk shihet askund, aty këtu ndonjë organizatë fantome e thërret për t’u fotografuar me të dhe me kaq merr fund veprimtaria e tij. Në New York mbanë akoma lidhjet me ata që kishin bashkëpunuar me të për të njëjtin regjim gjatë kohës kur UDB-ja kishte lulëzuar ndër disa organizata anti-shqiptare.

Në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në OKB duket shumë rrallë dhe kur vijnë ministri i jashtëm apo kryeministri ai nuk duket pranë tyre ose duket shumë rrallë. Ka një sistem të vetin të veprimtarisë që askush nuk guxon t’i përzihet dhe ka bllokuar shumë njohje për Kosovën.

Grupi i diplomatëve Amerikanë që deshtën ta bëjnë një fushatë lobuese për Kosovën u bllokua nga ambasadori “fuqiplotë.”  Ndoshta për këtë gjë do të duhej të prononcohet Ministrija e Jashtme e Republikës së Kosovës, sepse nuk është e arsyeshme që të veprohet kundër Kosovës në kohën kur më së shumti ka nevojë për njohje të reja.

Se Avni Spahiu kishte qenë bashkëpunëtor i UDB-së dhe kishte shërbyer edhe në Amerikë gjatë viteve 1984-86, opinionit i është bërë e ditur. E gëlltitën të kaluarën e tij duke shpresuar se ky njeri do të përmirësohet, por tani nuk arsyetohet veprimtaria e tij që të mbajë fjalime ku e shtrembëron historinë ë Kosovës.

Ju mbetet institucioneve të Kosovës që të vendosin nëse paratë e taksa-paguesve të varfër të Kosovës po shfrytëzohen në dëm apo dobi të tyre.

 qazimdoda@journalist.com

       

                                                         Copyright©2012-2017                                                                 

                 

                                           Image

Shënim: Artikulli është i botuar ekskluzivisht  në KosovaPress

 
7 Comments

Posted by on February 23, 2012 in Uncategorized

 

7 responses to “Ambasadori Avni Spahiu i mbron interesat Serbe në emër të Kosovës

  1. ALBAN DEGA

    February 25, 2012 at 1:57 am

    AMBASADOR I BEOGRADIT APO I KOSOVES NE UASHINGTON!?

    – Ku ka ze nuk eshte pa gje, thote sovrani… Ligj! Drejtesi!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pergjigjen e jep vete ambasadori UDB-ash i Kosoves ne Uashington, Avni Spahivici. Nga hafije e UDB-es se Beogradit KUR Kosova ishte koloni e skllaveruar serbe, Avni Spahiu behet telall i qarqeve me te egra antishqiptare dhe i kryeshovinisteve cartana te Beogradit Cubrilovic, Dobrica Qosic e co.
    Te njejtat teza… Te njejtat argumente… Te njejtat teori antishqiptare ne gojen e ambasadorit Avni Spahivic i heqin edhe masken e fundit ketij ambasadori te Akademise Serbe te Shkencave antishqiptare, ketij ambasadori te Beogradit ne SHBA.
    Te lumte penda dhe mendja Qazim Doda per damaskimin e ketij palo- ambasadori qe turperon emrin dhe historine e vertete te shqiptareve.
    Turpi qofte jo vetem me kete ambasador te Beogradit, por dhe me ata qe nenshkruan emrimin e tij si ambasador de jure i Republikes se Kosoves ne Uashington. Themi de jure sepse de facto, ne te vertete ai eshte nje korb i zi dhe zedhenes i kokave me te cartuna te
    te cetnike dhe nacalnikeve gjakatare antishqiptare.
    I njejti autor pat informuar e paralajmeruar me fakte e dokumente te shkruara veprat e zeza e sherbimet ogurzeza te ketij kapterri te UDB-es serbe qe nuk la helm e shpifje pa derdhur kunder diaspores shqiptare ne SHBA. E emeruesit e tij heshten me turp duke u bere pale me kolonen peste te Beogradit kunder Kosoves, lirise dhe pavaresise se saj.
    Deshmi tjeter rrenuese e Qazim Dodes per sherbimet e ndyra te Avni Spahivicit ndaj Beogradit eshte edhe sabotimi dhe minimi fushates se Departmentit te Shtetit dhe administrates amerikane te njohjeve nderkombetare te Republikes se Kosoves ne Bote, si nje nga shtyllat strategjike te politikes kombetare e nderkombetare et qeverise dhe institucioneve .
    Do ti drejtoja vetem nje pyetje ketij ambasadori te Beograit ne Washington :
    – Sa njohje nderkomebtare te Kosoves ke siguruar gjate gati kater vjeteve te sherbimit tend ne kryeqytetin e politikes dhe diplomacise boterore Uashington!?
    Nese po ai ka kryer vetem detyren minimale!
    Nese jo ai ka kryer nje sherbim tjeter te zi per strategjine , politiken dhe diplomacine e Beogradit kunder shqiptareve e Kosoves si shtet i lire e i pavarur.
    Ketu anti-amerikanizmi i tij nderthuret me anti- shqiptarizmin dhe proserbizmin e hershem te sprovuar te tij percka ai duhet te pergjigjet para ligjit dhe drejtesise se Kosoves!
    Ka edhe me keq…. Shqiperia , qe sivjet feston njeqintvjetorin e Pavaresise siguroi seline e ambasades se saj ne Uashington nepermjet kontributeve dhe financimeve nga diaspora shqiptare , perfshi edhe ate kosovare ne SHBA. Pa asnje cent nga xhepat e taksapaguesve shqiptare.
    Sa ka kushtuar selia e ambasades se Republikes se Kosoves ne Uashington!? Pse Avni Spahivici nuk ndermori nje fushate te ngjashme me ate te shtetit ame, aq me teper kur ne radhet e diaspores me prejardhje nga Kosova numerohen sot mbi 100 milionere e multimilionere!?
    Apo mos mbas blerjes se saj fshihen edhe akte korruptive dhe keqperdorime te fondeve dhe djerses se taksapaguesve shqiptare te Kosoves, per cka eshte perfolur Avni Spahivici!?
    A nuk eshte kjo nje fushe ku duhet te shtrihet kontrolli cent per cent jo vetem i cmimit te ambasades, por edhe i shpenzimeve te tjera te kesaj ambasade nga auditi i EULEX-it dhe i Qeverise se Kosoves qe nga fillimi i detyres se Avni Spahivicit e deri sot!?
    Ligj! Drejtesi ndaj cilitdo!
    Askush nuk qendron mbi ligjin!

     
  2. qdpress

    March 7, 2012 at 8:00 am

    Pal Ndrecaj
    Qazim, sic duket po has ne problem ideja per Avni Spahiun si mbrojtes i interesave serbe. Ndoshta ngase, tek kjo qeveri njerezit e kane me lehte te kritikojne dukurine e korrupsionit se sa te besojne se ata qe e bene luften tash po punojne per Serbine. Me thane te verteten kete teze edhe une kam problem ta besoj. Ndoshta edhe ngase qendrimi projugoslav i kohes se autonomise dallon dukshem nga qendrimi proserb i cilesdo kohe. C`eshte e verteta, nuk eshte edhe aq lehte te besohet se, tash, Hashim Thaqi po i ve ne poste bashkepunetoret e Serbise. Mendoj se nese kritika kunder qeverise Thaqi ndertohet mbi argumente te forta ne lidhje me korrupsionin, atehere kesaj qeverie do t`i ngushtohej me shume hapesira per te manifestuar me tutje kete dukuri. Nderkaq, ideja e tradhtarit dhe heroit, sic duket po i takon te kaluares qe eshte cilesuar nga euforia romantike e folk-patriotizmit. Te pershendes me respekt!

    Përgjigje për Pal Ndrecaj-n nga autori i shkrimit:

    Pal i nderuar, më duhet të sqaroj diçka sepse po e vërej se nuk e paske kuptuar shkrimin ose e ke lexuar me ndonjë paragjykim.
    Unë nuk kam dashur të shkruaj për siq e potencon ti “korrupsionin” në Kosovë sepse nuk më takon mua që të merrem me të. Janë njerëzit(populli i Kosovës) që japin votat e tyre dhe e vlerësojnë vet se kush i udhëheqë, vjedh apo keqpërdorë. Unë dhe ti jemi mërgimtarë dhe ne e shohim atdheun nga një këndvështrim tjetër. Sa i përket Avni Spahiut që tani është ambasador i Kosovës në Washington, më duhet ta bëj me dije se edhe ai vet e din që unë e njoh në detaje veprimtarinë e tij kur i ka shërbyer Jugosllavisë dhe çfarë ka bërë.
    Nuk dua që t’i përmendi sepse ma merr mendja që ai e ka kuptuar se duhet të largohet nga skena dhe të paktën të mos flasin në emër të popullit të Kosovës.

    Unë jam i vetëdijshëm se ka shumë njerëz që e përkrahin Avni Spahiun këtu në Amerikë dhe ndahen në tre shtresa:

    1. Shtresa e parë janë ata që kanë vepruar tërë jetën kundër shtetit shqiptar në bashkëpunim me UDB-në dhe Crna Ruka, shumica syresh janë ish- emigrantë nga Shqipëria që para se të vinin në SHBA janë ndalur në Kosovë apo Mal të Zi dhe janë përgatitur nga Jugosllavia e atëhershme se si duhet të punohet kundër shqiptarëve, shumica e atyre njerëzve janë biznesmen të njohur këtu në Amerikë.

    2. Shtresa e dytë janë njerëzit qe vinin nga Kosova si të deleguar të shtetit Jugosllav që të bllokonin çdo veprimtari anti-jugosllave të asaj kohe, kjo shtresë ka filluar të vijë nga fundi i viteve 70-ta të shekullit të kaluar. Në fillim të viteve 80-ta e pikërisht nga 1984-1986 këtu kishte shërbyer edhe Ambasadori Avni Spahiu si një bashkëpunëtor i UDB-së.

    3. Shtresa e tretë janë shqiptarët nga Kosova që kanë ardhur pas luftës së Kosovës dhe të cilët për të marrë azilin kanë depozituar deklarata të rrejshme kundër ish UÇK-së dhe shtresës më të mirë që i shërbeu kombit. E këtu Pal i dashur janë shumë dhe kanë gënjyer shumë për të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë. Mos harro se edhe ti e ke shkruajtur një libër me përmbajtje të tillë edhe pse unë të konsideroj si shok të mirë, por e vërteta është se kjo shtresë që ka ardhur pas lufte në Amerikë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për degradimin e vlerave të UÇK-së.

    Unë e kam takuar Avni Spahiun personalisht dhe e kam lutur që të kërkojë falje publike në komunitetin shqiptaro-amerikan sepse kundër këtyre kishte vepruar më herët, por ai nuk ka pranuar. Kjo ka qenë e vetmja rrugë-zgjidhje për ta diskredituar dhe për t’ia bërë me dije se i ka borgj popullit.

    Sa i përket dallimit ndërmjet shërbimit që i kanë bërë Jugosllavisë dhe tani Serbisë, mendoj se kjo është absurde, sepse të njëjtit njerëz dhe të njëjtën veprimtari e bëjnë edhe tani.
    Mos harro Pal i dashur se këtu në Amerikë janë vrarë disa shqiptarë nga UDB-ja dhe Crna Ruka e që akoma nuk janë zbardhur këto krime. Do të ishte mirë që ju krijuesit me plot energji të shkruani pak edhe për krimet që i ka bërë UDB-ja kundër shqiptarëve në Amerikë dhe të mos lodheni shumë me imagjinatat se kinse SHIK-u paska vrarë njerëz dhe populli paska qenë i rrezikuar. Koncentrohuni pak edhe tek krimet serbe!

    Unë ndjej përgjegjësi para fëmijëve të dëshmorëve të cilëve dua t’ju dal në përkrahje të paktën moralisht sepse në emër të tyre nuk ka nevojë të flitet nga ata që i kanë duartë e përlyera me gjak.
    Dua që kur të shkoj në Kosovë ta mbaj kokën lart sepse asnjë fjalë kundër popullit tim nuk e kam thënë kurrë, pra jam ndryshe nga ata që e kan marrë azilin këtu në SHBA duke depozituar deklarata të rrejshme kinse janë ndjekur nga UÇK-ja.

    Besoj se me kaq e kuptove shkrimin, e nëse jo, lexoje edhe një here! M’i humbe 5 minuta duke u marrë me këtë sqarim derisa ke mundur të më telefonosh dhe ta kisha bërë sqarimin.

    Vllazërisht, Qazim Doda

     
  3. Haxhi Kuçi

    September 2, 2012 at 2:28 pm

    Zotri Qazim Doda
    Se pari pranoni pershendetjet e mia nga Haxhi Kuçi

    Se dyti ju pergezoi per shkrimin e qelluar qe shkruan per udbashet shqiptar qe ishin njerez te udbes serbe,qe te gjithe keta udbasha sot i kemi ne krye te gjeverise se gjelbur si ne shqiperi,Kosove,Iliride,Mal Te Zi,ne Qameri e ne Luginen e Prasheves dhe pse jo edhe ne Sanxhak.
    Tjeter qe e permende” Crana Ruka”Kjo oraganizate eshte krijue nga Gavrillo Principi nje atentator qe vrau Franc Ferdinantin dhe nga ky ishte si shkas lufta e pare boterore e nje rendit te ri boteror.
    Dhe kjo organizat shtrihet ne europe e ne kontinentet pertej atllantikut.
    Sllogani i kesaj organizate ka qen qe ta forcojn serbin duke i frigue serbet se kush nuk lufton per serbi eshte tradhetar dhe duhet me likvidue,.E sidomos me vra shqiptar e me ua grabite trojet kinse ne shqiptaret ua paskemi grabite diukuri.
    KJo organizat ka per qellim te vetmin qe ne Ballkan ti nxisin lufterat me permasa te shfarosjes masive,sepse iluminati keshtu i don popujt qe masakroin e zhdukin popuj nga kjo hapsire.

    Te njeten sllogan e kan udbashet shqiptar qe shiten patriota dhe patriotet i etiketojne udbasha ne vendin e tyre.
    Dhe keta tradhetar o kem nen serbi,greqi i gjejm ne qeverin e shqiptareve dhe kurr nuk leshoin penje nga qeverisja mbi ne .Keta ndytesira as ne lufte nuk na pranuan,sepse ua qarrojshim syt,ku disa atdhetar i vrane ne prita e tjeret mbas shpines dhe shume atdhetareve iu kercnuan se jane tradhetar dhe i detyruan qe ta leshoin atdheun siq e leshova vete une.
    Po flasim Pa Rrotulla
    E nisen luften duke iu betue se do i bashkojna trojet shqiptare .E çka banen?
    Veriun e ndane qe pa lufte keshtu kemi mundur ta bejm nje gje te poshter.Nese u kujtohet dialogu i drejtpersedrejti mes Adem Demaqit dhe Vuk Drashkoviqit,ku Drashkoviqi e luti Demaqin si sot te ndahen pa lufte dhe Demaqi e refuzoi.
    A ishte Demaqi perfaqesues politik i uçk_es?
    A ishte Albin Kurti zevendes i Demaqit ?
    A e burgosen Albinin dhe e leshuan serbet per burr te mire a?

    Sot Albini kercnon PDK e dje LDK.
    Kam mesazhe nga ca antar te VV qe me thone se ne paraqitemi kinse jemi kundra kesaj qeveries,a ne te vertete nuk jemi kundra qeverise,por kundra UNMIKUT.
    Amerika na ka marr vesh,dhe udbashi Spahiu tani shkon ne Turqi qe ta nxite edhe Turqin te behet kundra neve. Pse e them te teren kete? PO se kur me 15 janar 1999 ne Raqak forcat serboqetnike vran e masakruan civil shqiptar, ne shtepin time ishin dy perfaqesues te OSCES dhe e kishin ne vezhgim kete rajon te Raqakut dhe kete dite u vonuan gjere ne oren 23h50 dhe kur erdhi kerri i blinduar i tyre e ndegjova dhe dola perjashta qe tua hapi porten.

    Pasi dolen nga kerri ja nisen me qajte, dhe mendova se u paska ndodhe diç e keqe ne Turqi.

    U bana pyetje çka eshte ba? Ju dridheshin buzet dhe lotet u rridheshin si femive e me thane se serbet kane masakrue njerez te pafajshem,shume me than kan vra .
    U mpiva tu them te verteten dhe hyrem brenda dhe shoqja ime ua kishte pergaditur iftarin dhe ua shtroi meniherit. Por çka tu them nuk di sa kafshata i gelltiten dhe e nderprejten buken dhe menjeherit edhe çajin ua pergaditem dhe ne keto qaste duke pire çaj njeri nga keta me emrin Ihsan Axai me tha a deshiron me ta plotsue deshiren qe serbin ta bombardoi NATO? Jam que ne kembe e me sa kam mundur e kam perqafue dhe i thash po kush nuk deshiron kete me ba e me largue kete sllave nga kosova ,nga vendi yne shqiptar .

    E ka marr radio lidhjen me KS te OKB es dhe per disa ore duke fole me ta dhe pasi e nderpreu me tha se deshiren tende ta plotsova,Dhe mu lute qe pasi jame ne nxor nga uçk dhe nga serbet me tha ta leshoi Kosoven..
    Po dua te them shkurt se historia ime eshte e gjate qe nuk ka fleta me pershkrue,por ta din populli i mjer se ne qeveri dhe neper partit shqiptare i kemi njerezit shqipfolesat qe shiten si çlirimtar.
    KJo qeveri apo cilado qe vjen nga keto parti nje dite kane me e zhduk kete popull shqiptar vete, ose kane me prue serbin apo nje te tretin me na zhduk..Por ne fund edhe shtetet nga quditeria edhe ketyre kan me ua ba vorrin,sepse keta nuk kan gjak shqiptari edhe pse shiten trima patriota.
    Me pas luftue vetem 10 mije shqiptare me shpîrt kundra serbise jo me çlirue Kosoven dhe viset e tjera por serbet kishin ik per karpate pa tlina. Por çka te them me teper me kaq po e perfundoj.
    Se i tere mundi im qe e dhash per shqiptar me shkoi si shurra e pules. Mi vodhen meritat e mija dhe moren pozita gjere ne kryetarllek.
    Une i nisa demostratat e 11 marsit te vitit 1981, une u kacafyta per flamurin kuq e zi me serb, une ne kete vite ia kushtova poezine Republikes se Kosoves.
    Une kesh tek Minatoret me 1989 dhe u thash se po behem kurbani i shqiptareve dhe qeshnin me mua keta qeveritar te Kosoves.
    I papershtatshem isha te punsohem ne mardhenje pune sa ishte regjimi jugosllave, e te burgosurit politike si u lirojshin nga burgu u punsoheshin neper komuna ne vende kyqe duke marr paga te majme, e une jo as i burgosur politike as ne mardhenje pune,sepse nuk deshta tju behem sklav i serbeve qe ti dermoj shqiptaret naten e diten te shitem patriot.
    Por a kam gabue, nuk e di, por kjo me kushtoi shume duke mos me pranue edhe ne lufte kundra shkaut, sepse si ne kohen e jugosllavise ju bera çlirimtareve. Une po e them te verteten, nuk e keshi apo shaje luften çlirimtare, po te ishte vertete nje lufte per qellime te kombit shqiptar. Por kjo lufte demtoi rende qeshtjen dhe ne vend te bashkimit kombetar i coptuan apo i riroberuan shqiptaret me kete lufte. Ne Iliride e nisen luften dhe Ali Ahmeti çka beri? Beri aleance me sllavet !

    Ne iliride e njejta gje u ba, nese po genje me thuani o shqiptar sa nuk ju ka bere vone shume vone. Ne Kosove veriu po shkon, e sa e sa komuna serbe po eksteritorializohen si shtete besa, e sa manastire nisoj,.E a i thuhet bashkim kesaj lufte? Apo a mos valle eshte Kosova e pavarure?
    Thaqi kritikonte Rugoven se eshte tradhetar, ky si Rugova po punon, edhe Albini pa dallim vetem le ta merr qeverisjen se ma i mire nuk do na del !
    Pse shqiptaret nuk respektojne ata qe dhane çdo gje per shqiptar? Kush,dhe çfare populli jemi?

    Kete shkrim e kam shkrue drejtpersedrejti dhe nuk po e korigjoj, nese kam ba ndokund gabime kerkoj ndjese dhe çdo kritike qe me drejtohet mua do e pranoi si pozitive.

    Pershendetje shqiptare
    Haxhi Kuçi

     
    • qdpress

      September 3, 2012 at 2:23 am

      Faleminderit per komentin tuaj, e kuptoj shqetesimin tuaj dhe nuk jame aspak kunder asaj qe me paske shkruar!

       
  4. Haxhi L.Kuçi

    September 19, 2012 at 10:06 am

    qdpress

    Jo Zotri ju nuk mu pergjigjet kerkund ne asnje pergjigje.

    Sa per aktivitetin tim mos te kofsha fale a me perkrahesh apo jo,por nje pyetje po te benja;
    Pasi Ky Avni Spahiu paska fole kundra shqiptareve ne amerike,pse Atifetja e qoi ne turqi si ambasador?Me çfare prapavije ?

    Haxhi l.Kuçi

     
    • qdpress

      September 19, 2012 at 2:11 pm

      Pershendetje Haxhi,
      Une e mbaj mend se me ke derguar nje shkrese qe te beja pak permiresime ne reagimin qe e kishe derguar, e di qe e kam bere korigjimin e atyre fjaleve qe me ke shkruar dhe e kam bere nje redaktim gjuhesor pa e humbur kuptimin e asaj qe ke shkruar.
      Nuk e paskam lexuar pyetjen tuaj dhe ne pergjithesi une nuk ju pergjigjem pyetjeve te ketilla sepse kjo eshte nje çeshtje e mosfunksionimit te politikes se jashtme te Kosoves dhe mua si mergimtar nuk me takon te perzihem shume.
      Une e kam pare te arsyeshme qe te merrem me Avni Spahiun dhe me eshte dashur ta largoj prej ketuhit sepse kisha fakte qe ai ka qene bashkepunetor i UDB-se. Nese ate tash e ka zgjedhur presidentja per te perfaqesuar Kosoven ne Turqi, mendoj se eshte ne pergjegjesine e institucioneve te Kosoves te japin llogari tek votuesit e vet.
      Une vetem nuk kam dashur me e pare ketu dhe me kaq ka perfunduar misioni im kunder Avni Spahiut, atje ne Kosove munden me e zgjedhe edhe president dhe kjo nuk me pengon mua aspak sepse eshte vullneti i atyre qe jetojne ne Kosove.
      Shqiptaret nuk munden me jetue pa u perzie nga pak me ata qe kane sherbyer ne UDB sepse nje numer i madh i tyre kane akoma nostalgji per ish sistemin.
      Besoj se ju kam pergjigjur pyetjes suaj dhe mos e merrni personale qe nuk ju kam pergjigjur me heret se ndoshta as pyetjen nuk e kam lexuar.
      Mua me vijne mbi 200 E-maila gjate dites dhe nuk kam kohe as gjysmen t’i lexoj.
      Te uroj ne dite te kendshme e kalofsh mire!
      Qazim Doda

       
  5. Haxhi L.Kuçi

    September 21, 2012 at 8:19 am

    Zotri Qazimi

    Ju e keni debue nga amerika kete dilingji.Por mendjen nuk e paske ne atedhe,dhe thoni se nuk eshte qeshtje e jote atje le te behet çka te behet.Po kjo Atifete e Dellit e perkrah pa rezerve Spahiun dhe ne vend qe ta burgosi pisin per tradheti e qon ambasador ne turqi !Pse e ben kete poshtersi kjo bushter ?
    Ja çka keni shkrue ?
    Gati i kishte rrahur këshilltarët e Presidentes Jahjaga në mes të restorantit “Palm” në Washington DC me 17 Dhjetor 2011. Ngjarja kishte filluar kur Ramush Tahiri dhe Arbër Vllahiu ishin ngritur në këmbë në shenjë proteste se kinse nuk po ju pëlqen restoranti që ambasada e kishte përzgjedhur duke u unkuar se kishte shumë zhurmë.
    ………………….
    Si perfundim

    Kur ne qeverisjen e nje popullit vijn njerezit tradhetar,keta tradhetar e perqajn popullin duke i nxire ne vellavrasje,duke vjedhur njeri tjetrin,,e duke shpifur njeri tjetrin.
    Me keso veprimesh ka te beje me zhdukjen e atij popullit ne nje te ardhme shume te aferte.
    Martin Vulajs kur i pata kerkue nje ndihme para disa viteve me thoshte se eshte i nxenur me problemet e kosoves,dhe qeshte me mua per hallet qe i kisha.
    Shqiptaret ne pushtet nuk kan mundesi te vijn pa qen tradhetar e bashkpuntor te udbes serbe apo greke.
    Si shqiptaret si serbet nuk jan pasardhes te ilireve sepse nuk kemi kurrefare argumentesh.
    Me ardhjen e Peqengeve ne ballkan iliret jan zhdukur dhe ghuha shqipe ka rrenjet ne stamboll e Rumani,Ku rilindaset per interesa te tyre turke krijuan gjuhen shqipe.
    Sami Frasheri atehere pate standardizue gjuhen turke ku turqit edhe sot krenohen me te.Ndersa gjuha shqipe ende nuk ka nje standadizim,por perqarese.çdo studjues i gjuhes shqipe mundohet te gjeje ndonje argument,por te kota !Kur tradhetaret e qeverisin nje popull,aty nuk ka perparim !
    Por jemi si jemi dhe keshtu i kemi punet si demushi,.Nga roberia ne roberi me secilen lufte çlirimtare..Pra qe nga rilindasit e gjere me ditet e sotme.Se si do na vjen fundi e din me se miri perendia dhe nderkombetaret !Pasi edhe une per shqiptar u bera i papershtatshem ne mesin e shqiptareve le tju vjen edhe Perendia per shqiptar ka me qen tradhetar.
    Pa rrotula

     

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: