RSS

DiCarlo: Pikë së pari Kosova është shtet i lirë

24 Feb

Nju Jork, (Kosovapress) 24 Shkurt 2012 16:24

E rëndësishme është që Kosova të përfaqësohet në forumet rajonale dhe ndërkombëtare, shprehet në një intervistë ekskluzive për Kosovapress ambasadorja e amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Rosemarie Di Carlo, e pyetur rreth një marrëveshje eventuale në Bruskel për përfaqësimin e Kosovës në këto forume. Di Carlo është shprehur se krahas rezolutës 1244, në fusnotë do të jetë edhe vendimi i GJND-së dhe sipas saj është e rëndësishme që mendimi i GJND-së po merret në konsideratë.

Shtetet e Bashkaura të Amerikës janë seriozisht të angazhuara në arritjen e marrëveshjes për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale dhe ndërkombëtare që pritet të ndodhë mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në Bruksel. Sipas diplomatëve amerikanë përmendja e rezolutës 1244 në fusnotën për shtetin e Kosovës nuk do të paraqes problem, kurse me arritjen e kësaj marrëveshje Kosovës i hapen rrugët e integrimit. Një mendim të tillë e ka shfaqur edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Rosemaire Di Carlo për Kosovapress.

“Unë e ndiej kënaqësi të them se Kosova ka bërë shumë përparime në lehtësimin e dialogut të mbikqyrur nga Evropa. Në këtë drejtim ka bërë shumë marrëveshje dhe ne dëshirojmë të shohim se ato po realizohen në plotni dhe në këtë mënyrë të bëhet jeta e popullit të Kosovës më e mirë.

Sa i përket fusnotës të cilës po i referoheni ju me të cilën Kosova do të përfaqësohet në forumet rajonale dhe ndërkombëtare, ne mendojmë se kompromisi është real. Unë mendoj se ne duhet të pranojmë se çka ka në atëImage fusnotë, pra aty kemi rezolutën 1244 pastaj kemi edhe referencat e vendimit të GJND-së, kjo është hera e parë që ne e shohim vendimin e GJND-së që merret në konsideratë kaq seriozisht dhe po mund të përdoret. Ne e shohim që Kosova, në këtë mënyrë, është në gjendje t’i ulin të gjithë në tavolinë dhe të bisedojë me ta se çfarë është duke ndodhur”, thotë ajo.

Sipas Di Carlos për Kosovën është shumë me rëndësi që të punohet jo vetëm në sjelljen e njohjeve nga shumë shtete, por duhet të punohet edhe në integrimin e Kosovës në rajon dhe kjo është shumë me rëndësi sepse e ndihmon përparimin e Kosovës.

“Unë mendoj se populli e din për funksionin që unë e kam për Kosovën, dashurinë që e kam për popullin e saj, e kuptoj se në çfarë rrethanash ka kaluar populli i Kosovës për shumë vite dhe ne duam çka është më së miri për Kosovën, pra ne duam që Kosova të ecën përpara. Unë ju siguroj ju se çfarëçdo komenti që bën qeveria ime, çfarëdo qëndrimi që ne marrim, ne kërkojmë mundësitë më të mira që mund të jenë për Kosovën”, thotë ajo.

Ambasadorja amerikane në OKB nuk e sheh si problematike përmendjen e rezolutës 1244 në fusnotën për Kosovën.

“Pikë së pari Kosova është shtet i lirë. Kosova është shtet i lirë dhe ne e dijmë që atje është duke u zhvilluar një dialog i konstruktiv, ne e dijmë që atje shumë e shumë çështje janë duke u diskutuar dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha ambasadorja Di Carlo.

Sipas ambasadores Di Carlo qëllimi kryesor është të ecet përpara./Qazim Doda/

 
Leave a comment

Posted by on February 24, 2012 in Uncategorized

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: