RSS

Reagim i Prof. Dr. Mehdi Hysenit per fenomenin Avni Spahiu

20 Mar
DENONCUESIT E KOMBIT NUK KANË TË DREJTË ANKESE!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Publikuar më 20 maj, 2009
DREJTËSIA NË PESHOJË *** Bertold Breht: “Ujqve iu shpëtova, qenët i vrava, po më grijnë pleshtat”.
*** E vërteta është e hidhur, por kjo është i vetmi ilaç kundër së pavërtetës epidemike.
Më njerëzore, më e drejtë, më objektive dhe, shumë më e ndershme do të kishte qenë, sikurse Liri Loshi të ishte rreshtuar në anën e së vërtetës së Diasporës Shqiptare dhe të Profesorit, sesa t’u vradisej kot dhe, pa kurrfarë dobie “fizkulturave akrobatike” të “tupanit” të disa politikanëve dhe të diplomatëve demagogë të kohës, se ata shkojnë e vijnë, si era, si shiu, si vesa dhe si hija, kurse kombi dhe atdheu janë të pavdekshëm si Dielli. Shpëtimin, drejtësinë dhe mbështetjen, duhet ta kërkojmë vetëm në mendjen e ndritshme, në gjuhën dhe në fuqinë e përbashkët të Kombit, jo në individët shpërfillës dhe të papërgjegjshëm, që e përbuzin, e anatemojnë dhe e akuzojnë atë si “armik” dhe si “ekstremist”, ashtu siç e ka “diagnostifikuar” botërisht “diplomacia rentgenologjike” e Avni Spahiut (Shih: Gazetën e përditshme “Rilindja”, Prishtinë, më 18 Janar 1984).

– Në njërën anë, unë mburrem me Liri Loshin, që është mjek, dhe që në këtë cilësi i ka kontribuar luftës çlirimtare të Kosovës nën komandën e UÇK-së, si dhe me prejardhjen e tij nga Drencia heroike e Azem Bejtës, e Shotë Galicës, e Ahmet Delisë, e Hasan Prishtinës, e Kamer Loshit,e Shaban Polluzhës, dhe e Adem Jasharëve. Mirëpo, në anën tjetër, e gjykoj ashpër për kualifikimet shpifëse, intriguese, tendencioze dhe paragjykuese, me prapavijë diskualifikimi, që përbëjnë “lëndën rinfus” të gabimeve të tij të rënda, të bëra në adresën time dhe të Diasporës Shqiptare-Amerikane, të cilat, pa asnjë arsye dhe, pa asnjë të drejtë ua ka atribuuar Diasporës Shqiptare dhe Profesorit, si njësi edhe e Diasporës Shqiptare-Amerikane, edhe e Shqipërisë Etnike. Në këtë pikëvështrim të negatives “AKSIDENTALE” të Liri Loshit, DIASPORA SHQIPTARE , e as Profesori nuk kanë më asnjë arsye pse të krenohen me Liri Loshin, sepse, ai me “një gur” ka tentuar që t’i plagosë, edhe Diasporën Shqiptare, edhe Profesorin para opinionit publik shqiptar, duke i quajtur “dikushi” dhe “njëfarëkërkushi”!? – Ja ky është kulmi i injorancës, i ndërgjegjës së kalbur dhe i “dinjitetit” të mjekut Liri Loshit!? – Diaspora Shqiptare-Amerikane dhe mbrojtësi i saj-Profesori i “paskanë faj” Liri Loshit, pse “diplomati” i katindit të tij, Avni Spahiu e ka ofenduar dhe e ka akuzuar pa kurrfarë të drejte dhe, pa kurrfarë arsyeje Diasporën Shqiptare dhe Profesorin!? – Eu! – Po, kësi mjeku, kësi humanisti, kësi vizionari dhe kësi pleqnari shpirtmeskin, mendjeshkurtër, joparimor dhe iracional, si dhe “ shumë të drejtë, si litari në thes”, qe dyzet vjet nuk kam pasur rast ta ndesh as në letrat shqipe, e as në jetën e përditshme (në Shqipërinë Etnike, as në diasporën shqiptare në botë)!?

-Ja, kjo është hipokrizia parapsikologjike dhe psikopatalogjike e “logjikës politike” e “Avokatit” Avni Spahiu, në vend se t’i kritikonte me të drejtë, me guxim dhe me paanësi akuzat e Avni Spahiut, se “Mërgata shqiptare në Amerikë është ekstremiste dhe armiqësore”, Liri Loshi ua ka kthyerë “grykën e topit” Diasporës Shqiptare dhe Profesorit Mehdi Hyseni, duke i shpifur dhe shantazhuar sipas “metodologjisë” dhe tezave të ndërruara antishqiptare të politikës dhe të propagandës obskurantiste dhe eliminuese serbomadhe(!?)

– Ai që ndërron temën dhe tezat mbi të vërtetën, me qëllim që ta shpëtojë të pavërtetën e tij në kurriz të së vërtetës (duke mos zgjidhur mjete as metoda, ashtu sikurse politika, propaganda, shkenca dhe praktika serbe antishqiptare), dhe që nuk iu bindet argumenteve të qëndrueshme mbi të vërtetën universale, ai nuk mund të jetë “gjykatës” i kombit dhe i atdheut të tij, por VETËM një “derbeder” dhe një “ferid” sui generis i Fan S. Nolit, që i vardiset kot, pa kurrfarë mbulese një ambasadori, i cili nuk e njeh as nuk “merr në pullë” as Liri Loshin, as Profesorin, e çka është më e keqja dhe, më absurdja, nuk e njeh as Diasporën Shqiptare-Amerikane(!?) – SEPSE, sikur ta kishte njohur dikur, dhe, ta njihte edhe sot, sigurisht se ai për hir të përfilljes së etikës dhe të parimit të tij, nuk do ta kishte pranuar postin e ambasadorit në Amerikë, por kishte shkuar në ndonjë vend tjetër ngase që nga viti 1984, i ka mbetur borxhi i pashlyerë etik, profesional, kombëtar, politik dhe diplomatik ndaj Diasporës Shqiptare në Amerikë.

– Vetëm kërkushi, mund t’i thotë “dikushi” Diasporës Shqiptare në Amerikë, dhe Profesorin ta quajë “kërkushi” pse AI e ka mbrojtur të vërtetën, e jo gënjeshtrën dhe shpifjen dezinformuese antishqiptare të Avni Spahiut, në adresë të gabuar të pjesës së kombit shqiptar në Amerikë(!?)

Liri Loshi mund të jetë “avokat” VETËM i ambasadorit të “katundit” të tij, por, jo edhe i UÇK-së, jo i Drenicës heroike, jo i Diasporës Shqiptare-Amerikane, dhe, jo i Profesorit! -JO, në asnjë mënyrë! JO! –Ngase me marrjen në mbrojtje të “ekstremizimit” dhe të “armiqësisë” së Avni Spahiut kundër kombit shqiptar, ka kaluar në anën e kundërt të barrikadës, duke harruar stazhin e bërë në UÇK, duke harruar se UÇK-ja me në krye heorin legjendar kombëtar shqiptar, Adem Jashari ka luftuar kundër pushtuesve jugosllavo-titoistë serbomëdhenj dhe argatëve të tyre filoserbë antishqiptarë (1912-1999).

(a) “Aksidentalizmi” versus shqiptarizmit!

Ja, përmbajtja e “aksidentalizmit” dhe e hipokrizisë së Liri Loshit: “… dikush e ka gjetur gazeten, nje cope leter me nje raport nga Newyorku rreth demonstratave shqiptare, ku mbase krejt aksidentalisht demonstratat jane cilesuar si armiqesore.”?!(Shih: http://www.kosovapress.com).

Vërtet, të kuptuarit dhe të interpretuarit e këtillë të politikës antishqiptare, nuk është vetëm “aksidentalizëm”, por më shumë se fatalizëm dhe vulgarizim i kontestit politiko-kombëtar A. Spahiu – Diaspora Shqiptare-Amerikane, i lindur “AKSIDENTALISHT” (sipas Liri Loshit) në Nju-Jork të Amerikës, më 17 janar 1984, kur korrespondenti special i “Rilindjes”së Prishtinës, në vend se, si shqiptar (kosovar), t’i bashkohej demonstratës masovike shqiptare, (e organizuar në mbrojtje të Kosovës), ai “AKSIDENTALISHT” solidarizohet dhe iu bashkohet dy gazetarëve të RTV Beogradit!? – Këtë lojalitet ndaj kolegëve të tij dhe ndaj Beogradit, e provoi “AKSIDENTALISHT”, me informacionin e tij, dërguar “Rilindjes”, botuar në faqen e parë të saj (sipas priorotetit të zhvillimit të ngjarjeve më të rëndësishme politike në botë), më 18 janar 1984, ku sipas vlerësimit të tij, demonstarata shqiptare në mbrojtje të Kosovës, e bërë në Nju-Jork, më 17 janar 1984, ishte zhvilluar në frymën dhe, me përmbajtje “armiqësore” dhe “ekstremiste”!?

-Kjo hipokrizi e Liri Loshit, me qëllim që ta minimizojë, ta relativizojë dhe ta justifikojë “informacionin aksidental” të Avni Spahiut, duke marrë guximin që, të tjerët t’i shpifë dhe t’i fajësojë pa asnjë argument të vlefshëm, në vend të bashkëvendësit të tij, njeriu dhe shqiptari normal, nuk mund të quajë ndryshe, veçse “White coat hypertension”(!?) – Që politikisht dhe kombëtarisht, të sjellë në kohën e largët të protagonistëve negativë (feridëve ) të Fan S.Nolit, “sipas motit, ktheje gëzofin”(!?)

Liri Loshi, pa kurrfarë argumentesh (duke ofenduar dhe shpifur të tjerët) e mbron “ekstremizimin” dhe “armiqësinë” e Avni Spahiut, drejtuar Diasporës Shqiptare-Amerikane. Me një fjalë, kërkon amnistimin dhe justifikimin e sjellejeve dhe të akteve të liga antishqiptare të eksponentëve të dikurshëm të titoistëve dhe të titoizmit. Mirëpo, kjo është një punë, që s’do bëhet kurrë, pavarësisht se kanë ndryshuar klima, kushtet dhe rrethanat politike në Kosovë, në Ballkan dhe në Evropë, dhe më gjerë. Si thotë një fjalë e urtë popullore “nëse është hangër pitja, tepsia ka mbetur”. Secili do të përgjigjet një ditë për veprat antinjerëzore dhe antishqiptare, të kryera kundër kombit dhe atdheut shqiptar, pavarësisht se në ç’vend, në ç’kohë dhe, në çfarë rrethanash politike janë kryerë ato bredna apo jashtë Shqipërisë Etnike. Verdikti i historisë, askujt deri më sot, nuk ia ka falur gabimet dhe ndëshkimet kundër kombit dhe atdheut shqiptar. Prandaj, as ne nuk do të jemi përjashtim në këtë kuptim, pavarësisht se kush, ku , dhe, kur ka bërë ndonjë vepër negative dhe të dëmshme për interesin e përgjithshëm të kombit dhe të Shqipërisë Etnike. Secili, do të përgjigjet për sjelljet dhe për veprat e veta antikombëtare dhe antiatdhetare. Gjithashtu, secili do të shpërblehet nga historia dhe nga populli për sjellejt, për punën, për kontributin, për sakricifcën, për luftën dhe për të gjitha përpjekjet pozitive me penë dhe me pushkë në dobi të kombit dhe të atdheut shqiptar. Në këtë vështrim, historia, kombi dhe atdheu shqiptar nuk kanë asnjë nevojë për ndonjë “avokat” të tipit Liri Loshi, i cili, në vend se të mbrojë të vërtetën mbi kombin dhe mbi atdheun, naivisht dhe, në mënyrë krejt perfide ka marrë anën e gabuar të mbrojtjes dhe të justifikimit të së pavërtetës-Spahiu(!?)

Në këtë rast, në të njëjtën kohë Liri Loshi ka bërë këto gabime:
(1) Nuk di se mbi të gjitha, dhe para së gjithash, duhet të mbrohet interesi i përgjithshëm i Kombit dhe i Atdheut (jo indivdi, jo grupi, jo partia, jo klani, jo katundi, jo nahia, jo interesat e shkreta personale dhe grupore karrieriste dhe materialiste. Gjithmonë të bardhës, duhet t’i thuhet e bardhë, jo e zezë, sepse nuk mund të jetë e bardhë, por zezë, pavarësisht nga origjina, afërsia ose largësia e saj, s’ka rëndësi fare). Që herave të tjera, të mos bjerë në një grackë të tillë për hir të “arsyetimit” dhe të “mbrojtjes” së shokut a mikut të tij të gabuar, le të shërbehet me këtë amanet të Rilindësve tanë :”MIKU MË I NGUSHTË I PATRIOTIT TË VËRTETË ËSHTË ATDHEU…PASTAJ VIJNË TË TJERËT”(Albania, 28.XI, 1918, citat i cituar në veprën e Mr.. Gafurr Adilit “Nëna më lindi, Shqipëria më rilindi”, Arbëria, Tiranë, 2006, f.5);
(2) Si mjek ka harruar betimin e Hipokratit, në vend se ta mbrojë parimin e humanizmit, të drejtësisë dhe të së vërtetës në kuptimin universal, mbron gënjeshtrën dhe gabimin individual mbi bazën lokaliste;
(3) Si luftëtar i UÇK-së ka harruar betimin e bërë, se nuk ka kompromis me rrenën, me dyshimin, me urrjetjen, me tradhtinë dhe me denoncuesit e kombit dhe të atdheut, pavarësisht nga “evoluimi” dhe nga ndryshimi i “rekuizitave sportive” etike, ideologjiko-politike, diplomatike, ekonomike dhe tregtare të tyre.

Ndaj, në rastin konkret, si dhe në të gjitha rastet e tjera, nëse, në çfarëdo forme të regjimit, është prekur interesi i përgjithshëm i Kombit dhe i Atdheut Shqiptar (pardje, dje ose sot), të gjithë ata, që e kanë hangër piten “AKSIDENTALISHT”, edhe duhet të përgjigjen ligjërisht dhe moralisht. Sistemet ndryshojnë. por punët dhe veprat e liga dhe të dëmshme, të bëra në favorizimin e tyre në dëm të kombit dhe të atdheut shqiptar, ato askush nuk mund t’i ndryshojë, pavarësisht nga interesat e ndryshme të mbrojtësve të tyre, ato nuk parashkruhen as ligjiërisht, as kombëtarisht e as historikisht.

Çfarë konstatimi absurd dhe injornat logjikisht, njerëzisht, kombëtarisht dhe politikkisht, ky farë “avokati” (PROVAT MATERIALE): Diasporën Shqiptare, e ka cilësuar “DIKUSHI”; gazetën “Rilindja”, e quan “një copë letër”, kurse informacionin me përmbajtje armiqësore të Avni Spahiut, e ka kualifikuar, hiq më pak se “AKSIDENTAL”!?

Nuk e di Liri Loshi se, “aksidentalisht” mund ta thyejë: qafën, dorën, këmbën…etj., por në politikë nuk ka asgjë “aksidentalisht”, çdo gjë është e projektuar dhe detajuar sikurse “mënyja” e kompjuterit.

Diaspora shqiptare në Amerikë nuk është “DIKUSHI”, por katalizatori parësor i mbrojtjes së identitetit dhe i interesit të përgjithshëm të kombit dhe të atdheut shqiptar-Shqipërisë Etnike! – Jo, Jo, assesi “dikushi”(sipas Liri Loshit, ish-pjesëtar i UÇK-së), jo “armike” dhe, jo “ekstremiste” (sipas Avni Spahiut, ambasador aktual i Kosovës në Uashington).

Pikërisht, DIASPORA SHQIPTARE në Amerikë ka meritat kryesore, që sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Këtë kontribut dhe këtë meritë të paçmueshme historike, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë Kombin Shqiptar, duhet ta dijnë, ta çmojnë si sytë e ballit dhe, për tepër nuk duhet ta harrojnë kurrën e kurrës shqiptarët e Kosovës. Po të mos ishte kjo forcë motorike, e cila moralisht, potitikisht, diplomatikisht, materialisht, në armatime dhe në njerëz me në KRYE AMERIKËN, që në mënyrë të pakursyerë, e ndihmoi luftën çlirimtare kombëtare të UÇK-së dhe rezistencën gjithëpopullore shqiptare, sigurisht se, Kosova ende do të ishte nën kthetrat e përgjakura dhe tiranike të sundimit njëshekullor kolonial të Serbisë gjenocidale agresore.

(1) Kombi dhe Atdheu Shqiptar mbi, dhe para së gjithash! (Jeronim de Rada)

“Mos qaj Nënë, mos ke frikë,
Se ke djemtë në Amerikë,
Bijtë e besës dhe të nderit,
Që i dalin Zot Atdheut.”
(Fan S. Noli)

Historia shekullore e kombit shqiptar ka provuar se, Diaspora shqiptare në mbarë Amerikën (as dikur e as sot) nuk ka qenë, e as nuk është “DIKUSHI” (ashtu siç e ka përfolur rëndë dhe, pa kurrfarë turpi, Liri Loshi, ish-pjesëtar i UÇK-së në mbrojtje të Avni Spahiut), por është FORCA CENTRIFUGALE e mbarë KOMBIT SHQIPTAR, e cila, në vazhdimësinë e derisotme të saj, është dëshmuar me veprimtarinë dhe me vlerat e saj patriotike kombëtare shqiptare me në krye Fan S. Noli dhe Faik Konica …etj. në mbrojtjen e identitetit dhe të interesit të përgjithshëm të kombit dhe të atdheut shqiptar.

Këtë e dëshmon edhe “ Memorandumi i Fan S. Nolit, bërë në Boston, më 27 Nëntor 1918, dërguar presidentit të Amerikës, Woodrow Wilson dhe Sekretarit të Departamentit Shtetëror, Robert Lansing, disa ditë, para se delegacioni shqiptar-amerikan me në krye Fan S. Nolin, të nisej për në Francë për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes së Parisit të vitit 1919. Gjithashtu, kopja e këtij Memorandumi u është dërguar edhe ministrave të Jashtëm të Fuqive Aleatore, si dhe ambasadorëve të tyre në Uashington. Objektivi i Memorandumit dhe i delegacionit ishte të sigurohej njohja e përhershme e Shqipërisë si shtet sovran…”//www.albanianhistory.net//.

Po në këtë frymë, që nga periudha e ndritshme kombëtare shqiptare e Fan S. Nolit, e edhe sot, në fillimshekullin XXI(viti 2009), DIASPORA SHQIPTARE-AMERIKANE, ishte një nga shtyllat krysore dhe meritore për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të KOMBIT SHQIPTAR dhe të trojeve indigjene të SHQIPËRISË ETNIKE.

Këtë përcaktim dhe, këtë veprimtari kombëtare patriotike, DIASPORA SHQIPTARE-AMERIKANE, e provoi edhe me rastin e shpëtimit, të mbrojtjes dhe të pavarësimit të Kosovës së Shqipërisë Etnike.

-Jo, “DIKUSHI”, as “armikja” e as “ekstremistja” e liri loshëve, por vetë DIASPORA SHQIPTARE-AMERIKANE, është ajo FLAMURTARJA dhe MERITORJA, që me potencialin e saj intelektual dhe material (të shkrirë për shkolonizimin e Kosovës), e vuri në lëvizje politikën dhe diplomacinë amerikane, që ta shpëtojë, ta mbrojë dhe pavarësojë Kosovën shqiptare nga Serbia militariste e Slobodan Milosheviqit.

Përpos ndihmës politike, diplomatike, materiale dhe ekonomike, DIASPORA SHQIPTARE AMERIKANE, në ndihmë të drejtpërdrejtë luftarake popullit të Kosovës, dërgoi BATALIONIN E UÇK-së “ATLANTIKU”, i cili ndihmoi operacionet luftare të UÇK-së kundër Serbisë agresive dhe gjenocidale.

Sa më sipër, se, DIASPORA SHQIPARE-AMERIKANE nuk është “DIKUSHI” në kuptimin negativ (ashu, siç është shprehur naivisht dhe, në mënyrë tendencioze, Liri Loshi), por është GJITHKUSHI-FAKTORI MERITOR në kuptimin pozitiv human, kombëtar, politik dhe diplomatik, që e bindi Amerikën mike, jo vetëm për pavarësimin e Kosovës, por edhe për mbështetjen e gjithmbarshme (humanitare, financiare, ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake) të Shqipërisë, e cila, duke falënderuar Amerikës, më 1 prill 2009 aderoi në Aleancën e Atlantikut Verior (NATO).

Për Profesorin Mehdi Hyseni, mbarë diaspora shqiptare në Amerikë (dhe, jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën) nuk është “dikushi”, ashtu siç e ka ofenduar rëndë, dhe pa kurrfarë arsyeje Liri Loshi në mbrojtjen e pambulesë të bashkëvendësit të tij, Avni Spahiut, i cili më 18 janar të vitit 1984 për ta mbrojtur politikën diskriminuese aparteide antishqiptare të Serbo-Jugosllavisë, atë e quajti hiq më pak se “armike” dhe “ekstremiste”. Këtë denoncim iracional dhe atribuues të Avni Spahiut, ish-reporter sepcial i gazetës “Rilindja” të Prishtinës, e mbron vetëm Liri Loshi, i cili me shpifjet, me insinuatat paragjykuese dhe, me injorncën e tij joprofesionale, duke e keqpërdorur kosovapressin, ka dezinfomuar opinion publik, duke dalë prej teme. Në vend se ta mbrojë të vërtetën mbi diasporën shqiptare-amerikane, ai, ndryshe nga bashkëvendësi i tij, Avni Spahiu, në një mënyrë më të butë, të nivilet injorant, atë e quan “DIKUSHI”-domethënë “Askushi”, sipas përfoljes “politike” të “studentit” shqiptar të Aristotelit.

2. Profesori-në mbrojtje të diasporës shqiptare në Amerikë!

-Njeriu më i urtë dhe, më i lumtur është ai, që, pikësëpari ia di “hallin veti”, e nuk e sulmon të vërtetën universale për interesa personale karrieriste, materialiste dhe lokaliste. – Sepse të vërtetën mbi shqiptarët dhe Shqiperinë Etnike, nuk ka mundur ta vrasë as Hitleri, as Musolini, as Nikola Pashiqi, as Titoviqi, as Rankoviqi, e as Slobodan Milosheviqi. Prandaj, nuk do të mund ta vrasin as ambasadorët e as poetët titoviqistë të Liri Loshit, pavarësisht nga klanet e tyre provinciale diplomatike “fuqiplote” dhe të “jashtëzakonshme”.

Këtë e kanë vërtetuar sakrificat dhe veprat madhështore patriotike të pinjollëve të kombit shqiptar: Azem Bejta, Shotë Galica, Ahmet Delia, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Shaban Polluzha, Adem Demaçi, Adem, Fazli Greiçevci, Hamzë e Shaban Jashari… etj. Kjo, do të thotë, cilido që u vihet përballë interesave vitalale të kombit dhe të atdheut shqiptar, luftën e ka të humbur edhe para kombit, edhe para atdheut, edhe para historisë sl tyre!

Etika njerëzore, profesionale dhe kombëtare nuk e lejon Profesorin, që të mirret me përfoljen, me shpifjen dhe me gjykimin e emrave të ndryshëm (pavarësisht, nëse, ata janë, apo nuk janë bashkëvendës të profesorit, apo janë të huaj, s’ka rëndësi), por gjykon drejt dhe, pa kurrfarë anësie, duke u mbështetur vetëm në fakte dhe në argumenete të veprave të tyre, pavarësisht nga përmbajtja e tyre (pozitive a negative).

As historia e as drejtësia e derisotme kombëtare dhe ndërkombëtare, kurrnjëherë, nuk ka nxjerrë para verdiktit të tyre njerëzit, për shkak të emrave dhe të profesionit të tyre, por për shkak të kryerjes së veprave të tyre negative ndaj kombit apo ndaj shtetit. Mirëpo, kjo drejtësi dhe ky parim universal mbi gjykimin e së vërtetës nuk vlejnë për liri loshët, sepse atyre iu pengon emri, iu pengon aftësia profesionale, iu pengon titulli i Profesorit(!?) – Një fenomen i këtillë negativ dhe i mbrapshtë VETËMOHUES nuk mund të gjendet në asnjë vend të botës(!?)

(3) Etika dhe profesionalizmi e njeh vetëm të VËRTETËN, mirëpo, jo edhe Liri Loshi, të cilën e ka sakrifkuar për hir të lokalizmit në mbrojtje të Avni Spahiut!

(A)-PROFESORI E KA PËR DETYRË PARËSORE TA MBROJË KOMBIN SHQIPTAR, JO MATRAPAZËT, MAFIOZËT, RRENCAT, MASHTRUESIT, DEZINFORMUESIT, PLAÇKITËSIT, SHPIFËSIT DHE ESADISTËT FILOSERBË TË ASNJË BREZI TË TIJ, QOFSHIN ATA EDHE AMBASADORË, KRYETARË, NËNKRYETARË, MINISTRA… ETJ.

(B) -PROFESORI NUK E GËZON ATË TË DREJTË, QË TË POHOJË DHE TË MBROJË TË PAVËRTETËN PËR TA MBËSHTETUR POLITIKËN E INJORANCËS DHE TË KLANEVE PROVINICIALE, PAVARËSISHT SE KU BANOJNË ATO NË DRENICË APO NË AMERIKË, SEPSE E VËRTETA ËSHTË VETËM NJË, NË TËRË DHE, PËR TËRË BOTËN. KUSH E SULMON TË VËRTETËN, VIRTET NGA REALITETI! KËTË E KA DËSHMUAR HISTORIA E DERISOTME E SË VËRTETËS.

“Baltaxhiu” nuk mund ta mësojë mjeshtrin se si ndërtohet shtëpia!

Konstatimi.- Nuk është modesti, por duhet të thuhet se, deri më sot, të gjitha shkrimet e shkruara me temë kombëtare shqiptare të Profesorit, janë pritur mirë nga i gjithë opinioni liridashës dhe patriotik, si dhe nga niveli akademik shqiptar. E, pse Liri Loshit nuk i paskanë pëlqyerë, është çështje e “shijes moderniste” e individualitetit të tij lokalist. Si t’i kenë pëlqyerë shkrimet e Profesorit, kur ai, as që i ka lexuar fare ato ngase, së pari, sipas “peshores profesioniste” ia paskanë vrarë syrin emri dhe titulli shkencor i Profesorit!? – Ky është fatalizmi dhe vetëmohimi ynë!? – Recidiv i vjetër është ky, shqiptarët e ligjë nuk i durojnë dhe, nuk ua pranojnë të tjerëve, kur ata e mbrojmë të vërtetën e interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar. Këtë hendikep recidivist me pasoja të rënda pëçarëse, më së miri e kanë portretizuar Faik Konica, duke nënvizuar se : “Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”, si dhe Fan S. Noli, me sarkazmin e tij fishkëllyes se : “Më lehtë i bashkon tre pleshta se dy shqiptarë”. Në këtë pikëvështrim, askush nuk mund t’i ndihmojë, as t’i pengojë liri loshët. Mirëpo, pavarësisht nga niveli i tyre diletant dhe injorant komunikues me opinion publik, duhet t’iu thuhet e vërteta, edhe pse ata nuk e meritojnë një përgjigjje të tillë.

(C) -A shkruan Profesori gjatë a shkurt, a thotë pak a shumë, këtë injoranti Liri Loshi me të gjithë “diplomatët” katundit të tij, nuk janë në gjendje për ta vlerësuar, sepse në kuptimin e profilizuar profesional politik, përgjasojnë me “kafshët politike” të Aristotelit. Shkrimet e Profesorit, kanë të drejtë dhe, njëherit janë me kompetencë, t’i notojnë vetëm profesorët e rangut të Profesorit. Ndërkaq, llomotitjet injorante, shpifëse dhe intriguese bulevardeske qofshin pozitive a negative të liri loshëve, janë krejtësisht irelevante dhe të papranueshme për Profesorin ngase ato “kritika” injorante dhe inkompetente të tyre, nuk i bëjnë kurrfarë nderi Profesorit, në asnjë kuptim qoftë etik a profesional.. Si rrjedhim, asnjë shkrim i derisotëm i Profesorit nuk ka qenë me temë, as në funksion e as i prirur, që të “hyjë në një thes” me injorantët dhe me intrigashët e tipit liri loshi, (që profesorët shqiptarë si Akademik Rexhep Qosja dhe shumi të tjerë i kanë “halë në sy” njësoj, sikurse Serbia gjenocidale dhe kolonialiste e Sllobodan Milosheviqit), por in medias res kanë qenë, janë, dhe, do të jenë gjithmonë në mbrojtjen e së vërtetës së identitetit të qenies kombëtare shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

(I) Për t’u ballafaquar me të vërtetën e diasporës shqiptare-amerikane kundër së pavërtetës së Avni Spahiut, duhet të lexohet dhe të analizihet vëmendshëm artikulli i autorit, Qazim Doda: “Artikulli që la plagë në komunitetin shqiptar të Amerikës! Në një raport të tij, i cili ishte botuar në të përditshmen “ RILINDJA” e datës 18. Janar 1984, tejet jo-profesional z.. Spahiu kishte shkruar për një demonstratë të komunitetit shqiptaro-amerikan që ishte organizuar për të ngritur zërin kundër robërisë së Kosovës i cili në titull shkruante: ” Armiku-me parulla të njohura,” duke vazhduar me nëntitull-“ Ekstremistë nga mërgata armiqësore shqiptare sulmuan dy reporterë të TV Beogradid.”

Ndërkaq, se çfarë ka llomotitur dhe shpifur Liri Loshi në kosovapress kundër së vërtetës së diasporës shqiptare-amerikane, të mbështetur nga ana e Profesorit, ajo është fare irlevante, sepse, duke dalë me qëllim nga tema e vërtetë, ai për ta shpërqëndruar dhee dezinformuar vëmendjen e opinionit, është përqëndruar në sajimin e një “teme të re”, duke përdorur shpifje dhe intriga monstruaoze më shumë sesa ajo e Avni Spahiut, drejtuar në adresë të gabuar të profesorit dhe të DIASPORES SHQIPTARE-AMERIKANE.

Mirëpo, kësaj here, Liri Loshi, është “vetëtherrur” shumë keq para opinionit, sepse me paçavuren e tij injornate dhe shpifëse ka arritur efektin e kundërt dhe negativ në favor të propagandimit dhe të mbrojtjes së keqes dhe të gënjeshtrës individuale klanore-mahallore, në vend se të mbronte të vërtetën kolektive kombëtare shqiptare.

Kjo është një “temë” e gjatë dhe shumëdimensionale (sepse, qe 20 vjet të shkuara, nuk është vetëm një Liri Losh, që e pengojnë botëkuptimet e të tjerëve, që mendojnë dhe shkruajnë ndryshe nga ai-ata, por ka shumë sish), por kësaj radhe, po e përfundojmë me kaq, duke e përkujtuar Liri Loshin se, më i mençur është ai, që së pari e njeh vetëvetën më mirë sesa të tjerët.

Gjithashtu, më efektive dhe, shumë më e dobishme, do të ishte që, Liri Loshi (si mjek) t’u përkushtohet pacientëve dhe profesionit të tij human mjekësor (mirëpo, pa i diskriminuar mbi bazën lokaliste), sesa politikës së “kafshëve politike” të Aristotelit, sepse ato të lënë në “baltën e gjallë”, ashtu, sikurse që e lanë UÇK-në, Mitrovicën-Kosovën Veriore, profesorin dhe shumë akademikë dhe intelektualë të tjerë shqiptarë (si brenda, ashtu edhe jashtë atdheut).

Parapëlqehet që, Liri Loshi me shpifjet dhe me intrigat e tij lokaliste, që i ka përdorur si armë për të luftuar të VËRTETËN (si mjek dhe si ish-ndihëskomandant i UÇK-së), të mos e blozojë UÇK-në dhe Drenicën heorike legjendare, duke marrë në mbrojtje interesat e një individi karrierist dhe të papërgjeshëm si në kohën e regjimit jugosllav, ashtu edhe më pas, gjatë okupimit dhe pas okupimit të Kosovës. Kombi është mbi të gjitha, e jo individi, as klani, as partia, as ambasadori, as presidenti, as profesori, as mjeku, e as kovaçi…etj.

Fundja, Liri Loshi nuk ka asnjë arsye morale as profesionale, pse ta shpifë, ta sfidojë, ta intrigojë dhe ta anatemojë Profesorin, pse ai e ka mbrojtur të vërtetën-kërkesën e diasporës shqiptare-amerikane për mbrojtjen e Kosovës, të bërë më 17 janar 1984. Prandaj, nëse Liri Loshi si mjek, si luftëtar i UÇK-së, si bashkëvendës i Adem Jasharit (jo i Avni Spahiut), i cili kombin shqiptar e ka quajtur “armik” dhe “ekstremist”, gjë që kjo AKUZË MONSTRUOZE nuk ka asgjë të përbashkët as me diasporën shqiptare, as me KRYELEGJENDËN HEROIKE KOMBËTARE ADEM JASHARI, as me Drenicën e Kuqe, as me UÇK-në, do ta mësojë për vete, dhe, më pas t’ia servojë kosovapressit, përkatësisht gjithë opinionit liridashës dhe atdhedashës shqiptar (brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike), duhet të vete patjetër në Nju-Jork, që të ballafaqohet me protagonsitët kryesorë të Diaspores Shqiptare-Amerikane, jo të “mbërthehet” në kanxhat e injorancës, të zilisë dhe të urrjetjes dhe të meskinitetit së tij, duke e marrë në shënjestër anën profesionale të Profesorit, se gjëja “problemi qenka” Profesori, e jo akti antikombëtar i Avni Spahiut!? – O tempora, o mores!?

E vërteta nuk njeh interesa monopoliste akraballëku, as emra, as katunde, as megja, as qytete, as dete e as oqeane, as poetë titoistë, as përkthyes e as ambasadorë rugovistë, sepse ka karakter universal të përbotshëm. Të vërtetën nuk e duan vetëm tregtuesit e suksesshëm të “produkteve politike” të së pavërtetës. Ata “kanë të drejtë “ t’i gënjejnë dhe t’i mashtrojnë konsumatorët e së vërtetës universale, sepse ndryshe, edhe nuk mund t’i shesin mallarat e tyre të kalbura dhe të skaduara, të importuara me shumicë nga tregjet toksikolgjike politike të aleancës sllave serbo-greko-malazeze-bullgare-maqedone.

Ata që i urrejnë, (në format më të ndryshme, “gjuaje gurin, fshihe dorën”) i shpifin, i shantazhojnë, i anatemojnë dhe i sfidojnë në kuptimin negativ dhe armiqësor profesorët, orientimi dhe veprimtaria e të cilëve është në mbrojtje të së VËRTETËS dhe të INTERESIT TË PËRGJITHSHËM JETIK të kombit dhe të atdheut shqiptar-Shqipërisë Etnike, dihet se janë elementet më primitivë, më regresivë dhe më të rrezkishëm për zhvillimin, për përparimin dhe për lulëzimin e gjithmbarshëm të kombit dhe të atdheut të shtrenjtë dhe të shenjtë shqiptar.

________________

Boston, më 18 Maj 2009

Me poshte eshte Artikulli i Liri Loshit, botuar me 18 Prill 2009 ne kosovapress;

PER NJE PLESHT NUK DIGJET JORGANI

Liri Loshi

Shkrimin po e nis me ty i nderuari Besim. Per cilat te vertetea po flet ti? Eshte vetem nje fjali e nje lajmi nga Newyorku me 1984 qe permban fjlalen “demonstrate armiqesore”.

Mehdi Hyseni ka shkruar shume, por ka thene shume pak. Kjo eshte cilesi e shkrimeve te tij, i cili, edhe pse duket te kete nje orientim te drejte kombetar ka aftesi te kufizuara te shprehjes akademike, prandaj i duhen shume fjale per te ardhe me ne fund te qellimi i tij, ose edhe per ta margjinalizuar ate fare me sterzgjatjet e tij.

Ajo cka kuptoj ketu eshte se dikush e ka gjetur nje cope gazete, me nje raport nga Newyorku rreth demonstratave shqiptare, ku mbase krejt aksidentalisht demonstratat jane cilesuar si armiqesore. Nje gje eshte e sigurte, se Rilindja e atehereshme, ose do te te shtyente ta beje nje shenim te tille, ose do te hedhte ne rruge, prej nga mandej mund te perfundoje ne trajtimet e policise dhe sigurimit serb. Te jesh korrespondent e te mos shkruash per nje ngjarje ne Newyork nuk ka qene reale, ashtu sikur nuk ka qene reale qe Rilindja te pranonte qe ato demonstrata te quhen revolucionare. Une personalisht kam punuar ne Bota e re mu ne ate periudhe kohore dhe i di rrethanat me mire se shume njerez qe marrin turr e duan per nje plesht ta djegun jorganin.

Personalisht une dhe shoket e mi ne Bota, kemi mundur t`ju shmangemi komenteve e shkrimeve per “nacionalizmin dhe irridentizmin shqiptar”, sepse kemi qene gazete dy javore, periodike dhe stuentore, qe do te thote se disa pergjegjsive te kohes iu kemi shmangur duke u thirre ne emer te mungeses se profesionalizmit dhe te injorances! Te ishe gazetar i Rilindjes, ose i televizionit, ishte krejt ndryshe, sepse ajo gazete kontrollohej rrepte nga komiteti krahinor e ai qendror i Serbise.

Rilindja nuk kishte korrespondente tjere ne SHBA qe dikush tjeter ta kishte fatin per ta bere shkrimin e Avni Spahiut, por e kishte vetem nje, pra Avniun e gjore. Dhe, vertet Avniu duhet te sqaroje edhe njehere publikisht incidentin, a e shkruajti ai vete artikullin, apo u mor artikulli i Tanjugut, sic ka deklaruar vete, dhe redaksia pastaj vuri emrin e Avni Spahiut per ta treguar angazhimin e Rilindjes ne lufte me “terrorizmin” shqiptar.

Sepse, keso marifetlleqesh kane ndodhur ne Rilindja ne ate kohe dhe shoket e Avniut qe tash kane zgjedhur te mos flasin kete e dine fare mire. Nese Avniu, vertet e ka shkruar vete tekstin e informacionit, do te ishte nje pergjegjesi tjeter, por perseri jo e asaj natyre qe ky fare Mehdi Hyseni e kush di une, po mundohen ta paraqesin. Ne kete rast Avni Spahiut do t`i sugjeroja te kerkonte falje publikisht para bashkekombaseve te vet, sepse nga krejt ajo qe e njoh Avniun ai eshte nje intelektual i matur dhe me drejtim te qarte kombetar. Ne kemi me dhjetera gazetare e politikaj te asaj kohe qe kane bere kualifikime te shpeshta dhe shume te renda me komentet dhe fjalimet e tyre per ngjarjet e vitit 1981, per te cilet askush, dhe as ky Mehedi Hyseni, nuk qajne koken.

Nderkaq, Avni Spahiu asnjehere nuk e ka shkruar ndonje koment autorial per t`i denuar keto demonstrata dhe bartesit e tyre. Si mik qe e konsideroj Avniun, do t`i kerkoja qe publikisht ta sqaroje veten, meqe tashme ata qe jane nisur kunder tij nuk e kane ndermend te ndalen.. Nuk ndalen ata, pa e shkarkuar Avniun dhe emruar dike te vetin, ose pse jo edhe vetevten per ambasador.

Ata shkruajne, sepse letra dhe interneti duron gjithcka. Ata shkruajne dhe nuk ndalen, sepse kane kohe mjaft, se nuk bejne kurrgje tjeter por tere diten kqyrin nga qielli mos po ju vjen rrisku i ambasadorit si prej te madhit Zot. Ne tere kete rremuje, lexuesi eshte ai qe nuk ka faj dhe qe nuk di cka po ndodhe. Prandaj, Avni i dashur, te kuptoj ta injorosh sojin e Mehdi Hysenit, por lexuesi duhet te sqarohet. Sepse, posti yt paguhet me djersen e tyre dhe ata kane te drejte te dine dhe te shohin cfare mbetet ne shesh pas tere ketij pluhuri.

Avniu nuk duhet te jape doreheqje pse njerezit me tituj te dyshimte shkencor e akademike, qe mezi e bejne nje fjali te mirefillte shqipe, pa permbajtje logjike, strukture gramatikore e sintaksore, me ofendime nga me te ndryshmet, me kurdisje skenash e shtrim mbrapsht te fakteve, duan ta marrin rolin e prokurorit dhe te gjykatesit njekoheisht.

Nga shkrimi i Mehdi Hysenit, i cili cdo here nenshkruhet me titullin Dr. e kesaj radhe po i munguaka, une nuk shoh qellim tjeter, pos: o njerez hiqeni Avniun se ai eshte tradhetar e bemni mua se une jam patriot! Hiqeni Avniun, se ai eshte gjuhetar dhe nuk ka shkolle per diplomaci dhe dekretomeni mua, sepse une jam shkenctari, juristi, diplomati, politikani, patrioti dhe shpetimtari i njerezimit (ndoshta eshte pak te thuhet vetem i shqiptareve).
Duke njohur mire karakterin e Avni Spahiut, jam i sigurte se tipat si Mehdi Hyseni do t`i lente te vetkenaqen me shkarravinat e tyre, ashtu sic e shohim kete tip mediokriteti te kenaqet me komentet e tij “atdhetare” neper internet shkruar nga Amerika.

Mehdi Hyseni dhe une, ai nga Newyorku e une nga Halifaksi i Kanadase, nuk mund dhe nuk duhet te tentojme t`i mbushim mend politikajte e perfaqesuesit e shtetit te Kosoves duke mos qene vete me asgje kontribues te zhvillimeve politike, kulturore e akademike ne Kosove. Dr. Mehdi Hyseni Kosova ka nevoje per njerezit e profilit tuaj sot me shume se kurre. C`beni ju ne SHBA sot? SHBA ka akademiket e vet qe i sherbejne vendit te vet.. Ju kujt i sherbeni? Ju duhet te shkoni atje dhe ndoshta pas mandatit te Avniut ia mbush mendjen dikujt qe te te kthejne per ambasador te Kosoves ne shtepine tende te ngrohte ne Amerike!

Duke qene vete ushtar i UCK-se dhe mjek ne luften e Drenices, kam kuptuar se zemra e UCK-se ka qene shume me e gjere e shpirti i tyre shume me i bardhe sesa ky shpirt i Mehdi Hysenit qe del nga shkrimi i tij. Sot ne Kosove, nuk jane ne pushtet njerezit e Drenices dhe ndonje klan i Avni Spahiut, sic del nga neteksti i shkrimit te M. Hysenit, por jane pjesa me e mire e berthames se UCK-se, si Thaci, Limaj, Remi, Krasniqi etj. te cilet dine dhe duan te falin me shume se sa iu sugjeron “kryeakadamiku” i Kosoves nga Newyorku. Ata nuk e njohin Avni Spahiun prej sot dhe as nuk e njohin ate permes nje incidenti, por permes punes se tij te gjate e te dobishme per Kosoven. Dera Spahiu e fshatit Kastriot, askush nuk mban mend te kete dhene burra tjeterafare, por njerez atdhetare e burra te fjales e te beses. Sa e njoh qe prej rreth tridhjete vitesh, i tille eshte edhe Avni Spahiu.

Me respekt per autorin e shkrimit
dhe per lexuesit e Kosovapresit:
Liri Loshi, ish redaktor i Botes se re
ish ndihmes komandant per moral i Brigades 112 ne Drenice
dhe mjek prej fillimit e deri ne perfundim te luftes ne Drenice

18 Prill 2009
kosovapress

Ndersa ketu me poshte eshte Artikulli i Qazim Dodes per Ambasadorin Avni Spahiu

Përfaqësues i klanit apo i Kosovës: Njeriu i padëshiruar

Qazim Doda – New York

Njeriu i padëshiruar

Një dekadë pas çlirimit të Kosovës, dikujt akoma nuk po largohet nostalgjia për Jugosllavine e Titos. Kjo po shprehet haptazi me veprimet e politikës se jashtme të Kosovës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova përfaqësohet nga një ish shërbyes i interesave jugosllave dhe kjo po reflekton në pa-aftësinë e politikës së jashtme të Kosovës.

Tash duhet të kuptohet realiteti i ri që është krijuar në Kosovë, pra një liri e plotë dhe një gjysëm-pavarësi, por e drejta e vetëqeverisjes është e garantuar edhe me kushtetutë.

Me popullin e Kosovës mund të luhet shumë lehtë, sepse mungesa e transparencës i bën diplomatët që të luajnë çfarëdo loje dhe të mos ngacmohen nga populli. Edhe pse shkoi një dekadë nga çlirimi i vendit, populli akoma është nën mjegullën e politikës së dirigjuar nga jashtë, përzgjedhja e diplomatëve deri tani u bë ne bazë te interesave të klaneve politike.

Parashtrohet pyetja se si ka mundësi që një njeri i cili ka punuar kundër interesave të atij populli për disa dekada, tani të përfaqësoj po atë popull të cilin e urrente aq shumë.
Shqiptarët e Amerikës janë të indinjuar thellë me përzgjedhjen që e bënë institucionet e kosovës ku përfaqësues zgjodhën z.Avni Spahiu.

Z. Spahiu kishte harruar se pikërisht kundër shqiptarëve të amerikës kishte hargjuar shumë energji duke raportuar për veprimtarinë e tyre anti-jugosllave apo siq i quante ai armiqësore. Kur dikujt i thua armik atëhere vet karakteri njerëzor nuk duhet të lejoj që të insistosh për të përfaqësuar interesat e tij, por është shumë interesante se dikush e zgjodhi këtë njeri për t’i përfaqësuar pikërisht këta njerëz që i kishte pasur armiq për dekada me radhë.

Artikulli që la plagë në komunitetin shqiptarë të amerikës

Në një raport të tij i cili ishte botuar në të përditshmen “ RILINDJA” e datës 18. Janar 1984, tejet jo-profesional z. Spahiu kishte shkruar për një demonstratë të komunitetit shqiptaro-amerikan që ishte organizuar për të ngritur zërin kundër robërisë së Kosovës i cili në titull shkruante:” Armiku-me parulla të njohura,” duke vazhduar me nëntitull-“ Ekstremistë nga mërgata armiqësore shqiptare sulmuan dy reporterë të TV Beogradid.”

Autori i këtij shkrimi atëhere shërbente përpos punëve të fshehta edhe si një korrespondent i përhershëm i gazetës “RILINDJA” e cila shpërndahej më mijera ekzemplarë anembanë botës. Për pa-aftësinë e këtij reporteri nuk duhet të komentohet shumë sepse duhet te kihet parasysh edukimi i tij që nuk ka pasur të bëjë asgjë me gazetarinë dhe ka shërbyer ndoshta vetëm pse ka pasur dhunti për gazetari, mirëpo nuk lejohet në asnjë mënyrë që të etiketohet dikush si armik vetëm pse kërkohet liri për një popull të robëruar.

Në atë raport z. Spahiu vazhdon duke e minimizuar numrin e demonstrueve nga 2,500 veta në 150-200 pjesmarrës duke vijuar më poshtë: Demonstruesit brohoritën parullat e njohura armiqësore- Kosova republikë-, -Kosova e lirë-, e të tjera.”

Organizatorët e asaj demonstrate reagojnë pas një çerek shekulli

Ndue Palok Camaj, njëri nga përgjegjësit për sigurinë e asaj demonstrate

Me 17 Janar 1984 në demonstratën e organizuar nga klubi “Jusuf Gërvalla” kemi qenë mbi 2500 pjesmarrës në shenjë solidarizimi me kërkesat e drejta të popullit shqiptarë nën Jugosllavi. Ishte dy vjetori i vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, poashtu atë javë heroikisht kishin rënë në luftë me hordhitë serbe Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala. Demostrata ishte solidarizim i plotë me kërkesat legjitime të popullit shqiptarë në Kosovë.

Gjatë demonstratës vërejtëm një grup prej tre vetash të cilët na filmonin pa lejen tonë. Së bashku me disa bashkëatdhetarë të tjerë ishim caktuar që të merreshim me sigurimin dhe mbarëvajtjen e demonstrates. Ne siguronim që në radhët e demonstruesve të mos infiltroheshin elemente të UDB-së. Unë dhe Prel Caku-Camaj iu afruam atyre tre njerëzve të pa-njohur dhe pasi i legjitimuam kërkuam nga ata që të mos filmojnë, ata na khyen përgjigjen e tyre duke na folur serbisht se nuk ndalin punën e tyre dhe kërkuan ndihmë nga policia amerikane që e vëzhgonte demonstratën, edhe nga policia amerikane morrën përgjigje negative se nuk do të kenë ndonjë përkrahje. Me të kuptuar se ata tre ishin gazetar nga Beogradi siq u paraqitën tek policia ne ua konfiskuam kasetën që kishin filmuar dhe dhe si kundërpërgjigje ndaj rezistencës së tyre ne ua thyem kameren . Njëri prej tyre shkoi prapë tek policia dhe kërkoi ndihmë por prapë u injorua sepse unë ua bëra me dije policëve se ne nuk lejojmë filmime pasiqë UDB-ja i persekutonte familjet e atyre shqiptarëve që ngrehnin zërin kundër pushtimit të Kosovës. Personi që kërkoi ndihmë nga policia që të shpëtohen kolegët e tij Goran Musiç dhe Goran Miliç kishte qenë një shqiptar dhe quhej Avni Spahiu.

Pas pak ditësh na erdhi një gazetë “RILINDJA” që botohej në Prishtinë dhe e pamë artikullin e shkruar për atë demonstrate, autori ishte njëri nga ata tre gazetarët apo oficierët e UDB-së e që quhej Avni Spahiu.

Pas 25 viteve, ky denoncues që na akuzoi si armiq e antijugosllav sot përfaqëson shtetin e Kosovës në Washington DC.

E ndiejmë veten tepër të irrituar si unë ashtu edhe mbarë bashkëkombasit e mi të cilët që nga viti 1981 e deri me 1999 organizuam me qindra demonstrata dhe greva anembanë Amerikës, ndihmuam materialisht dhe me në fund edhe me ushtarë dhe me mjete të nevojshme për luftën çlirimtare. E tash po ai vend të cilin e deshëm dhe vazhdojmë ta duam aq shumë të na dërgojë një përfaqësues i cili kishte ndjellur urrejtje aq shumë kundër nesh nuk mund të quhet ndryshe përpos nënçmim i mërgatës shqiptare në amerikë.

Shpresoj se populli dhe institucionet e Kosovës do të korrigjojnë këtë lajthitje sepse ai vend nuk e meriton që të përfaqësohet nga njeriu që ka hedhur baltë mbi gjakun e dëshmorëve tanë.

Ahmet Zherka, njëri ndër udhëheqësit e demonstratës

Demostrata ishte e organizuar nga klubi “Jusuf Gërvalla” dhe promotor i saj ishte Radio “Zëri i Malcisë,” me pleq e të rinjë iu pëgjigjën kushtrimit sepse ishte për lirinë e Kosovës. Në shenjë proteste për vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës që kishte ndodhur ato ditë dhe dhunës që ushtrohej mbi popullin e pushtuar të Kosovës ne filluam të jemi edhe më agresiv ndaj Jugosllavëve siq ndodhi edhe me rrahjen e gazetarëve të tyre e pastaj edhe thyerjen e xhamave të konsullatës Jugosllave, pra çfarëdo që na vinte për dore e bënim kundër tyre ndaj të cilëve edhe sot e mbaj akoma të gjallë urrejtjen e madhe.

Një njeri që e ka ndërgjegjen e pastërt nuk mundet t’i ketë dy bindje për një të vërtetë, përderisa ne ma ka quajtur armiq, ne duhet të mbesim armiq për të. Ai njeri do të ishte dashur t’u kërkonte të falur shqiptarëve të amerikës sepse ky komunitet ka dhënë një kontribut të pa shembullt në sensibilizimin e Çështjes së Kosovës në të gjitha instancat e qeverisë amerikane dhe fitoi përkrahje të pa-rezervë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Mirënjohja e gabuar dhe ballafaqimi i Avni Spahiut me të kaluarën

Pikërisht me 17 shkurt 2009 në City Hall (bashkinë) në New York, nga një grup njerëzish që nu kishin aftësi të kuptonin se cfarë janë duke bërë, z.Avni Spahiut iu dha një mirënjohje për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës, çfarë falsifikimi i historisë që na e bën të ndjehemi të turpëruar para të tjerëve.

Z. Spahiu u pyet nëse ka mundësi të jepte ndonjë koment rreth veprimtarisë se tij kundër mërgatës shqiptare të amerikës e si argument iu dhurua një kopje e artikullit të cilin e kishte shkruar vetë ai, por përgjigja e tij tregon se ai nuk ka të ndalur duke e sharë këtë komunitet edhe njëhere me fjalët më të ndyera që nuk i takon një diplomati t’i përdorë në fjalorin e vet.

Atij iu ofrua poashtu një mundësi që të kërkonte falje publike për veprimtarine e tij antishqiptare duke u arsyetuar se ka qenë i detyruar të bëjë veprime të tilla, por ai në asnjë mënyrë nuk pranoi të kërkonte falje duke vazhduar me nënçmim te papërshkruar.

Shqiptarët e amerikës kanë dhënë një kontribut të çmueshëm në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për situatën në Kosovë, ata po ashtu e kanë ndihmuar ekonomikisht dhe gjatë luftës edhe me armatim dhe ushtarë.

I bie prap përgjegjësia atij klani që e ka emëruar këtë njeri dhe nuk e ka marrë parasyshë të kalaurën e tij. Artikulli i z. Spahiu kishte pasur aq shumë influencë derisa edhe Kryesia e KK të LSPP të Kosovës një javë më vonë kishte mbajtur mbledhje enkas për ta dënuar veprimtarinë armiqësore të emigracionit shqiptarë në SHBA.

Zgjidhje e turpit

Nëse merret parasyshë se Kosova duhet të përfaqësohet nga një intelektual, atëhere duhet parë realiteti dhe të dergohet ndonjë intelektual i mirëfilltë, poashtu nëse merret parasysh atdhedashuria atëhere nuk mund të dikutohet për një njeri të tillë i cili tërë dashurinë e tij e kishte harxhuar për ata që e mbanin Kosovën të robëruar, pra përgjegjësia e klanit që e ka emëruar është shumë e madhe dhe duhet të përdoret çdo mundësi për të përmirësuar këtë gabim.

18. Prill 2009

 
Leave a comment

Posted by on March 20, 2012 in Uncategorized

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: