RSS

Patriotizëm apo Gabelizëm

12 Apr

           NJE MESAZH  BURREROR JO VETEM PER KRYEMINISTRIN E KOSOVES 
              -Mos harxho paret e popullit te varfer te Kosoves per dreka e darka me biznesmenet shqiptaro- amerikane , qe pak ose aspak nuk kane ndihmuar luften per liri te popullit te Kosoves
             – Aq me pak mos zgjidh qesen si Berisha per “Vatren” dhe pasunaret e Nju Jorkut qe nuk kane fytyre ta dalin para bashkatdhetareve te vet , e keshillon bashkatdhetari shqiptar
              – Keta bejne biznes edhe me 100 vjetorin e “Vatres” dhe Pavaresise se Shqiperise, ku nje dreke e cojne ne 250 dollare per person kur ne vertete ajo kushton vetem nje te dhjeten… Ku shkon kusuri !?   
                                         Shkruan: Alban Dega, Nju Jork
                                            Bashkebisedim vellazeror
             Sot kryeministri i Republikes se Kosoves Z. Hashim Thaci zhvilloi nje takim me nje grup bashkatdhetaresh shqiptare nga Nju Jorku me rrethina ne restorantin e mirenjohur  “Club A Steakhouse”  te atdhetarit te mirenjohur  Bruno Selimaj dhe djalit te tij Arbenit.  
             Ne nje bashkebisedim vellazeror kryeministri Thaci foli per viziten e  tij mjaft te sukseshme ne SHBA, per takimet me zyrtaret me te larte te administrates se Presidentit Barack Obama, pervec tij, me ish- kandidatin per President te SHBA-se Bob Dol- mik i sprovuar i kombit shqiptar e shume kongresmene te tjere, me diplomate, shkollare e studente ne SHBA, perfshi Sekretarin e  Pergjithshem te OKB-se Ban Ki Mun .
            Gjate drekes e moren fjalen nje varg biznesmenesh e kryetare shoqatash e organizatash pa asnje influence midis diaspores shqiptare ne Amerike. Si zakonisht e ashtu sic pritej ata nuk thane asnje gje te re, asnje premtim, asnje angazhim konkret per investime, per vende te reja pune per rinine kosovare, qe sot eshte e papune ne masen mbi 40 per qind, per te ndihmuar femijet ose familjet e deshmoreve qe sakrifikuan jeten per lirine e pavaresine e Kosoves.
           Asgje. Hic fare!

Kryeministri Thaci duke folur para bashkatdhetareve ne Nju Jork
(Foto Beqir Sina )
          “Vatra” e Nolit e Konices apo nje celule e PD-se !?
             Per me keq e per turpin e kesaj diaspore dikush prej tyre pati pafytyresine ti kerkonte kryeministrit te Kosoves dhe delegacionit te tij te zgjidhte qesen dhe ne shembullin e  despotit shqiptar Sali Berisha dhe qeverise se tij te kusareve te financonte festen e 100 vjetorit te Shoqates “Vatra” dhe te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise. 
          Aq me teper qe dihet fare mire nga i madh e i vogel ne diaspore se “Vatra” nuk ka dhene as edhe nje cent , as edhe nje cek te vetem qofte edhe me nje dollar per te ndihmuar luften per liri te UCK-se  dhe popullin ne gazep te Kosoves perballe makines barbare te dhunes e terrorit shteteror serb te Milloshevicit kunder popullit e Kosoves.
            Kjo mbetet nje nga faqet me te zeza e me te turpshme ne historine gati njeqintvjecare te “Vatres” qe eshte kthyer prej dhjete vjetesh ne nje celule dhe telalle e Partise Demokratike te Shqiperise dhe Sali Berishes ne SHBA.
            Fale Zotit, askush nuk ia var hejbet dhe “Vatra” sot eshte aq e shuar sa edhe seline e ka ne nje nga bodrumet e Bronxit, lagjes me te varfer te qytetit te Nju Jorkut.
          Jo vetem kaq por edhe njeqintvjetorin e saj orvatet ta festoje me lemosha dhe djersen e bashkatdhetareve! Cohuni Fan Nol e Faik Konice prej varri cohuni e rindizni “Vatren” e shuar  !
                         Me shkopin e strajcen ( trasten ) e lipsarit

             “Vatra” e Nolit dhe e Konices se madh eshte kthyer sot ne nje lypsare qe megjithese me qender ne kryeqytetin  e  Botes,  Nju Jork e ka cuar veten deri aty sa te lyp me shkop e me strajce, sic themi ne Malesine e Gjakoves, parate e e taksat e popullit fakir  te Shqiprise dhe te Kosoves  per te festuar 100 vjetorin e saj!
             Hera e pare ne jeten time qe dikush, qofte shoqate, organizate apo indivi feston ditlindjen me lemosha… Oh sa poshte ka rene Kartagjena!
             Per te ardhur keq vertete! Dhe kane fytyre te shesin edhe patriotizem. Nuk ka patriotizem me shkop e strajce ne krah !  Kete shqiptaret e kane quajtur dhe e quajne gabelizem!
             Kulmi eshte kur i kerkojne mysafirit apo mikut. te ftuarit ne ditlindje te paguaje sa frengu pulen edhe pjaten e gjelles apo goten e dollise, ne shtetin ku ato kushtojne me pak se kudo tjeter ne Bote! Hajde mikpritje hajde!

Pamje nga bashkebisedimi vellazeror i Thacit me bashkatdhetaret
( Foto Beqir Sina )
                                      Ku shkon kusuri ?
             A nuk deshmon per kete  “gjoba” prej 250 dollaresh amerikane per cdo person qe do te asistoje ne darken e saj… Pra tre deri ne pese here me shume se c ‘ paguajne  edhe milioneret apo milairderet amerikane, franceze, italiane… per ngjarje te ngjashme me pjesmarrjen e kryetareve te shteteve te tyre.
              Ose …. Ose gati pese here me shume se c’ paguhet per nje dasme ose dhjete here me shume se c’ kushton menuja e restorantit ku parashikohet te jepet kjo darke. Turp e faqja e zeze!
             Ku shkon kusuri ? Apo per kuotat e PD-se dhe Berishes ne fushaten e ardhshme elektorale !?
             Apo per te paguar biletat e mercenareve qe duhen derguar ne Shqiperi per te votuar deri ne 100 here sic ka ndodhe ne zgjedhjet e kaluara!?
             Ishte kjo kerkese e paturpshme dhe krekosjet e disa biznesmeneve shqiptare te Nju Jorkut, te  pasuruar ne rruge te erreta e me financime te fshehta e te hapura nga Beogradi e UDB-a,  per gjoja kontributet e tyre per luften per liri e pavaresi te Kosoves qe revoltuan disa nga pjesmarresit ne takim.
                      Mos e paguaj kete dreke Zoti Kryeminister  !
             E verteta vonon por nuk harron. Perballe kesaj parade mashtruese patriotizmi te rreme e mori fjalen   ish- Drejtori Ekzekutiv i Fondit “Vendlinja Therret” ne SHBA Z. Shefki Mexhani, qe ka listen e cdo kontributi te dhene nga bashkatdhetaret tane ne SHBA!
             ” Kam nje kerkese konkrete Zoti Kryeminister,  iu drejtua ai Hashim Thacit. Mos paguaj kete dreke as te tjera ketu ne Nju Jork me paret e popullit te varfer te Kosoves… Cdo biznesmen apo edhe punetor i thjeshte shqiptar ketu ne SHBA eshte ne gjendje te paguaje nje dreke apo darke 50 dollareshe pa iu vra xhepi…
              Mikepritja tradicionale shqiptare nuk e lejon kurrsesi te paguaj mysafiri ose miku , aq me teper nje mik i madh si ju qe udhehoqet luften per liri e pavaresi te Kosoves.  
               Eshte turp e faqja e zeze e  disa shoqatave te shuara te kerkojne si lypsa paret e e taksat e popullit fakir te Kosoves e Shqiperise per te festuar njeqintvjetorin e  vet dhe te pavaresise se Shqiperise…
                          Cfare shoqatash leshi !?
                Cfare lesh shoqatash e organizatash jane ato qe kerkojne lemosha per te festuar ditelindjen e vet dhe te pavaresise se kombit te vet!?
              Si kane fytyre e  shesin patriotizem keta lypsare qe ne kulmin e dhunes e terrorit serb ne Kosove nuk dhane nje cent per luften per liri e pavaresi te Kosoves, per femijet e per pleqte, per nenat e motrat tona, per popullin ne gazep te Kosoves ne vitet 1998- 1999!?
             Cili eshte ai shqiptar qe i thote vetes shqiptar e shkon e paguan 250 dollare per shoqata  e organizata te tilla  te pafytyra e pa komb, qe nuk kane asgje te perbashket as me atdhetarine e as me mikpritjen shqiptare.
             Ato edhe 100 vjetorin e vet e te pavaresise se Shqiperise e kthejne ne biznes e mjet pasurimi te paligjshem… Eshte kollaj te behesh trim pas beteje e patriot per pilaf e pare… Turpi qofte me to!”
 

Pjesmarres ne takim ndjekin me vemendje Kryeministrin Thaci
(Foto Beqir Sina )
                  ” Ky ambasador nuk perfaqeson Kosoven !”
              Me nje realizem shembullor e burreri tipike shqiptare Mexhani kritikoi sy per sy e balle perballe edhe ambasadorin e Kosoves ne largim Avni Spahiu dhe emeruesit e tij, perfshi edhe vete kryeministrtin.
             ” Ky ambasador nuk ka perfaqesuar e nuk perfaqeson Kosoven ne SHBA. Ai nuk mbron as perfaqeson interesat tona… Ai kurre nuk ka guxuar te vije e nuk vjen  ne takimet e festat e krahut te luftes per liri e pavaresie te Kosoves, te “Atlantikut” ‘ theksoi Mexhani.
             “Nuk vjen se nuk guxon!” ia priti aty per aty nje bashketdhetar e ish- luftetar i oreve te para te UCK-se i pranishem ne dreke.
                        Mos lejoni te shperdorohi nga dallaverexhi te tille !
              Ishin keto fjale burrerore e plotesisht te verteta edhe mesazhi me i mire qe diaspora shqiptare i dha jo vetem Kryeministrit te Republikes se Kosoves, Z. Hashim Thaci , duke e bere edhe me te sukseshme viziten e  tij ne SHBA.
              Ishin dhe mbeten nje mesazh shume domethenes e atdhetar per krejt politikanet shqiptare ne Tirane, ne Prishtine, Shkup, Podgorice, Cameri e mbare diasporen shqiptare kudo ne Bote, qe te mos perdoren e shperdoren djersa e mundi i tyre i paster nga shoqata e organizata te tilla .
             Mos lejoni te shperdorohi nga dallaverexhinj te tille vellezer !
              Ishin mesazhe qe kishin vetem nje ideologji e dy ngjyra: ato kuq e zi te flamurit kombetar shqiptar, dhe shqiptarizmin,  ne prag te njeqintvjetorit te Pavaresise se Shqiperise!
 
Leave a comment

Posted by on April 12, 2012 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: