RSS
Image

Avni Spahiu po largohet i turpëruar

19 Apr

      Avni Spahiu largohet me procedurë të përshpejtuar
Shkruan: Qazim Doda, New York
18 Prill. 2012

Një gabim të madh kishte bërë ministri i jashtëm që menjëherë pas pavarësisë së Kosovës kishte emëruar shokun e tij të ngushtë Avni Spahiun për ambasador në vendin ku Kosova gjeti mbështetjen e pa-rezervë për çlirim dhe pavarësi.
Ky emërim ishte bërë me lidhje shoqërore dhe partiake ku politkanët fitonin derisa populli fillonte hapat e parë të zhgënjimit në institucionet e Kosovës së pavarur.  Kishin qenë shoke të hershëm me Skender Hysenin,, derisa njëri shiste qebapa në Ulqin, tjetri i bënte biznes me paratë e fituara pa djersë.
Nuk i zihet për të madhe sepse shoku për shokun nganjëherë nuk pranon të dëgjojë opinionet nga jashtë. Gabimi tjetër më i madh ishte kur Skender Hyseni i njohur me nofken “Qebapi” u largua nga pushteti derisa shoku i tij Avni Spahiu mbeti me testamentin e tij si një ambasador fuqiplotë në Washington DC.
Nga kryeministri mbrohej si vendas nga Drenica dhe për lokalizëm u bë sakrificë e madhe. Dikush thoshte se Avni Spahiu vjen nga nje familje patriotike, babai i tij e dinte përmendësh një këngë të Oso Kukës dhe ishte patriot që i kishte mbajtur mend ato vargje të Fishtës së madh.
Dikush thoshte se Avniu e ka gruan nga familja e Tahir Mehes dhe nuk ka më trim se ky njeri sepse është dhëndërr i familjes së fortë.
Të gjitha këto ranë me kalimin e kohës duke e kuptuar se vargjet e Fishtes i dinte edhe Cen Kamenica e edhe magjupet që këndonin në kafenenë e Crepit para 30 vitesh, nuk ishte diçka e pa-arritshme sepse vargjet e Fishtes i dinte kushdo që dëshironte t`i dinte në Kosovë.
Sa i përket familjes së Tahir Mehës, është shumë e vërtetë se gruaja e Avni Spahiut kishte lidhje familjare me ta, por dhëndrri i “famshëm” edhe pse kishte punuar si gazetar, kurrë nuk e kishte ngritur zërin për kusheririn e gruas, por,kishte bërë të kundërtën duke bashkëpunuar më regjimin i cili e kishte vrarë Tahir Mehen dhe Babain e tij.
Gjatë vizitës së tij të fundit në fillim të Prillit 2012, kryeministri i Kosovës mori shumë vërejtje nga bashkëatdhetarët në Washington DC dhe në New York, në rastin e New York-ut në prezencën  ambasadorit ju tërhoq vërejtja Hashim Thaqit i cili në vend se të përgjigjej e ndërpreu drekën me arsyetimin se i kishte ardhur koha për të shkuar në një takim tjetër.
E mbante afër kryeministri duke besuar se në njëfarë mënyre do t`i kthente një imazh më të mirë në komunitet, mirëpo procedura për largimin e tij veq kishte filluar formalisht nga ministria e jashtme dhe me të kuptuar realitetin për veprimtrinë e mëhershme anti-shqiptare dhe në njëfarë mënyre edhe anti- amerikane Desku për Kosovën dhe Shtëpia e Bardhë e kishin përshpejtuar procedurën dhe Senati menjëherë e kishte pranuar kërkesën për emërimin e një ambasadori tjetër duke kërkuar nga Spahiu që ta dërgonte me shkrim letrën e largimit nga detyra.
Ministria e Jashtme dhe personat e tjerë në qeverinë e Kosovës e kishin kuptuar nevojën e ndërrimit sa më të shpejtë të Spahiut, por hasnin në rezistence nga Presidentja Jahjaga e cila nën influencen e këshilltarit te saj politik Ramush Tahirit i kishte premtuar Spahiut se do të qëndronte edhe më gjatë në postin e tij.
Kyeministri Thaqi, duke u munduar që të luajnë politikën e rehabilitimit të atyre që i kishin shërbyer sistemit Jugosllav, përmes Ministrisë së Jashtme i kishte ofruar postin e ambasadorit në Holandë e në këtë mënyrë do të shpërblehej disfata e ambasadorit. Kjo ide tani vetëm sa u  tbë edhe më e pa-realizueshme pas  ngritjes së zërit në komunitetin shqiptaro amerikan.
Në komunitetin shqiptaro-amerikan, përpos bashkëpunëtorëve që i kishte pasur gjatë shërbimit të tij në vitet e 80`-ta, kishte pasur edhe kundërshtarë që nuk e kishin pranuar në asnjë mënyrë të qenurit e tij si ambasador i Kosovës për të cilën kjo shtresë e kishte ndihmuar shumë çlirimin e saj.
Ai kishte gjetur disa shoqata që dikur ishin të udhëhequra nga ambasada Jugosllave në Washington DC dhe nga konsullata Jugosllave ne New York, e bënë të pamundurën që ta mbanin si krenarinë e tyre por  nxjerrja e fakteve për të kluarën e tij  e kishte zbehur imazhin e tij edhe ashtu të keq.

Avni Spahiu, në të ardhmen mund të ballafaqohet me drejtësinë amerikane pasi që i kishte quajtur qytetarët amerikan më prejardhje shqiptare si armiq vetëm pse këta kishin zhvilluar veprimtari anti-Jugosllave.
Para se të bëhej publike për opinionin, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit kishte deklaruar se procedura për sjelljen e një ambasadori të ri nga Kosova është përshpejtuar dhe çështja Spahiu është duke u marrë seriozisht.

Me datë 17 Prill 2012, nga Ministria e Jashtme e Kosovës i erdhi Avni Spahiut një shkresë zyrtare me anë të së cilës i kërkuan që pas dy ditësh  ta dorëzojnë detyrën tek ambasadori i ri Akan Ismajli.

LETRA ZYRTARE E MPJ-SE

scan0003

Një mësim për vendim marrësit në Kosovë, se në të ardhmen duhet të jenë pak më të kujdesshëm në emërimin e përfaqësuesve të atij shteti në mënyrë që të mos i lëndojnë mërgimtarët të cilët kanë bërë aq shumë në çlirimin e Kosovës.

 
8 Comments

Posted by on April 19, 2012 in Uncategorized

 

8 responses to “Avni Spahiu po largohet i turpëruar

  1. ALBAN DEGA

    April 19, 2012 at 7:02 pm

    Opinione

    ZERI I POPULLIT…. ZERI I ZOTIT

    – Nje mesim i madh per politiken shqiptare

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    – Largim pa lavdi i nje ambasadori pa lavdi

    Largimi pa lavdi i ambasadorit pa lavdi te Kosoves ne Uashington Avni Spahiu eshte nje lam i mire jo vetem per shqiptaret e Amerikes , por edhe te mbare Botes.
    Eshte largim pa lavdi i nje emerimi pa lavdi qe shkaktoi proteste dhe zemerim te shqiptaret e Amerikes per rolin e tij si ish – telall i Beogradit dhe politikes se tij kolonialiste ne SHBA ne vitet 80 90.
    Sulmet dhe shpifjet e ish- korrespondentit te TANJUG-ut dhe ” Rilindjes” Avni Spahiu kunder “irredentisteve dhe nacionalisteve shqiptare ne Nju Jork dhe SHBA” , qe ngrinin zerin e tyre te protestes ne mbrojtje te te drejtave njerezore e kombetare te popullit e kombit te vet kunder terrorit shteteror dhe genocidit serb ne Kosove, ishin ende te fresketa ne shpirtin, mendjen dhe kujtesen e bashkatdhetareve shqiptare.

    Plaget e plumbave dhe plaget e shpifjeve

    Plaget e plumbave luftarake serbe dhe plumbave te fjaleve akoma nuk ishin mbyllur. Ndaj ata nuk u pajtuan kurre me emerimin e turpshem te tij nga institucionet e Kosoves ne krye te perfaqesise se pare te Kosoves se pavarur ne Uashington. Turpi do ti ndjeke ne histori keta emerues qe gjeten kandidaturen me te papershtatshme per nje detyre te tille ne vendin aleat e mik strategjik te shqiptareve, SHBA.
    Askush si Avni Spahiu nuk permblidhte ne nje antishqiptarizmin dhe antiamerikanizmin e Beogradit,
    Si i tille, ai shume shpejt do te vihej ne shenjestren e shtypit te lire e te pavarur, ne objektivin e gazetarit atdhetar Qazim Doda, qe nuk nguroi ta denonconte hapur, me dokumente e me fakte konkrete ne “Kosovapress” e ne te gjitha mediat shqiptare.
    ” Kurre ne jeten ime nuk kam pasur asnje perplasje as qejfmbetje personale me Avni Spahiun as emeruesit e ti. Aq me pak me familjen e tij “, deklaron Qazimi. “Perkundrazi i kerkova vellazerisht te bente nje autokritike, te kerkonte falje publike per fajet e tij kunder diaspores shqiptare atdhetare te Amerikes… Ai jo vetem nuk pranoi por reagoi ne menyre arrogante , tipike kjo per serbet e jo per shqiptaret qe kemi shprehjen lapidare ” Koka e falur nuk pritet”

    Vox Populi Vox Deus … dhe Qazim Doda

    Si te veproja!? Midis Avni Spahiut dhe Kosoves , midis ambasadorit te emeruar fajesisht dhe diaspores shqiptare atdhetare e proamerikane ne SHBA zgjodha popullin e kombin tim. Keshtu pata vepruar edhe atehere kur vura ne sherbim te lirise dhe pavaresise se tyre shtepine e katandine, familjen e jeten time qe ne moshe te re, qe femije…
    Si mund te veproja ndryshe ndaj vellezerve te mi ne SHBA, pjese e te cileve jam edhe vete!? Eshte nej detyrim atdhetar e qytetar i cdo njeriu per te denoncuar te keqen. Jo me inate e shpifje, por vetem me te verteten, faktin, deshmi kundr cilitdo qe vepron ndryshe…Kam bere vetem nje detyre … asgje me teper !” thekson Qazimi.
    Denoncimet me fakte e te verteta me ne fund dhane rezultatin e vet. Ambasadori pa lavdi i Kosoves ne Uashington me ne fund u largua pa asnje lavdi.
    Kjo eshte fuqia e fjales dhe mendimit te lire. Kjo eshte fuqia e zerit te popullit. Zeri i Popullit eshte Zeri i Zotit … Vox Populi Vox Deux! , thonin latinet .

    Nje mesim jo vetem per institucuionet Kosoves

    Nje mesim ky edhe per insitutcionet e Kosoves ne politiken e kuadrit ku akoma mbahen, promovohen, gradohen e ne detyra me rendesi ish- UDB-ashe, titiste, rankoviciste, kelyshe te Milloshevicit , te dreqit e te birit serb, servile e kamaleone te pafytyre te cdo pushteti, sikur Kosova te mos kete me mijera e mijera atdhetare e profesioniste, krijues e mendimtare qe do te ishin krenari per cdo shtet demokratike te lire.
    Ka midis tyre deri edhe nga ata qe kane bere thirrje publike te rreme per anullim protestash e demonstratash ne Nju Jork. Uashington apo Dejton kunder terroit shteteror serb ne Kosove ne kulmin e tij ne veitet 1997 – 1999.
    E sot na mbajne leksione e marrin edhe tituj shkenoxre per atdhetarizmin e proamerikanizmin, per lirine e demokracine sikru te ishin Adem Jashare e Remzi Llladrovca e jo sherbetore te Beogradit e Milloshit !

    Metoda e sukseshme amerikane e emerimeve

    Eshte koha qe te ndryshoje jo vetem koncepti, por edhe praktika konkrete e emerimeve, promovimeve dhe gradimeve duke i dhene perparesi aftesive, profesionalizmit por edhe dinjitetit, integritetit dhe figures se personit perkates, per ti hapur rruge brezit te ri, rinise se Kosoves ne te gjitha fushat e jetes .
    Do ti sugjeroje Kuvendit te Kosoves te zbatoje praktiken e shkelqyer e te sukseshme amerikane per emerimet jo vetem ne diplomaci nepermjet debatit parlamnetar
    Republika e Kosoves eshte shteti me popullsine me te re ne Evrope e ndoshta edhe ne Bote. Kosova ka nevoje per gjak te ri ne cdo hallke e ne cdo nivel . Eshte shteti me i ri i lire e pavarur ne Evrope e ne Bote. Rinia i jep asaj te ardhmen e re.

    Rinia i jep jo vetem Kosoves gjakun e ri dhe leksioni Hashim Thaci

    Rinia i jep asaj gjakun e ri me koncepte te reja e bashkekohore ne rrugen e se ardhmes se re duke fituar edhe betejen e paqes ashtu sikurse rinia dje fitoi me mund e sakrifica betejen e luftes.
    Institucionet e krejt politika kosovare nuk duhet e nuk ben te harrojne se politikani me i sukseshem shqiptar dhe Kryeministri i sotem i Kosoves Z. Hashim Thaci ka qene vetem 20-25 vjec kur u perfshi ne udheheqjen e luftes per liri e pavaresi te Kosoves.
    Politika e populli i Kosoves nuk duhet te harrojne se kryeministri i sotem i Kosoves Z. Hashim Thaci ka qene vetem 30 vjec kur u zgjodh si lider, si udheheqes i Delegacionit te Kosoves ne Konferencen Nderkombetare te Rambujese…
    Nje mesim i madh ky jo vetem per Kosoven por per mbare hapesirat shqiptare kudo ne Bote !

     
  2. HETEM MATOSHI

    April 20, 2012 at 2:15 am

    o te lumt qazim doda e lum qe te kemi ti gjitheher je perball me padrejtsit haptas prej kur une te njoh!!e une te njoh qe nga femirija.

     
  3. PERPARIM MULOSMANI

    April 20, 2012 at 4:07 am

    Bravo miku im, Qazim DODA. Rasti i Ambasadorit A. Spahiu eshte nje nga rastet me tipike te shfrytezimit ne menyren me te paskrupullt te pozites shteterore te personave te caktuar qe aksidentalisht vishen me pushtet. Puna jote e palodhur ne evidentimin dhe publikimin e herepashershem te aktivitetit te meparshem, por edhe te tanishem, te z. Spahiu, solli kete rezultat qe padyshim ka gezuar dhe kenaqur shumekend. Ky eshte me te vertete nje shembull i madh i luftes se civilizuar per te drejten ne nje sistem demokratik. Uroj qe te mos e zbehesh kurre punen dhe luften ne zbardhjen e se vertetes dhe sherimin e plageve te medha qe populli yne po vuan. Te perulem me nderim zoteri DODA.

     
  4. Salih Kabashi

    April 20, 2012 at 5:59 pm

    Kjo është fitorja e parë e gazetarisë shqiptare mbi pjesëtarët e sistemit tito-stalinist… Qazim Doda ia doli. Kjo do të duhej të inkurajonte dhe të gëzonte të gjithë… Këtu fillon historia e suksesit të profesionit tonë mbi të gjithëfuqishmit e të paprekshmit e pushtetit.

    Qazim Doda po hyn furishëm në galerinë e gazetarëve të famshëm botëror.

     
    • Siari Dukagjini

      April 20, 2012 at 7:34 pm

      Ju lumte zotni Doda, tani ne vend te A.Spahiut eshte nominuar njeriu qe i dhuroje hashim hajnit nje banese ne Prishtine .Kjo eshte politika kadrovike hashim thaqiane-korrupcion . Ah po popull i lig jane shqiptarte.

       
  5. Lule Kosova

    April 20, 2012 at 6:58 pm

    Ju pergezoi shume per guximin dhe suksesin tuaj zoti Qazim. Paturpesisht jane mesuar keta komunista titiste te futen se rriqera ne vendin e felliqur. Mwe kujtohet kur me suspendimin e kushtetutes se Kosoves se atehereshme qe Fatmir Sejdiu, ish-kryetari i Kosoves i dilte shkuma nga goja per ti binde prefesoret e Universitetit te Prishtines per ti votuar ndryshimet se ”kosova nuk humbe asgje” e ne kete demokraci po ku serbofil ( eshte fjala per Fatmir Sejdiun ) u be Kryetar i Kosoves. Fatekeqesish qe ka edhe shume e shume te tjere qe jane ne pozita te larta qeveritare ne Kosove e qe kane qene sherbetore dhe kelysh te ish sistemit serbojugosllavotitist.

     
  6. dija

    May 10, 2012 at 1:10 pm

    i turpruar ke mbet ti o qazim doda

     
    • qdpress

      June 16, 2012 at 5:39 am

      Nuk ke nevoje te me vleresosh, une vetem e kam bere punen time dhe ketu nuk ka pasur asgje personale. Shpresoj se ky reagim i imi do te ndikoje pozitivisht ne veprimtarine e ketij njeriu ne te ardhmen. Une e pata paralajmeruar se gabimet e tij ne te kaluaren do t’i kushtojne shume shtrenjte, mirepo ai ishte i bindur se une nuk kam mundesi ta ktheja ne Kosove si njeri i akuzuar per te kaluaren e tij antishqiptare.

       

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: