RSS
Aside
19 May

ALBANIAN ASSOCIATED FUND

FONDI I PERBASHKET SHQIPTAR

456 RIVER STREET

                            PATERSON NJ 07524 ·Tel. (973) 523-9203

                           albanianassociatedfund@yahoo.com

LETER E HAPUR NE SHENJ REVOLT ME SITUATEN

AKTUALE NE MAQEDONI

Fondi i perbashket Shqiptar ne New Jersey ne vazhdimsi ka ndjekur situaten ne Maqedoni.Kemi percjellur me shqetesim diskriminimin qe ne kontinuitet i eshte bere shqiptareve ne Maqedoni.Burgosjen e ushtareve te UCK-se,Enciklopedine Maqedonase ku shqiptaret paraqiten jo si autoktone por si te ardhur nga malet dhe me prejardhje cerkeze e rome.Imponimin e maqedonishtes nga klasa e pare,ligjin qe pamundeson perdorimine gjuhes shqipe,regjistrimin e popullates dhe tendencen per mos regjistrim te shqiptareve qe jetojne jasht Maqedonise por qe jane lindur ne Maqedoni etj.Shqetesimi u be akoma me i madh ne gjashtemujorshin e fundit kur me nje urrejtje te paspjegueshme ne menyre sistematike nisen te thirren parulla raciste si “vdekje per shqiptare”:,”Shqiptar i mire eshte shqiptar i vdekur”,”dhoma gazi per shqiptaret” etj.Per ne ishte shum e dhimbshme kur shikonim ne mjete te informimit se nxenesit shqiptar ne menyre te organizuar rriheshin neper autobuze tek shkonin ne shkolle.Ishte e tmerrshme kur morem vesh lajmin per vrasjen e dy te rinjve ne Gostivar nga nje polic i etnitetit Maqedonas.Kemi shpresuar dhe shpresojme se ka nje rruge te se drejtes e cila pa paragjykime keqberesit do ti denoje.I kemi dhene perparsi paqes dhe shtetit te se drejtes.Situata e krijuar pas vrasjes se pesfishte ne Smilkovce dhe arrestimet qe pasuan pas saj na ben qe me keqardhje te konstatojme se dhuna dhe proceset e montuara politike nga ky koalicion qeverises VMRO-DPMNE-BDI eshte sistematike dhe e kurdisur me tendenca tejet te rrezikshme per te gjith popujt qe jetojne ne Republiken e Maqedonise duke mos perjashtuar edhe ato qe pergatisin kesi lloj skenaresh.

Arrestimet dhe angazhimi i gith atyre forcave te policise treguan se nuk behet fjale per zbardhje te rastit te vrasjes se pesfishte por per demonstrim force.Akuzat per terrorizem dhe radikalizem islamik dhe faktet qe u nxorren ne opinion nga Ministria e puneve te brendshme qe ishin disa telefon celular dhe kartela telefonash flasin se behet fjale per proces te montuar politik

Deklaratat e Ministres se brendshme ku ne asnje moment nuk u tha te dyshuar por vrases flasin per tendence.

Burgosja e Nenave dhe motrave tona nga police meshkuj si dhe rrahja e te dyshuarve neper koridoret e gjykatave flasin per mungesen e shtetit te se drejtes dhe shkelje e rende e te drejtave te njeriut.Ndersa filmimi i arrestimeve dhe nxjerrja ne publik pa u deshmuar fajsia e tyre eshte lincim i qytetareve te thjesht.

Fondi i perbashket shqiptar u ben thirrje popullates ne maqedoni qe te ruajjne gjakftohtesine dhe te mos bien prehe e provokimeve dashakeqe.I fton institucionet qe te nxjerrin para drejtesise kryresit e vertete te vepres.BDI-se i ben apel qe legitimitetin e marre nga populli mos e shfrytezoj vetem per tendere por ti mbroj shqiptaret se perndryshe do te konstatojme se legjitimiteti i tyre eshte harxhuar.Per cka ju sherben legjitimiteti kur nuk jeni ne gjendje te mbroni ate qe eshte me njerzore sigurine e qytetareve qe ju kane votuar!

Fondi I perbashket shqiptar kerkon nga te gjith partit politike-shqiptare unitet kombetar bashkimin rreth nje platforme te perbashket e cila do te realizoj te gjitha te drejtat tona kombetare gjer ne federalizimin e trojeve shqiptare ne maqedoni.

Po ashtu u bejm thirrje partive politike qe tju dalin balle demostratave te fundit te cilet kan hedhe ne huti popullin , ku disa nga demonstruesit dalin me flamuj xhihadistesh le ta  din gjith keto njerez me keto lloj mendimesh te errta se kjo po e demton ceshtjen tone kombetare dhe ne si diaspor i denojm keto lloj aktesh fetare ne nuk kemi probleme fetare por probleme kombetare

Kerkojme nga faktori nderkometar BE si dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe direkt te marrin pjese ne hetimet qe behen per te dyshuarit ne menyre qe mos te lejohen procese te montuara politike

Fondi i perbashket shqiptar ne new jersey bashkangjitet , Lobit shqiptaro amerikan ne krye me Joseph J DioGuardi ku denojm dhunen qe sllavomaqedonasit ushtrojn mbi popullaten shqiptare .

Nga Kryesija e Fondit Perbashket Shqiptar

Kryetar I FPSH  Ramazan Veliu

 
Leave a comment

Posted by on May 19, 2012 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: