RSS

Gjykimet e organizuara në Prishtinë dhe Hagë ishin përpjekje sizife për t’i ndëshkuar pjestarët e UÇK

24 Jun

Gjykimet e organizuara në Prishtinë dhe Hagë ishin përpjekje  sizife për t’i ndëshkuar pjestarët e UÇK

 Image

“Është shumë vështirë të thuhet nëse do të marrin fund, por një gjë po dihet që këto gjykime qofshin të organizuara në Prishtinë , qofshin të organizuara në Hagë po dëshmohet së vërtetë kanë qenë një përpjekje  sizife për t’i ndëshkuar pjestarët e UÇK-së me akuzën e rëndë për krime ndaj njerëzimit dhe krime të luftës kur i gjithë realiteti flet  se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përfaqësuesit e saj dhe populli i Kosovës jo vetëm që nuk kanë bërë krime por as që kanë qenë në pozitë të bëjnë krime. As krime të luftës  dhe as krime ndaj njerëzimit! Mendoj se rasti i Kleçkës është një konfirmim i fortë se akuzat kundër UÇK-së ishin të pa baza dhe të pa drejta.” Tha Krasniqi

 Është kjo ndër vizitat më të rëndësishme që është bërë nga kryekuvendari i Kosovës, na thoni diçka rreth vizitës suaj në SHBA.

Kjo është një vizitë ku kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës i bën Kongresit të SHBA-ve. Me ftesë të komisionit për partneritet të demokracisë që udhëhiqet nga kongresmenët David Driver dhe David Price, njëri nga partia republikane dhe tjetri nga partia demokratike. U takuam edhe me kryetarin e dhomës së përfaqësuesve z. Beiner, jemi takuar edhe me kongresmenët që kanë lobuar për çështjen e Kosovës si z. Eliot Engel e të tjerë. U takuam edhe me zëvendësin e nën-sekretarit të shtetit ku patëm bisedime shumë të rëndësishme. Në të gjitha këto takime i kam falënderuar popullin dhe të gjitha institucionet amerikane qw i kanë dhënë popullit të Kosovës.

Në këto takime i kam njoftuar me të gjitha punët që institucionet e Kosovës janë duke i bërë në raport me  përfundimin e mbikqyrjes së pavarsisë, liberalizimin e vizave dhe integrimin në institucionet Veri-Atlantike. Natyrisht në këto takime kam fituar mbështetjen si kuvend dhe si Kosovë dhe kam bindjen se Kongresi Amerikan do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën dhe institucionet e saj duke e mbështetur integrimin e saj Veri-Atlantik.

Është një obligim i yni që t’i falënderojmë këto institucione  dhe ta falënderojmë popullin Amerikan për këtë mbështetje të vazhdeshme, kam besim se kjo ka ndodhur dhe do të ndodhë edhe herë tjera. Ne kemi pasur takime edhe me presidentin e NDA-së pasi që bashkëpunimi i ynë edhe si politikë por edhe si Kuvend është në një nivel të lartë. NDA-ja ka ndihmuar shumë në demokratizimin  e jetës politike në Kosovë , kjo organizatë që financohet nga USAID  është një nga mbështetësit e rëndësishëm të kuvendit të Kosovës dhe kemi shumë projekte në zhvillim . Unë kërkova nga USAID që ta mbështesin NDA-në në projektet me kuvendin e Kosovës, besoj se kjo gjë do të ndodhë dhe siq u deklaruan ata se vet Presidenti Obama dhe Sekretarja Clinton janë shumë të interesuar që ta ndihmojnë Kosovën gjithanshmërisht.

Ju në takimet tuaja në Washington DC folët edhe për çështjen e Mitrovicës dhe ua bëtë të qartë si kryekuvendar i Kosovës se gjendja në Mitrovicë vazhdon të jetë e tensionuar dhe institucionet paralele serbe dhe grupet kriminale serbe janë duke vepruar në Mitrovicë. Parlamenti i Kosovës, çfarë do të bëjë në këtë drejtim nëse nuk do ta shpallë Mitrovicën Veriore si territor të okupuar, a mund të veprojë ose më shkurt a ka kompetenca parlamenti i Kosovës  që të ndërmarrin ndonjë hap konkret për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës?

Ne të arriturat që i kemi në Kosovë i kemi bërë në saje të një bashkëpunimi të fuqishëm me faktorin ndërkombëtar, jo vetëm me pavarsinë por edhe të gjitha gjërat që kanë ndodhur pas pavarsisë  i kemi arritur në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.

Të gjitha këto suksese që janë arritur në bashkëpunim me ta dhe ne duhet ta ruajmë bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar. pra të gjitha veprimet duhet të jenë në koordinim të plotë me ta që do të thotë në koordinim të plotë me SHBA-në dhe me vendet e Bashkimit Evropian. Duhet të bashkëpunojmë edhe pse në BE egziston një pengesë politike pasi që pesë vende të tyre nuk e kanë njohur pavarsinë e Kosovës dhe vazhdojnë të jenë një pengesë. Në këto takime që i patëm ne kërkuam që të ndikojnë në këto shtete për ta njohur Kosovën dhe të hapet perspektiva e Kosovës dhe e qytetarëve të saj në drejtim të integrimeve Veri-Atlantike, ky është një obligim i yni dhe po përpiqemi ta kryejmë.

Sa i përket pyetjes suaj konkrete, ne mendojmë se Kosova nuk duhet të ndërmarrin veprime të pakoordinuara , megjithatë tani është hapur një zyrë ekzekutive në pjesën veriore të Kosovës , është caktuar koordinatorja dhe kjo zyrë do të bëjë përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme në komunën e Mitrovicës Veriore pasiqë këto dy komuna të Mitrovicës do të kenë një barrë të përbashkët për qytetarët e Mitrovicës. Unë mendoj se ashtu siq janë integruar pjesa dërmuese e qytetarëve serb të Republikës së Kosovës në jetën publike dhe institucionale ashtu do të integrohen edhe serbët e pjesës Veriore.

Realisht në pjesën Veriore ekzistojnë strukturat paralele të pushtetit serb të cilat i kërcënojnë dhe pengojnë qytetarët serb të Kosovës t’i kthehen jetës normale në Kosovë, lirisë së plotë qe e kanë të garantuar me  kushtetuten e Kosovës dhe me dokumentin gjithë-përfshirës të presidentit Ahtisaari. Përveq këtyre strukturave paralele që i përmenda në Veri ka edhe një grumbullim të grupeve kriminale që kanë dalur nga luftërat që janë zhvilluar nga serbët në pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë.

Këto struktura siq duket nuk janë të gatshme t’i nënshtrohen sundimit të rendit dhe të ligjit , prandaj kërkuam që në këtë rrafsh ta kemi edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe të gjitha zhvillimet që janë duke u bërë edhe në raport ndërmjet  SHBA-ve me Kosovën dhe Serbinë e poashtu edhe Brukseli në raport me Kosovën e Serbinë po qojnë në atë drejtim që ndikimi dhe presioni është mbi Serbinë  dhe të detyrohet që t’i shpërndajnë institucionet paralele që i ka në Veriun e Kosovës.

Në fund të fundit  edhe vet marrëveshjet që janë arritur në Bruksel nga Marsi i vitit 2011 deri në Mars të vitit 2012 kanë të bëjnë edhe me shpërndarjen e atyre strukturave, kanë të bëjnë edhe me krijimin e raporteve të reja në Ballkan.

Ne nuk po kërkojmë , ashtu siq nuk po kërkon as Evropa që Serbia me doemos ta njeh Kosovën , por Serbia është e obliguar që t’i shpërbëjë të gjitha strukturat që i ka ngritur atje të cilat janë bërë pëngesë për sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të Kosovës por nesër mund të bëhen edhe për të gjithë rajonin , prandaj duhet të shpërbëhen nëse Serbia vërtetë dëshiron të ecin në drejtim të integrimeve Euro-Atlantike.

Thuhej për ju se jeni Jakupi i hekurt, Jakupi tepër i vendosur kur ju e mbronit me vendosmëri kushtetutën e Kosovës dhe nganjëhere   ratë në kundërshtim edhe me ambasadorët e shteteve të fuqishme që ishin në Kosovë. Si u pritët  nga Departamenti i shtetit sepse po duket qe ju fituat me vendosmërinë tuaj për mbrojtjen e kushtetutës?

Ndoshta më tepër ka qenë një keqkuptim dhe realisht i gjithë angazhimi i SHBA-ve dhe i Bashkimit Evropian është për të sunduar rendi dhe ligji në Kosovë. Unë mendoj se kam mësuar më së miri se si duhet të mbrohet një e drejtë , se si nuk duhet të shkelet mbi kushtetutën dhe ligjin. Mendoj se në këtë drejtim vet pritja në Kongres dhe në Departamentin e Shtetit tregon se ata e kanë vlerësuar punën që kuvendi ka bërë gjatë këtyre viteve të pavarësisë dhe natyrisht unë e kam pasur fatin që ta udhëheqi gjatë këtyre viteve.

Shumë here keni qenë kritik për bisedimet me Serbinë sepse kërkesat e shqiptarëve  nuk po  plotësohen dhe ato marrëveshje nuk po vihen në jetë. Sa keni kërkuar përkrahje nga shteti Amerikan që t’i bëjnë presion BE-së për një politikë më parimore ndaj Kosovës dhe të jenë më të sinqertë e sidomos t’u bëhet presion pesë shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës?

Unë kam bërë një kërkesë që SHBA-të ta ushtrojnë ndikimin e tyre, sepse mendoj se kanë ndikim të madh sidomos në këto pesë vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën. Unë mund të them se jo vetëm në këtë rast por edhe në raste tjera kam shfaqur  shqetësimin tim, kam qenë hezitues dhe kam shfaqur mosbesim se këto marrëveshje nuk po realizohen dhe jo gjithëhere janë të mira .

Tani ka ardhur moment që edhe vet në mënyre të veçantë udhëheqësi ose koordinatori q ë i ka kryesuar këto bisedime dhe i ka arritur këto marrëveshje është duke kërkuar nga Serbia që të realizohen këto marrëveshje se përndryshe nuk ka kuptim të shkohet përpara. Do të thotë droja ime ka qenë që këto marrëveshje po arrihen por nuk do të realizohen .

Edhe tani mendoj se pa një presion të Brukselit por edhe të SHBA-ve, Serbia nuk do t’i realizojë këto marrëveshje. Është e mirë që presioni është duke u bërë , sot ishte një lajm që sekretarja Clinton do ta thërrasin presidentin serb Nikoliq për të biseduar për çështjen e Kosovës.Ishte një zyrtar i lartë gjerman që gjithashtu ua ja bërë të çartë diplomatëve të Beogradit se ata duhet t’i realizojnë marrëveshjet sepse realizimi i tyre është në interes  të dy popujve të dy vendeve tona.

Proceset e montuara politike kundër ish-ushtarëve të UÇK-së a do të marrin fund një ditë, çfarë mendoni ju si kryekuvendar i Kosovës? 

Është shumë vështirë të thuhet nëse do të marrin fund, por një gjë po dihet që këto gjykime qofshin të organizuara në Prishtinë , qofshin të organizuara në Hagë po dëshmohet së vërtetë kanë qenë një përpjekje  sizife për t’i ndëshkuar pjestarët e UÇK-së me akuzën e rëndë për krime ndaj njerëzimit dhe krime të luftës kur i gjithë realiteti flet  se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përfaqësuesit e saj dhe populli i Kosovës jo vetëm që nuk kanë bërë krime por as që kanë qenë në pozitë të bëjnë krime. As krime të luftës  dhe as krime ndaj njerëzimit! Mendoj se rasti i Kleçkës është një konfirmim i fortë se akuzat kundër UÇK-së ishin të pa baza dhe të pa drejta.

Sa po keni mundësi të gjeni përkrahjen tek faktori ndërkombëtar  që të kthehen të pagjeturit, të kthehen  të paktën  eshtrat e tyre ose të zbulohen  se ku janë meqë flitet për shumë varreza masive dhe akoma mungojnë mëse 2,000 shqiptarë?

 Ky segment është një nga segmentet më të dhimbshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Sigurisht se në të kaluarën nuk është punuar gjithnjë me një seriozitet dhe natyrisht kjo çështje është e zhagitur, por sigurisht që është shumë vështirë.

Ne, vërtetë si Kosovë kemi mundësi të kufizuara për të bërë diçka më shumë, natyrisht se ne kemi kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të bëjnë një presion më të madh ndaj politikës serbe që vërtetë ata t’i kthejnë, pasi që unë jam i bindur se ka njerëz të cilët  jetojnë në Serbi dhe kanë informacione të mjaftueshme se ku gjinden eshtrat e atyre njerëzve që janë varrosur, pastaj zhvarrosur dhe përsëri janë varrosur  në vende tjera dikund në Serbi për t’i humbur gjurmët e krimit. Dhe kjo në një formë flet se kush ka bërë krime të luftës dhe kush ka bërë krime ndaj njerëzimit në hapësirat e ish- Jugosllavisë.

Intervistoi: Qazim Doda

 
Leave a comment

Posted by on June 24, 2012 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: