RSS

Lufta për identitet kombëtar

26 Aug

Lufta për identitet kombëtar

Prishtinë, (Qazim Doda, New York) 16 Qershor 2012 22:50 marrë nga kosovapress

Proceset e motuara politike dhe dëshmitarët e kurdisur.
Gjygji i montuar ndaj Fatmir Limës dhe bashkëluftëtarve të tij ra poshtë dhe u gjunjëzua. U gjet një njeri me probleme shëndetësore dhe po merret si dëshmitar më i besueshëm nga prokurorët ndërkombëtar.

Dikush thotë se Nazim Bllaca është një tradhëtar sepse po merret me dëshmitë kundër ish ushtarëve të UÇK-së, derisa të tjerët thonë se ai është një hero, po i fut në burg të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së, ndoshta të dy palët kanë të drejtë sepse ai ka kaluar në ekstrem, po tregon shumë ngjarje interesante por të vetmin njeri që po dëshmon se e ka vrarë del një zyrtar i lartë i shërbimeve sekrete të armikut.

Ndoshta Bllaca do të ndihmojë në ndarjen e shapit nga sheqeri, të klasfikohen mirë njerëzit se kush ka bërë mirë e kush keq për Kosovën. Kush bashkëpunonte me armikun, e kush i luftonte ata, si u futën elemente të UDB-se në SHIK e kështu me radhë.

Dëshmitari Bllaca do të përfundojë në fund me një burgim të rëndë ose do të likuidohet nga ata që e detyruan të dëshmonte, me sa po duket historiae tij do të jetë e dhimbshme.

Edhe deshmitari Zogaj forcërisht u detyrua të fliste e shkruante deklaratat e rrejshme dhe më në fund e detyruan të vetëvritej, këtu u pa roli i prokurorit Salustro se vërtetë ka një anti-shqiptarizëm të pa-krahasueshëm.

Ramush Haradinaj duhet të vlerësohet për luftën e tij

Gjygji i montuar ndaj Ramush Haradinajt është një shembull i ndërhyrjes së politikës në sistemin ndërkombëtar të drejtësisë. Edhe pse po binden se manipulimi me dëshmitarët ka dështuar, prokuroria e Hagës vazhdon të ketë një politikë diskriminuese për UÇK-në si vazhdimsi dhe po ndjek politikën e trashëguar nga Karla Del Ponte.

Ramushi udhëhoqi nje lufte të pastërt për çlirim nga okupatori, dhe do të duhej te ishin institucionet ndërkombëtare ta vlerësonin luftën e tij për liri, por me sa duket qëllimi është krejtësisht politik.

Derisa të vendoset statusi special për Veriun e Kosovës ai duhet të qëndrojnë në burg ose i izoluar nga opinioni publik duke iu dhënë mundësia të mbrohet në liri port ë mos angazhohet direct në jetën politike. Ai ka një parti që akoma e mbanë kontrollin e plotë mbi të dhe mund të krahasohet si një kompani private, derisa asnjëri nga anëtarët e kryesisë nuk guxon të jetë kundër kanunit të Ramushit.

Opozita e Qyqeve

AAK-ja ishte shumë më e fuqishme kur politikanët e saj ishin më të varfër, ndërsa me pjesën tjëtër të opozitës, këta që tani janë pushtet e kanë shumë lehtë, LDK-ja mendon se akoma duhet t`i përmbahet atij programit me të cilën u regjistrua si subjekt politik në RSFJ, ndërsa Vetëvendosja e ka zgjedhur rrugën më të lehtë për “patriotizmin” e vet nën moton ta luftojmë qeverinë. Kjo parti nuk gjen kurrfarë mundësie që të bëjë të njëjtin veprim edhe kundër institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës.

UNMIK-u dhe politikanët me tru të mykura e ndanë Mitrovicën

Aktiviteti diskriminues i UNMIK-ut gjatë viteve të pasluftës ka krijuar një huti në popull dhe një mentalitet autokratik, nënshtrues dhe sahanlëpirës të politikanve të Kosovës. Asnjë premtim për veriun nuk është realizuar pas luftës dhe çdo deklaratë e zyrtarve ka mbetur vetëm iluzion.

Për të shmangur trazirat e mundshme të cilat do të fitonin integritetin në Mitrovicë por në anën tjetër do të shtyenin pa afat mbikqyrjen e pavarsisë shumë politikanë po dalin me deklarata Gjumë-vënëse duke premtuar se për Mitrovicën nuk do të ketë bisedime.

Këtë gjë ka filluar ta mësojë edhe populli i mashtruar se pjesa Veriore e Kosovës është duke përjetuar një pushtim politik e policor dhe kontrolli i asaj pjese të Kosovës nuk bëhet me deklarata. Kjo e rrezikon konfliktin e ri në Kosovë dhe shpartallimin e institucioneve legjitime të krijuara në mënyrë demokratike.

Realiteti në veriun e Kosovës është i dhimbshëm, disa politikanë si të pozitës ashtu edhe të opozitës kanë krijuar bizneset e tyre në Veri dhe së bashku me strukturat kriminale serbe po bëjnë biznes dhe po krijojnë huti të madhe në popull. Në rastin e veriut të Kosovës viktimë kryesore janë shqiptarët që deri në përfundim të luftës jetonin atje dhe kishin krijuar pasurinë e tyre. Zëri i tyre nuk u dëgjua kurrë dhe ata ranë viktimë edhe e politikanëve të cilët sa herë që zhvilloheshin zgjedhjet ju binte ndërment se duhet të jetë vetëm një Mitrovicë.

Klonimi i kombit “Kosovar” dhe spastrimi etnik i trojeve shqiptare

Ndërkombëtarët bënë eksperimentin e tyre, bënë klonimin e kombit Kosovar, ndërruan flamurin dhe mentalitetin e popullit bashkë me politikanët e tyre. Ata, gradualisht e krijuan Serbinë e vogël në veri të Kosovës dhe ua bënë të pamundur shqiptarëve që të ktheheshin në shtëpitë e tyre, kjo ishte loja më e rrezikshme që ndërkombëtarët e luajtën dhe bënë spastrimin etnik pa u kundërshtuar fare. Vet paketa e Ahtisarit ishte një varr për Kosovën sepse i krijoi kushtet adekuate për lënjen e një pjese të saj nën pushtimin serb dhe vendosi vijën e kuqe për deklarimin e të drejtës ndërkombëtare për vetëvendosje.

Sa herë që po vendoset për t`u vlerësuar lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e me rastin e fundit edhe me lirimin e komandant Çelikut dhe bashkëluftëtarve të tij, Serbia menjëherë po ndërmerr aksione ndëshkuese për të destabilizuar Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjen.

Arrestimet e fundit janë tregues i luftës primitive të komitave të Daçiçit që në shenjë hakmarrjeje tentuan të rrisin tensionet në trojet e pushtuara të Kosovës Lindore.

Parlament për vajtim dhe aktorët më komik që e përfaqësojnë popullin

Parlamenti i Kosovës është bërë për vajtim, njerëz të korruptuar, njerëz të pa-shkollë dhe hajna më shumë se sa në burgun e Dubravës. Kjo po ndodhë në kohën kur më së shumti po i duhet Kosovës një përfaqësim dinjitoz ku do të gërshetoheshin: patriotizmi, civilizimi dhe intelektualizmi.

Derisa në Kosovë ka vepruar UDB-ja dhe po vazhdon të veprojë BIA, në parlament dëgjohen zëra që kërkojnë të hetohet veprimtaria e SHIK-ut, në anën tjetër në emër të kësaj organizatë që do të duhej të ishte në shërbim të Kosovës del dikush dhe flet për suxhukun në bagazhet e makinave apo diçka që e ulë vlerën e kësaj organizate të intelegjencës e cila shërbeu kryekëput për të mbrojtur UÇK-në nga infiltrimi i agjentëve të UDB-së dhe më vonë në mbledhjen e informatave për krimet e bëra në Kosovë para dhe gjatë lufte.Edhe pse kjo organizatë dështoi në qëllimin e saj, të paktën u mundua që të luante një rol të tillë.

Viteve të fundit një deputete e Parlamentit(të mëhershëm) famoz të Kosovës bëri histori me veprën e saj, ajo në vend se të mbante në çantën e saj ndonjë projekt për zhvillimin e vendit ose ndonjë ankesë nga populli që ajo e përfaqësonte, gjatë një kontrolli që iu bë asaj ju gjet një vibrator (penis artificial). Ndoshta edhe kjo konsiderohet si benefit për përfaqesuesit e popullit.

Ky parlament u bë konaku i bujtarëve të përgjumur të cilët kurrë nuk guxuan të deklarojnë se Veriu i Kosovës është i pushtuar, poashtu nuk guxuan të deklarojnë se liria e shtypit është një nga vlerat themelore të demokracisë perëndimore. Më të zëshëm kundër lirisë së shtypit po dalin pikërisht ata që kanë punuar në këtë fushë derisa u zgjodhën në këtë pozitë të faktorit të talljes.

Është mjerim kur dikush që e ka pasur babën bashkëpunëtor të okupatorit dhe ka qenë në kërkim të nishanit të pushkëve të UÇK-së, tani del i ofendon gazetarët dhe tregon se çfarë është kodi penal i Kosovës. E admiroj dinamikën e atij personi sepse duke udhëhequr bizneset ne pjesën e pushtuar të veriut të Kosovës bashkë me strukturat kriminele serbe dhe duke ua shkruar materialet propagandistike e përçarëse disa anëtarëve të parlamentit, ai prapë po gjen kohë të dalin në foltoren e konakut të gjumashëve dhe të shajnë gazetarët. Kjo nuk ndodhë në vendet e tjera nëpër botë por në Kosovën e paketës së Ahtisarit dhe në kombin e klonuar “Kosovar” është një realitet.

 
Leave a comment

Posted by on August 26, 2012 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: