RSS

SI E SHPALOSËM FLAMURIN TONË NË VUTHAJ me 12 TETOR 1968

26 Aug

SI E SHPALOSËM FLAMURIN TONË NË VUTHAJ me 12 TETOR 1968

 

 

Rexhep Dedushaj, Brooklyn,NY                                         

                                             

 

6 Tetor 1968.Gazeta “Rilindja”me një titull shumë të madh lajmëronte se ështe lejuar përdorimi i lirë i Flamurit tonë në krejtë Jugosllavi!!Kishte dy muaj që kisha filluar punën si mësues në Drenoc të Klinës,pasi kisha diplomuar normalen në moshën 20 vjecare.
Atë ditë ,e premte,rreth orës një pas ditë posa isha këthyer nga puna,u takova në korzo të Pejës në Binak Ulaj dhe vëllezërit Zenel e Sylejman Ulajte shoqeruar edhe me një tjetër që unë se njihsha.Si duket ka qenë Xhafer Shatri-shok i Binakut .Sylejmani kishte me u martuar të dielen,pra pas dy ditësh,nga Vrella e Istogut,dhe miqët i kishin thënë se nuk ua japim nusen nëse se bini Flamurin Shqiptar.
Pasi u përshëndetëm,Ulajt me pyetënse a e dija ku banonte REXHE GJONBALAJ-profesor i Gjimnazit të Pejës,dhe me dërguane ta thrras sa më shpejtë.Po upresim në kafenenë “Ballkan ” thanë ata.Posa e kolova urën e zallit e takova Gjonbalajn,që ishte nisur me dal në qytet.Pasi u bëmë bashk,e takuame edhe Baqir Hotin,atëhere korespodent e Rilindjes në Pejë,që e kishte gazeten në dorë.Rexha ia merr Rilindjen duke e pyetur:” A është lejuar ky flamur për krejt shtetin a vetëm për Kosovë?A mund ta cojmë edhe në Plavë?”
“Për krejtë Jugosllavi “-tha Hoti,” dhe po patët bole e siellni edhe në Plavë ” dhe iku duke ia lënë Rexhës gazetën në dorë…
Te autobusi që nisej për në Guci e takuame një  “funkcioner” të komunës së Plavës.Rexha e pyeti:”A mund ta siellim këtë flamur të ju”,duke ia treguar titullin e gazetës.
“Paj e kemi flamurin t’mirëboll e mos na nxierrni telashe”-tha i gjori!Rexha e shtyu e gati ia pat thyer qafën në derë të autobusit.
Shkuame në kafen “Ballkan”. Pasi u përshëndetëm ,unë fillova të largohem por Zeneli më thas: “Ulu edhe ti,se je nipi i CUNG TAHIRIT e duhet t’ interesojnë dhe ty këto punë “!Për herë të parë e ndieva në mënyrë pozitive ,bile krenare ,se isha nipi i tij.Se deri atë dite ma kishin përmendur atë emër në kontekstin negativ,se gjëja jamë nip i tradhtarit të shtetit Jugosllav!!Fjala ishte për mixhën e Babait tim,(që unë e kisha quajtur Babe)të masakruar nga UDB-a së bashku me nipin e vet ISUF ZYMERIN,me 18 korrik 1951 në Vuthaj.( Më gjersisht për ket lexo në Gazetën “DIELLI” të muajve korrik-shtator 2011).
Atë ditë i rrehëm tri probleme:
1.Një zëri ishim që ta shpjenim Flamurin në Vuthaj,në atë shpejtësi gjersa ishin malazezët e hutuar,se më vonë filluanë të nxierrin probleme.
2 . Ulajt frikoheshin nga kryetari i atëhereshëm i komunës së Plavës-HASAN VUCETAJ,me të cilin kishin një ngatrresë familjare.Unë e kundërshtova rreptsisht mundësinë se Hasani tenton të hakmerret në atë mënyrë duke e njohur karakterin e burrnin e tij vuthjane.Edhe Binaku mu bashkangjit.
3. Ishte frika në mos Bajraktari i Vuthajve,i pa informuar me situatën,mund të mos pranoj ta merr atë flamur!!
Nëse s’e merr Muzlia,e merr Rexha i thanë Gjonbalës, gjë që ai nuk pranoj për shkak të një problemi qe kishin pasur më parë nëmes veti, ata.
– E merr Rexhepi-tha Zeneli,është nip i Cung Tahirit e i takon.Jo e merr djali i Cungut,Salihi,se Rexhepi është i ri,tha një tjetër.

– As Salihi,as Unë por e merr BRAHIM CALOKU ,kundërshtova unë.Ka qenë në Goli Otok,dhe pa ia marr kryet s’mund ia merr kush flamurin nga dora.

U muarëm vesh që të gjithë të takohemi në shtëpinë e Ulajve në Vuthaj, nesër mbrëma.Ashtu edhe ndodhi.Posa u bëmë bashk e filloi dasma.Dual një mësues në Martinaj,Avdullah Vucetaj,e hapi një najllon me duhan në dhomë dhe tha: “Të fala keni nga Kryetari i komunës H.Vucetaj,ua uron Flamurin Shqiptar dhe e keni të siguruar rrugën nga Gucia në Cakorr “!! Gëzimi s’kishte fund.

Unë fjeta atë natë te Brahimi dhe e binda që nëse se frikohet ta merr flamurin Bajraktari me e marrë ai.Gjë që e pranoi me kënaqësi.

Disa here e kam ndëgjuar më vonë Muzli Ramën ka thotë se është frikuar mos është ndonjë provokim për të por kur e ka parë Brahimin pas tij e ka dijtë se do tia marrë e e ka marrë vett Flamurin,që valvitete për herë të parë nëVuthaj pas vitit 1945-kur e kishin ndaluar atë.Dhe vazhdonte:Kur kam ra në Guci,e kam par komandirin e milicisë të zir në fytyrë,gati me ka shpëtuar Flamuri nga dora,por e pava Hasan Melin,kryetarin e Komunës me tre milic që na tha ecni pas meje,dhe me një gazikë ka shkuar para nesh deri në Cakorr.Aty na ka prite edhe kur jemi kthyer e na ka përciell deri në Vuthaj!!

Kur ramë në Pejë,e lame autobusin në zallë dhe u nisën në këmbë nëpër qytet,U ndalëm në sheshin para komunës dhe nga ana tjetër vinin shumë dasmorë të tjerë me një flamur shum të madh që e mbanin dy veta të veshr me rroba kombëtare,Është zhvillur një darsëm aqë e madhe dhe aqë e hareshme sa s’kisha parë kurr asi gëzimi.Tupana,surle dhe të shtera nga të gjitha armët e mundëshme.Më kujtohet dikush i tha një djalit nga Martinaj: ” O caja grykën pushkës së pop nai vret komunaret”!!

Më kujtohet edhe një detal:Praf.Syl Dreshajt ia ka dhënë dorën një serb më shum pushtet asokohe në Pejë.E kur e kam pyetur Sylen për këtë më vonë më pati thënë se ai serbi kur e kanë ndaluar përdorimin e Flamurit ton ka pas thënë kurr më s’do ta shihni këtu.E atë dit shum i nervozuar ia uron Syles rikthimin e ati qëai e urrente aqë shumë.Atë ditë ai katil e ka ndier ne shpirtë se po e humbasin Kosovën.

E njëjta ceremoni u zhvillua atë ditë edhe në Vrellë ku e muarrem nuse dhe kur u kthyem në Pejë unë u ndala aty se duhej të nesërmen të shkoja në punë.Pas këtij rastit Binaku s’mu ka ndar më.Si duket me kishte antarësuar në një organizatë të vetën ilegale me pseudonimin ” MËSUESI”-sic thot në një intervistë të veten Kadri Osmani: ” Me ne ishte edhe një mësues që u largua vet”,Unë s;isha larguar por ata ranë në burg e Binaku s’më ka zbuluar mua,Të tjerët s’kanë dijtë kush jam unë.

Asokohe Binaku mi binte ca materiale :libra e gazeta si “Shqipëria e Re”psh.dhe unë i dërgoja ku më porositnin ata.Nga ai material kam lexuar shun:Romanin “Tradhtia.Shota e Azem Galica,Hasan Prishtina,Ushtima e Korabit”etj.

Kur dual Binaku ngaburgu( i dënuar më 5 vite në vitin 19 74)unë dola më parë por kur u afrova te shtegu ishte i ulur në shkallë ma bëri me krye që jo.Unë vazhdova rrugën e kur u ktheva ne Pejë kuptova se të gjithë ata që kishin shkuar ta vizitojnë në kryë me Prf.ISA DEMAJN nga RCalrugova kishin rënë në burg.

Për veprimtarinë time me vonë lexo librin: ” Si e gjeta dhe si e lash shkollën shqipe në Prafekturën e Pejës”N.Y.2006.
Thirrni për ndonjë sqarim në numrin: 718-772-1440.

 
Leave a comment

Posted by on August 26, 2012 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: