RSS

Protestë kundër Berishës në New York

14 Oct

Dhjetëra shqiptaro-amerikanë u mblodhën para selisë së OKB-së në New York për të shprehur indinjatën e tyre për mospërfilljen e kërkesave të ish të burgosurve politik nga Qeveria e Shqipërisë. Ata kërkuan që kryeministri Berisha të respektojë të drejtat e njeriut dhe të mos lejojë më vetë djegien e ish të burgosurve politik.

 Qazim Doda, New York

Fillimisht, para të pranishmëve u lexua letra e ish të burgosurit politik në Shqipëri, Prof. Sami Repishti, në të cilën shkruhej për fillimet e lëvizjeve demokratike në Shqipëri.

Kurse, njëri nga studentë e dhjetorit,Ilir Hysa e cilësoi qeverinë e sotme si tejet mospërfillëse ndaj kërkesave të ish-të burgosurve politik.

Ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të jetë më e përgjegjshme ndaj kërkesave të atyre që e sollën në pushtet.

Në këtë protestë folën edhe Muhamet Omari, i cili cilësohet si njëri nga ish bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit të sotëm, Sali Berisha.

Ai kërkoi që së pari të hapen dosjet në Shqipëri, sepse me këtë veprim, sipas tij do të respektoheshin të drejtat e njeriut dhe do të pamundësohej që të flasin në emër të demokracisë ata që morën pjesë në dënimin e disidentëve të asaj kohe.

Ndërsa njëra nga ish bashkëpunëtoret e para të kryeministrit Berisha, Momoza Ferraj tregoi se si e ka sjellë atë në bodrumin e Gramoz Pashkos kur është themeluar PD-ja.

Ajo në një prononcim për KosovaPress iu drejtua kryeministrit shqiptar, Sali Berisha që të largohej nga ajo pozitë të cilën e mban tani duke e cilësuar kriminel dhe terrorist të popullit shqiptarë.

E ish këshilltari i kryeministrit Berisha, Grid Rroj i ka thënë KosovaPress se ajo që ka ndodhur me Gjergj Ndrecen dhe Lirak Bejkon tregon qartë se Shqipëria ka nevojë të bëjë kthesë të madhe dhe të ndalen vuajtjet e ish të burgosurve dhe popullit shqiptarë në përgjithësi.

Në një fjalim nga ish senatori i shtetit të New York-ut dhe tani një përkrahës i denjë i çështjes shqiptare ,Sephen Kaufman u kërkua nga qeveria shqiptare që të respektohen të drejtat e njeriut dhe të mos vihen ish të burgosurit në situata aq të rënda që të përfundojnë në vetë djegien e tyre./Kosovapress/

 
Leave a comment

Posted by on October 14, 2012 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: