RSS
Image

100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

26 Nov

Prof.Bajram Doka

Epygraphist of Ancient languages

 

100 Vjetori i Pavarësisë së   Shqipërisë

Në 28 Nëntor të vitin 2012, mbushen 100 vjetë  që Shqipria shpalli Pamvarësine  e saj  dhe 1- shekull që Shqiptarët ndërtojnë shtetin e tyre modern.  Shekulli i ri që vjen më pas  uroj  të jetë shekulli i bashkimit të Shqiptarëve!.

Kjo pamvarësi,  ju shpall Shqipërisë në kohën kur ajo ju kishte  mbijetuar  rrebesheve të historisë , ashtu e bukur, si një kokërr qershie mbi tortën Ilire dhe e vendosur  në zemrën e gadishullit ku jetuan  në antikitet të  parët e tonë  Iliro- pellazgë.

Gadishulli Ilirik ose ujdhesa Ballkanike  në lashtësi  ka qenë e banuar  nga sivëllezërit e një gjuhe e të një gjaku, nga  Iliro-Pellazgët.

Gjurmët e shkruara të gjuhës së tyre i gjejmë 7500 vjet para Krishtit , të datuara me metoden e karbonit C-14, që janë të mishëruara në inskriptin e “Kreshtës” që gjendet në rajonin e Shkupit , Maqedoni .

Kjo gjuhë gjendet e shkruar edhe në inskriptet e Sitovos dhe Unazën e Plovdivit , në monumentin e mbretit Mida-s të Frigjias, një pjesë të këtyre hulumtimeve shkencore unë i  praqita me sukses këtë vit në Kongresin e 14-të botëror të Epigrafisë Greko-Latine që u mbajt në Berlin , Gjermani .

Kjo ishte dhurata më e madhe që munda ti bëj  100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë .

Gjurmët e  kulturës Iliro-pellazge i gjejmë kudo  edhe në jug të gadishullit Ilirik, në shkrimin (inscriptin ) e dedikuar  Ligës së Delos (  ishte  aleanca e gjithë fiseve që jetonin në shtrirjen nga brigjet e Detit Jon deri në Egje)  kundra Persisë , po ashtu  edhe në inscriptet që janë datuar në  epoka më të herëshme e  që janë gjetur kudo  në Ujdhesën Ilire dhe vecanërisht në Greqi  dhe  janë të shkruara me alfabetin Pellazg  në gjuhën Pellazgo-Arvanitase  që është dialekt i Ilirishtes, një formë e gjuhës  Arvanitase të vjetër dhe pa  asnjë  lidhje  me gjuhën e re moderne Greke .

Gjuha Greke u përdor fillimisht në  kuvendet e fshehta tregëtare që kishin lidhje me  anën tjetër të detit Mesdhe dhe për këtë qëllim aristrokratët tregëtarë,  krijuan me anë Satirësh dhe Murgjish celulat e para të përhapjes së kësaj kulture e gjuhe, që ishte e ndryshme nga gjuha  dhe kultura e banorëve vendës.

Në Greqi, fillimisht ajo u përhap në zonat e porteve bregdetare  dhe qendrat mbrojtëse për rreth , ku  tregëtarët kishin shtrirë aktivitetin e tyre   në rajonin në fjalë .Duhet theksuar se banorët jashtë këtyre porteve,  më në thellësi të sterres  nuk u ndikuan  menjëherë  nga ky efekt.  Kështu ky fenomen për ironi të fatit ka vepruar konsekutivisht deri në ditët tona. Ky është një fakt që  vlen  për të për të kujtuar   kohën e pas shpalljes së pamvarësisë së Greqisë, thënia e “Otto-nit” mbretit të saj të pare (6 Shkurt  1833-23 Tetor 1862), i cili kur doli të shetiste në rrugë e qytetit, dëgjoi të flitej nga banorët e Athinës një gjuhë krejt ndryshe  nga ajo që atij i kishin mësuar vetë mësuesit e tij.

Ajo gjuhë  ishte gjuha “Arvanitase”, bija dhe vazhdimësja e  gjuhës së lashtë “Pellazge”.

Lëvizjen për pamvarësi të Greqisë e drejtuan burrat dhe gratë trime Arvanitase  të cilët u shpallën si  herojtë e  Greqisë dhe kjo  luftë  rezultoi me shpalljen e pavarësisë  dhe njohjen  e saj si komb indipedent me Maj 1832.

(Dita e pamvarësisë së Greqisë 25 Mars 1821).

Në anën tjetër, në veri dhe veri-lindje të Gadishullit Ilirik në shekujt e 6-të dhe të 7-të, filluan të duken Sllavët e parë (Sllavët e Jugut), të cilët në mënyrë massive erdhën dhe u ngulen në shkrumbin e këtij gadishull të rrënuar prej  luftërave me fiset barbare dhe keto  migrime vazhduan në shekujt e 8-të  e më pas.

Fiset barbare  që sulmonin vazhdimisht Ballkanin  e dobësuan shumë fuqinë vetëmbrojtëse te Ilirikut   dhe të Perandorisë Romake , duke krijuar tek kjo ujdhesë një farë anemie për të përballuar  sulmet dhe dyndjet  e mëvonëshme të fiseve Sllave, që  erdhën nga   stepat e largëta   nëpërmjet teritoreve të Dakisë dhe Thrakës dhe  arritën në Gadishullit “Ilirik”  duke  kaluar Dadubin dhe duke zaptuar  me dhunë tokat e pasuritë e Ilirëve vendas.

Këto lloj lëvizjesh që u  manifestuan   në vijimësi gjatë gjithë historisë   rezultuan duke gëlltitur vazhdimisht troje dhe jetë Shqiponjash.

Ilirët  (Shqipëtarët ) i dhanë Perandorisë  Romake  asaj të Lindjes si dhe asaj të Perëndimit,   perandorë dhe gjenerale të njohur  me zë   dhe Selisë së Shejtë  udheheqës shpirtërorë,  deri në rrangun  më të lartë  atë  të Papës  në Vatikan.

Po ashtu Arbëria e Vogël mundi të ndalonte hovin e fuqishëm  në brigjet e Adriatikut të një perandorie të tërë.Në  në kohët moderne kur Shqipëtarët si gjithë  popujt e tjerë të Ballkanit do të shpallnin pamvarësinë e tyre nga perandoria Osmane, fuqitë e mëdha padrejtësisht  copëtuan trojet Shqipëtare për të plotësuar lakmitë e fqinjëve grabitqarë.

Shqipëtarët ,  popull i lirë që donte lirinë, vazhdimish ka ngritur krye   kundër Portës së lartë.

Ndër ta ,  Lidhja Shqipëtare e Prizrenit 1878 , që ishte një bashkim politik dhe kulturor nuk mundi  të arrijë qëllimin e saj lartë për  krijimin e një shteti Shqipëtar, vetë qeverisës qoftë edhe në kuadrin e perandorisë Osmane. Po ashtu dhe lëvizja kulturore që u mbajt në Manastir, përvec unifikimit të alfabetit Kombëtar  nuk mundi të zgjojë ndjenjën e pamvarësinë  së Shqipëtarëve  që të arrinte  të krijonte një forcë të aftë për të kërkuar dhe realizuar lëvizjen për pamvarësi,  megjithëse ajo ngeli një lëvizje simbol i zgjimit të aspiratave kombëtare  Shqipëtare.

Krijimi i shteteve të reja që u pavarësuan nga Turqia në fund të shekullit XVIII dhe premtimet e pa mbajtura  të   Xhon Turqëve për  njohjen e vetëvendosjes së Shqiptarëve në 4-tër vilajetet e saj e rritën më shumë pakënaqësinë  e  shqiptarëve kundër Turqisë dhe çuan deri   në kryengritjet e armatosura të viteve 1910-1912, që ishin të inspiruara  nga patriotët mbrenda  edhe jashtë vendit si dhe  nga shoqatat patriotike në vendet e ndryshme si Rumani, Sh. B.A. etj.

Këto lëvizje lëvizje të Shqiptarëve për liri,  nxitën  më tej grykësinë  e  vendeve  fqinje  Greqi ,Serbi, Mal I Zi të cilët   mobilizuan ushtritë e tyre pushtuese duke ju drejtuar tokave Shqipëtare  që kishin ngelur akoma  pa u gllabëruar prej tyre por tashmë të  inspiruara nga projekt Traktatet e mëparëshme të fuqive të mëdha.

Për ti bërë ballë ndarjes së mëtejshme të tokave Shqipëtare, burrat e mencur të kombit, të udhëhequr nga Ismail Bej Vlora (Ismail Qemali), i cili kishte pozita të larta në administratën Turke , udhëtuan drejt  Shqipërisë  dhe u takuan me patriotë të nga të gjitha anët   në Vlorë  ku mbajtën një Kongres , i cili  shpalli pamvarësinë e Shqipërisë dhe  ngriti   Flamurin Kombëtar të saj.

Në Konferencën e Ambasadorëve të fuqive të mëdha që u mbajt me 17 dhjetor 1913, me mbështetjen e Austo-Hungarisë dhe Italisë u ra dakord për krijimin e shtetit  Shqiptar,  për një Shqipëri autonome nën sovranitetin e Turqisë, pa e përfillur kështu pamvarësinë  e saj  që ishte  shpallur më 28Nëntor 1912.

Fuqitë e mëdha nën trusninë e fqinjëve tone  lanë jasht teritorit të Shtetit Shqipëtar Vilajetin e Kosovës , atë të Manastirit,  Shkupin  ,  Ohrin , me gjithë rrethinat e tyre që  ja  dorëzuan Serbëve.

Malit të Zi i dhanë  zonat e aneksuara  të  Podgoricës, Ulqinit, Kotorrit,Plavës dhe Gucisë, kurse Greqisë i lane vilajetin e Janinës  dhe gjithë Çamërinë  ose  zonat e  njohura ndryshe  si Epiri .

Të frymëzuar nga ky akt Grekët  bënë më vonë spatrimin etnik të këtyre trevave  prej Çamëve dhe çuan  në atë që  njohim  si; “Çështja dhe tragjedia Çame”.
Konferenca e të 6-tëve , që u mbajt  në Londër  më 18 Korrik 1913 njohu autonomine  e  shtetit Shqiptar,  ku në pikën 1. të atij vendimi thuhet që: “ Shqipëria ndërtohet si një principatë autonome , sovrane  dhe e trashëgueshme  sipas rendit të përlindjes , nën garancinë e gjashtë Fuqive. Princi do të zgjidhet nga të gjashtë fuqitë”.

Ndërmjet   pikave që  vlen  të permendet është pika e 3-të  e cila e vendos shtetin Shqiptar si “…një  shtet neutral  ku ky neutralitet do të sigurohej po nga fuqitë  e mëdha”.

Njëkohësisht  vlen për tu përmendur edhe Akti Kushtetues i shtetit të parë Shqipëtar që u firmos në Vlorë më 10 prill 1914 , ku përvec nënshkrimeve të përfaqësuesëve  të 6-të Fuqive të Mëdha ai  mban firmën e  Mehdi Frashërit  dhe në Kapitullin e I-rë  të saj, paragrafi i 4-tërt  përvec të tjerave kërkohet që :”Trashëgimi  i  zotërimit  Turk të mos mbahet në Shqipëri”.

Domethënës  është dhe Kapitulli i I-rë, Paragrafi i 4-tërt, ku ndër të tjera theksohet se : “… feja dhe shteti janë krejtësisht të ndara…”, duke bërë që   Shqipëria  të radhitej si një  shtet  laik  dhe nga më përparimtarët e asaj  kohe.

Kufijtë e shtetit Shqiptar u përcaktuan nga fuqitë e mëdha më, 17 dhjetor 1912 ku u paraqitën mjaft projekte,  por, dy qenë  ato më të rëndësishmit që u shtruan për diskutim :

* Plani  Rus, që i njihte Serbisë  autoritetin e saj mbi Kosovën, Shkupin, Ohrin, Manastirin dhe Shqipërinë Veriore deri dhe daljen e saj në detin Adriatik; Pra portet Shëngjin dhe Durrës .

Kurse Greqisë i jepte trojet Shqipëtare  të Jugut të Shqipërisë.

* Plani  Austro-Hungarez  ishte plani që mbështetej në parimin e homogjenitetit të kombësive dhe të paktën përfshinte në shtetin Shqipëtar Kosovën, Shkupin, Manastirin,Ohrin,  Çamërinë  deri në Prevezë. Megjithëse përsëri linte mjaft  troje Shqipëtare jasht kufijve , ky ishte më i favorshmi dhe  u mbështet  nga Gjermania  e Italia  pasi eleminonte të gjitha konfliktet e ndryshme të grumbulluar gjatë historisë në Ballkan.

Plani Rus, ishte plani më shkatërrues për Shqipëtarët , pasi  fuste nën zotërimin Serb gjithë Shqipërinë, deri në Shqipërinë e Mesme.

  • Në vitin 1919 , studenët  Shqipëtarë të shoqërisë “Albania” të  Fakultetit të Mjekësisë në Vienë nënshkruan një letër dhe  ja dërguan Presidentit të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Zotit  Woodroë  Willson  me dt 15.12. 1918 , ku me besimin tek Liria dhe demokracia  Amerikane  i parashtruan lutjen e tyre për të ndihmuar kombin  tonë dhe për të ndalur copëtimin e mëtejshëm të trojeve Shqiptare.

Në këtë letër studentët  ndërmjet të tjerave  shprehen se: ”Me këtë mënyrë Zotëri (President) deri tani bota na kanë përdorur mizorisht, prandaj  ngremë zërin tonë tek Ju, si mbrojtësi i njerëzimit  duke e ditur me siguri se marrja pjesë e SH B A-ve nën udheheqjen e drejtë e të nderëshme të zotërisë tuaj, në Kongresin e Paqes, drejtësia do të përmbushet  dhe Shqiptarët duke pasur të drejtën e vetë-votimit  për formën e qeverimit të tyre, do të kenë lejën  si një komb i lirë të hyjnë në Lidhjen e Kombeve .

Zotëri, Ju lutemi në emër të djelmërisë Shqipëtare e të Kombit Shqiptar, ta merrni  këtë komb fatkeq në mbrojtjen tuaj”.

(Firmosur)

Kandidatët  Mjekësor ,

Jani Basho

Remzi Baçe

Pas marrjes së kësaj letre, presidenti Willson u shpreh në favor të cështjes Shqiptare dhe dërgoi  në Shqipëri  të dërguarin e tij  zotin Jozef Haven (1919) për  të parë nga afër  gjendjen  në Shqipërinë e Mesme dhe  kryesisht  kufijtë e  jugut të Shqipërisë  me Greqinë.

Po ashtu rol të rëndësishëm në interest të çështjes Shqiptare luajti dhe ambasadori i SH B A në Athinë  zoti Fred Williams.

Prej  këtu  nga ky moment fillojnë rrënjët e thella të miqësisë, rrespekti  dhe dashuria e Shqiptareve  kundrejt SH B A-ve.

Në shenjë mirënjohje për mbrojtjen që Shtetet e Bashkuara i bënë çështjes së drejtë shqiptare  Zoti Faik Konica i propozojë qeverisë  së Tiranës,  që një  nga portet e Shqipërisë  ai i Shëngjinit apo  ai i Sarandës të mbante emrin e  Presidentit të SH B A Z.Willson,  në nderim të përkushtimit që Presidenti tregoi në  mbrojtjen e kufijve  të shtetit të ri Shqiptar. Ky propozim u mbështet nga qeveria  kohë-shkurtër  e Nolit , por njëkohësisht edhe më vonë pati mbështetjen e kabinetit të Zogut, i cili për këtë lëshoi dekretin përkatës, që u botua  në “librin e Qarkoreve  1923,1924, 1925” , ku ndër të tjera ky dekret njoftonte perfekturat se: “ Portit të Shëngjinit i jepej emri i presidentit Ëillson”.

Një rol tepër të vecantë në mbrojtje të çështjes Shqipëtare luajtën organizatat kulturore patriotike që vepronin në SH.B.A , ndër më të spikaturat “ Malli i Mëmëdheut” – formuar nga Petro Nini Luarasi 1906, “Koha e Lirisë “-N.York 1906,

“Besa Besën” në Boston-1907, “Lidhja Sein Luis” 1907, “Flamuri I Krujës” e  të tjera nga të cilat më 28 prill 1912 ,pas  12 muajsh bisedime u formua “ Vatra, Pan Shqipëtare” e cila mori atributet e një organizate mbarë Kombëtare Shqiptare dhe  u njoh nga shteti i Masacusetsit me  13 qershor 1912. Vatra mbrojti me konseguence të patundur çështjen Shqiptare dhe të trojeve të saj, nën drejtimin e dy kolosëve Vatranë   Fan S. Noli dhe Faik Konitca të cilët vepruan në mbështjetje të plotë të shtetit Shqiptar dhe interesave të Kombit.

Ja si e përshkruan Konica punën e Vatrës në gazetën “Dielli” të dt. 7Korrik 1922:

“Në ditët e errëta kur Shqipëria  ishte pushtuar nga ushtritë e huaja, kur shteti ish përmbysur dhe kur flitej sheshit për copëtimin e vendit-Vatra , e këshilluar nga një pakicë patriotësh e shtyrë nga atdhedashuria dhe dëshira e anatarëve të saj e inkurajuar nga zëri i popullit të tërë Shqiptar, e mori përsipër të veproje në vend të Shtetit të vdekur. Nuk kërkoi nderet , as të drejtën e Shtetit por mori përsipër detyrat dhe harxhet….”.

Ndërsa nga ana tjetër : “Të vetmin pengim që gjeta në Epir , ishte pengimi i vënë nga Vatra”. Kështu ka deklaruar ish Kryeministri  Z.Venizelos  i asj kohe i Greqisë.

Kufijtë e shtetit Shqiptar  nuk arritën të  formoheshin as pas luftës së  dytë ballkanike,  pasi atëherë shpërtheu lufta e parë botërorë  ku vetë Ballkani  u kthye në një fushë  beteje .

U desh të vinte viti 1922- 23 që komisioni i ngarkuar për ndarjen e kufijve  të caktonte  në  terren  kufijtë e plotë të Shqipërisë duke lënë jashtë  teritorit të saj mbi 2/3-tat e trojeve, tokave dhe popullsisë  që  jetonte atje. Pas këtyre copëtimeve,  Serbia  insistonte më tej, në aneksimin e   Vermoshit  dhe Shën Naunit (Svjeti), të cilët konferenca e Ambasadorëve  ja kishte dhënë Shqipërisë. Kjo çështje u dërgua për gjykim në Gjykatën e Hagës e cila vendosi  të hedhë poshtë kërkesën Jugosllave dhe që  këto troje ti ngeleshin Shqipërisë.

Por  kabineti i qeverisë së Zogut më pas hartoi një marrëveshje,  për  dhënien   e Shën Naunit Serbëve , të cilën e votoi në Dhomën e Deputetve më 14 dhjetor  dhe  kjo çështje u mbyll në Paris  më 30 korrik 1926, në përputhje me nenin 5 , protokolli # 9, të muajit nëntor në vitin 1921.Kjo është në përgjithesi një tablo e shkurtër historike e Shpalljes së Pamvaresisë së Shqipërisë, në vitet e vështira të fillim shekullit të 19-të.

Por që tentativat grabitqare të fqinjëve tonë fatkeqësisht nuk mbaruan këtu, ato do të vazhdonin  deri më sot ,kur  jemi dëshmitarë të ngjarjeve që  ndodhin, por që paraqiten në forma më të kamufluara, të veshura herë-herë me rason e Zezë apo pretendime të formave  të ndryshme  der  tek ato të ashtuquajtura konstitucionale ligjore,  që akoma çfaqen në kushtetutat e mykura  të tyre  dhe  që akoma përcjellin mesazhe shoviniste kundër trojeve dhe shtetit  Shqiptar .

Shqiptarët le ta gëzojnë për jetë Pamvarësinë e Shqipërisë dhe sa të jetë jeta në planetin Tokë! Po ashtu ju uroj vëllezërve , motrave si dhe gjithë Shqipëtarëve  rrugëtim të mbarë drejt Europës !.

Uroj që Çamët të kthehen një ditë në tokat e të parëve të tyre, në Epirin Çam, në Çamërinë e tyre pellazge.

Gjithashtu uroj bashkimin Kombëtar të gjithë Shqipëtarëve  në Europën e Bashkuar, si realizim një ëndëre  përparimtare që ka në themelet e saj në demokracinë dhe  ligjin , ku të dyja së bashku janë të njejta, të barabarta dhe  pa dallim për të gjithë .

Gëzuar

Prof.  BAJRAM DOKA

 
Leave a comment

Posted by on November 26, 2012 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: