RSS
Video

Ambasadori Akan Ismaili bëri homazhe pranë varreve të Vëllezërve Bytyqi

18 Feb

Në qytetin Yonkers të New York-ut u organizua një takim ndërmjet ambasadorit të Kosovës në Washington DC z. Akan Ismaili dhe ish ushtarëve të Batalionit Atlantiku.
Ishte kjo hera e parë që ish veprimtarët e fondit Vendlindja Thërret dhe ish ushtarët e batalionit Atlantiku vizitohen zyrtarisht nga një ambasador i Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, ambasadori i Kosovës vendosi lule pranë varreve të tre vëllezërve Bytyqi të cilët ishin pjestarë të batalionit Atlantiku.
Ambasadori ju falënderua për kontributin e dhënë gjatë luftës e cila e solli lirinë që ne po e gëzojmë sot. Më pas ambasadori Ismajli bisedoi me ta për mundësinë e një bashkëpunimi më konstruktiv ndërmjet tyre dhe institucioneve të Kosovës.
Në përbërje të delegacionit të ambasadës ishin edhe zëvendës ambasadori Jetish Jashari dhe atasheu i Forces së Sigurisë së Kosovës z. Xhavit Gashi.

 
Leave a comment

Posted by on February 18, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: