RSS

Jemi krenarë që e kemi ndihmuar Kosovën

26 Feb

Nju Jork, (Kosovapress) 24 Shkurt 2013 18:22

Ambasadorja amerikane në OKB, Rosemary DiCarlo e cila e ka përkrahur në vazhdimësi Kosovën dhe çështjen shqiptare, thotë se Kosova ka kaluar një rrugë shumë të gjatë këtyre 5 viteve . Ajo është krenarë që e ka ndihmuar Kosovën për të arritur në këtë pozitë. Në një intervistë për “Kosovapress”, DiCarlo ka theksuar se bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë janë historike dhe esenciale për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Kosovapress: Ambasadore, gjatë këtyre ditëve është duke ndodhur dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen në Bruksel. Si do ta komentoni këtë bisedime dhe a do të jetë diçka që sjellë përfitime për Kosovën edhe pse BE-ja nuk e ka pranuar liberalizimin e vizave për Kosovën?

DiCarlo: Si pikë e parë unë i thërras fuqishëm liderët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar bisedimet, këto bisedime janë historike, instrumentale, absolutisht esenciale për Kosovën që të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë. Ne jemi shumë afër me Kosovën, ne do të jemi gjithmonë shumë afër me Kosovën, por ne e kuptojmë se e ardhmja e Kosovës është pjesë e BE-së. Ky është një hap esencial në rrugicën për të përparuar, mendoj se është shumë important dhe ajo që është arritur deri tani është një përfitim i madh për të gjithë popujt e Kosovës. Unë kërkoj nga liderët prapë dhe shpresoj në ta se rruga që po bëjnë është konstruktive dhe produktive sepse në fund të bisedimeve do të shihet se kjo është në dobi të popujve të rajonit.

Kosovapress: Politika e Jashtme Amerikane, a ka ndryshuar ndopak pas dorëheqjes së Sekretares Clinton?

DiCarlo: Politika e jashtme amerikane është përkrahëse e fuqishme e Kosovës

DiCarlo: Unë mendoj se ti do të ju tregosh se politika e jashtme amerikane është përkrahëse shumë e fuqishme e popullit të Kosovës. Siç e dini se ne i kemi disa administrata me radhë që kanë të njëjtat pikëpamje dhe kanë ofruar të njëjtën përkrahje për Kosovën. Ne presim që kjo të vazhdojnë dhe të jemi partnerë me Kosovën në vazhdimësi.

Kosovapress: Në Lindje të Kosovës, në Preshvë, Bujanovc dhe Medvegje situata është shumë afër konfliktit të armatosur për arsye se të drejtat e shqiptarëve janë të shtypura çdo ditë e më shumë, shqiptarët nuk kanë ndonjë zgjidhje nëse Amerikanët nuk intervenojnë diplomatikisht do të thoja. A është ndonjë mundësi që të ketë ndonjë ndërhyrje nga politika e jashtme amerikane që të ndryshojë diçka në dobi të parandalimit të konfliktit?

DiCarlo: Jemi përkrahës të fuqishëm në këto bisedime

DiCarlo: Unë sinqerisht mendoj se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel në të cilat edhe ne jemi pjesëmarrës, pra ne jemi pjesëmarrës aktivë në këto bisedime dhe do të ndihmojmë secilin, qoftë në Serbi pa marrë parasysh nëse ata janë serbë apo shqiptarë. Po ashtu në Kosovë pa marrë parasysh nëse ata janë serbë apo shqiptarë, pra ne do të ndihmojmë në vazhdim dhe ne jemi përkrahës të fuqishëm në këto bisedime. Unë e çmoj shumë Baroneshën Ashton për atë që është duke e bërë dhe për kohën që ajo po ja kushton kësaj çështje. Si përfundim unë pres që të shohë më shumë rezultate nga këto bisedime në të ardhmen.

Intervistoi: Qazim Doda

 
Leave a comment

Posted by on February 26, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: