RSS
Video

DiCarlo: Ne jemi shumë krenarë që e kemi ndihmuar Kosovën

28 Feb

DiCarlo: Ne jemi shumë krenarë që e kemi ndihmuar Kosovën

Ambasadorja Amerikane pranë OKB-së Rosemary DiCarlo e cila është marrë shumë me çështjen shqipëtare dhe shumë përkrahëse e madhe për shqiptarët pranë OKB-së, në pyetjen se si e ndjen ajo veten 5 vite pas shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës për të cilin ajo bëri kaq shumë ,ajo u përgjigj:

DiCarlo: Së pari jamë shumë e kënaqur që të festoj pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, unë mendoj se Kosova ka kaluar një rrugë shumë të gjatë në këo 5 vite. Ne jemi shumë krenarë që e kemi ndihmuar Kosovën për të arritur pozitën që e ka tani. Është shumë e kjartë se institucionet janë krijuar dhe po punohet shumë ngushtë me institucionet e BE-së në rrugën e integrimit.

Q. Doda: Ambasadore, gjatë këtyre ditëve është duke ndodhur diçka e re në Kosovë. Shqiptarët dhe Serbët janë duke zhvilluar bisedime në Bruksel. Si do ta komentoni këtë veprim, a do të jetë diçka që sjellë përfitime për Kosovën edhe pse BE-ja nuk e ka pranuar liberalizimin e vizave, pra ne shqiptarët nuk mund të udhëtojmë në Evropë pa viza dhe me sa duket ne nuk po kemi asnjë përfitim nga këto bisedime, ne po humbim shumë dhe udhëheqësit tanë po tolerojnë shumë rreth pjesës veriore të Kosovës, si do ta komentoni ju këtë rrjedhë të ngjarjeve në Kosovë?

DiCarlo: Si pikë e parë unë i thërras fuqishëm liderët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar bisedimet, këto bisedime janë historike, instrumentale, absolutisht esenciale për Kosovën që të normalizojnë marrëdhënjet me Serbinë. Ne jemi shumë afër me Kosovën, ne do të jemi gjithëmonë shumë afër me Kosovën, por ne e kuptojmë se e ardhmja e Kosovës është pjesë e BE-së. Ky është një hap esencial në rrugicën për të përparuar, mendoj se është shumë important dhe ajo që është arritur deri tani është një përfitim i madh për të gjithë popujt e Kosovës. Unë kërkoj nga liderët prapë dhe shpresoj në ta se rruga që po bëjnë është konstruktive dhe produktive sepse në fund të bisedimeve do të shihet se kjo është në dobi të popujve të rajonit.

Q. Doda: Politika e Jashtme Amerikane, a ka ndryshuar ndopak pas dorëheqjes së Sekretares Clinton?
DiCarlo: Unë mendoj se ti do të ju tregosh se politika e Jashtme Amerikane është përkrahëse shumë e fuqishme e popullit të Kosovës. Siq e dini se ne i kemi disa administrata me radhë që kanë të njëjtat pikëpamje dhe kanë ofruar të njëjtën përkrahje për Kosovën. Ne presim që kjo të vazhdojnë dhe të jemi partnerë me Kosovën në vazhdimësi.

Q. Doda: Në Lindje të Kosovës, Preshvë, Bujanovc dhe Medvegje situata është shumë afër konfliktit të armatosur për arsye se të drejtat e shqipëtarëve janë të shtypura çdo ditë e më shumë, shqiptarët nuk kanë ndonjë zgjidhje nëse Amerikanët nuk intervenojnë diplomatikisht do të thoja. A është ndonjë mundësi që të ketë ndonjë ndërhyrje nga politika e jashtme amerikane që të ndryshojë diçka në dobi të parandalimit të konfliktit?

DiCarlo: Unë sinqerisht mendos se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel në të cilat edhe ne jemi pjesëmarrës, pra ne jemi pjesmarrës aktivë në këto bisedime dhe do të ndihmojmë secilin, qoftë në Serbi pa marrë parasyshë nëse ata janë Serbë apo Shqiptarë. Poashtu në Kosovë pa marrë parasyshë nëse ata janë Serbë apo Shqiptarë, pra ne do të ndihmojmë në vazhdim dhe ne jemi përkrahës të fuqishëm në këto bisedime. Unë e çmoj shumë Baroneshën Ashton për atë që është duke e bërë dhe për kohën që ajo po ja kushton kësaj çështje. Si përfundim unë pres që të shohë më shumë rezultate nga këto bisedime në të ardhmen.

Intervistoi: Qazim Doda

 
Leave a comment

Posted by on February 28, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: