RSS
Video

Sejdiu: Jeremiqi nuk mund të na pengojë

28 Feb

Sejdiu: Jeremiqi nuk mund të na pengojë

Ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, tani konsull i përgjithshëm në New York e ndjen veten krenar per diasporen dhe miqtw e fortë që i ka Kosova. Rrugën e integrimit të Kosovës në familjen e kombeve të pavarura nuk mund ta ndalë askush tha ai.

Q. Doda: Kremtuat 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si ndjeheni në këtë datë të rëndësishme?
Bekim Sejdiu: Është ndjenjë e veqantë që të kremtohet 5 vjetori i pavarësisë në New York, së pari në po e kremtojmë me një numër të madh pjesëmarrësish dhe diplomatë të huaj, e ajo që më jëp ndjenjë të veqantë është fakti se unë si ambasador kam kremtuar në mesin e shumë ambasadorëve, që do të thotë në mesin e shumë figurave të spikatura të diasporës sonë të cilët për dekada me radhë kanë qenë ambasador të Republikës së Kosovës, atëhere kur Kosova jo që nuk ka pasur ambasador dhe ambasada, por nuk ka pasur as liri.
Është një kënaqësi dhe emocion i veqantë kur kremton në mesin e njerëzve të cilët kanë kontribuar shumë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.
Kremtimin e bën edhe më madhështor fakti që ne kemi edhe arsye të kremtojmë sepse përvjetoret janë zakonisht momente reflektimi ku duhet të shihen të arriturat, sfidat apo dështimet eventuale.
Nëse e kthejmë kokën prapa dhe i mendojmë 5 vitet e kaluara dhe sfidat me të cilat është ballafaquar Republika e Kosovës atëhere mund të vërejmë se të arriturat kanë qenë në shumë drejtime e kjo është arritur duke ju falënderuar popullit të Kosovës, institucioneve te vendit, diasporës dhe kuptohet shteteve mike e sidomos Amerikës të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten aleati kryesor i Kosovës.

Q. Doda: Ju erdhët për të shërbyer në Amerikë nga një shtet mik i Kosovës siq është Turqia, pra erdhët në një shtetin e Amerikës që e kemi mikun më të mirë, a shihni ndonjë dallim në përkrahje që po i bëhet Kosovës?
Bekim Sejdiu: Po ne si Popull dhe si Kosovë kemi kaluar nëpër ditë të vështira siq e dijmë të gjithë sepse historia nuk na ka trajtuar drejtë, por kemi pasur një fat të madh sidomos gjatë dy dekadave të fundit, sidomos kemi pasur mbështetje nga shtetet që janë të forta, jo vetëm politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht por në kuptim të vlerave që i përfaqësojnë ato. Kuptohet se SHBA-të e kanë rolin themelor.
Kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin shtylla kryesore e përkrahjes ndërkombëtare ndaj shtetit të Kosovës. Mirëpo, SHBA-të nuk kanë qenë të vetmet sepse prapa tyre vazhdojnë të na japin përkrahjen disa shtete shumë të rëndesishme ku Republika e Turqisë është njëra prej tyre pa dyshim. Kështu që ne e kemi atë fat që e kemi mbështetjen Amerikane dhe shumë shteteve të Evropës si dhe të Republikës së Turqisë. Kjo na lehtëson neve ballafaqimin me sfidat të cilat vazhdojnë të na përcjellin.

Q. Doda: Na flisni pak për aktivitetin e Konsullatës së Republikës së Kosovës këtu në Neë York, përpos çështjeve teknike a punoni diçka më shumë?
Bekim Sejdiu: Ne për shkak të pozicionit specifik ndërkombëtar që e këmi si shtet i cili është pozicion i përkohshëm kuptohet derisa nuk jemi anëtar në OKB, reflektohet mbase më së miri në funksionet e kosnullatës së Republikës së Kosovës në Neë York.
Kjo do të thotë se ne përveq funksioneve klasike konsullore ku hyjnë shërbimet ndaj qytetarëve dhe shërbimet e tjera konsullore ndaj shtetasëve të tjerë në raste të veqanta, puna me diasporë, ekonomia, kultura e keshtu me radhe ne merremi edhe me OKB-në dhe me misionet e huaja në OKB. Pra, e mbulojmë edhe këtë pjesë që në rastin e Kosovës është një prioritet i dorës së parë. Ky fakt që ne kemi funksion dual, e bënë punën e Ambasadës sfiduese, mirëpo është edhe motivuese sepse ne jo vetëm që popunojmë për shtetin tonë por punojmë edhe për një kauzë të drejtë.

Q. Doda: A është vështirësuar puna e juaj në raport me OKB-në pas emërimit të Vuk Jeremiqit në pozitën e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së?
Bekim Sejdiu: Numri i njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës që kanë ndodhur që nga koha kur ka ardhur në këtë funksion ish-ministri i jashtëm ser, jo vetëm që nuk është ngadalësuar por përkundrazi është rritur. Me siguri që ai mund të jetë një pengesë shtesë duke pasur parasyshë jo vetëm shtetin prej nga vjen, por edhe personalitetin e personit në fjalë.
Rruga e integrimit të plotë të Kosovës në familjen e kombeve të pavarura është rrugë e pa-kthyeshme dhe e pa-ndalshme, jo vetëm ish-ministri i jashtëm serb, por askush nuk mund ta ndalë këtë rrugë.

Q. Doda: Kjo po na len të kuptojmë se ndoshta vitin që vjen apo pas pak vitesh Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së, apo jo?
Bekim Sejdiu: Që Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së aty nuk ka asnjë dilemë, nuk është aq e lehtë të parashikohen kufinjë kohorë. Mirëpo, siq e thashë se rruga e integrimit të plotë e Kosovës në sistemin ndërkombëtar që do të kulmojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB është e pa-kthyeshme dhe e pa-ndalshme.
Intervistoi: Qazim Doda

 
Leave a comment

Posted by on February 28, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: