RSS
Video

Shehu: Të ndalet gjuetia e shtrigave ndaj ish-luftëtarëve të lirisë

28 Feb

Shehu: Të ndalet gjuetia e shtrigave ndaj ish-luftëtarëve të lirisë

Ish komandanti i UÇK-së në Junik dhe më vonë komandant i batalionit Atlantiku z. Gani Shehu me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës nga New Yorku ju drejtohet atyre që po i persekutojnë ish-luftëtarët e lirisë me këshillën që të ndalin gjuetinë e shtrigave ndaj bashkëluftëtarëve të tij.

Q. Doda: Si e ndieni veten tuaj 5 vite pas pavarësisë së Kosovës?
Po natyrisht që ndjehem mirë sepse kjo është një datë e shënuar dhe aq më tepër më bën krenar për kontributin personal dhe të bashkëluftëtarëve të mijë që e kemi dhënë për këtë ditë, pra ju uroj këtë festë të gjithë shqipëtrëve sepse kjo festë ju takon të gjithëve.

Q. Doda: Amaneti i dëshmorëve nuk po realizohet akoma, është një sfidë e madhe derisa shqiptarët akoma nuk i kanë fituar të drejtat e tyre sidomos në Luginën e Preshevës, në Iliridë apo në Çamëri, çfarë mendoni ju për këtë sfidë si ish luftëtar i ushtrisë çlirimtare të Kosovës?
Unë si ish ushtar i uhstrisë çlirimtare të Kosovës mund të them se ne e kam pas dhënë betimin, mirepo pas çlirimit të Kosovës dhe pavarësisë së saj gjërat kanë ndryshuar, mirëpo kanë ndryshuar tek ata që merren me politikë dhe jo tek ata që kanë mbetur jashtë rrjedhave politike.
Unë besoj ideali duhet të realizohet patjetër pa marrë parasyshë se në çfarë sfidash kalojmë ne sepse ky është një proces natyral të cilin askush nuk ka mundësi që ta ndalë.

Q. Doda:Duket se në Kosovë nuk ka të ndalur persekutimi ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, ata po akuzohen për gjithëçka, pra vetëm pse kanë luftuar për çlirimin e Kosovës, si e ndieni veten ju kur bashkëluftëtarët po ndiqen në mënyrën më mizore qoftë nga Eulexi, qoftë nga institucionet vendore, si e komentoni ju këtë fushatë?
Unë e ndaj mendimin me shumë bashkëluftëtarë të mijë që e kanë thënë në Kosovë, unë mendoj dhe jamë shumë i sigurtë se këto janë gjykime politike, gjykime të padrejta e sidomos kur është fjala për gjykimin që po i bëhet Fatmir Limajt-komandant Çelikut. Ky akuzohet nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë dhe shpallet plotësisht i pafajshëm , pastaj gjykohet në Kosovë dhe prapë shpallet i pafajshëm dhe tash prapë gjykohet me të njëjtat akuza dhe kjo të len me kuptue se ka qenë dhe vazhdon të jetë një fushatë e egër ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së për çka mendoj se kjo nuk i shërben as bashkësisë ndërkombëtare e as institucioneve të Kosovës.
Në këtë drejtim më bëjnë përshtypje institucionet e Kosovës që nuk reagojnë më me zë por vetëm deklarohen kinse nuk përzihemi në drejtësi apo drejtësia e ka fjalën e vet. Mirëpo, në këto gjykime mendoj se më së paku ka drejtësi dhe koha do ta dëshmojë këtë gjë.

Q. Doda: Ju keni studijuar juridikun dhe me sa po duket ish ushtarët e UÇK-së janë duke u dënuar me kodin penal të Jugosllavisë. Cila do të ishte thirrja e juaj në emër të ish ushtarëve të batalionit Atlantiku për gjykimet që po i bëjnë ndaj ish ushtarëve të UÇK-së nëpër gjykatat e Prishtinës.
Unë po nisem nga një parim në drejtësi që thuhet se më e drejtë është që të lirohen 100 fajtorë se sa të dënohet një i pa-fajshëm. Unë në ëmrin tim personal por edhe në emër të bashkëluftëtarëve i ftoj ata që e ndajnë drejtësinë si dhe ata që kanë ndikim në drejtësi që vërtetë t’i thuhet njëhere e përgjithmonë: Ndal kësaj gjuetie të shtrigave ndaj ish-luftëtarëve të lirisë!
Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe duhet ta pranojnë dhe ta nderojnë të gjithë shqiptarët sepse është një vlerë e të gjithëve, pra në këtë drejtim sa më herët që e kuptojnë njerëzit është më mirë për ta.

Intervistoi: Qazim Doda

 
Leave a comment

Posted by on February 28, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: