RSS
Image

Walker: Lugina e Preshevës të jetë temë e bisedimeve Kosovë-Serbi

03 Mar

Walker: Lugina e Preshevës të jetw temë e bisedimeve Kosovë-Serbi

Walker: Lugina e Preshevës të jetë temë e bisedimeve Kosovë-Serbi

Ambasadori William Walker është i njohur në botë për aktin e tij humanist kur i doli në përkrahje popullit të Kosovës gjatë kohës derisa forcat serbe ushtronin terror mbi popullatë. Ai shprehë pa-kënaqësinë e vet ndaj proceseve të montuara që po ndodhin në Kosovë dhe i jep disa këshilla për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjes.

KosovaPress: Ambasador Walker, kohëve të fundit situata në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë është e tensionuar, ka një prezencë të shtuar të ushtrisë dhe forcave të xhandarmërisë, poashtu largimi i lapadarit të dëshmorëve të UÇPMB-së po provokon një konflikt të mundshëm atje, si do ta komentoni ju këtë situatë?

Walker: Eksperienca e ime e mospajtimeve ndërmjet qeverisë serbe dhe popujve që jetojnë qtje dhe janë nën kontrollin e tyre nuk ka qenë shumë e kënaqshme. Unë e kam parë se si qeveria serbe e ka trajtuar 90% të popullatës së Kosovës të cilët ishin shqiptarë.
Kjo grupa tjetër e shqiptarëve që jeton në ditët e sotme nën kontrollin e qeverisë së Beogradit, unë vërtetë merakosem për ta, mendoj se ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse unë e dij se se cilat janë aftësitë e qeverisë së Beogradit.
Unë do të thoja se nëse qeveria serbe në Beograd dëshiron që të gjithë qytetarët e saj të jenë besnik të qeverisë dhe të shtetit ata pra duhet t’i trajtojnë të gjithë njerëzit si të barabartë. Ata nuk mund t’i trajtojnë popujt duke u bazuar në etnicitet gjë që hapur po e bënë ne Luginën e Preshevës.
Unë shpesh e kam thënë se nëse qeveria Serbe do t’i trajtonte Kosovarët siq i trajtonin serbët ata kurrë nuk do të kishin këtë konflikt të tmerrshëm që ndodhi në vitet 1990 e më vonë. Unë vetëm po shpresoj se qeveria e Beogradit kupton se ata duhet t’i trajtojnë të gjithë qytetarët dhe të gjitha etnicitetet si qytatrë të besueshëm dhe t’i trajtojë disa kinse ata nuk janë në njëfarë mënyre qytetarë të dorës së parë, pra ky është një gabim i madh në anën e Beogradit.
Unë po shpresoj se populli që jeton në Luginën e Preshevës e kupton këtë gjë, t’i paraqesë kërkesat e veta ku do të futeshin të gjitha kërkesat shoqërore dhe ekonomike. Nëse shqiptarët nuk do të trajtoheshin në të njëjtën mënyrë sikur që trajtohen serbët nga qeveria e Beogradit atëhere ata duhet të ankohen dhe të bëjnë diçka rreth këtij problemi.

KosovaPress: Cili është komenti i juaj për bisedimet që po ndodhin këto ditë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, a do të duhej te inkuadronin në tavolinën e bisedimeve edhe situatën në Luginën e Preshevës?

Walker:Po i përgjigjem pjesës së dytë të pyetjes suaj. Po, absolutisht! Nëse të dy palët ulen në tavolinë dhe bisedojnë për marrëdhënjet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve aty natyrshëm duhet të bisedohet edhe për shqiptarët që jetojnën nën kontrollin serb. Mirëpo, mendimi i im personal rreth pyetjes se kah po shkojnë bisedimet, unë nuk jamë shumë optimist. Unë e përcjell situatën atje për më shumë se 13 vite dhe e kam vërejtur se serbët nuk e kanë dhënë akoma asnjë centimetër dhe ata nuk janë serioz rreth negociiomit të ndryshimeve, por ata vetëm duan që të dominojnë bisedimet dhe të pozitën pozitën e tyre, të jenë të sigurtë se pozita e tyre nuk dëmtohet. Pra, unë nuk jamë shumë optimist për bisedimet që po bëhen, në anën tjetër do t’u sugjeroja nëse atje do të ketë bisedime të shtrohet në tavolinë edhe çështja e Luginës së Preshevës.

KosovaPress: A do të duhej që politika e jashtme amerikane të ndryshonte pak sa i përket Kosovës Lindore dhe të bënte presion në qeverinë e Serbisë që të ndalin shtypjen në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegje?

Walker:Unë do të doja të shihja një ditë që qeveria e SHBA-ve do të vërente se qeveria e Beogradit nuk është duke i trajtuar barabartë të gjithë qytetarët në Serbi, ata do të duhej që të brengoseshin më zëshëm, ata do të duhej të bisedonin dhe të vepronin më shumë rreth kësaj çështjeje dhe ta lënë botën që të kuptojë se ata nuk do të tolerojnë të njëjtën gjë që ka ndodhur në Kosovë nga serbët. Qeveria Amerikane duhet që me të vërtetë t’i thotë qeverisë se Beogradit se presin nga ata që të gjithë qytetarët në Serbi të jenë të trajtuar si të barabartë.

KosovaPress: Ju keni qenë para dhe gjatë luftës së Kosovës të involvuar atje dhe e njihni situatën. Tani pas shumë vitesh ish-ushtarët e UÇK-së po burgosen siq janë Fatmir Limaj dhe shokët e tij dhe tani Grupi i Llapit në përbërje të komandant Remit dhe bashkëluftëtarëve të tij, si mendoni ju, a është ky veprim i drejtë sepse ata kanë kaluar më herët nëpër këtë situatë dhe janë shpallur të pafajshëm për të njëjtën aktakuzë?

Walker:Kur i shikon rezultatet në Hagë ku ishin proceset gjyqësore kundër komandant Ramushit dhe pastaj Fatmir Limës, ata ishin në Hagë dhe kaluan disa vite në bug dhe u shpallën të pa-fajshëm. Proceset gjyqësore që po ndodhin në Kosovë, tash po flasim për Fatmir Limën kanë të bëjnë më shumë me çështjet e brendshme në Kosovë, ngjarjet që kanë të bëjnë me periudhën epas-luftës në Kosovë, të paktën unë kështu mendoj .
Mendoj se prokurorët në Hagë u munduan të përdorin çdo gjë që te paraqesin prova për dënimin e Fatmir Limës dhe Ramush Haradinajt si kriminel dhe në këtë mënyrë prokurorët e Hagës dështuan tmerrësisht. Nëse paraqitet pyetja se pse dështuan, atëhere përgjigja është se ata nuk ishin kriminelë të luftës.
Procest gjyqësore që po ndodhin tani në Kosovë duken si aktakuza të një lloji tjetër, dhe nëse ndaj këtyre njerëzve që po dërgohen para drejtësisë do të jetë një proces i drejtë gjyqësor atëhere unë pajtohem me të.
Unë kam qenë shumë i mërzitur me atë që Haga bënte më herët, duke provuar që të bëjnë krahasime ndërmjet kriminelëve të luftës nga Serbia të cilët kane bërë vepra kaq të tmerrshme dhe në anën tjetër ata i akuzuan edhe dy-tre komandantë të UÇK-së vetëm pse dëshironin të paraqesin një lloj balancimi , e drejtësia nuk ndahet kështu.

KosovaPress: Po nuk po ndodhë e njëjta gjë me kriminelët serb të cilët vranë rreth 13,000 shqiptarë, dhunuan mijëra gra dhe akoma mungojnë rreth 2,000 pengje të luftës, ata po jetojnë të lirë dhe nuk po akuzohen nga drejtësia e Kosovës. Si e shihni ju këtë veprimtari të drejtësisë së Kosovës?

Walker:Jo, Balanca se kush ka shkaktuar krimet e luftës në Kosove dihet se është e stërngarkuar në anën e forcave ushtarake të Serbisë dhe krimet janë bërë më forcën e ofruar nga qeveria e tyre, kurse UÇK-ja ishte ne male pa asnjë forcë nga qeveria. T’i akuzosh ata se kanë shkaktuar disa incidente duke provuar që të balancojnë me krimet masive që i kanë bërë forcat e sigurimit Serb, mendoj se kjo është qesharake. Mendoj se Haga më në fund e kuptoi këtë gabim.

KosovaPress: Pra ju nuk pajtoheni me mënyrën se si po organizohen proceset e montuara gjyqësore?
Walker:Unë po pres të shoh se çfarë po bëjnë në mënyrën e paraqitjes së aktakuzave, nëse ata vërtetë i procesojnë këto raste nën rregullat e ligjit dhe nën sistemin e drejtësisë, por nëse këto procese po bëhen nën ndikimin e politikës, kjo nuk mund të quhet drejtësi.
Intervistoi: Qazim Doda

 
Leave a comment

Posted by on March 3, 2013 in Uncategorized

 

Tags: , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: