RSS
Video

Gratë shqiptaro-amerikane duke e festuar 8 Marsin

10 Mar

Gratë shqiptare festojnë edhe në Amerikë

New Jersey, (Kosovapress) 09 Mars 2013 12:30

Qindra gra dhe vajza të reja, të cilat jetojnë në Amerikë, janë bashkuar dje për ë festuar 8 marsin – Ditën e gruas, ngjarje kjo gjatë së cilës, ato kanë shfrytëzuar rastin edhe të njihen dhe shkëmbejnë përvojat e tyre.

Blerime Ibrahimi, e cila është marrë me organizimin grave shqiptare në Garfield të New Jersey-t, për KosovaPress, ka deklaruar se interesimi i grave shqiptare për organizime të këtilla, për çdo vit, është duke u shtuar.

“Ky është viti i 9-të me radhë që ne e bëjmë këtë lloj të organizimit dhe vit mbas viti numri i grave pjesëmarrëse po vjen duke u shtuar. Gratë shqiptare të Amerikës janë të integruara në shoqëri dhe ndjehen të barabarta me burrat. Shumë nga ato kanë biznese, janë të shkolluara dhe kanë rol ndikues në korporata të fuqishme. Dëshirojmë që gratë shqiptare të jenë të gëzuara për këtë festë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Kimete Kaliqi, ka thënë se këtë vit, vërehet që gratë shqiptare në Amerikë po vijnë duke e fuqizuar pozitën e tyre, duke përmendur këtu edhe fushën e biznesit.

“Këtu kemi mbi 500 motra tona shqiptare të cilat kanë ardhur të festojnë sot. Çdo vit për 8 marsin që është Dita Ndërkombëtare e Gruas ne mblidhemi dhe shohim se sa kanë arritur gratë shqiptare këtu në Amerikë. Këtë vit e vërejmë se gratë shqiptare janë më të fuqishme në biznes dhe në avancimin e të drejtave të tyre. Ne në organizatën tonë kemi gra nga të gjitha rrethet shqiptare dhe gëzohemi shumë që bëhemi bashkë dhe festojmë një ditë kaq të rëndësishme. Besoj se të drejtat e grave shqiptare këtu në Amerikë janë të barabarta sepse këtu shumë gra kanë bizneset e veta dhe nuk janë të varura nga burrat e tyre. Ua urojmë të gjitha grave shqiptare kudo që janë 8 Marsin”, ka thënë Kaliqi.

Në anën tjetër, Misaret Veliu, një aktiviste e dalluar në komunitetin shqiptaro amerikan, i ka përshëndetur të gjitha gratë shqiptare për festën e 8 marsit.

“Ne gratë shqiptaro-amerikane jemi mbledhur ta festojmë këtë ditë të rëndësishme ku jemi bashkuar gra nga të gjitha anët e atdheut. Më herët ka qenë e pabesueshme që ne gratë shqiptare mund të arrijmë në këtë nivel që të jemi të barabarta me burrat. Fondi i Përbashkët Shqiptar i Patersonit ka një numër të madh të grave shqiptare të cilat janë marrë me këtë organizim, prandaj ne në emër të këtij Fondi ju urojmë të gjitha grave shqiptare në atdhe festën e 8 marsit”, ka thënë Veliu.

Në SHBA kjo festë nuk është shumë e njohur. Është përshtypje e përgjithshme se gratë janë të integruara mirë në shoqëri, mirëpo ende vazhdon të mbetet problem pagesa e barabartë me burrat, pasi për të njëjtën punë, gratë paguhen më pak. /Qazim Doda/

Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja ne media, portale. .. pa autorizim paraprak me shkrim nga A.P.L. KosovaPress.
Kontakt: parapagimi@kosovapress.com, tel: +37744966167.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress- COPYRIGHT

 
1 Comment

Posted by on March 10, 2013 in Uncategorized

 

Tags: , , , , , ,

One response to “Gratë shqiptaro-amerikane duke e festuar 8 Marsin

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: