RSS
Image

NGA MËRGIMI-KRUSHK LIRIE PËR KOSOVË (Vezir Ademaj -“Alfredi”)

10 Mar

NGA MËRGIMI-KRUSHK LIRIE PËR KOSOVË  (Vezir Ademaj -“Alfredi”)

Në shenjë respekti dhe përkujtimi në përvjetorin e 5-të të Pavarësisë së Kosovës

NGA MËRGIMI-KRUSHK LIRIE PËR KOSOVË
(Vezir Ademaj -“Alfredi”)

Shkruan: Shkumbin Tetaj, New York

Kam mbështetur gjoksin në parzmën e atdheut dhe marr frymë me mushkeritë e kësaj toke… Jehona e një pushke m’i shpërndanë mendimet dhe përmes frangjisë së njëkulle, jo shumë larg kufirit në mes të atdheut, përplaset shkrepave të larta atje ku shqiponjat rrijnë me diellin… Ishte kohë e pranvertëe vitit ’71 e çerekut të fundit të shekullit të kaluar, kurnë Sheremetaj ajo krismë ndjellamirë ishte lajmëtare e lindjës së një djali në votrën e Hysen Ademajt. Traditës së trungut familjar iu shtua edhe një krah i fortë pune, ziles së shkollës edhe një zë i ëmbël fëmije e varganit tëgjatë tëkrushqëve të lirisë edhe një sy i mprehtë pushke për të mirën e Kosovës, për nderin e Atdheut…E pagëzuan Vezir që të vezulloj si rrezet e arta në këto anë ku krenaria e plisave të bardhë thuase prek qiellin. Aty, në Sheremetaj nisë jetën Vezir Ademaj-në livadhet bleroshe përjeton lojën dhe aromën e gëzimit fëmijëror e më vonë në shkollën e këtushme fillon ta thithë nektarin e diturisë. Krahas mësimeve të shkollës, në kullën e vjetër e cila stoikisht u qëndroi fortunave të kohës, në odën e burrave pranë oxhakut ku ndizej kuvendi i trimave, ai mësoi; mikpritjen, bujarinë, respektin dhe dashurinë për njerëzit…Epikat e rapsodëvedhe legjendat e mbrëmjëve e mbrujtën djalin me ndjenjën e patriotizmës dhe atdhedashurisë tek shkriheshin n’melosin e folklorit për trimëritë e Oso Kukës e Mic Sokolit. Dhe, sa herë që fillonte biseda apo kënga,Vezirin e përshkonte një zjarr krenarie i cili sa vinte e i shtohej për këtë tokë. Shpesh herë në odën e vjetër kur në oxhak digjej cungu qindvjeçar, mësoi për sulmet barbare dhe masakrat e kralit të vjetër e të ri të Serbisë, të atyre hijenave karpatiane, që siç shkruan Fishta: “ kur Ilirët dinin zakone të mbara, ata ushqeheshin me molla të tharta në viset e Uralit”. Kur dëgjonte për masakrat që i ishin bërë shqiptarisë, mbushej mëri, ndërsa në anën tjetër e ndiente dhimbjen krenare për heronjtë e rënë. Demonstartat e vitit 1981 ishin platrofrmë e drejt e “rebelimit” të studentëve shqiptarë, ngase ia lëkunden themelet asaj përbërje gjeografike, duke ia thyer “mitin” e paprekshmërisë dhe kundërshtimit. Pra, shqipatërt janë të parët që filluan t’a groposin krijesën artificiale të quajtur Jugosllavi.. Mirëpo, edhe kjo nismë i kushtoi mjaft shtrenjtë këtij populli liridashës në trojet e veta…Që nga ky vit fillojnë netët e gjata të golgotës së përndjekjeve, diferncimeve, largimeve nga puna, burgosjeve dhe vrasjeve…! Dhe, kjo ishte koha kur shfaqet edhe shëmtia më e madhe që mund të bëhet-vrasja e ushtarëve shqiptarë dhe sjellja e tyre në arkivole hermetikisht të mbyllura me të njëjtën diagnozë: ”Vetvrasje”!!!
Në vitet e pastajme Vezir Ademaj vijon mësimet në shkollën e mesme “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit ku i përfundon me sukses. Dhe, si çdo i ri që në thesarin e ëndërrimeve të tij, ka synimetpër arritje arsimore, ai regjistrohet në Universitetin e Prishtinës në drejtimin e Fizikës. Por, në shtator të vitit 1989, barbarët serbë ia shuajnë dritën akademike dhe dhunshëm e dërgojnë në aradhat e ushtrisë jugosllave. Nën peshën e rëndë të ngjyrës së petkut dhe komandës në gjuhën e huaj, fillon shërbimin ushtarak dhe atënë Tivar!…I bëhej se bregdeti akoma erëmonte gjak shqiptarësh të masakruar me 1945, dhe ky qytet ferr për shqiptarët ia krijonte përshtypjën e urrejtjës dhe të pasigurisë, andaj në një natë pa yje e hënë arratiset prej andej…Në Sheremetaj e miklon ngrohtësia e vendlindjes, por njëkohësisht e sëmbonte edhe njëfarë droje, ngase makineria sllave kishte mobilizuar lakejt gjurmues, të cilët me tërë arsenalin kërcënues ishin vënë në ndjekje të bijve dhe bijave më të mira të këtij trualli. Arrestimet dhe burgosjet e njëpasnjëshme të të rinjëve shqiptarë, nuk i ngopnin apetitet e këtyre çakejve. Ata u vërsulën edhe mbi gjeneratën krejtësisht të pa fajshme…helmuan fëmijët në të gjitha shkollat fillore të Kosovës!Vlen të theksohet ketu,se një kontribut të veçantë, duke ndihmuar me trajtime mjekësore, ka dhënë edhe vellai i Vezirit, dr. Hasan Ademaj, student i mjekësisë në atë kohë.
…Kur vrushkujt e gjakut njomin truallin-
thonë liria nuk është larg…
Dy trokëllima përplasën në dyert e shqiptarëve dhe secila në mënyrën e vet-vret si shpata, therë në damarët e popullit duke sjellur errësirë mbi këtë dhe. Njëra trokëllimë vinte nga skamja, pesha e së cilës rëndonte cdo ditë e më shumë, duke vendosur në të gjitha shtigjet e jetës dyer të hekurta-punëtorët largohen nga puna e nxënësit dëbohen nga shkollat…! Ndërsa, trokëllima tjetër vinte nga trokitjet e xhandarmerisë në dyert shqiptare, natën e ditën në kërkim të armëve, në kërkim të njerëzve. Nyjët e lidhura vështirë zgjidhën…prapa e para skëterrë, silueta vertikale barbarësh që endën mëngjeseve e para mbrëmjëve si bisha të etura për gjak. Në këtë katrahurë shumë të rinjë nisën rrugëve të botës, rrugëve të pasosura të mërgimit; kush për t’a vrarë skamjën, kush për t’i shpëtuar vrasjës. Sirenat e trenave dhe autobusëve trishtueshëm grisin qiellin e Kosovës dhe këtij karvani sa hijerëndë aq enigmatikpër ta marrë botë në sy-i bashkohet edhe Vezir Ademaj. Me lotin e kristaltëqë i krijoi kjasina mbi mollëzat e faqeve, iu thotë mirëmbetshi familjarëve, kullës së motnuar, fshatit e Kosovës…Sikur u thoshte në atë heshtje me një zë të brëndshëm: n’kohë të ligë poi u lë, por do kthehemkur t’a ndiej si këngën majekrahut- thirrjën tuaj!… Rrugetimi iu duk i gjatë dhe i pambarim kur po ndalontenë satcionin e fundit në një qytet të ftohtë të Alpeve. Në shtetin e rehatshëm plot qetësi dhe drita të Zvicrës, krahas punës që sillte përfitime materile, angazhohet edhe në sportin luftarak të “Kik-boksit” në të cilin arrin suksese rekorde për pak vite.Dheshih, edhe përgjatë tërë kësaj përiudhe, dashurinë për flamur dhe atdhe nuk e kishte të zbehur në asnjë moment. Çdo herë në paraqitjet e tij në gara sportive, kërkonte që edhe flamuri i kuq me shqipen e zezë të qëndisur në mes t’imbulonte krahët. Ngase, kështu i dukej se merrte zemër e i vinte forcë tek ngjitej shkallëve të suksesit për t’a prekur olimpin e kampionit të Europës në këtëdiscipline sportive.
…Thirrja e Atdheut
Ndër grushta shtrëngon mallin e viteve për të afërmit dhe atdheun. I duket se dielli i perëndimit ka filluar të lindë pritueshem e të përëndoj pa meshirë. Dritateqytetit, rrugët, sheshet, jeta komodedhe medaljet sportivenuk po e tërheqin më. Fasadat e ndërtesave i dukën të huaja e të ftohta si gurë varresh. Po perëndon jeta në mëgrim… Lajmet nga vendlindja nuk janë të mira…Zingjirët e tankeve sllave kanë filluar t’a shkyejnë hartën e atdheut. Televizionet dhe gazetat në përgjithësi thonë se toka e Kosovës po njomet me gjakun e bijve të vet. Në radhët e UÇK-së kanë filluar të rreshtohen prej shtatë e në shtatëdhjetë, dhe krismat e para të pushkëve të lirisë ndihen anëmbanë Kosovës.
Si e rrahura e daullës po i kumbon në ndërgjegje kushtrimi i Rilindasve:
Kush në gjak e ka lirinë
Dhe kush nënë e thërret Shqipërinë
Kush është burrë e don mëmëdhenë
Don shqiponjën dykrenare
Të shtrëngojë pushkë e penë
E t’ lidhë besën shqipëtare
Dhe, përsëri hapësiren e mbulon heshtja…mirëpo, thonë se gjëmimet më të fuqishme janë ato që fshihen nën vellon e heshtjës dhe si rrufe nga mali vjen një vendim i prerë…pritëm nënë Kosovë, se tek ti po vij.Si shqiponjë krahëhapur në një buzëmbrëmje vere hyn në oborrin e shkollës dhe për një çast rreth kokës i sillet e tërë e kaluara e përvuajtur e njerëzve dhe vendit… Thekshëm u degjua breshëria e automatikutnë muzgun e asajstine, kur e plandosi për tokë bustin e Perkoviqit-emrin e të cilit vite më parë mbante shkolla e fshatit Sheremetaj.Reliket e pushtuesve as të gurëzuara nuk mund të qëndrojnë në këtë vend, ngase hijet e errëta të tyre nuk po i lënë rrezet e lirisë të agojnë mbi korën e kësaj toke. Ky ishte lajmi se nga mërgimi po i kthehen djemtë vatanit…Pushka e Vezirit filloi të jehonte kudo, në Junik, Smolicë e Rahovec. Me nofkën “Alfredi” inkuadrohet në radhët e UÇK-së. Angazhimi dhe guximi i tij u bënë shëmbull për shumë luftëtarë të asaj zone, sidomos për dy vëllezërit e tij më të rinj: Shaqirit dhe Rasimit që tashmë ishin ushtarë të rregullt në njesitet ushtarake. Atyre iu shtua edhe më tepër vullneti për luftë kur mbështetnin shpinën për vëllain e drejtonin grykat kah armiku. Morali dhe strategjia e tij luftarake u jepte kurajoedhe udhëheqësve të tjerë të luftës nëpër zonat e Rrafshit të Dukagjinit. Ai tani vepronte si komandant “Komando” në rajonin e Rekës së Keqe dhe kudo që e kërkonte nevoja pa iu trembur syri në asnjë moment. Afërsia, dinjiteti dhe sjellja njerëzore e bënin që t’ishte i dashur prej të gjithëve. Nga dita në ditë luftimet ashpërsoheshin, mirëpo këtë trim të paepur kjo ashpërsi nuk e trembte, vetëm sa ia shtonte elanin dhe kalitjen nga fronti në front. Ishte korriku i vitit 1998. Dielli përcëllonte fushat që kësaj vere kishin mbetur djerrë. Fushat e etura për ujë po ujiteshin me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të popullit… Shqiponjat një ditë frikshëm fluturuan andej kreshtave të Gjeravicës. Rrezet e diellit ftohtë shëndrisnin Junikun dhe fshatrat për rreth. Në Kallavaj në përpjekje ballë për ballë me forcat sllave, bie heriokisht Vezir Ademaj. Trupi i përgjakur i ngjante shtizës së flamurit. Ra në fushën e betejës për ta prekur dheun e tokës amë-për të mos vdekur kurrë, por për t’u përmendur përjetësisht në kujtimet krenare të brezave në kalim…
Sot, shkolla fillore në Sheremetaj i mban të gravuar në obelisk, emrat e dy heronjëve të kësaj ane, që jetën e dhanë për Lirinë e Kosovës: VEZIR ADEMAJ e HYSEN ARIFI

 
Leave a comment

Posted by on March 10, 2013 in Uncategorized

 

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: