RSS
Video

Të kujtojmë dëshmorin e UÇK-së nga Medvegja

01 Apr

Rajmonda Malecka

Florim Rushiti

Të gjitha epokat do të vijnë pas asaj,
Kur zani i Ilirisë së lashtë doli mbi dhe,
U ba kangë, kushtrim, lutje, u ba stinë moti,
U ba besë e burrave, u ba nderi i çdo dere.

Të gjithë stinët do të vijnë pas asaj pranvere,
Duam pranverë thonë fjalët e fëmijëve në gjirin e nanave,
Mbuluar sytë e bukur mos ia trembë e përzhisë flaka,
Mos me ia prishë fytyrën e bukur loti i kripur i gjëmave.

Të gjitha ditët do të vijnë pas asaj dite,
Duam ditë me diell thotë bisku i barit të ri,
Trembë nga dimri me borë e nga mbitoka me zjarr,
Po ani, s’ka gjë, më parë pranvera në shpirtin tonë ka mbir…

Të gjithë mëngjeset e kësaj toke Ilire, duan mbrëmjet,
Ah një ditë, një ditë të zakonshme duan shqiptarët,
Po i trembet mesdita mëngjesit, vijnë lajmet e të vrarëve,
Ikin zogjtë tutje, largë, thua ata dhimbjen ndjejnë të parët.

Të gjithë mbrëmjet me hënë dhe me yje, verbohen,
A thue gjithë ditën në sup vdekja merr thesin me e shpraz pastaj,
Duam dritë, thonë njerëzit, mbrëmja mbjell vdekjen, tmerrin,
Se gjithë dhimbjet e kësaj toke zemra e një nane s’mundet t’i mbaj…

Durimin e burrave si kraharorët kanë vënë gurët e kullave,
Nga mëngjesi në mbrëmje i rreh murtaja, topi, dimri,
Po nuk shemben ato, nuk tuten muret e shqiptarëve,
Ka shumë mote, e prej shumë betejash, këtë ju e dini.

N’zakon shqiptari Florim Rushiti e sheh nderin e trojeve t’veta,
S’po e ndigjon dhimbjen nëpër konak gjërë e gjatë shtiu,
I bahen lule pranverore flokët e bardha, shtuar nanave,
Ardhmëria jonë nëpër mote s’ka pasë tjetër sy…

Si burri që i thërret burrit për udhë e për vatan,
Metvegja thërret djalin e ai asaj i kërkon, nderë e besë,
I gëzohen njëri-tjetrit në kapërcimin e një shekulli,
Le të këndojë kushdo i pari këngë, asnjëri prej tyre nuk do të vdesë. — with Lulzim Rushiti at Marre nga libri qe eshte ne botim, Mbollen gjak, Mbijne kenge-Rajmonda Maleçka.

 
Leave a comment

Posted by on April 1, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: