RSS

Beteja e Llapushnikut, histori që s’harrohet

12 May
Beteja e Llapushnikut, histori që s’harrohet

Nga Azem Zekaj
Xhelal Hajda dhe Azem Zekaj në krahun e tij të majt, ulur Bedri Shala dhe Mehdin Morina, te dy Deshmorë, 10 Mars 1998
Xhelal Hajda dhe Azem Zekaj në krahun e tij të majt, ulur Bedri Shala dhe Mehdin Morina, te dy Deshmorë, 10 Mars 1998

Pas rënies së Adem Jasharit, Lëvizja Popullore e Kosovës mbas analizimit që i bëri gjëndjes, dërgoi një grup në Tiranë që të merrej me Organizimin e futjes të grupeve Guerile në Kosovë. Këto grupe kishin hyrë shpeshherë me detyra politike ose për të ndërmarë aksione të ndryshme, por kësaj rradhe po shkonin me qëllim fillimin e luftës së hapur kundër ushtrisë, policisë dhe grupeve paraushtarake serbe. Grupe këto të nisura nga Gjermania, Zvicra, Hollanda, Franca dhe vende tjera Evropiane.
Thelbin e këtyre grupeve e përbënin aktivistë me përvojë sic ishin Fehmi e Xhevë Lladrovci, Sami Lushtaku, Rafet Rama, Isuf e Selim Krasniqi, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Ismet Jashari, Azem Zekaj, Bekim Berisha, Bedri Shala, Mehdin e Naser Morina dhe Elmi Shala e shumë të tjerë  që vinin nga shtetet e lartpërmendura.
Mbas udhëzimeve të marra, nga këta, grupet që do hynin në Kosovë nga Hasi e Smolica.
Me 9 Mars 1998 nën shoqërimin e Qerim Kelmendit, nisur nga Tirana, pajisur me armatimin e duhur në shtëpinë  e Besnik Krasniqit në Bajram Curr, kalojm po atë natë në Smolic të Gjakovës në Shtëpin e Agron Ramës dhe nga aty në fshatin Shqiponjë në Kullën e Nazmi e Lahi Brahimaj.
Bedri Shala e Maliq Ndrecaj me disa Luftëtarë të tjerë, nga fshati Shqiponjë i janë bashkangjitur në Gllogjan Ramush Haradinajt, kurse Elmi Shala, Azem Zekaj, Mehedin Morina, Hajzer Citaku dhe Musa Dervishaj kaluan në Zonën e Drenicës, sëpari në Tice e Likovcë e me pas në Obri në shtëpinë e Haxhi Demakut.
Aty tani kishte arritur dhe grupi i dytë nga Shqipëria të cilit i printe Fehmi Lladrovci dhe  shumë shpejt u bënë përgatitjet e para për rritjen dhe zhvillimin e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Fehmiu dhe Bekim Berisha kishin përvoje nga Lufta e Kroacisë dhe brenda nje kohe të shkurtër UÇK-ja mori formën e Ushtrisë së mirfilltë.

Fehmi LLadrovciFehmi LLadrovci
Bekim BerishaBekim Berisha

Bekim Berisha kishte krijuar Brigaden në Açarevë, mbante rregull e dispiplinë, rreshtonte Ushtarët e tij cdo mëngjes dhe ngrinte Flamurin. Ne me Fehmi Lladrovcin në fshatin Baicë mbanim Pozicionet tona por akoma skishim bërë llogore sepse duhet të kujdeseshim për shumë gjëra të tjera dhe  ishim pak në njerëz, Fehmiu e Xheva, Rasim Kiçina, Azem Zekaj, Elmi Shala, Muharrem Xhemajli, Fadil Demaku, Mehdin Morina, Mehmet, Sabit e Enver Lladrovci, dhe disa te tjere. Llogoret e para janë bërë nën drejtimin e Bekim Berishes dhe me ndihmen e banorëve të Baicës, duke vazhduar më pas deri në Orllat dhe Gjergjic por duke mbajtur Pozicione lart mbi Magjistralen Prishtinë – Pejë.
Tani Ushtria  Çlirimtare e Kosovës ishte forcuar dhe kishte marrë formën e një Ushtrie  që kontrollonte një pjesë të madhe të Kosovës. Nga magjistralja Prishtinë – Pejë kaloje deri në fshatin Shqiponje të Gjakovës pa hasur në Bostblloqe të Policisë e ushtrisë Serbe, nga ana tjetër sa hyje në Llapushik apo Negrovc, arrije deri në Llaushë po ashtu pa hasur në trupat serbe.
Për të lidhur këto hapësira duhej të kontrollohej dhe Magjistralja Prishtinë – Pejë , kështu, me 8 Maj 1998 Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndërmori një aksion të koordinuar mirë nga tre drejtime për ta futur nën kontroll Grykën e Llapushnikut deri në Gjergjicë, nga ku kontrollohej dhe Kryqëzimi i Orllatit.
Më 9 Maj 1998, trupa të shumta të ushtrisë serbe, kishin mësyer Grykën e Llapushniku por hasën në qëndresë të madhe. Në dy anët e aksit rrugor Prishtinë – Pejë ishin njësitë e UÇK-së. Nga njëra anë, nga ushtarët e orëve të para, sic ishin Sahit Jashari, Muharrem Xhemajli, Sami Lushtaku, Azem Zekaj,Fadil Demaku, Hysni Thaqi, Rasim Kiçina,Jahir Demaku, Besim Halilaj, Bekim Berisha, Elmi Shala, Sokol Krasniqi, Ferat Shala dhe nga ana tjetër e bjeshkës së Berishës njësiti tjetër i përbërë nga Ismet Jashari, Fehmi Lladrovci, Shaban Shala, Fatmir Limaj, Selim Krasniqi dhe shumë ushtarë të tjerë, mbas rreth 4 orësh luftime të ashpra morëm nën kontroll Magjistralen Prishtinë – Pejë.
UÇK-ja, në betejën e Llapushnikut doli fitimtare kundër makinerisë së ushtrisë serbe që lanë pas mjete të dëmtuara e shumë të vrarë. Nuk arriti ti bëjë ballë përplasjes me UCK-në edhe mbas përdorimit të forcës nga toka e ajri.
Në këtë beteje, UCK-së i ra dhe dëshmori i parë, Besim Halilaj dhe u plagos Zenullah Prokshi.


 
Leave a comment

Posted by on May 12, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: