RSS

NJE VARËSE E PANJOHUR ME PORTRETIN E SKENDERBEUT NË MUZEN BRITANIK

13 May

                   NJË VARËSE E PANJOHUR ME PORTRETIN E SKENDERBEUT NË MUZEN BRITANIK

Ilir Seci, New York

Ne muzeun Britanik ne Londer,i mirenjohur si British Museum,mes shume e shume objekteve te ekspozuara gjendet edhe nje varese qe mbrenda saj ka nje portret prej guri te gdhendur,varese e shekullit te 15-te per te cilen ne shenimin e bashkengjitur  thuhet se eshte e Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.Varesja me portretin prej guri te gdhendur,ka kete numer serie te shenuar kapakun mbrojtes :” SLB Cameos.176”.Kur e sheh nga siper  xhamit mbrojtes ne ekspozite ngjan sikur eshte prej kuarci,e gjate 1.62 inc sipas sistemit anglez ose 4.1 centimetra me sistemin e Evropes kontinentale!Shenimi poshte thote se eshte nga nje lloj guri gjysem i cmuar!Eshte nje punim I realizuar me shume finese duke pase parasysh madhesine e objektit… Portreti I Skenderbeut aty eshte mjaft  me interes sepse perben nje object qe daton nga shekulli I 15-te pra nga koha e kur Heroi yne kombetar ishte ende gjalle!A ka mundesi qe ky portret I gdhendur ne gur te jete realizuar ne gjallje te Heroit tone Kombetar?!Gdhendja eshte realizuar me tekniken italiane te shekullit te 15-te kohe kur ky lloj arti lulezonte ne Itali!le ta shohim me hollesiosht cfare paraqitet ne kete portret!Siper jelekut Skenderbeu shihet qe ka veshur nje mantel aristokratik me jake te nalte,mbi krye ka dy kurora dhe ne qender te kurores eshte simboli i zambakut, “Fleur-de-lis”,simboli  mbreteror i Evropes se asaj kohe ,nje symbol shume I njohur qe gjendej dhe ende gjendet ne kurorat dhe stemat mbreterore te te gjithe familjeve mbreterore te Evropes!…Gjeografia e perdorimit te ketij simboli ehste shume e gjere ne gjithe kontinentin evropian.Simbolika e kesaj lulje ne kurora mbreterore kishte  kete domethenie;me tre petalet e veta perfaqesonte tre shtresat e shoqerise se kohes kur nisi te perdorej,pra perfaqesonte ata qe punojne,ata qe luftojne dhe ata qe luten,falen!faktikisht kjo lule eshte simbol i lashte qe paraqitet ne heraldiken evropiane qe nga koha e Shen Zenobise, shenjtor italian nga Firence,(italisht San  Zanobi, Zenobio) (337–417)…”Fleur-de-lis” eshte bere e famshme sidomos ne France sepse ka qene simboli qe ka mbajtur  Karli i Madh “Charlemagne”!Simboli ne fjale eshte shume I perhapur,simbol qe gjendet qe nga kangjellat e Buckingham Palace Pallatit Mbreteror te Londres e deri te flamuri I Saint Louis Missouri USA!Ne mjaft interpretime e paraqesin edhe si simbol te Trinise se shenjte!Ky symbol gjendet ne gjithe kurorat mbreterore te dinastive te Evropes dhe prania e ketij simboli ne kuroren e Gjergj Kastriotit –Skenderbeut deshmon paraqitjen e tij si mbret dhe njeherit edhe njohjen e Skenderbeut si te tille neper oborret  mbreterore te Evropes pasi  nje simbol  I tille nuk i pranohej gjithkujt.Nje konfirmim te ketij simboli ne kuroren mbreterore te Skenderbeut e ka bere edhe Marin Barleti ne vepren e tij,(Cf. Marius Barletius, Historia de vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis, Rome, 1501 or 1510, Frontispiece, opp. p. 1.)…dhe po ashtu edhe katalogu i Muzeut britanik ku gjendet kjo varese,( British Museum, Catalogue of Early Italian Engravings, by A.M. Hind, Section A. 1; and Stowe MS. 697. fol. 180.)…

“Nga vjen kjo varese dhe si ka perfunduar aty?!”-shtrohet me te drejte pyetja…Muzeut Britanik kjo varese me portretin e gdhendur te Skenderbeut i eshte dhuruar ne vitin 1753 nga Sir Hans Sloane (mjek, akademik,intelektual dhe koleksionist i famshem britanik,(1660 – 1753),i cili ne prag te vdekjes I dhuroi Muzeut Britanik gjithe koleksionin e vet familjar qe vleresohet nga me te pasurit ne bote!Ketu ky hulumtues I madh meriton te evidentohet se kush ka qene!…Sir Hans Sloane eshte ne kuptimin e plote fjales babai I Muzeut Britanik sepse koleksioni I tij ishte embrioni nga nsisi plotesimin e vet Muzeu ndoshta me I pasur I botes sa I takon arkeologjise dhe historise!Nje shesh qendror ne Londer mban emrin “Sloane Square” ne nderim te tij!Ne kohen e vet ky mjek e studiues ka marre titullin “Sir” eshte nderuar me gjithe titujt dhe dekoratat e kohes per kontributin e madh qe ka dhene ne kerkime ne fushen e arkeologjise dhe historise!Mbas Sir Isak Njutonit behet kryetar I Akademise Britanike te Shkencave!Pra nje autoritet I padiskutueshem shekncor…Shenimin e pare lidhjur me kete varese me portretin e skenderbeut e gjejme ne nje publikim te hershem te  vitit 1913 ne “Revisten Burlington viti 1913,faqja 31”,(”Burlington Magazine, xxiv, 1913, p. 31”) si dhe ne nje tjeter botim edhe me te plote te vitit 1915nga Ormonde Maddock.Dalton  titulluar “Katalog i gureve te gdhendur te periudhes post-klasike ne departamentin britanik te mesjetes,antikitetit dhe etnografise ne Muzeun Britanik.BMP, 1915”… ,( Catalogue of the Engraved Gems of the Post-Classical Periods in the Department of British and Mediaeval Antiquities and Ethnography in the British Museum., London, BMP, 1915), botim ku flitet me hollesi per secilin objekt muzeal prej guresh te gdhendur…Varesja me portretin e Skenderbeut eshte e gdhendur ne Itali thuhet ne keto dy publikime sepse ka tekniken dhe stilin Italian te shekullit 15-te!Kush e ka pase mbajte kete varese!?E kujt ka qene,kush e kishte te veten?!Ne Muze shenohet se varesja  eshte e shekullit te 15-te pra e kohes se Skenderbeut dhe eshte mbajte qe ne kohe te tij sepse e permend edhe Marin Barleti!Shenohet se Sir Hans Sloane e ka blere diku ne Itali por nuk sqarohet me shume!A ka mundesi te kete qene e Donika Kastriotit!?Pra e familjes se Gjergj Kastriotit-Skenderbeut?!…

Ishte befasi per mua kur e pashe ne ate Muzeun Britanik ne Londer sepse ishte hera e pare qe mesoja rreth saj!Asnjehere nuk na eshte permndur ky objekt qe ne fakt eshte me mjaft vlere sepse ka te gdhenur profiling e Heroit tone Kombetar ne nje gur te gdhendur qe daton nga koha e tij!Autenticiteti I kesaj varesje po ashtuy ka rendesi shume sepse nuk mund te diskutohet ngaqe eshte sjelle aty nga nje prej personaliteteve me te rendesishme te krejt historise boterore sic ishte Sir Hans Sloane nje ekspert qe nuk mund te mashtrohej lehte!…Habia tjeter imja eshte se ku kane qene historianet tane qe jo rralle kane vizituar  Londren,kane qene ne kete Muze?!Si ka mundesi  qe nuk e kane pikasur?!Athua nuk perben kurrfare rendesi studimore,nuk ngjall kurrfare kersherie kjo varese me portretin e Heroit tone Kombetar  qe ekspozohet ne Muzeun Britanik te Londres qe nga vitit 1753?!

 

 
1 Comment

Posted by on May 13, 2013 in kulturë dhe histori, Uncategorized

 

Tags: , ,

One response to “NJE VARËSE E PANJOHUR ME PORTRETIN E SKENDERBEUT NË MUZEN BRITANIK

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: