RSS

ÇËSHTJA E KISHËS PROSLLAVE, NË MARTINAJ TË GUCISË

20 May

20-05-2013 

Nga Rexhep Dedushaj
(Historian)

Rexhep Dedushaj
Fshati Trepça (sot Martinaj) është njeri ndër vendbanimet më të vjetra shqiptare në krahinën e Plavë-Gucisë. Aty banojnë pasardhësit e Dedë Nishës, të vëllait të Vuth Nishës, që janë Prelvukajt dhe Gjekë Vukajt (Hasangjakajt) bashkë me Lecaj. I pari i tyre Vukli e pati themeluar edhe fshatin Vukel në Kelmendin e Gurit. Më vonë në Trepça janë vendosur edhe ca familje selciane nga Kelmendi – sot Balidemajt. Pronat e vëllezërve Vuth dhe Dedë Nisha shtriheshin pra në Luginën e Gucisë, që më vonë u quajten Kelmend i Ulët (fushor).Vuthi e kishte qendren në Vuthaj – që merr emrin sipas tij, e Deda në Trepçe – në mes të Plavës e të Gucisë. (Shih:Dr.F.NOPCA: “Nga Shala në Kelmend” Sarajevë, 1910). Kah viti 1700, pas kryengritjeve të Bogdanit, Hydaverdi Mahmut Pashë Begolli, i shpërnguli në Peshter e Rugovë shumë banorë të Trepçes (psh në Ugell e Kuqishtë – Gjevukajt). Pasi e vrau me tradhti kryetrimin e tyre -Martinin, emrin e të cilit nga kjo kohë e merr fshati Trepça-Martinaj.
Djemtë e Martinajve u bënë digë e pathyeshme në mbrojtje të krahinës në fjalë që nga Majat e Vizitorit e deri në Vermosh. Pas masakrave të shkijeve në mars të vitit 1919, Martinajt shpërngulen në Shkodër. Një pjesë kthehet më vonë e të tjerët Zogu i vendos në Gurëz, ku janë edhe sot me mbiemrin Martini. (Shih: R.Dedushaj: “Krahina e Plavë-Gucisë nëpër Shekuj” N.Y. ,1993). Në tokat e tyre Mbretëria Jugosllave i vendosi kolonët shkije – kriminelët më të devotshëm të Malit të Zi, të cilët në vitin 1930, e ngritën një kishë të vogël pravosllave (sllavo-ortodokse), që u bë vatër e genocidit mbi shqiptarët vendas. Në “Kohën e Shqipnisë” (1941-1944), të gjithë refugjatët e këtij fshati u kthyen në pronat e veta duke i pastruar mbeturinat e kolonëve shkije, pra edhe kishën e tyre, nga arat e veta. Pas atij farë “çlirimit” që na sollën komunistët, aty u kthyen përseri shkijet e ish-refugjatët shqiptare u detyruan të kalojnë në Shqipëri përseri. Deri në ardhjen e “demokracisë” në Mal të Zi nuk e ka përmendur kush atë kishë të tyre.
Sot kur Gjukanoviçi e Vujanoviçi lavdërohen se e ka themeluar “shtetin më demokratik në Ballkan” dhe livadhiset nëpër Shqipëri, si nëpër bahçe të babës vet, pasi e shëmtoi Ruminë me një hekurishte të quajtur: Kisha sllavo-ortodokse, i ka dërguar popat e zi edhe në Kelmend, në fshatin Martinaj me pretendim ta ngrenë një kishë të tyren edhe pse aty s’ka më asnjë shkja-ortodoks. Si pretekst e marrin se në Martinaj ka pasur kishë gjithmonë, përveçse në kohën e komunizmit ateist. Duke aluduar në kishën katolike të Trepçes, të cilën as Nemanjiqët nuk patën mundur ta shndërrojnë në pravosllave si Kishën Katolike të Deçanit – meqë e mbronte atëbotë Vatikani. Pra, kurrfarë historie, kurrfarë lidhje ortodokse dhe kurrfarë të drejte s’kanë popat-shkije në atë fshat dem-baba-dem shqiptar. Dhe nëse lejohet të ndërtohet ajo kishë aty, s’ka prishje më, sepse atëherë bota demokratike do të na shpallin fondamentalistë muslimanë që po prishim kisha! Prandaj: “Djemve të Martinajve, iu priftë e mbara” – do të thoshin të parët tanë. Na keni mbas vedit, jemi me ju dhe do iu mbështesim…!”

 
Leave a comment

Posted by on May 20, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: