RSS

LUFTA PËR MROJTJEN E PLAVË-GUCISË (1879-1880) DHE DILEMAT RRETH SAJ

23 May

LUFTA PER MBROJTJEN E PLAVE-GUCISE (1879-1880) DHE DILEMAT RRETH SAJ    

     Ne 135 vjetorin e Lidhjes se Prizrenit
Shkruan: Rexhep Dedushaj, New York
Rexhep Dedushaj
Edhe sot pas 135 vjetesh te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit kemi ende dilema rreth ngjarjeve te asaj kohe e sidomos rreth lufterave per mbrojtjen e territoreve shqiptare te rrezikuara nga ardhacaket sllav.
     Plava dhe Gucia ,territore thjeshte shqiptare te banuara me pasardhesit e fiseve ilire:ARIATEVE  dhe PRUSTEVE,ishin shume te rrezikuara gjate krizes lindore 1875-1880.Gjate gjithe atyre viteve asanje minut nuk pushoi lufta n’ato ane.Forcate shqiptare vendase te ndihmuara nga krahinat shqiptare fqinje t’udhehequra nga strategu i luftes ALI BE GUCIA( me vone Ali Pashe Gucia)i thyene njerin pas tjetrit serdaret e Knjaz Nikolles te Malit te Zi,qe u shkonte lang  per goje nga deshira per ta okupuar ate krahine te pasur e shume pitoreske.
     Lidhur me keto luftera dhe udheheqesit e tyre ka shume dilema qe kane ardhur si pasoje e dezinformimeve te propagandes genjeshtare sllave dhe miqeve te tyre ne Evrope e klyshve te tyre shqiptar!?
     1.Rrili i Ali Pashe Gucise ne themelimin e Lidhjes te Prizrenit ka qene me i madhe sec paraqitet ne literaturen prosllave te ish historianeve komunist te Tiranes dhe Prishtines .
     Meqe krahina qe udhehiqej nga ai -Krahina e Gucise iu kishte dhuruar Malit te Zi ne Paqjen e Shen Stefanit (1878)Aliu ra ne kontakt me Komitetin e Stambollit dhe i perkrahur nga Abdyl Frasheri e te tjere e themeluane Lidhjen ne fjele.Pra ,iniciativa ishte e vet Ali Pashe Gucise qe u caktua Komandant per mbrojtjen e kufirit verior ,nga ajo lidhje zemadhe .Merite kjo qe nuk ia njofin pa te drejte historianet e lartepermendur!!
     2.Data e sakt e Luftes se Nokshiqit :
     Te shume historiane madje edhe doktor shkencash ,e gjejme se Lufta ne fjale eshte zhvilluar me 4 Dhjetor 1879.Ate dite bile e shpallin te vdekur edhe JAKUP FERRIN??Kjo vjen si pasoje e konsulltimit te literatures malazeze dhe miqeve te tyre,posacerisht Francezeve psh.
     Sllavet,sic e kane zakon i mshefin humbjete e veta apo edhe i festojne ato si fitore -si psh.Luften e Kosoveste vitit 1389.Dhe per ti mshef  humbjete katastrofike te Luftes se Nokshiqit te 11 janarit 1880( kur jane vrare apo mbytur ne Lim rreth 3000 malazez)e sforcajne ndeshjen e pare te trupave sShqiptare me ato Malazeze ne afersi te Nokshiqit ,perkatesisht ne Rrafsh te Velikes me 4 dhjetor 1879!!Ku jane vrare rreth 700 malazez,lufte kjo e zhvilluar kryesisht ne mes te trimave te Rugoves dhe forcave te Mark Milanit,i cili thehet dhe kalon ne Mal te Zi.Atje i pregatite 12000 ushtar me armatimin me modern te kohes dhe ia mesyn Plaves ,anes se djathte te Limit .
     udheheqesi per mbrojtjen e Plaves -Jakup Ferri ,(pra ishte ende gjalle,nuk ishte vrare me 4 dhjetor )perdore taktikate e Skenderbeut :E shtjen ne rrethim te hekurt armikun,dhe sulmon nga te gjitha anet.Bile ketu ka ndikuar negativisht gabimi i ca bajraktareve e udheheqesve lokal qe e filluane sulmin krye ne vehte .para kohes ,pa e pritur urdherin e  J.Ferrit,duke thene se Jakupi po tradhton e s’po don me mbrojtur Plaven!! Ky veprim i ndihmoi Mark Milanit qe mos te zinet ne befasi sic e kishte planifikuar Ferri.Mu per ate edhe beteja zgjati me shume se c’ishte parapare!?
     Perfundon,sic dihet,me humbjen katastrofale te Malazezeve ,duke mbetur ne fushen e nderit edhe rreth 1000 deshmore Shqiptars’bashku me komandantin e vet JAKUP FERRIN dhe zavendesin e tij CELE SHABANIN  e Rugoves.(Shih lib.E,Plava:”Plava e Gucia ne Levizjen kombetare shqiptare”Tirane 1996.)
     3.Loja e historianeve me figuren e Ali Pashe Gucise:Kur e muarren sundimin Shabanagajte ne Guci?Ishte patriot apo tradhetar Ali Pashe Gucia?Ishte Boshnjak ,Kurd apo Shqipar,etj!?
     Eshte fjala ketu per lojrate sllave me figurate tona historike si psh.Konstantinin e Madh,Alexandrin e Madh,Skenderbeun,Hasan Prishtinen,Hasan Ferrin,Prek Calin etj.
     Ali Pashe Gucia eshte pinjoll i familjes zemadhe te Shabanagajve te Gucise qe kane sunduar me se 200 vjete ne ato troje.I pari i tyre ,Shaban Aga nga Gruemira e Shkodres martohet me te bijen e Sanxhakbeut te Shkodres,Sylejman Pashe Bushatit dhe caktohet sundimtar i krahines kryengritese te Gucise ,diku ne fund te viteve 50-ta te shek XVII,e jo me 1724 sic thone disa “historiane”!!Pas Shbanit vjen i biri Ali Beg Shabanagaj(qe nenshkruhet shpesh si KURT AGA.Me cka i nxite dashakqinjte te thone se eshte prej Kurdistanit ,qe s’ka lidhje me ate pune pseudonimi i tij i lertepermendur-kurd dmth Ujk…Pas tij dallohet Gjyl Begu ,qe ishte dora e djathte e Mustafa Pshe Bushatit.Dhe rreth viteve te 40-ta  te shek.XIX vjen oficeri i ri ,me akademi ushtarake,qe e njhte shume mire krahinen ku kishte lindur – Gucine.Ky si duket pas betejave te sukseseshme kunder Malazezeve ne vitet 1875-1877 gradohet me titullin PASHE,nga komandanti i ushtrise Turke me qender ne Shkoder,Maxhar Pasha.Por i mbetet pa e marre ate titull meqe shume shpejte bjen ne konflikt me Osmanet ,bile e organizon edhe vrasjen e Maxhar Pashes ne Gjakove.i then vendimet e Kongresity te Berlinit dhe ia len Gucine Shqiperise.
     Pas shuarjes se Lidhjes se Prizrenit me 1881,per pak kohe kalon ne ilegalitet .Dhe,pasi Haxhi Zeka nepermes te ministrit te puneve te jashtme te Turqise,shqiptarit Abedin Pashe Dinos,arrine ta fshije nga lista e armiqeve te shtetit.
     Pastaj,sulltani Abdyl Hamiti e thrret ne Stamboll dhe per shkak te interesit “qe kishte Stambolli per ta pasur ne kufi me Malin e Zi e Serbine nje element antisllav te vendosur e emroi mytesarif ( prefekt)ne Peje.(E.Plava:lib.i cit.)
     Pra,Ali Pashe Gucia,jo se s’ishte tradhtar-sic e quajne historianet prorus bashk me Milladin Popoviqin-qe ia kishte vrare ca t’aferm te tij ne Luften e Nokshiqit,por ishte komandanti i vetem Shqiptar qe arriti ti mbroj territorety Shqiptare nga bishate e Karpateve ne nje kohe kur ra krejt Sanxhaku i Nishit dhe Ulqini me Tivare Podgorice!!Dhe,sipas kesaj del se Ali Gucia ishte trdhtar i Malit te Zi  apo i Evropes qe ia theu per here te pare e te fundit vendimet e saja.Askush s’ka mundur me bere nje gje te tille para as pas tij!?Eshte e dokumentuar se Ali Pashe Gucia dhe Hasan Prishtina jane pothuajse te vetmit udheheqes Shqiptar qe asnje kafe se kane pire me sllavet kurr,Mu per ate qe te dyte ishin ” tradhtar “deri ne fund te viteve 60-ta te shek XX….
 
Leave a comment

Posted by on May 23, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: