RSS

Reagim i Fondacionit Plavë – Guci reth gjendjes së krijuar në fshatin Martinaj

18 Jun
    FONDACIONI PLAVE GUCI ESHTE ME FSHATIN MARTINAJ

    Ka kohë që vendlindjen tonë e shqetsojnë provokimet dhe s’fundi projekte te reja te pergatitura nga uzurpator e ish kolonizator, okupator te rinje e te vjeter,  te mbeshtetur nga pushteti,  qe te gjithe me te njejtat qellime antishqiptare.

    Vendlindja e jonë historikisht eshte perballur me sfida te renda dhe ka paguar cmim te  larte ne mbrojten e ketyre trevave dhe popullates autokton shqiptar te Plave Gucise. Qe nga Lidhja e Prizrenit e vendimet e kongresit te Berlinit Plava dhe Gucia u perballen me luftra, perndjekje okupime kolonizime dhe represalie ne vazhdimesi e edhe gjate periudhes komuniste e po vazhdon edhe tani ne nje forme te re.

    Cmimi me I rende I tere ketyre periudhave te cekura me lartë eshe I ndryshimit te struktures demografike ne dëm te populltes Shqiptare ne Plave Gucise ku sot kemi mbetur vetem rreth 20%. Migrimi apo me mire thene spatrimi I qetë etnik I shqiptareve nga kjo trevë ishte dhe mbetet projekti ugurzi I politikes malaziase.

    Ne ne diasporë duke veshtruar ngjarjet e kohëve te fundit ne vendlindje, kesaj radhe ne fshatin Martinaj iritohemi pa masë duke vezhguar politiken perfide antishqipatre qe zhvillohet  nën ambrellen e pseudodemokracisë malaziase dhe u servohet vllezerve tanë ne vendlindje.

    Mergata e Plave Gucise ne SHBA ishte ma aktivja në nderkombtarizimin dhe senzibilizimin e opinionit amerikan per ceshtjen e Kosoves gjate viteve te 80-ta dhe 90-ta shekullit te kaluar. Mergimtaret nga Plave Gucia bashke  me vellezerit tone Hot e Grude, Ulqin e Tivar ishim akteret kryesor ne protestat qe zhvilluam ketu ne SHBA ne njohjen e faktorit shqiptar per poziten e shqiptarve ne vecanti ceshtjen e Kosoves ne Jugosllavi.

    E kur I erdhi koha logut te trimerise me lufte, serish diaspora jonë e fuqishme nga Plave Gucia e deshmoi si me perkrahje material por edhe me pjesmarrje direkte duke qenë akter dhe bashkepjesmarres ne luften e shenjet te UCK-se per clirimin e Kosoves.

    Tere keto angazhime rezultuan me thyerjen e boshtit kurrizor te regjimit te Milosheviqit dhe  te nje krijese antishqiptare te njohur me emrin Jugosllavi. Shteti malazias po tenton te neperkembe dhe nenvleftesoj shqipatret e Plave Gucis duke krijuar e zbatuar projekte e plane si keto te fundit me deponi dhe me njefar kishe te pa qenë ne fshatin Martinaj per te terhequr vemendjen nga ma thelbesoret sic janë diskriminimet ne cdo sferë te jetes se shqipatreve ne Plave Guci, si ne punesim, shkollim dhe ushtrimin e te drejtave elementare njerzore te cilat ne menyër sistematike shkelen nga kjo krijesë e krijuar me voten e vet shqiptareve nen  Male te ZI. Poltikanet malazez kerkuan voten e shqiptarve per t’u shkeputur- mvehtesuar nga Serbia duke premtuar barazi e te drejta por ja se c’po ndodh.

    Ne kerkojme dhe duam qe pa kushte te ndalohen keto plitika diskrimnuese dhe bejme pyetje:

    Sa rrespektohe te drejtat e shqipatreve ne raport me grupet tjera etnike.

    Sa shqiptar ka te punesuar ne polici…sa ne organe shoqerore…sa investohet ne vendbanime shqiptare…kur te analizosh keto te dhena, vihet ne  perfundim se pasqyra e Plave Gucise eshte e njejte qe nga vietet e 80-ta shkullit te kaluar. Sot kur jetojme ne kohen e informatikes sot kur jetojmë ne shkullin e Shqipatreve duhet qe shtetit malazias ti behet me dije se nuk do kete integrime ne BE derisa shkele dhe neperkemben te drejtat e shqipatreve nen Male te Zi sic ndodhi koheve te fundit edhe mohimi I te drejtes elementare SHPREHJA E MENDIMIT TE LIRE kur Martinasit  kundershuan ndertimn e kishes serbe ne token e uzurpuar te shqiptarve qe pasoje me arrestimin e 23 shqiptarve.

    Fondacioni Plave Guci iu benë apel vllezerve tane ne vendlindje qe te shikojne interesat afatgjate te shqiptareve si teresi. Ne mergimtaret gjendjen ne Martianj gjithashtu e shohim dhe dhe e radhisim ne interesat jetike te faktorit shqiptar te kesaj treve.

    FPG  eshte ne gjendje per te dhene ndihmen e duhur e adekuate per cdo lloj perballje me kedo qe tenton te neperkembe dhe cenon te drejtat e  vllezerve tane ne vendlindje.

    New York

    14 Qershor 2013

     
Leave a comment

Posted by on June 18, 2013 in Uncategorized

 

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: