RSS

Letër Hashim Thaqit

21 Jun

A të doli gjumi Hashim?
Eu Hashim, po që na ke bërë merak! Si more burri i dheut e largove Lulzim Pecin aq shpejt dhe me arsyetim aq të pa-kontestueshëm?
Po më vjen mirë që i ke hapur sytë pak se kohëve të fundit ke ndenjur pak si i përgjumur. E paske larguar Pecin për takim që paska pasur me agjentët e zbulimit serb, bravoooo!
Tash po më duket se je ai Hashimi që të njoh para shumë viteve(dy dekada e gjysmë), se diqysh e pata humbur shpresën se ka me të dalë gjumi, ti e din që këtu në Amerikë e pate pasur ambasadorin më të keq se Peci, bile ky ka qenë Luc krejt dhe ti insistojshe me e mbajtur akoma këtu derisa u detyrova unë me ta ndjekur nga ky shtet, ky të paktën kishte më shumë mëkate se Peci, por ti ishe në gjumë Hashim i dashur.
Ke shumë” Peca” e” Luca” o Hashim rreth vetes atje në Prishtinë, as te dajet nuk shkon pa u këshilluar me Baton Stanishiqin, Berat Koshtunicen apo Petrit Titon. Po më vjen mirë që të ka dalur gjumi më në fund.
Nëse të kundërshton lëvizja poltroniste e pacifistëve për ndonjë veprim, dije se ke bërë diçka të mirë për kombin, prandaj të uroj shumë suksese!
E përdora një gjuhë që nuk i përshtatet etikës së gazetarisë, mirëpo këtë po e bëj për ta kuptuar ti se nuk e ke merituar një gjuhë më të pastërt me disa veprime kompromisi qe i ke bërë kohëvë të fundit.
Të përgëzoj për këtë veprim nëse është e vërtetë arsyeja që e ke dhënë për largimin e këtij ambasadori!
Për këtë veprim po më duket se të paska bindur një shoku i jonë i përbashkët se vetëm ai mundet me i rregullue problemet në situata të tilla!
Vëllazërisht, Qaza

 
Leave a comment

Posted by on June 21, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: