RSS

Shefqet Rexha e paralajmëron Shaip Surdullin për fatin që e pret

31 Jul

 

Ish shefi i  personelit të Administratës Komunale, Shefqet Rexha,  ka lëshuar akuza të rënda në adresë të  kryetarit të Kamenicës, Shaip Surdulli. Rexha e ka cilësuar Surdullin, si kryetar të skandaleve, shkelës të ligjit dhe abuzues të parasë publike.

“Qeverisja lokale është zhytur thellë në keqpërdorime të parasë publike, jo-profesionalizëm, investime politike dhe shkelje ligjore. Kamenica ka qeverisje jashtëzakonisht të keqe, në dëm të interesit të përgjithshëm të qytetarëve, pa investime dhe kjo Komunë është në një depresion të thellë ekonomik”, ka thënë Shefqet Rexha në një prononcim për radion Premiera. Udhëheqësi i Personelit në mandatin e kaluar të PDK-së, ka theksuar se kryetari Surdulli për shkak të zhytjes çdo ditë e më thellë në skandale, është dashur qysh moti të japë dorëheqje.

“Edhe pse është vonë, ky Kryetar Komune pas shumë skandaleve , shkeljeve të ligjit , që po hetohet për shumë vepra penale është dashur moti kohë të jap dorëheqje si një akt i moralshem . Por, nuk mund të bëjë një akt të moralshëm një njeri që nuk e njeh moralin”. Rexha ka kërkuar nga Surdulli që t’I njoftoi qytetarët për hetimet që po zhvillohen ndaj tij.

“Dyshimet –Hetimet në lëndën e Varrezave të Dëshmorëve. Hetimet në lëndën “Keqpërdorimi i Pozitës Zyrtare apo Autoritetit Zyrtar”( dyshohet se ka krijuar shpenzime pa mbulesë me veturën e tij zyrtare) gjë q ë e ka deklaruar edhe publikisht në medja(Jeta në Kosovë). Hetimet në lëndën e Viva Fresh-it në Dardanë. Hetimet në lëndën e “Shpërdorimit të Pozitës Zyrtare” dhe “Arkëtimi dhe Pagesa e Paligjshme”. Hetimet në lëndën e Dhënies së Lejës për Ndërtim , për objektin e një marketi në qendër të qytetit. Hetimet ne disa lëndë të asfaltimit të rrugëve,. me siguri se ka edhe të tjera por për momentin s̕po më kujtohen , ndoshta me kujtohet edhe ndonjë pak para fushatës si më e forta e të gjitha këtyre.

Me të gjitha këto dyshime për Korrupsion –Keqpërdorime mund të them se z.Surdulli është simboli i varfërisë intelektuale. Më vjen keq ta them por është keshtu,nga varfëria intelektuale nuk mund të presesh ndonjë ndershmëri politike”, ka thënë ndër të tjera Shefqet Rexha.

 
Leave a comment

Posted by on July 31, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: