RSS

Diaspora meriton më shumë respekt

12 Aug

 

           Diaspora meriton më shumë respekt

 Çdo verë, me vapën vijën edhe bashkatdhetarët. Një e  treta e trupit dhe shpirtit tonë që jeton në Evropën  perëndimore zgjedhë që pushimet rregullisht t’i kalojë  në  atdhe.

 

Shkruan: Vlora  Çitaku

Nuk dua të flas gjatë kësaj radhe për rolin që bashkatdhetarët tanë   kanë dhënë për lirinë e vendit tonë. Historikisht, çdo lëvizje për rilindje e liri ka buruar e është rritur jashtë trojeve tona, tek diaspora e cila ka vepruar më e lirë në shtete perëndimore për ta organizuar rezistencën dhe për ta formuluar ideologjinë. Qartë, ne ishim të pushtuar, dhe hapësira për të vepruar dhe për tu organizuar ishte pothuajse inekzistente. Ideologjia dhe rezistenca janë njëra fushë, por diaspora e mbështeti edhe ekonominë e vendit. Bashkë me shpirtin, na e mbajtën dhe trupin gjallë. Secilit prej nesh i kujtohen vitet e 90ta kur prindërit tanë u larguan nga puna. Sa herë që kuleta mbetej bosh, shumë nga ne shpëtuam se kishim një axhë, dajë, i cili do të ndante nga sofra e vet për të dërguar para. Çdo shtator, kur fillonte shkolla, ne kishim një teze apo një hallë që zbrazte për gjysmë dollapin e fëmijëve të vet, në mënyrë që ne të shkonim të veshur mirë në shkollë. E kur nisi lufta, ata a dhanë edhe jetën.

Kosovës i dhanë shumë heronj.

Edhe pas lufte, ishte diaspora motori i zhvillimit që siguruan që rrënojat e luftës të zhduken sa më parë. Gati çdo shtëpi u rindërtua.
Zhvillimi i hovshëm i pasluftës duket se ngeci ngase liria, e më pas pavarësia nuk sollën çdo gjë që secili prej nesh deshi. Liria na e solli mundësinë për të jetuar e planifikuar jetën pa frikë nga dramat për vdekje a jetë, burg a internim.
Të okupuar me hallet tjera, të një fare më të avancuar, kur dëshirojmë të rrisim kualitetin e jetës, filluam nga pak edhe të harrojmë. Harresa është e mirë kur duhet shkuar përpara, sidomos e traumave dhe urrejtjes. Por jo çdo gjë duhet harruar. Për këtë arsye janë institucionet, artistët, shkrimtarët, intelektualët, që krijojnë vepra e mekanizma për të ruajtur kujtesën tonë kolektive.
Kam frikë, se në këtë pikë i kemi hyrë shumë në hak mërgatës tonë. Mjafton të hysh në rrjetet tona sociale dhe të vëresh një eksplozion kohët e fundit të një “mllefin” të kosovarëve me “mungesën e edukatës dhe kulturës së auslanderave”.

E para. Ata nuk janë Auslandera. Janë në tokën e tyre. Në vendin e tyre. Përdorimi i një diskursi të tillë është në rastin më të mirë fyes.

E dyta, roli i turistëve të diasporës në kaosin në trafik. Ndonjëherë, teksa lexon postimet në Facebook, krijon përshtypjen se trafiku në Kosovë funksionon si ora e Zvicrës, dhe ne, qytetarët e Kosovës jemi ngasësit më të vëmendshëm dhe më të kujdesshëm të veturave gjatë 9 muajve të vitit. Po ja që në 3 muajt e verës, po na vijnë këta “auslanderat” e po na e prishin idilën tonë në komunikacion. Çfarë hipokrizie kur dihet se n bilancin e aksidenteve të ditëve të fundit, shumë prej të cilave përfunduan me fatalitet, asnjë i përfshirë nuk ishte “auslander”. Të gjithë ishin shtetas dhe banorë të Kosovës me targa RKS.

E treta, “vijnë këtu e na shesin mend me vetura që nuk janë të tyre, po të marra me qira”. E ky koment është më denigruesi. Çfarë mendje e mjerë. Sërish, pikë së pari, çka po të intereson a është veturë e tij/saj apo e marrë me qira? Çka po ta zen udhën? Po të siguroj, nëse është veturë e marrë me qira, kjo është vetëm sepse atij/asaj i është dashur të kursejë për të sjellë para për dasmën e vëllait, për t’i blerë qostekun motrës, për ta rregulluar ujësjellësin në shtëpi apo për të paguar shërimin e nënës jashtë vendit.
Në vend se të jemi të lumtur që diaspora jonë, përkundër problemeve që kemi, ende nuk ka hequr dorë nga ne, që çdo vit vijnë e derdhin midis 600 milionë dhe 1 miliard në Kosovë, ne jemi bërë arrogant dhe mosmirënjohës.
Mos ta teprojnë se përndryshe do të vijë një verë kur do të na mungojnë.

Autorja është nënkryetare e PDK-së dhe ministre e Integrimeve Evropiane.

 
Leave a comment

Posted by on August 12, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: