RSS

Dhunë dhe terror ndaj një fshati etnikisht shqiptarë

22 Aug

Dhunë dhe terror ndaj një fshati etnikisht shqiptarë

 

Fshati Martinaj në komunën e Plavës, shtrihet në mes të Plavës dhe Gucisë dhe numëron diku rreth shtatëdhjetë shtëpi, dmth 367 banorë, shqiptarë autokton. Edhe pse pjesa dërmuese e banorëve jetojnë përkohësisht në Amerikë, përsëri në këtë fshat jetojnë dhe frymojnë familje të tëra shqiptare.

Kohëve të fundit ndaj banorëve të fshatit Martinaj po ushtrohet dhunë dhe terror nga ana e pushtetit lokal, e që fatkeqësisht në krye të Departamentit Komunal për mjedis dhe Planifikim Hapësinor është një shqiptar nga Vuthajt me emrin Mehmet(Abaz)Gjonbalaj, i cili për interesa personale, përfitime vetanake, diskriminon bashkëkombasit e vet, duke përdorur zonën e banuar të fshatit Martinaj, si deponi e hedhjes së mbeturinave të Komunës se Plavës. Një veprim i tillë është pjesë e skenarit të zhbërjes së elementit shqiptar nga ky fshat dhe banorëve autokton shqiptarë të kësaj treve:

1. Para disa viteve pushteti malazez, zonat e banuara me shqiptarë në këtë komunë, po përpiqet ti shpallë “park nacional” duke ua pamundësuar jetën në tokat e tyre historikisht shqiptare.

2. Pushteti Qendror malazias lejon krijimin e Komunës së Gucisë duke diskriminuar Malësinë e Madhe dhe Tuzin, si aneks i Podgoricës dhe njëkohësisht këtë trevë historikisht shqiptare ta sllavizoj duke mohuar të drejtën e e njësisë komunale.

3. Pushteti i centralizuar në Mal të Zi, si mendësi e vjetër hegjemoniste dhe antidemokratike, diskriminon përgjithësisht shqiptarët në Plavë-Guci, në Malësi të Madhe dhe në Tivar e Ulqin. Ende në Kushtetutën e Malit të Zi është i ndaluar përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare.

Të gjitha këto fenomene diskriminuese kanë një skenar dhe aprovimi i këtij skenari diskriminues dhe antishqiptarë po fillon të jetësohet pikërisht në fshatin Martinaj duke e shndërruar këtë fshat në deponi të mbeturinave të Komunës së Plavës.

Çdo respekt për interesat personale të individëve, por në rastin konkret interesi i qenësisë kombëtare është më i madh se interesi personal. Çdo respekt për vëllaun e Drejtorit të Planifikimit Hapësinor të Komunës së Plavës, z. Tahir Abaz Gjonbalaj-Lider Lokal i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Mal të Zi, pronar i ndërmarrjes së Sharrës në Plavë, fitues i tenderit për hedhjen dhe riciklimin e mbeturinave dhe plehërave të Komunës së Plavës. Por aspak respekt për përzgjedhjen e fshatit Martinaj si deponi e mbeturinave dhe plehërave te Komunës së Plavës dhe ata hiç më larg se 50 metra nga shtëpia e parë në vendin e quajtur “Kodra e Stajve”.

Nëse Mali i Zi pretendon të quhet “shtet ekologjik, ateherë pikërisht kjo nomenklaturë politike aktuale, shkel mbi parimet e veta duke ndotur një fshat shqiptar, duke ndotur kullosat, duke ndotur liqenin e Plavës duke shfrytëzuar elementin “devido et impera”-përçaj e sundo, duke përçarë shqiptarët e kësaj treve që historikisht përjetuan edhe rrebeshe më të tmershme, por kurrën e kurrës nuk u acaruan me njëri tjetrin, përkundrazi.

Për të mbrojtur këtë katastrofë ekologjike, për të mbrojtur dinjitetin tonë, ne banorët e fshatit Martinaj, po thuaj të gjithë, dolëm në rrugë për të parandaluar këtë diskriminim dhe shkelje flagrante të mjedisit hapësinor, si e drejtë ndërkombëtare nga bashkësia europiane, dhe në vend të përkrahjes nga subjektet politike komunale ndërhyri policia malazeze duke ngritur aktapadi ndaj protestuesve paqësor në mbrojtje të ambientit të vet jetësor. Jo vetëm që nuk respektoi vullnetin e banorëve , por këto mbeturina në vend që ti largojnë, i dogjën duke shkaktuar kundërmim të padurueshëm në tërë fshatin Martinaj.

Këto aktpadi apsurde dhe antidemokratike janë ngritur ndaj këtyre qytetarëve të këtij fshati; ; Miftar Zenel Balidemaj, Zeqir Halil Hasangjekaj, Mustafë Çun Balidemaj, Haxhë Niman Kukaj, Genc Sinan Kukaj dhe Ylber Nezir Hasangjekaj.

Për të mbrojtur ajrin tonë, për të mbrojtur qenjen tonë, të rrezikuar dhe të cënuar nga dhuna si element fundamental i spastrimit etnik të kësaj hapësire shqiptare, kemi krijuar Këshillin e fshatit Martinaj që përbëhet jo vetëm nga banorët e fshatit Martinaj, por nga të gjithë Martinajt që jetojnë në Kosovë, Shqipëri, Europë përëndimore dhe SHBA. Andaj ne banorët e fshatit Martinaj u bëjmë apel të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, të gjitha organizatave joqeveritare, të gjitha organizatave ndërkombetare në mbrojtje dhe ruajtje të ambientit, të gjitha mediave,që të përfillin dhe mbrojnë kërkesën tonë në mbrojtje të ambientit dhe dinjitetit të një pakice kombëtare në hapësirat e veta autoktone!

Me respekt,

Banorët e fshatit Martinaj

 
Leave a comment

Posted by on August 22, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: