RSS

Fushatë e egër kundër një fshati shqiptarë në trojet e pushtuara nga Mali i Zi

23 Aug

Fushatë e egër kundër një fshati shqiptarë

 

Reagim i banorëve të fshatit Matinaj (Njoftim për opinion e gjërë) Banorët e fshatit Martinaj janë të irrituar nga politika diskriminuese që po i bëhet kësaj treve në emër të njëfarë patriotizmi të rrejshëm. Refleksionet po shihen qartë me tendencën e disa individëve që deri dje pretendonin se ishin mbrojtës të flaktë të shqiptarizmës ne Plavë e Guci, e tani bëjnë punën e djallit.

Ngritjen politike z. Tahir Gjonbalaj e arrijti pikërisht me votën e banorëve të Martinajve dhe të Kukajve duke u bërë Kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të shqiptarëve të Mal të Zi për Plavë e Guci, njëkohësisht edhe Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Të gjithë ne u gëzuam sepse menduam se do ta kemi një përfaqësues të denjë në ruajtjen e pakicës kombëtare shqiptare autoktone në këto treva. U gëzuam poashtu se me privatizim, Tahir Gjonbalaj u bë bashkëpronar i Sharrës së Plavës, me shpresë se do bëj diçka në zbutjen e papunësisë që është temë e veçantë.

Gjatë ndarjes së pushtetit lokal në Komunën e Plavës z. Tahir Gjonbalaj sistemoi në dikastere të ndryshme të Komunës vëllaun e vet Mehmet Gjonbalaj dhe kushëririn e vet Ahmet Gjonbalaj. Edhe këtë nepotizëm e përballuam me shpresë se do të mendoj dhe veproj edhe për ne të tjerët, (edhe pse në këtë komunë ka shqiptarë me diploma Universiteti që edhe sot e kësaj dite mbijetojnë vetëm nga bujqësia tepër e varfër dhe e pa zhvilluar dhe mbijetojnë nga mëshira e familjarëve të tyre në diasporë).

Në vend që të jetë mirënjohës ndaj fshatit Martinaj filloi me shantazhe politike: “ ne, Lidhja Demokratike jemi patriotë, ata që bashkëpunojnë me Unionin janë tradhëtarë”, duke polarizuar deri në armiqësi edhe ne pak shqiptarë që kemi mbetë në trevat tona den baba den. Nga e tërë kjo përçarje përfituan vetëm individët e ne përfituam përçarjen e faktorit shqiptar.

Tahir Gjonbalaj në pushtetin qendror të Malit të Zi u bë antarë i Komisionit për Konflikt Interesash që nga viti 2009 me mandat pesë vjeçar, ndërsa Kryetari i Unionit Demokratk Shqiptar, Ferhat Dinosha, sot është ambassador i Malit të Zi në Tiranë. Ky fakt lë për të kuptuar se në këto pozita, nuk mbrohen interesat e pakicës kombëtare shqiptare, por interesat vitale të Malit të Zi.

Tahir Gjonbalaj me kryetarin e tij në kominionin për parandalim të konfliktit të interesave Dr. Slobodan Lekovic

(Për më shumë klikoni në: http://www.konfliktinteresa.me/clanovi/lekovic.htm)

Ferhat Dinosha- ambasadori Malazez në Tiranë

( Për më shumë klikoni në: http://www.mip.gov.me/index.php/Ambasade-i-konzulati-CG-u-svijetu/albanija.html )

Prandaj, ne banorët e fshatit Martinaj, (por edhe të gjithë shqiptarët në Mal të Zi), më në fund u vetëdijësuam se kemi qenë të manipuluar në emër të partive nacionale dhe sot nuk përkrahim asnjë parti politike, sepse interesi i ruajtjes së identitetit tonë kombëtar tejkalon interesat partiake. U jemi mirënjohës të gjithë spektrit kombëtarë dhe ndërkombëtarë që përkrahë të drejtat tona legjitime dhe tepër jetike në ruajtjen e autoktonisë dhe autentitetit tonë.

1. Z. Tahir Gjonbalaj si pronar i Sharrës së Plavës, manipulimet e tij i filloi së pari me hudhjen e miellit të sharrës në livadhin e një bashkëvendasi tonë, pranë liqenit të Plavës, duke krijuar katastrofë ekologjike për liqenin dhe florën e faunën për rreth liqenit.

2. Z. Tahir Gjonbalaj, (duke qenë përfitues i tenderit të riciklimit të mbeturinave) filloi ndërtimin e Deponisë në fshatin Martinaj, me pretekst se kjo është e përkohshme-2 vjeçare, me tendencë që të shndërroj fshatin Martinaj në deponi të mbeturinave të tërë pjesës veriore të Malit të Zi, permes shantazhimit të tre-katër bashkëvendasve tone, duke u premtuar hapje të rrugëve deri te shtëpitë e tyre dhe duke u premtuar vende pune në Deponi. Thënë kjartë; duke keqpërdorur gjendjen e rëndë ekonomike të inividëve dhe të kësaj treve në përgjithësi.

3. Z. Tahir Gjonbalaj, kërkoi nga banorët e fshatit Martinaj “që të përkrahen iniciativat e tij, me pretekst se, ai është i vetmi person që mund të parandaloj ndërtimin e Kishës serbe në Martinaj”. Ajo tokë ku neokolonizatorët e rinjë, pasardhës të kolonizatorëve të vjetër të projektit famëkeq të Reformës Agrare dhe Kolonizimit, e ka pronarin e vet. Ajo tokë ka qenë e uzurpuar dhe si e tillë nuk mund të shfrytëzohet për objekt kulti, sepse në fshatin Martinaj nuk ka serb.

Si deponia poashtu edhe kisha janë provokime me peshë të njëjtë, kundër banorëve të fshatit Martinaj dhe të dyjat kanë për qëllim që permes interesave të individëve të caktuar ta zhbëjnë këtë fshat autokton shqiptarë nga elementi 100% shqiptarë.

Mali i Zi ka afro 600 mijë banorë dhe dikund 14 mijë kilometra katrorë. Parashtrohet pyetja: Pse Tahir Gjonbalaj nuk gjeti ndonjë djerrinë në Mal të Zi por e gjeti këtë fshat shqiptarë? Për të punësuar dy tre banorë të fshatit Martinaj, apo për të helmuar fshatin Martinaj?

Ne banorët e fshatit Martinaj e shpallim z. Tahir Gjonbalaj me bashkëpuntorët e tij të manipuluar persona jo kompetent të flasin në emër të banorëve të fshatit Martinaj. Ai mund të flasë dhe të veproj në emër pushtetit të Malit të Zi, por jo në emër të banorëve të fshatit Martinaj. Ne i dëshirojmë z. Tahir Gjonbalaj që të përfitoj edhe më shumë tendere, por jo në dëm të banorëve autokton shqiptarë në trevat e tyre shekullore. Ne do mbrojmë me të gjitha mjetet demokratike dhe paqësore pragun e shtëpisë tonë sepse nuk e konsiderojmë vendlindjen tonë, vendlindjen e të parëve tonë, vend të bërllogut të askujt, as vend të shkretë për ndërtimin e kulteve jo ekzistente.

 
2 Comments

Posted by on August 23, 2013 in Uncategorized

 

2 responses to “Fushatë e egër kundër një fshati shqiptarë në trojet e pushtuara nga Mali i Zi

  1. Marginaj

    January 9, 2014 at 8:29 pm

    Kjo ska te baj fare me realitetin, por ka vetem nje qellim qe ti ngatrroj kta njerez ne mes veti. Pse ku gazetare qe te cfryn mlefet e veta personale gjeti bash fshatin martinaj!

     
    • qdpress

      January 9, 2014 at 10:16 pm

      Më vjen keq, nuk e keni shkruar emrin dhe mbiemrin tuaj. Ju po jepni një opinion që nuk ka të bëjë me realitetin dhe në vend se të ndihmoni në zgjidhjen e problemit ju po na akuzoni neve që po e nxjerrim realitetin per publikun.
      Shpresoj se nuk na keqkuptoni, vetem jepeni identitetin e plotë nëse dëshironi të publikohet opinioni i juaj.
      Stafi i AA Vision

       

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: