RSS

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Gjok Martini, viziton Prekazin

27 Aug

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Gjok Martini, viziton Prekazin

​Veprimtari shqiptaro-amerikan, Gjok Martini, viziton Prekazin
 
SKENDERAJE MARTË, 27 GUSHT 2013 18:58

KOSOVAPRESS

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjok Martini, ka vizituar kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, dhe varrezat e dëshmorëve në Skenderaj, i shoqëruar nga veprimtari Adem Demaçi dhe Drejtori i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Skender Krasniqi.

Nga vizita e tij e parë në Kosovë, ai ka vlerësuar lartë arritjet e vendit në fusha të ndryshme, duke përmendur edhe rolin e përkohshëm të EULEX-it, largimin e të cilit Martini e ka vlerësuar se mund ta përballojë Kosova.

“Por edhe EULEX-i i ka ditët e numëruara, për atë kosovarët duhet me ken krenarë që kanë arritur suksese në qeverisje, në parlamentarizëm e çdo gjë tjetër e janë zot i vetit si me ushtri si me polici kanë mundësi me u mbrojtë”, ka thënë Martini.

Përkundër vështirësive shëndetësore Martini ka bërë qindra kilometra rrugë për të vizituar Kosovën, për të cilën ka thënë se vëren përmirësime në shumë aspekte jetësore, duke vlerësuar lartë kontributin e dëshmorëve për lirinë e vendit.

“Megjithëse binte shi, dhe ishte mot i dobët, sikur e patë edhe vet, u ndjeva shumë mirë në atë shi e në atë lagie, kisha me ba prapë e prapë, jo vetëm në shi por edhe në ngrica edhe në dëborë e në breshër”, është shprehur Martini.

Gjok Martini organizoi dhe u priu dhjetëra demonstratave e veprimtarive atdhetare në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë, të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri.

Në një vlerësim për atë thuhet se Martini ishte “ Me tepër se një lis i madh i shqiptarizmit, Gjok Martini u kthye në një monument të vërtetë dhe të gjallë të shqiptarisë”. /Kosovapress/

 

Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja ne media, portale. .. pa autorizim paraprak me shkrim nga A.P.L. KosovaPress. 
Kontakt: parapagimi@kosovapress.com, tel: +37744966167. 
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress- COPYRIGHT

 
Leave a comment

Posted by on August 27, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: