RSS

Njeriu që ndaloi ‘Yugo-n’ të shitet në SHBA

29 Aug

Njeriu që ndaloi ‘Yugo-n’ të shitet në SHBA

Gjok Martini

Gjokë Martini

Nga Elvina Sefiu

KOSOVAPRESS

PRISHTINË, E ENJTE, 29 GUSHT 2013 09:26

Intervistë më veprimtarin shqiptaro- amerikan, Gjok Martini, me të cilin është diskutuar për aktivitetin e tij të mëparshëm, për situatën e shqiptarëve në Serbi e Mal të Zi, dhe situatën e shqiptarëve në përgjithësi. Megjithëse në moshë të vjetër, dhe jo mirë me shëndet, Martini ka folur edhe për rolin e EULEX-it, dhe përjetimet e tij rreth vizitës së tij të parë në Kosovë, i shoqëruar nga veprimtari Adem Demaçi dhe Drejtori i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Skender Krasniqi.

Gjatë bisedës, Martini, ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur si pseudodemokrat, kur është pyetur për kohëzgjatjen e takimeve të ndara të Martinit dhe ish kryeministrit Berisha me ish-presidentin Clinton.

KosovaPress: Dihet nga veprimtaria e juaj, se keni qenë kundër shitjes së automobilave “Yugo”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si u bë që ju të filloni atë fushatë, dhe cili ishte rezultati i asaj “proteste”?

Martini: Për ‘Yugo’ jam organizuar në vitin 1985, kanë kenë tri arsye, me bojkotue partinë komuniste, me bojkotue Qeverinë jugosllave dhe me bojkotue Qeverinë serbe. Se u prodhojshin në një qytet serb. Ja kem arritë qëllimit mbas 3 vjet bojkot, e kemi ba korporatën e Yugo-s me falimentue. Korporata e Yugo-s ka kenë me drejtor amerikan, ish-ambasador në Jugosllavi, dhe unë kom dalë përpara çdo aktiviteti, i kam sabotue, i kam bo me u dorëzue.

KosovaPress: A kishit mbrapa vetes edhe njerëz të tjerë?

Martini: Kem pasë anëtarë të komunitetit shqiptar, por ata nuk besofshin shumë në atë punën që bojshim, pakicë, kem bojkotue Gjeneral Motors-in, bojshim protesta përpara qendrës së Gjeneral Motors-it, kena udhëtua sa herë në Florida, Kolorado, Nju Jork, Masaqutes, Ohajo, Detrotit e shumë vende të tjera. Kam dalë kundër Yugo-s, kundër Agjencisë Olimpike, United States Olipmic, me protestue Yugo-n se e kishin sponsor Y ugo-n, e unë kam shku në Kolorado në ditë të ftohta, ditë të vështira, me erë me ngrica me dëborë e i kam dërmua.

KosovaPress: Si u bë që takimi me ish- presidentin Bill Clinton, me ish- kryeministrin Sali Berisha zgjati jo më shumë se shtatë minuta, kurse me juve zgjati më tepër se 20 minuta?

Martini: E vërtetë, Clintoni na ftoi ne si parti demokratike që ishim, si degë partie shqiptaro-amerikanë, ne ishim vertetë demokratë, kurse Berisha pseudodemokrat.

KosovaPress: A mundesh me na folë për gjendjen e shqiptarëve në vendet jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, në Mal të Zi e Serbi?

Martini: Gjendja e shqiptarëve jashtë Kosovës, si në Preshevë e Mal të Zi është e mjerueshme, është në një situatë e eliminimit fizik e të përgjithshëm të shqiptarëve atje, prej regjimit të padrejtë malazez e serb. Po flasim për shqiptarët në Mal të Zi që nuk kanë të drejta, vetëm një deputet, edhe ai titist, i vjetër, apo zyrtarë në frymë titist e komunist, që i shërben shqiptarëve, në thonjëza.

KosovaPress: Çka do të duhej të bëhej me këta?

Martini: Fola edhe me baca Adem Demaçin se çka duhet me ba për shqiptarët në Mal të Zi me nimua Plavë e Gucinë me popullsi shqiptare apo kosovare, që janë të papunë kosovarët, me shku në toka shqiptare me punua ato toka, me jetua, se Kosova i ka dhanë të drejtë popullsisë malazeze, kërkojmë na për shqiptarë me i lejue me punue me jetue, me gezua të drejtat e tyne, por shpresoj se Qeveria e Thaçit, apo nënkryeministrit Hajredin Kuçi, kanë m’u interesua për shqiptarët e kësaj treve dhe për shqiptarët e Preshevës, se janë në mjerim e sipër.

KosovaPress: E Shqipëria çka kish mundur të bëjë në këtë rast?

Martini: Shqipëria mundet me ba ma tepër se Kosova në mënyrë ekonomike, arsimore, shëndetësore, në çdo mënyrë Shqipëria do të mund të ndihmonte ma tepër, se Kosova ka dalë prej luftës pa një organizim qeverie, ka shumë nevojë Kosova vetë, por prap i kërkoj Thaçit e Kuçit, që me u interesua ma tepër.

KosovaPress: Si e shihni përmirësimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë?

Martini: Ajo është një normalizim i domosdoshëm i detyrueshëm për Kosovën, por, është mirë që nuk është në gjendje lufte me Serbinë, por duhet me shique mirë Kosova se si do të manovrojnë me serbë. Mos t’i lejojnë serbët me u ba zot shpie në tokë të huaj.

KosovaPress: Po mendoni se po ndodhë kjo?

Martini: Jo, jo. Jam i sigurtë se Kosova dinë se çka vepron. E din mirë, por kjo merr kohë, me i vnu në paqe serbët.

KosovaPress: Ka mendoni se janë duke shkuar shqiptarët në përgjithësi, në aspektin politik, ekonomik e social?

Martini: Ky shekull është vetëm i shqiptarëve, as serbë as malazez e as maqedonë, nuk kanë të ardhme të gëzueshme. Gëzimi ka me kenë për shqiptarë. E shekulli shqiptarëve është ky shekull.

KosovaPress: Çka ma konkretisht, a pritni bashkimin e trojeve, bashkëpunim ma të madh të shqiptarëve në fusha të caktuara?

MartiniBashkëpunim ma të madh ndërshqiptarë, por jo me bashkëpunue qorras me Mal të Zi, a Serbi a Maqedoni, se nuk na interesojnë ato, por ndërshqiptarë. Me u lidhë edhe një herë demokratikisht. Me qenë solidar me njëri tjetrin. Nuk do me thanë bashkim tash, bashkimi mund të vijë gradualisht.

KosovaPress: Si kaluat gjatë vizitës që i bëtë Kosovës?

Martini: Shumë emocionale ishte kjo vizitë. Megjithëse binte shi, e ishte mot i dogat, u ndjeva shumë mirë në atë shi e në atë lagje, kishim me ba prapë e prapë dhe jo vetëm në shi po edhe në ngrica e në dëborë e në akull e në breshër.

KosovaPress: A është kjo vizita juaj e parë?

Martini: Po, e para.

KosovaPress: Do të qëndroni pak, si e patë Kosovën për këtë kohë sa keni qëndruar?

Martini: Shumë mirë, shumë mirë. Gëzohem për kosovarë që e gëzojnë lirinë e nuk e kanë presionin nga serbët apo të tjerë. Bile kur ecshim me veturë në Prishtinë, shiqoj një pllakë shihet EULEX-i, por edhe EULEX-i i ka ditë e numrume, për atë kosovarët duhet me kenë krenarë që kanë arritur suksese në qeverisje e parlamentarizëm, dhe janë të zotë e vetit si me ushtri, si me polici, kanë mundësi me u mbrojtë, kanë edhe Shqipëninë, edhe shqiptarët tjerë ka në ndihmë Kosova.

KosovaPress: Ndonjë porosi, që ndoshta ka mundur të mos përmendet gjatë bisedës?

MartiniPorosia ime, jo pse i bëni punët keq ju, por sa më pak me serbë me u marrë e me ble, se dëgjojë se shumë tregtarë shkojnë për Serbi e blejnë mallra serbe e bijnë në Kosovë, e lënë kosovarët pa bukë e pa punë. Atë duhet t’ja ndalojnë me ligj, përndryshe ka me shkue pa u marrë vesh puna jonë.

 

 
Leave a comment

Posted by on August 29, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: