RSS

Ish ushtarët e Batalionit Atlantiku i japin përkrahjen e pa rezervë politikanit të ri Anton Lulgjuraj

06 Oct

 Image

                           NJOFTIM

 

        Ne ish-ushtarët e Batalionit Atlantiku, pjesëtar të ish UÇK-së, të organizuar nën Shoqatën Atlantiku në SHBA, duke analizuar dhe duke përcjellur me shumë vëmendje situatat dhe gjendjen politike në trojet tona etnike në tërë hapsirat shqiptare e veçanërisht në trojet tona etnike nën Malin e Zi, jemi shumë të shqetësuar dhe të zhgënjyer me veprimet e lidershipit politik shqiptar në Mal t ë Zi.

Gjendja e krijuar pa asnjë perspektivë e popullit shqiptar në ato troje dhe mos angazhimi i liderëve shqiptar të thirrur në emrin dhe votat e popullit shqiptar na detyrojnë hapur të dalim në përkrahjen e atdhetarit Anton Lulgjuraj, kryetar i FDI-së (Forumi Demokratik për Integrim).

Politikat diskriminuese të pushtetit malazez ndaj popullit shqiptar, mohimi i çdo të drejte kombëtare dhe njerëzore, mos realizimi i premtimeve politike të bëra nga të vetquajturit lider politik Shqiptar, na obligojnë që si Shoqat e Atlantikut të përbër nga ish- ushtarët e UCK-së të të gjitha trojeve etnike të reagojmë ashpër dhe të denoncojmë politikën Malazeze dhe liderët shërbëtor shqiptar që po ju shërbejnë këtyre politikave diskriminuese dhe çkombtarizuese ndaj popullit shqiptar në trojet  tona.

Pa hyrë në analiza të thella për shkeljet e të drejtave tona kombëtare nga pushteti Malazez potencojmë rastin më flagrant që na ka indinjuar i cili është miratimi i ligjit për rendin publik dhe qetesine qe ndalon përdorimin e flamurit tonë kombëtar. Mos reagimi dhe heshtja e liderëve politik shqiptar, shërbëtor të pushtetit Malazez, na revolton. Prandaj, i vetmi zë i arsyes dhe forcës reaguese ishte zotriu Anton Lulgjuraj, i cili së bashku me intelektualët dhe tërë popullin patriot kombëtar nën organizimin e FDI-së organizoi protesta te mbajtura në Tuz për mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne Mal te Zi.

Kemi vendosur që publikisht të jemi në përkrahjen e këtij patrioti shqiptar me një vizion të qartë kombëtar. I bëjmë me dije mbarë opinionit kombëtar shqiptar dhe veçanërisht shqiptarëve të cilët jetojnë në trojet e tyre në Mal të Zi, që jemi krah i tyre i fortë dhe me çdo çmim do të jemi me t’a në mbrojtjen e flamurit dhe të të gjitha të drejtave tona kombetare që shkelen në menyrë flagrante nga shovenistët sllavo- malazez. I bëjmë apel lidershipit politik shqiptar që të rreshtohet në krah të zotit Anton Lulgjuraj sepse nesër do jetë vonë dhe do ju dënojë historia me damken e tradhëtisë kombëtare. Ne, në asnjë mënyrë nuk do rrimë duarkryq dhe të bëjmë sehir se si shkelet e drejta e përdorimit të flamurit tonë kombëtar dhe të të gjitha të drejtave politike kombëtare shqiptare. Jemi për një zgjedhje të arsyeshme dhe demokratike, por nuk do përjashtojmë edhe mbrojtjen e këtyre të drejtave me gjakun tonë sikurse të parët tanë në ato treva që u flijuan për liri dhe bashkim.

Kryetar : Gani Shehu

Sekretar: Adrian Grajçevci

 
Leave a comment

Posted by on October 6, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: