RSS

Artisti me moral e patriotizëm të pa krahasueshëm në Jug-lindje të Arbërisë

22 Oct

1383743_565163766870758_1863867908_n

Artisti me moral e patriotizëm të pa krahasueshëm në Juglindje të Arbërisë

Një artist i ri shqiptar e kishte zënë ballinën e një reviste javore të Kosovës. Ne në qytezen  e vogël e kishim parë tek kioska e Xhemajl Borovcit se dikush nga lagja e jonë kishte dalur në ballinën e një reviste javore që botohej në Prishtinë.

Babi im ma blente gazeten çdo ditë e herë pas here ma blente edhe revistën që vinte tek ajo kioskë në qendër të qytezës sime.

Kur dola në klasën e 5′-të pata fatin që ai artisti i dalur në ballinën e asaj revistës javore të ishte njëri ndër arsimtarët e mi. E kisha kojshi, por nuk e njihja mirë, nuk e dija se ai fliste aq ngadale, aq ëmbël dhe aq bindshëm. Në lagjen tone kishte dy shitore ku pronarët e kishin të njëjtin emër: Januzi i Poshtëm dhe Januzi i Epërm, pa ndonjë ofendim i thërrisnim kështu sepse gjeografikisht njëri ishte më poshtë se tjetri në atë rrugën e stërmbushur me pluhur por të lezetshme sepse të lidhte me qendrën e qytezës .

Djaloshi me flokë kaçurrela dhe me një mjekërr ngjyrë kafje kur u fut në klasën tonë na tregoi se e kishte emrin Ahmet dhe e kishte për detyrë që ta mësonte vizatim e ngjyrosje. Kështu bëri dhe dita ditës mësonim më shumë për artistin që e kishim nga lagja e jonë dhe e kishim parë në revistë.

Kur ishte pushimi i gjatë, ne nxënësit dilnim me nxitim jashtë ta takonim, mjaftonte t’i themi mirëdita dhe ta shikonim atë buzëqeshjen e tij.

Nuk fliste shume me ne, herë pas here e uzurponte një mësuese e bukur e cila u bë mësuese e pa-dëshirueshme për ne, sepse nuk kishim se si t’i flisnim arsimtarit artist. Ajo në fakt ishte shumë e mirë. Mirëpo, ne mendonim se po ja merrte kohen arsimtarit tonë të cilin dëshironim ta përshëndesnim.

Në një ditë vjeshte derisa po rreshtoheshim para derës së shkollës e fitova një bindje për veten time se jamë i fortë dhe çdo serb të qytezes sime mundem ta shtrijë për toke. Gjyshja e ime me kishte mësuar se nëse ke guxim të kundërshtosh një shkja, diçka e padukshme të jep forcë dhe e shtrinë për toke.

E doja gjyshen shumë dhe sa here shkoja në shtëpi doja ta gëzoja me nga një lajm të mirë, duke pritur në rresht për t’u futur në shkollë më ranë ndërmend fjalët e saj dhe e kapa një guri e i rashë një shkjau (Bobanit) që ishte i rreshtuar në anën  time të majtë. U rrëzua dhe une e shqelmova njëhere. Papritmas, erdhi njëfarë Sabit shpiuni që ishte arsimtar në atë shkollë dhe deshti të merrte hak për Bobanin e rrëzuar përtoke.

Pa asnjë hezitim artisti me mjekërr vrapoi dhe i hoqi duart e njeriut që donte të më hakmerrej. Më mori për dore dhe më ofroi tek drejtori i shkollës, njëfarë Dimitrije. I foli diçka atij dhe e bindi që unë të mos çortohesha. Dola nga ajo zyre dhe u nisa për në klasë nën përcjelljen e artistit.

Po ku e more gjithë atë force? Më pyeti.  I tregova se çfarë më ka thënë gjyshja, atij filluan t’i dridhen buzët dhe ma shtrëngoi krahun e më urdhëroi që të shkoja në klasë. Të fala gjyshes më tha!

Kur u rrita filluan të shtohen lëvizjet për ta kundërshtuar armikun. Bobani u bë milic. Ahmeti u bë njëri ndër më të zëshmit në kundërshtimin që i bëhej armikut.  U bëmë edhe shokë të mirë dhe filloi të më këshillonte se si të veproja.

Pas shumë vitesh e mora vesh se artisti që më jepte mësim kishte qenë një njeri shumë i rëndësishëm gjatë demonstratave të vitit 1981. Atij i kishin shkuar një grup studentësh për t’ia kërkuar brushat dhe ngjyrat që të shkruanin parullat kundër armikut. Ai nuk kishte pranuar duke ju thënë se parullat i shkruaj vet sepse nuk dua që ju të rrezikoni e unë të mbetem anash. Jamë me ju! kishte bërtitur artisti.

Këtë fakt e kishte pranuar njëri nga ata ish-studentë që Bajram Kosumi apo Dada Bajre siq quhej derisa ishte kryeministër. Ahmeti vazhdon edhe sot t’i shërbej vendit në forma të ndryshme.

Është  artisti që në atelienë e tij ka pëplot piktura të figurave kombëtare, frymëzon brezat e ri që të mësohen me historinë e vërtetë duke i nderuar dëshmorët.

Tash pas gati tre dekadave e kuptoj se Ahmet nuk ishte vetëm një piktor dhe një arsimtar, por ishte edhe një force e pa dukshme për të cilën më fliste shpesh here gjyshja, ishte një frymëzues i brezit tonë.

Krejt këto që i shkruajta deshta t’ju informoj se një artist me kaq shumë vlera morale, etike e kombëtare ishte mësuesi im Ahmet Ibrahimi. E për këtë ndjehem shumë krenar.

Sot, i uroj ditëlindjen e 56’të dhe e falënderoj përzemërsisht për krejt atë që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë për brezat e rinjë.

Urime ditëlindja Ahmet Ibrahimi!

Qazim Doda, New York

 
1 Comment

Posted by on October 22, 2013 in Uncategorized

 

Tags: , , , ,

One response to “Artisti me moral e patriotizëm të pa krahasueshëm në Jug-lindje të Arbërisë

  1. lulzim kadriu

    October 22, 2013 at 5:52 am

    Eshtë ky një ndër tekstet më të drejtshkruar dhe më me sinçeritet nga të gjitha tekst-përkujtimet që kam lexuar ndonjëher. Fat sigurishtë qe keni pas që ta keni një mësues të tillë. Por sipas mendimit tim edhe mësuesi juaj z. Doda do t’duhej t’ju kthej faliminderimin juve për këtë rikujtim sepse të rrallë janë ata që sot i kujtojnë mësuesit e tyre. Përshëndetje nga Lulzim Kadriu.

     

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: