RSS

TRE VITE PA MË TË SHTRENJTIN TIM

07 Dec

Tre vite pa më të shtrenjtin tim

Image

Foto me prindërit e mi, i takova pas 8 vitesh në mes të natës. Ata nuk besonin se isha unë, më preknin në fytyrë dhe komunikonin me mua vetëm përmes heshtjes dhe shiqimit kurreshtar. U hyra befas në shtëpi pa i paralajmëruar se do të shkoja.

Kur je në vend të huaj, rrallë here të  vjen lajm i gëzuar nga at’dheu. Këtë përshtypje  e kam fituar une që kam kaluar më shumë se gjysmën e jetës jashtë vendlindjes dhe larg  familjes.

Derisa po shkruaja nje kapitull të librit tim Analyzing  and Interpreting the Elements of Journalism  gjatë tërë natës punova në të dhe mendoja se në Janar do ta përfundoja, herët në mëngjes rreth ores 5:00 më kishte zënë gjumi në tavolinën time të punës. Papritmas, cingërroi telefoni dhe më zgjoi nga gjumi dhe nuk më pyetën si je e as ku je. Thjeshtë, më thanë se duhet të nisem menjëhere për në Kosovë.

Ma mbyllën telefonin dhe unë që isha i përgjumur  nuk i besoja telefonatës sime, e kuptova se diçka jo e mirë do të ketë ndodhur në familje dhe nuk mendoja se çfarë e keqe më kishte ndodhur.

Edhe pse shumë herët, e vendosa ta shqetësoja  një  mikun tim për një biletë, nuk vonoi as gjysëm ore dhe ma konfirmoi  biletën që të nisesha menjëhere për Kosovë pa më pyetur se çfarë më ka ndodhur.

Një miku im kishte telefonuar familjen time në Kosovë dhe kishte marrë vesh lajmin. Erdhi menjëhere tek une, nuk më tha asgjë, por në sytë e tij shihja një shqetësim që mundohej të mos e shprehte.

Rrugës derisa më dërgonte në aeroport, disi  më shkoi mendja ta pyesja veten time se kush i tha këtij mikut tim që të vinte aq herët në mëngjes  tek unë pa më paralajmëruar, pse nuk fliste shumë me mua. Pse….?

Nejse, unë flisja  më  shumë e ai fliste më pak, vazhdonte duke e drejtuar makinën me shpejtësi  dhe rrëfente se sa here kishte shkuar me një shpejtësi të tillë për vete në aeroport.

Kur u ofrova tek JFK Airport telefoni më cingërroi dhe me kënaqësi e mora  të flisja, thjeshtë  për ta thyer monotoninë që ishte krijuar me mikun tim në makinë i cili nuk fliste shumë në atë mëngjes.

E dëgjova zërin e një kusheriri i cili po më merrte nga telefoni i familjes sime, u gëzova kur ja dëgjova zërin se kurrë më heret nuk më kishte marrë në telefon dhe më habiti pyetja e tij në vend se të interesohej se si jam ai më pyeti shkurt: Ku je?

Duke u ofruar tek aeroporti sepse jamë nisur për në Kosovë, shpresoj se do te takohemi neser i thashë.

Mirë, mire më tha, hajde sa më shpejt se ka vdekur baca Hazir, e kishte fjalën për babin tim….Një heshtje nga mungesa e gjetjes së fjalëve nga ai. Nuk dija se ç’ti them, ta falënderoja për lajmin nuk më thoshte zemra sepse ai veq e dinte se unë isha për rrugë në drejtim të Kosovës.

T’i shprehja ngushëllime, radha ishte që unë  të ngushëllohesha për humbjen…

Qesha prej zorit dhe i thashë, mos u ngutni, të paktën më prisni derisa të arrij në Kosovë..

Ndërkohë ndërhyri miku im që e drejtonte makinën dhe më shprehu ngushëllime.

Nga e more vesh ti? E pyeta me habi.

Unë e dija që në mëngjes por nuk doja të tregoja një lajm të tillë, edhe ata njerëz që na takuan në rrugë para se të niseshim të gjithë e morën vesh nga unë, por nuk të treguan sepse është rrugë e largët dhe të rëndohet edhe më shumë kur e merr vesh se dikush të ka vdekur.

Më shpëtoi fjala dhe i tregova dikujt që fluturonte në të njëtin aeroplan me mua  dhe kur arrita në aeroportin e Prishtinës më nxorën me shpejtësi jashtë pa e bërë kontrollin rutinor. Një kusheri nga ana e nënës më priste para dere dhe me shpejtësi u nisëm.

Kur arrita në shtëpi, pashë një turmë të madhe me njerëz që kishin arritur para meje dhe prisnin që sapo të arrija unë të niseshim tek banesa e fundit e babit tim.

E gjeta të shtrirë, jo si zakonisht jashtë tek dera dhe me duar të hapura. Ishte në gjumë të përjetshëm dhe nuk munda t’i flisja.

E putha në ballë dhe i thashë:  erdha babe!!!

Ma kishte lënë amanet që në rast vdekjeje të mos nxjerr lotë nga syri sepse dhembja duhet të kalohet me force e krenari. Edhe familja me bëri më të forte, nuk derdhnin lot dhe më drejtoheshin me fjalët: A u lodhe gjatë udhëtimit?

Nuk zgjati ndoshta as një çerek ore dhe e rrëmbyem arkivolin katër vëllezërit së bashku dhe u nisëm shkallëve. Sapo arritëm para dere ku na prisnin njerëzit, e vendosëm arkivolin para dere dhe ofroheshin njerëzit e i jepnin lamtumiren e fundt.

Papritmas i ktheva sytë për ta shikuar babën edhe një here, dhe në heshtje t’i kërkoja të falur se për 21 vite kisha qëndruar me të vetëm tetë javë.

Shumë here futesha në Kosovë dhe nuk kisha mundësi as familjen ta vizitoja. Kjo nuk ishte jetë, por unë isha pajtuar me të, edhe familja e ime ishte pajtuar dhe e ndjenin për krenari vuajtjen që e përjetonin. E shikova edhe njëhere në fytyrë dhe disi m’u duk ndryshe, mbi të e kishin vënë një mbulesë me ngjyrë jeshile dhe me shkronja arabe.

Kjo m’i futi dy këmbët në dhe, nuk e prisja se do të më ndodhte një gjë e tillë, I pyeta vëllezërit se kush na e beri këtë poshtërsi dhe ata vetëm i rrudhnin krahët. Dikush shpejt e shpejt e kishte vënë dhe ishte larguar, e luta vëllaun që ishte i treti me radhë që të ma jepte atë mbulesë, e mbështolla në formë topi dhe e hudha në një kanal pranë  shtëpisë. Baba nuk ka ditur arabisht kur ishte gjallë dhe sot askush nuk ka të drejtë ta mbulojë me simbolet arabe! Fola me zë të lartë.

Njerëzit që kishin ardhur në atë ditë Dhjetori për ta ndarë dhembjen me familjen time, një nga një ofroheshin dhe na ngushëllonin. E përcollëm për në banesën e fundit. Për të na mbetën vetëm kujtimet, krenaria dhe malli shpirtëror.

Babi më thërristë vëlla sepse më kishte dhënë emrin e vëllaut të vet që ja kishin vrarë shkiet pas luftës së dytë botërore, e kisha jo vetëm si vëlla, por edhe shok. Vetëm kur loznim shah e kisha kundërshtar dhe nuk arrija të fitoja kurrë nga ai.

Ti pusho i qetë babi im, e unë po e mbaj shahun pranë meje. Para syve të mi ti je gjithmonë i gjallë!

Unë vazhdoj të jetoj me krenarinë, dashurinë dhe mallin që kisha për ty!

Sot do të rri pranë shahut dhe do të kujtoj se jamë me ty. U bënë tre vite pa zërin tënd, por asnjë minut pa kujtimin për ty.

New York, 07 Dhjetor, 2013

 
3 Comments

Posted by on December 7, 2013 in Uncategorized

 

Tags: ,

3 responses to “TRE VITE PA MË TË SHTRENJTIN TIM

  1. Xhevat Limani

    December 7, 2013 at 2:36 pm

    Babai eshte hyjnor ndersa nena e shenjte o Qazim Doda, koken lart dhe ec perpara, keshtu e ka jeta…mbushur stacione q[ nuk dime se c’na pret

     
  2. Azem Kastrati

    December 7, 2013 at 5:19 pm

    Qazim Doda ti e permende gjithe rrugetimin e babit tende por une po te ngushlloj nga zemra per faktin se ai paska vdekur krenar qe te ka lene ty dhe familjen, sepse kur e respekton vepren e babait eshte gjeja me e madhe e realizimit te edrrave te tij sepse ai ka pasur shum deshir si prinde tju shoh shendosh, tju shoh te shkolluar, tju shoh bashk te lumtur te respektuar po me vjen shum mire qe po e perkujton sepse dhembja behet edhe me e leht kur i kujton veprat te mira qe ka be ai gjat jetes respekt per ty Qaz familjen kurse pranoj ngushllimet e perzemerta per babin tende zoti e perpjekte ne lule te xhehnetit sepse e kam njohur edhe une Azem Kastrati dhe Nushi

     
  3. bernoki

    December 7, 2013 at 7:04 pm

    piksepari qazim te pershendes dhe te shprehi ngushllimet e mija ma te sinqerta per hubjen e te atit tan me lot ne sy e kam lezuar sepse edhe vet jam ne gurbet e ndihem gjither i mbrengosuar per familjen time .e te jesh krenar se baca hazir ka qen njeri me shum moral dhe edukat shpirtrore te uroj shendet dhe fat ne jet e ishalla allahu e ka que ne xhenet me rrespekt ekrem borovci roma -italy

     

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: