RSS

E vërteta rreth anulimit të vizitës së Demaçit në New York

11 Dec

Një vizitë që nuk u realizua për hirë të shërimit të komplekseve që kishte një shok i bacës Adem 

Me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë duke u menduar se në komunitetin shqiptaro-amerikan  do të duhej të vinte dikush që kombit i kishte shërbyer me vetëmohim më lindi idea të ftoja bacen Adem Demaçi për një vizitë.

Problemi i parë ishte se mbiemri i tij ato ditë flitej se po ndryshohet dhe nuk dihej se si mund ta ketë në dokumentet zyrtare pasi që në librat e tij veq e kishte ndërruar mbiemrin nga Demaçi në Dema.

Punova një kohë me administratën e Mandeles që t’i mundësoja baces Adem një vizitë dhe takim personal me këtë njeri që e tërë bota e vlerësonte. Ishte pak vështirë sepse Kosova nuk ishte njohur nga Afrika e Jugut dhe nuk kishte asnjë marrëdhënje zyrtare me atë shtet.

E shfrytëzova lidhjen që një shoqe e imja me të cilën kishim studijuar 4 vite bashkë dhe vazhdoj të mbaj raporte të mira me të kishte shprehur gatishmërinë të më ndihmonte. Babai i saj ishte shok shumë i mirë me Mandelen dhe kishte pozita të larta në atë shtet. Derisa ai qëndronte në New York dhe vajza e tij ishte në shkollë bashkë me mua, unë i ndihmoja asaj dhe në këtë mënyrë kishte krijuar respekt ndaj meje.

Takimi me Mandelen nuk ishte problem. Këtu në SHBA u paralajmëruan disa takime me zyrtarë Amerikan si dhe tubime në disa shtete ku janë të përqëndruar shqiptarët.

Në Manhattan, NY kryetari i këtij qyteti ishte interesuar që t’i jepte një mirënjohje për kontributin e baces Adem në fushën e të drejtave të njeriut, poashtu në Bronx, NY kryetari i këtij qyteti kishte shprehur gatishmërinë e tij të jepte një mirënjohje për kontributin e bacës Adem në luftën për çlirim dhe bashkim të shqiptarve.

Krejt puna shkoi mirë dhe më duhet patjetër që t’i falënderoj personat që dhanë një kontribut të madh në përgatitjen e kësaj vizite.

Shefqet Cakiçi nga Zvicra i cili rrinte në kontakt të vazhdueshëm me bacen Adem dhe informonte çdo gjë rreth përgatitjeve, e lehtësonte komunikimin edhe pse dallimi në kohë prej 6 oreve, ai e menagjonte dhe në çdo moment ishte i gatshëm të komunikonte. Poashtu, ofronte edhe ndihma financiare nga shqiptarët e Zvicrës që të mos na bëhej ndonjë ngarkesë e madhe financiare.

E falënderoj Esad Rizain dhe Stephen B. Kaufman të cilët ishin në kontakt të rregullt me institucionet e New York-ut dhe Fondacioni i tyre shqiptaro-amerikan kishte sponsorizuar mirënjohjet për bacen Adem.

Falënderoj poashtu Bekim Sejdiun, konsull i përgjitshmëm i Republikës së Kosovës në New York i cili zyrtarisht ofroi përkrahje mbarëvajtje të udhëtimit dhe takimeve zyrtare.

Dhe më në fund falënderoj edhe policinë e New York-ut që kishte shprehur gatishmërinë ta priste bacen Adem në JFK Airport dhe ta përcillte deri në vendin ku ai do të qëndronte.

Pra, ishin të gjithë të gatshëm dhe takimet në Washington DC ishin të paralajmëruara, ku baca Adem do të fliste më shtruar pa ndonjë censurë rreth gjendjes së shqiptarve në Ballkan.

Krejt ishte në rregull, vetëm pritej nisja e tij, Mirëpo, baca Adem e kishte ndërruar mendjen dhe me një telefonatë e kishte prishur krejt planin.

 Ai më herët e kishte telefonuar një njeri me të cilin ishte njohur qysh nga vitet e hershme kur ishte në burg, e ky njeriu i kishte bërë presion që të mos vinte. I kishte thënë që kjo punë është bërë pa më pyetur mua dhe ky njeri është i pa njohur, duke aluduar në mua.

Kishte mjaftuar kjo telefonatë që baces Adem t’i ndryshohej plani. Ndoshta është edhe faji  im që nuk kisha shkuar ta takoja këtë shokun e baces Adem dhe t’ia shëroja komplekset që i kishte.

E keqja ishte se si ti anuloja takimet e paralajmëruara dhe çfarë arsyeje të gjeja. Edhe arsyen e kishte gjetur baca Adem, kinse e ka një anëtar të familjes shumë të sumurë.

Kjo është e vërteta pse vizita e baces Adem nuk u realizua, ishte një shans shumë i mirë që të takohej edhe me Mandelen në një vizitë që do e bënim bashkë në Afrikën e Jugut.  Edhe pse Mandela nuk shquhej për një pro-shqiptar, ai prapë kishte diçka të përbashkët me bacen Adem dhe kjo vizitë do të ndikonte shumë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Afrika e Jugut.

Baca Adem mbetet një njeri i vlerave të pa-krahasueshme dhe nuk duhet të konsiderohet si një politikan i ditës, por një symbol i rezistencës.

Nëse tash po sulmohet nga ata që e kanë të kaluarën e lidhur me sistemin që e mbajti gati tre dekada në burg, nuk nuk është për t’u habitur. Besoj se edhe ai nuk ua zen për të madhe sepse ka një të kaluar që e ka kalitur me sulme të tilla dhe nuk i lënë shumë përshtypje.

I uroj shëndet baces Adem dhe do e lusja që të mos merret me ujqit e tërbuar.

Qazim Doda, NY

 

 
Leave a comment

Posted by on December 11, 2013 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: