RSS
Video

AA Vision: Fshati Martinaj – Pjesa e II -të

05 Jan

Ka më shumë se një vit që në fshatin Martinaj mbizotëron gjendje e tensionuar dhe herë-pas-here janë në shtet-rrethim të plotë.
Krejt kjo ka ndodhur si pasojë e disa shqip-folësve nga trevat e Plavës e Gucisë të cilët në bashkëpunim me pushtuesin malazez dhe disa shqiptarëve të asimiluar që tani e quajnë veten boshnjak po e terrorizojnë popullin.
Në njërën anë keta shqip-folës shesin patriotizëm se janë shqiptarë të rëndësishëm dhe kanë lidhje të forta në Kosovë dhe Shqipëri, dhe në anën tjetër në bashkëpunim me pushtuesin malazez dhe disa shqiptarë të boshnjakizuar vendosën deponinë e mbeturinave që rrezikon jetën e banorëve të fshatit Martinaj.
Edhe pas kundërshtimit nga banorët e fshatit Martinaj, deponia vazhdon të zgjerohet dhe aktpaditë kundër atyre që e kundërshtuan vazhdojnë të shtohen. Çdo njeri që i kundërshton këta keq-bërës ka të paktën 3 aktpadi nga gjykata e Plavës .
Në pjesën e II-të të këtij emisioni mund të shikoni pamjet nga vendi ku janë hudhur mbeturinat dhe deklarimet e banorëve të fshatit Martinaj të cilët fuqimisht e kundërshtojnë deponinë e mbeturinave të vendosur në Kodrën e Jerinës nga e cila kanoset rreziku i helmimit të banorëve të fshatit Martinaj.
Poashtu, në këtë pjesë të emisionit mund t’i mësoni edhe emrat e atyre shqip-folësve që në bashkëpunim me pushtuesin malazez po e terrorizojnë këtë fshat shqiptar.
Ky emission u realizua nga avokati Nikollë Shabani dhe Prof. Mehmet Bardhi i cili është kryetar i Lidhjes Demokratike të Malit të Zi.
Nikollë Shabani dhe Mehmet Bardhi ishin para disa ditësh në Martinaj për t’u informuar me realitetin që po ndodhë atje.
Ju dëshirojmë shikim të këndshëm!
Stafi i AA Vision

 
1 Comment

Posted by on January 5, 2014 in Uncategorized

 

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

One response to “AA Vision: Fshati Martinaj – Pjesa e II -të

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: