RSS

KosovaPress ndan mirënjohje

21 Jan

KosovaPress ndan mirënjohje

 
PRISHTINË
E SHTUNE, 11 JANAR 2014 18:34

KOSOVAPRESS

​Me rastin e 15 vjetorit të themelimit, Agjencia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress ndau mirënjohje për punëtorë, në shenjë falënderimi për punën që kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

Drejtori i Agjencisë, Skënder Krasniqi ka treguar se KosovaPress është themeluar në kohëra jashtëzakonisht të vështira, ndaj ka falënderuar të gjithë punëtorët të cilët kanë kontribuar gjatë gjithë këtyre viteve.

“Në këtë 15 vjetor kemi menduar me qenë se ky është takim i joni veç i stafit t’i ndajmë edhe disa mirënjohje për kontributin e juaj që kemi dhënë gjatë kësaj kohe. Natyrisht se kontributi është shumë më i madh përveç i juve këtu edhe i dhjetëra punëtorëve që kanë punuar gjatë këtyre viteve dhe tash janë nëpër vende të ndryshme të cilët i falënderoj nga zemra gjithë për punën që e kanë kryer, një muaj, tre, një vit, dhjet vite, por ndarja do të bëhet për stafin që jemi këtu”, ka thënë Krasniqi.

Mirnjohja e parë iu nda Fadil Bajraktarit, i cili ka kontribuar në Kosovapress që nga viti 1999 e deri në gusht të vitit 2013, pastaj Labinot Gashit, redaktor përgjegjës, Fatmir Bytyqit, redaktor i sportit, Flora Hoti, kameramane, Sahadete Zogaj gazetare, Teuta Gashi gazetare, Alidin Damati, korrespodent nga Mitrovica, Besim Idrizi, korrespodent nga Ferizaj, Qazim Doda korrespodent nga New York, Besart Hashani, montazher, Blerat Luma, montazher, Suzana Hashani, marketing, Merita Gashi, marketing.

“Të falënderoj për nderin që ma bëre, por edhe falënderimi nuk shkon pa urim, ju uroj për këtë 15 vjetor të punës. Çdo përvjetor kemi thënë ishalla kemi punëtorë më shumë, se kemi pas raste që 7 ose 8 punëtor i kemi pasur e kur ju shoh kaq shumë kryesisht jeni fytyra të reja, unë u gëzova shumë”, ka shtuar Bajraktari.

“Unë shfrytëzoj rastin që ti uroj Kosovapress-it edhe një herë 15 vjetorin e lindjes me dëshirën për suksese të reja në të ardhmen. Dua të them edhe diçka, jam i pasur që jam në një kolektiv me gjithë ju, ndërkohë ndihem shumë krenar që jam pjesë sado e vogël e një mediumi kaq të madh siç është Kosovapress-i”, ka theksuar Damati.

 

“Jam krenare që jam pjesë e Agjensionit Kosovapress”, ka pohuar Zogaj.

“Uroj që gjithë stafi të merrni për çdo vit mirënjohje, të keni sukses. Unë e kam gjet veten shumë në Kosovapress, kam filluar punën shumë e re”, është shprehur Hashani.

Ndërkohë, drejtorit iu bë befasi nga stafi një dhuratë në shenjë mirënjohje për përkrahjen e tij të vazhdueshme. Një kupë, si simbolikë, për arritjet që ka bërë me Agjencinë e Pavarur të Lajmeve Kosovapress.

APL Kosovapress do të hapë zyrën e saj edhe në Tiranë, për t`iu ofruar klientëve ngjarjet më të rëndësishme nga atje.

Kosovapress është duke bërë përgatitjet finale për ofrimin e ngjarjeve live nga nga vendi i ngjarjes për televizionet dhe radiot.po ashtu, do të fillojë edhe me sektorin e veçante të fotove./Kosovapress/

 

 
Leave a comment

Posted by on January 21, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: