RSS

RRETH DJA(L)LIT HISTORIK UKË RUGOVA !!

05 Feb
Shefqet Cakiqi-Llapashtica
RRETH DJALIT HISTORIK UKË RUGOVA !!

Burgosja e deputetit, djalit historik – Ukë Rugova është ngjarje e vitit 2014 !! Po si bëhet që një njeri pa asnjë angazhim politik në jetë, pa kontributin ma të vogël në çfardo fushe, vjen e bëhet Deputet dhe anëtar Qeverie, vetëm pse është i biri i Ibrahim Rugovës !! Kjo veq neve na bënë vaki !!


DJALI HISTORIK UKË RUGOVA AUTOR E DIZAJNUES I FLAMURIT TË LDK-së

Në vitet `90-ta nga Zvicra i patëm dërgue një Compjuter dedikuar pikrisht Ukë Rugovës, në disa takime Ibrahim Rugova ankohej për gjendjen e mjerueshme dhe gati izoluese të fëmijve të tij !! (athëre, sinqersht ndjieja dhembje)!! Pas një kohe Ibrahim Rugova në një takim, ku isha edhe unë, e lavdroj Ukën se ka mësue shumë nga Compjuteri që ja kemi que, madje po bënë edhe vizatime grafike dhe nga heraldika, ka skicue Vulën e Presidentit të Kosovës, të gjithë po ma lavdojn – u shpreh Ibrahim Rugova!! Sot ajo skic dhe ajo vulë me shkrimin DARDANIA është bërë Bajrak i Lidhjes Demokratike të Isa Mustafës, Nexhat Dacit etj etj. !!

DEPUTET “KOTRABAN” !! 

Si mundet Djali historik Ukë Rugova të hyj në aleancë me Bujar Bukoshin kundërshtarin dhe “ortaken e keqe” të Ibrahim Rugovës, madje ta bëjë shef të vetin !! Si bëhet të hyj në Qeveri dhe koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës e cila Parti me asgjë, ama me asgjë nuk lidhet me politikën dhe orjentimet politike të Ukë Rugovës, rrethit dhe shtresës së tij!! KJo është kontraband… apo “kotraban” si quhej kontrabanda me duhan në decenjet e ma hershme!!

MITI MBI GËNJESHTRAT E GJYSHIT DHE KATRAGJYSHIT “BALLIST” !!

Në Istog, te Kulla e Popit, me vendosjen e pushtimit nga komunistat Jugosllav, ishte vendos burgu !! Në atë burg ishin burgosur shumë shqiptar që kishin kundërshtuar ripushtimin serb !! Katragjyshi i Djalit historik (Emrin e të cilit e bart Djali Historik) ishte marr me “kotraban të duhanit” (kontraband të duahnit) dhe ishte burgos në po atë burg!! Gjyshi i Djalit historik Rrusta kishte qenë i mobilizuar nga forcat e “Pushtetit popullor” – shkon të interesohet për babën e tij Ukën që ishte burgos për “kotraban” …. fati e fatkeqsia e tyre – atë ditë dhe atë moment ishte thyer burgu nga të burgosurit duke vra të gjitha rojet dhe administratën e Burgut… Rrusta i mobilizuar takon bëbën e vet Ukën dhe vendosin të qëndrojn aty… se nuk kishin bërë asgjë, nuk ikun me të burgosurit tjer… kur vijn Partizanët dhe shohin gjendjen (kryesisht serb nga serbia) nuk mund të merren vesh dhe në hakmarrje, duke i pandehur për bashkautor dhe autor të thyerjes së burgut i vrasin Gjyshin dhe Katragjyshin e djalit historik Ukë Rugova!! Kjo ngjarje ma von është sqarue dhe Familja merr pensionin deri në fund të viteve `80-ta !!! Nga një gënjeshtër ordinere më vonë bëhet miti i rrem se ata u vran nga Komunistët sepse ishën Ballist !! e si mundet një familje balliste të marr pension nga shteti për ato vrasje dhe djali i tyre Ibrahim Rugova të studioj jasht shtetit dhe të arrij funksion deri Sekretar Partie (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë) në Institutin Albanologjik !!??

Mjaft me “kotraban” mite të mitizuara krejt rrena… mjaft me “kotraban” Deputeta e me “kotraban” politikana… !!

E muarën në qaf Kosovën dhe popullin e saj !!!

 

 
 
Leave a comment

Posted by on February 5, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: