RSS

Fotografi e panjohur e Faik Konicës

13 Feb

Image\

Shkruan: Agron Alibali, Washington, DC

FOTOGRAFI E PANJOHUR e Faik Konicës 

Image

Dalë në mbrëmjen e 13 prillit 1939, pa u mbushur ende as një javë nga pushtimi i vendit prej Italisë fashiste, Faik Konica përcjell nëpërmjet kësaj fotografie seriozitetin e skajshëm të gjendjes ku ndodhej Shqipëria si shtet, dhe ai vetë si përfaqësues i saj fuqiplotë në kryeqytetin amerikan. “Diplomati beqar, plot dinjitet dhe nazeqar – shkruan foto-gazetari amerikan i rrjetit ACME – …që dënoi ashpër aneksimin e vendit të tij nga trupat e Mussolinit,…pjek kafenë e vet, koleksionon libra dhe dëgjon muzikë disqesh në gramafonin e tij të modelit të vjetër me një megafon [bri] tre këmbë [gati 1 metër] të gjatë…” Faiku ka dalë në zyrën e vet apartament në Hotelin Mayflower, “pas një dite të ngarkuar pune”. Nga dritarja e zyrës duket tisi i natës që ka rënë mbi Washington. Mirëpo një natë shumë më e gjatë kishte mbuluar anembanë Shqipërinë. Me sa duket Faiku ia kishte shprehur hapur gazetarit amerikan pesimizmin e vet për gjendjen e vështirë të Shqipërisë dhe të qeverisë së Zogut. “Ai pritet të vazhdojë të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara nëse zëvendësohet nga qeveria e tij,” komenton në diçiturë gazetari amerikan. Natyrisht, Faiku asnjëherë nuk u zëvendësua nga qeveria e tij e vërtetë, d.m.th. nga Mbreti Zog. Fundi i misionit të Ministrit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë Shqiptare në Washington iu shpall atij zyrtarisht nga Sekretari i Shtetit Cordell Hull paradreken e 24 qershorit 1939, në përgjigje të tërheqjes së privilegjeve dhe imuniteteve të ndërsjellta ndaj Ministrit Grant në Tiranë prej autoriteteve atje si pasojë e marrëveshjes farsë të 3 qershorit në Romë për njëjësimin e shërbimeve diplomatike. Nga biblioteka e humbur Konicës janë gjetur deri tash vetëm katër libra, kurse fati i gramafonit me bririn gjigand mbetet i panjohur.

 
Leave a comment

Posted by on February 13, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: