RSS
Video

“ME SHQIPTARËT E AMERIKËS” – Qazim Doda : Pa cenzurë

14 Mar

NJë sqarim të shkurtër rreth kësaj videoje që është postuar: Kjo është postuar në kanalin youtube në fund të vitit 2012, kam dashur që t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi në punën e palodhshme që e kanë bërë për të më ndihmuar të jem sa më i suksesshëm. Videot me politikanët i kam nxjerrur vetëm sa për t’u treguar se edhe ata janë njerëz dhe bëjnë gabime nganjëhere (shumëhere) dhe duhet të merren vetëm si njerëz që e kanë për detyrë t’i shërbejnë popullit derisa zgjidhen nga populli. Kurse ky Stanley që paraqitet si shqiptar nga Vuthaj dhe thotë se është me mbiemër Gjonbalaj, pas hulumtimit që e kam bërë e kam gjetur se ai ishte ndihmuar shumë nga një person me këtë mbiemër dhe ky e konsideronte si vëlla, pasi që në ditët më të vështira e kishte ndihmuar me para dhe ushqim. Nuk e kam menduar se dikujt po i vjen mërzi që Stanley e identifikon veten e tij si shqiptar, kanë përhapur fjalë se unë jamë kundër Gjonbalajve dhe për këtë arsye e kam nxjerrur këtë video. Të njëjtit njerëz u bënë edhe më të zëshëm kur une i transmetova disa emisione ku flitej me fakte për kontaminimin e fshatit Martinaj nga njëfar Tahir Gjonbalaj dhe vëllau i tij Mehmeti, ju erdhi mërzi se une e bëra publike të vërtetën rreth tragjedisë që po i kanoset këtij fshati shqiptar në trojet e pushtuara nga malazezët. Pas shumë kohe u binda se Stanley është më shqiptar se ata që po i helmojnë shqiptarët, Stanley i pastron xhamat e bizneseve shqiptare në Bronx dhe ashtu i djersitur të falënderon tre here për bukën që ja jep, ndërsa ky Tahir Gjonbalaj merr para nga pushtuesi malazez për sjelljen e mbeturinave në fshatin Martinaj nga veriu i Malit të Zi. Faktet tregojnë se mbeturinat sillen nga: Andrievica, Murina, Plava, Gucia, Berane dhe disa vendbanime të tjera. Gjonbalajt janë një familje e shkëlqyer me besë e burrëri të treguar brez pas brezi. Tash e tutje në emisionet e mia ky Tahiri nuk do të quhet Gjonbalaj sepse e prishë emrin e kësaj familje patriotike, por e kemi vendosur që në të ardhmen ta quajmë si Tahir Bërllogu në mënyrë që ta ndajmë veprimtarinë e tij keqbërëse nga ajo veprimtaria patriotike që Gjonbalaj-t e kanë bërë me shekuj.

 
Leave a comment

Posted by on March 14, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: