RSS

Për çfarë do të këndojë me 08 gusht Bregoviç dhe për çfarë do të këndojë Arif Vladi!

01 May

 

Image

Rajmonda Maleçka 

06 gusht 2009, Tiranë

 Për çfarë do të këndojë me 08 gusht Bregoviç dhe për çfarë do të këndojë Arif Vladi!

Pavarësisht se mediet televizive apo mesazhet e telefonisë celulare nuk e kanë njoftuar, siç kanë njoftuar koncertin e Goran Bregoviçit, Arif Vladi njëri nga këngëtarët më të njohur shqiptar në Shqipëri dhe në të gjithë shqiptarët jashtë vendit në datën 08 gusht në plazhin e Durrësit do të mbajë koncetin recital “Kosova më afër”. Po këtë ditë është njoftuar dhe një koncert i Bregoviçit, i njohur jo vetëm si këngëtarë por dhe si një nacionalist dhe antishqiptar tipik serb, i cili kohë më parë arriti të marrë dhe njërin nga simbolet më të njohura të Bashkisë së Tiranës i emërtuar si “Çelësi i Tiranës” dhe i sponsorizuar me shuma marrëzore, po ashtu dhe në këtë ditë ai është i ftuar, i sponsorizuar me shuma po “marrëzore” qindra-mijëra euro, për të dhënë koncert në tokën e shqipeve.

Atë ditë, me 08 gusht në Durrës ku pushojnë mijra shqiptar të ardhur nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare patjetër njeriu më i njohur dhe më i dashur i shqiptarëve kudo në botë, këngëtari Arif Vladi do të këndojë hymnin e UÇK-së, këngët për Azen Galicën dhe Jakup Ferrin, po Bregoviçi në anën tjetër çdo të këndojë! Arif Vladi këndon për të qenë më afër, për të qenë më vëllezër, për të qenë ato që kemi qenë, bashkë në mbijetesën tonë të lashtë historike, që pas Betejës së Fushë Kosovës në luftën e përjetshme me serbët, po Brekoviç për çfarë do të këndojë, për trimëritë e serbëve, mizoritë e serbëve mbi shqiptarët apo luftën që sot perandoria e të keqes po bën po kundër shqiptarëve dhe Kosovës! Bregoviç ka mbajtur në dorë urët e zjarrit për t’i djegur, zhdukur dhe shfarosur shqiptarët në ditët e tyre më të vështira dhe është argëtuar me dhimbjen dhe dramën e tyre, po me 08 gusht me çfarë mund t’i argëtojë shqiptarët Bregoviçi? A mund ta shlyejë ai kujtesën e mijëra të vrarëve dhe të zhdukurve Bregoviçi? Jo kurrë!

Arif Vladi është ftuar nga të gjithë shqiptarët në plazhin e Durrësit, është thirrur nga ata që e kanë duartrokitur dhe i kanë shkuar pas në të gjithë skenat e Perëndimit, të Shqipërisë dhe të Kosovës, që në vitet “80-të, kur kënga e Kosovës zuri vendin më të madh në repertorin e tij të shkëlqyer, është thirrur nga njerëzit e dashuruar me lirinë dhe progresin e shqiptarëve, në zhvillimet e sotme, pa ju premtuar qindra mijëra euro dhe televizione, të cilët Brekoviçit do t’ia transmetojnë drejt për së drejti koncertin.

Bregoviçi është ftuar nga “Igëll Mobile”, që i merr përsipër një sponzorizim mbi 200 mijë euro, për protagonizmin e nacionalshovinisit të njohur Bregoviç në tokën e shqiptarëve, në ditët e pushimit, të cilat shqiptarët kudo kanë qenë i anë ruajtur për t’i bërë në Shqipëri, në vendin e tyre, prej nga nuk mund t’i zbojë njeri. Dikush kërkon të mos i lërë të qetë dhe në këto ditë shqiptarët. Dikush don t’iu bëjë karshillëk dhe në këto ditë shqiptarëve. Dikush kërkon që dhe në këto ditë kur liria në Kosovë është fakt dhe ajo po progreson si një shtet i aftë për të ecur me të gjithë vendet e tjera të rajonit dhe të botës, njerëzit e saj të mira dhe patriotë të duartrokasin dhe sponzorizojnë shpirtërisht Brekoviçin e njohur, i cili në një moment të luftës së vendit të vet kundër shqiptarëve, përsëri do të hidhte në një anë kitarën dhe do të merrte urët e zjarrit për të djegur shqiptarë.

Por atë ditë do të këndojë Arif Vladi. “Kosova më afër” është një lajtmotiv për të gjithë, për ato që i duan shqiptarët dhe për ato që nuk i duan shqiptarët. Tashmë ajo është më afër me Shqipërinë, me shqiptarët, me Perëndimin dhe të ardhmen. Pavarësisht në e kanë njoftuar apo jo koncertin “Kosova më afër”, pavarësisht nëse aty do të ketë televizione për ta transmetuar koncertin, pavarësisht se Arif Vladi këndon pa qindra mijëra euro, ai atë natë do të këndojë në plazhin e Durrësit. Sigurisht dhe mira njerëz të ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe Perëndimi do të jenë aty, do ta duartrokasin dhe do ta sponzorizojnë shpirtërisht.

Dhe të gjithë këto njerëz, të cilët janë aq të lidhur me historinë e tyre të lashtë dhe të vonë, që janë të lidhur me historinë e qëndresës dhe të luftës, që janë të lidhur me historinë e lirisë, do të jenë aty ku këndon Arif Vladi. S’kishte si të ndodhte ndryshe, me 08 gusht ato nuk mund t’i linte askush vetëm. Madje dhe shumë do të vijnë nga trevat e tjera, se rruga e kombit është bërë tani më, dhe ajo ka vënë në punë një pjesë të kapilarëve të gjakut tonë.

Herën e parë Bregoviçit iu dha Çelësi i Tiranës, po tani çdo t’i japin atij përveç qindra mijëra eurove dhe aksesin mediatik? 

Tiranë, më 07 gusht, 2009

 
Leave a comment

Posted by on May 1, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: