RSS

SI DO TA ARRIJMË UNIFIKIMIN MË TË PLOTË TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

02 May

ARTUR VREKAJ

Shkruan: ARTUR VREKAJ 

Është temë e ditës sot përbashkimi i Shqiptarëve të Amerikës në disa nga bordet e shoqatave më aktive shqiptaro-amerikane në New York, Çikago,Il; Detroit,Mi; Hartford e Waterbury,Ct; Filadelfia,Pa, Worcester e Boston,Ma, por edhe në organizimet e shqiptarëve në Dallas,Tx, Cleveland,Oh apo Toronto,Ca e gjetkë në Amerikë e Kanada.

Në rrjetet sociale ka një dëshirë të jashtëzakonshme që të ndodhë, së pari një Kuvënd i përfaqësuesve të të gjitha organizatave Shqiptare në Amerikë dhe Kanada me status lobist, atdhetaro- kulturor, dhurueso-edukativ dhe fetar, sepse jemi të parcelizuar kështu edhe sipas krahinave në shumë shoqata, por që janë vërtet aktive.

Duke parë edhe veprimin përbashkues demokratik të disa nga shoqatat më aktive të Shqiptarëve të Amerikës në përkrahje me protesta për të përndjekurit politikë, kundër devijimit të rrjedhave të lumenjve në trojet etnike nga shtetet e Greqisë dhe Maqedonisë, kundër dekorimit të Janullatos në New York, si dhe bashkëpjesëmarrjen më të madhe të ekipeve drejtuese të Shqiptarëve të Amerikës në protestën që u organizua më 8 Prill 2014 në Washington kundër kryeministrit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç për të drejta të plota të Shqiptarëve dhe ruajtjen e patjetërsuar të truallit etnik Shqiptar në Mal të Zi arrijmë në përfundimin se Shqiptarët e Amerikës e kanë të domosdoshme Kuvëndin e tyre këtë vjeshtë të 2014-ës.

Dhe baza e thirrjes është me këto veprimtari kaq domethënëse për Çështjen e pazgjidhur Shqiptare, por edhe për të ecur me një hap me hapërimin kombëtar të Shqiptarëve të Ballkanit në mos për të ndihmuar konkretisht me një platformë organizative të unifikuar si një Bord Kordinativ edhe me një Zyrë Përfaqësimi në New York. Me qëllim që, të mos takohemi më në hollin e hotelit as me kryeministrin Rama, as me ndonjë shtetar Shqiptar apo Amerikan qoftë.

Që të mos udhëhiqemi nga politika e ditës siç kanë bërë disa segmente drejtuese të organizimeve, por nga Shqiptaria e pastër jo për vete, por për komunitet dhe identitet.

Shohim në realitet që është rritur vetëdija e mirëorganizimit të komuniteteve Shqiptare në të gjithë verilindjen amerikane nga shumë organizata Shqiptare. Ka një veprimtari gjithpërfshirëse të ministrisë së Diasporës së Kosovës, por edhe të shërbimit diplomatik të saj për rrjetëzimin e bizneseve si dhe ndihmën konkrete me tekste mësimore për mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe apo programimin për organizimin e veprimtarive kulturore me shkollat shqipe në Amerikë dhe Kanada.

Çfarë bie në sy vetëm në muajin Prill 2014?

U zhvillua protesta në Uashington si themel i përbashkimit me aksion demokratik të Shqiptarëve të Amerikës në këtë shekull, u krijua edhe një degë e Vatra në Hartford, u përbashkuan liderët e organizatave Shqiptare që banojnë në Staten Island për tu mirëorganizuar e identifikuar si komunitet pranë qeverisë lokale edhe me një qëndër kulture që e kanë në projekt për ta hapur.

Mediat televizive si AA Vision me drejtues gazetarin Qazim Doda, TV Kultura me drejtues Adem Belliu, gazeta Illyria, Bota Sot dhe Dielli, gazeta online Zëri i shqiptarëve në Zvicër dhe faqja online Tribuna Shqiptare  në Montereal janë bërë tribuna të përcjelljes direkt të kësaj veprimtarie zinxhir në dobi të përbashkimit e rritjes së Shqiptarisë.

Pra, ka një ndjesi të dyanshme të dashurisë konkrete të Shqiptarëve këtu për Amerikën, por edhe të qeverive lokale Amerikane apo edhe të zgjedhurve në Kongresin dhe Senatin Amerikan për të dëgjuar e ndihmuar Shqiptaro-Amerikanët, që ne të jemi më të përfaqësuar si Shqiptarë të Amerikës të unifikuar  për të ndihmuar integrimin e komunitetit Shqiptar në vëndbanimet amerikane apo edhe për të drejta më të plota të Shqiptarëve të Ballkanit dhe integrimin e demokracisë të tyre premtuese për të ecur të sigurtë në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Vetëm të gjitha organizimet së bashku mund ta arrijnë këtë bashkëkuvendim në dobi të një unifikimi që e thërret vetë situata në të cilën jemi ne Shqiptarët e Amerikës apo edhe Shqiptarët e Ballkanit. E kemi parë vullnetin e disa shoqatave Shqiptare që me veprimtarinë e tyre përbashkuese kanë ngritur nga gjumi edhe organizata të vjetra apo edhe individë që janë bërë palë me politikën e korruptuar të shtetarëve të Shqiptarëve të Ballkanit.

Ne kemi vetëm një mundësi suksesi: të jemi palë me integrimin e komuniteteve Shqiptare në Amerikë me shoqërinë Amerikane, të kemi një veprimtari të unifikuar e bazuar në një program atdhetar e kulturor në shërbim të Identitetit e Çështjes Shqiptare, si dhe një Bord Kordinativ që të gjithë të ndihen të nderuar për veprimtarinë atdhetare e komunitare që shoqatat kanë bërë apo që do të bëjnë në vazhdimësi. Pra, të jemi një Zë e të kemi një frymë Shqiptarie të përbashkët.

Është fat që pranë organizatave Shqiptare është i kudogjendur edhe asambleisti i shtetit të New York, zoti Mark Gjonaj. Ne shohim tek ky lider e i zgjedhur i komunitetit Amerikan që përfaqëson Shqiptarët jo vetëm në New York, por edhe në Washington kur është nevoja, Shqiptarin që frym përbashkimin.

Ne kemi sot për sot në Amerikë një bashkësi Shqiptare me një potencial të konsiderueshëm ekonomik dhe intelektual që duhet ta vëmë edhe më mirë në shërbim të kombit shqiptar.

Si mund ta arrijmë që të vëmë në lëvizje këtë mundësi kaq brilante? Vetëm me maturi e drejtim me vizion. Pa bërryla, pa protagonizëm mesjetar, pa krahinizma, pa anashkaluar asnjë subjekt organizativ Shqiptar që ka një anëtarësi aktive, apo individ që ka një mundësi financimi të një projekti, apo pa anashkaluar asnjë Shqiptaro-Amerikan apo Shqiptaro-Kanadez të suksesshëm që ka krijuar një profil të diplomatit, politikanit, biznesmenit, artistit, shkrimtarit, gazetarit etj

Me një bashkëkuvendim të çiltër për të hedhur në tavolinë idetë dhe mundësitë reale. Ashtu sikundër kemi rrjetëzimin e bizneseve Shqiptare në Amerikë dhe Kanada të ngrejmë në një nivel drejtimi e përfaqësimi edhe Shqiptarët e Bashkuar të Amerikës. Nuk do të na i bëjë kush dhuratë. Askush. Vetëm ne mund ta bëjmë së bashku me vetëveprim, por të planifikuar dhe organizuar.

Kushdo që mendon të kundërtën, se nuk është koha tani, do të thotë se nuk është me vizion të kthjellët për ardhmërinë e Shqiptarëve të Amerikës dhe të Çështjes Shqiptare. Dhe arsyet janë nga më të ndryshmet. Por ne duhet të dalim nga vetvetja për ta bërë Kuvendin e Shqiptarëve të Amerikës jo për tu dukur, por për ti dhënë fund qokllëkut si praktikë e shëmtuar në Diasporën që ka vepruar pa një program të Unifikuar së fundi.

Ne do të vlerësojmë çfarë është bërë mirë dhe do të përbashkohemi të sjellim më pranë intelektualët e shkolluar në Amerikë dhe Kanada që të sjellim në skenën e drejtimit brezin e ri që është mirëintegruar në shoqërinë Amerikane dhe është frymëzues për një natyrshmëri të hapërimit të Identitetit kombëtar këtu në Amerikë.

Dhe mundësitë janë vetëm duke ecur me program e ide bashkëkohore për ta gërshetuar veprimtarinë këtu në Amerikë edhe me vëndlindjen që do ndihmë morale, financiare me investime apo edhe diplomatike për të evidentuar se çfarë nuk është bërë nga shtetet e Malit të Zi, Serbisë, Greqisë, Maqedonisë apo edhe nga shtetet Shqiptare në dobi të një paqeje për të drejta të plota të mohuara me shekuj për Shqiptarët e trojeve. Kështu, të bashkuar mund edhe të këmbëngulim me siguri në organizmat ndërkombëtarë për të sjellë në vëmëndjen e tyre këtë praktikë diskriminuese të njëanshme vetëm për Shqiptarët e Ballkanit.

Sepse, së fundi veprimi demokratik i organizatave të Shqiptarëve në Amerikë është bërë si reaksion me çfarë kanë bërë së fundi regjimet e shtetet Sllave e Greke karshi Shqiptarëve apo edhe politika e korruptuar e Tiranës.

Ndërkohë, duke qënë kështu të kthjellët, ne do të bëjmë edhe promovimin e një Diaspore të bashkuar larg skemave partiake, klaniste e klientelave që dëmtojnë imazhin e vetë Shqiptarëve të Amerikës.

Tjetër. Do të jemi më të hapur, si me përfaqësuesit e zgjedhur Amerikanë ku banojmë edhe me bordet e organizatave për veprimtari të pastër komunitare dhe atdhetare. Vetëm kështu mund të afrojmë e përgatitim edhe një brez të edukuar me Shqiptari e aftësi drejtuese e organizuese që ka në vetvete edhe mënyrën Amerikane të drejtimit të hapur e të bazuar në një komunitet që fuqizohet edhe në saj të një përkushtimi të liderëve dhe lidhjeve të forta me shoqërinë Amerikane.

Ndaj, së shpejti do të kemi në New York edhe takimin e kryetarëve dhe veprimtarëve të shoqatave Shqiptare më aktive të Amerikës që do të ngrejnë grupin përgatitor të Kuvëndit Shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë ose Albanian – American Convention që do ta kemi si traditë dyvjeçare.

 

 
Leave a comment

Posted by on May 2, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: