RSS

Fol Akademik Qosja , Fol Tani Kur Duhet!

15 May

 

10300682_750796521620617_4884125371065229066_n

Fahri Xharra

 

Me shkas :  “Priftë ortotodoks serbë me forca të shumta policore malazeze kanë vërshuar në fshatin të banuar kryesisht me shqiptarë, Martinaj të Gucisë duke tentuar që mbi themelet e Kishës së vjetër katolike të ndërtojnë një kishë ortodokse.

Si kundërpërgjigje të këtij veprimi nga ana e malazezëve priten protesta nga ana e shqiptarëve, raporton portali “Malësia jonë”.

 

“Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u  shtanga që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se myslimanët ( E.Durham, Londër 1920). ”Urrejtja serbo-ortodokse ndaj katolikëve u pa me 1913 në Luftën Ballkanike kur Malaziasit në emër të çlirimit të krishterëve e sulmuan kishën shqiptare të Mazrekut duke shkatërruar çdo gjë bile edhe freskat e të shenjtërve në muret e kishës (E. Durham). “Me 1913 një numër jo i vogël ushtarësh të prirë nga një Pop Ortodoks e rrjepën për së gjalli deri në vdekje Luigj Palin, prift françeskan shqiptarë nga Gjakova, sepse nuk kishte pranuar të kryqëzohej në ortodoks (E.C. Helmreich, The Diplomacy of Balkan Wars, 1983 Harward) (F.Xharra: “Marrëveshja shekullore Turko-Serbe për shfarosjen e Shqiptarëve!”) Fanatizmi serb dhe racizmi i tij anti-shqiptar së bashku me anti-shqiptarizmin turk, herë veçmas e herë së bashku; bile edhe sot është aktiv…“ Këmbëngulja për t’mos u shkëputur nga thelbi i së keqes, do të çonte herët a vonë te e vërteta e hidhur se gjithmonë është e njëjta Serbi “(Ismail Kadare – Mbi krimin në Ballkan).

Fol Rexhep Qosja! E di se përse e kam fjalën ! Tani kur qyqet sllave po rifillojnë   të këndojnë këngën e tyre të vjetër , tani na duhet fjala e jote me peshë . Fol i nderuar , se bota i  pret  fjalët e të mëdhenjëve të shkrimit , poltikës ditore nuk i zë besë!

Ju e dini fort mire qëllimin sllav dhe lojën e tyre me shqiptarët , ju e dini që “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. “ (Vesnik Srpske Crkve”) se me muslimanët shqiptarë e kanë më lehtë.

” Sepse me shqiptarët muslimanë e kemi më lehtë”.- këshu thonë  sot e gjithë ditën

Ndarja e Shqipërisë pas 1913 -tës ishte një favor shumë i madh për Serbinë ,por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokava tona e donte një “marifet” të menaxhimit  në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut.
Ju e dini , Zoti Akademik   që “Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj.  Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. . .  Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. ” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”). Këto janë thënjet e tyre  jo të mijat ¸por unë  iu besoj  shumë në qëllimet e tyre.

Ju jeni njeri me ndikim , prandaj shprehuni , folni sepse e keni ditur që :”  Me 20 Mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjeves mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 Shqiptar Katolik, të ashtuquajtur Laraman apo Katolik te Fshehur, jetonin aty.  . Kur mbërritën Serbet, me qindra nga këta Laraman deshtën që haptazi të deklarohen që janë Katolik.  Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose mysliman ose Ortodoks.  Jo katolik!”.
Po pse, ose musliman ose ortodoks ? Nuk e keni kuptuar Zoti Rexhep Qosja ?.

”Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane , janë dy mundësi : ose të bëhet Sanxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. .  Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte. ” Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore , atëherë  e kemi  më lehtë me ´ta. (Çubrilloviq).  Por kjo do kohë”

Unë mendoja dhuna dhe zbrazja e tokave me dhunë për momentin nuk është opcion falë rrethanave të reja në botë , por ja që ka filluar  në Malin  e Zi .Por ja që ne heshtim!

Nuk të ha palla  për Plavë e Guci , për Hot e Grudë? Po Vuthajt athua si janë ?

”Po unë si shqiptar apo ti gjithashtu si shqiptar që rastësisht i kemi takuar besimit musliman , ne pranojmë që bashkëkombasit tonë shqiptar të fesë katolike t´i katandisim nëpër botë , dhe në këtë mënyrë të bëhëmi bashkëpjesëmarrës në çfarosjen e një pjeseje të madhe kombëtare , të jemi në vijën e Serbisë.  ? Jo. Unë jo.  Por as Ti ,jo!

Tek e fundit shqiptarët katolik  nuk janë një mallë tregtar, me të cilët ne mund të bëjmë tregti. ! ( F.Xharra :” Katolikët shqiptarë dhe Serbia! , 16.01.14)”

 

”Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane , janë dy mundësi : ose të bëhet Sanxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. .  Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte. ” Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore , atherë  e kemi  më lehtë ´ta. (Çubrilloviq).   Sa na duhet neve që të kuptojmë që ne nuk i takojmë një boteje lindore,? se si e thoshte Naimi që Dielli i shqiptarëve lindë në Perëndim. A pajtoheni ?
Edhe pse K.  Jereqek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim. Pra ?
Kam shumë pyetje , të cilat e shprehin një hall të madh mbarëkombëtar Zotëri i Nderuar!

Me shkas :  “Priftë ortotodoks serbë me forca të shumta policore malazeze kanë vërshuar në fshatin të banuar kryesisht me shqiptarë, Martinaj të Gucisë duke tentuar që mbi themelet e Kishës së vjetër katolike të ndërtojnë një kishë ortodokse.

Si kundërpërgjigje të këtij veprimi nga ana e malazezëve priten protesta nga ana e shqiptarëve, raporton portali “Malësia jonë”.
Serbia aspak nuk brengoset që sot nuk mund të përdorë të njejtën metodë si atë të viteve 1913 ,për pranimin e “ fesë së vërtetë “ (sllavo-ortodokse fxh), sepse po tenton në mënyra tjera të ralizon qëllimet e veta.  Pse ne sot duhet të jemi “ altoparlanta” (zërritësa dhe zëdhënësa) të Serbisë?.  E mëndojmë këtë ?
:“Serbët ishin armiqët e betuar të malësorëve katolik(. . . )serbët kishin një urrejtje shfrenuese ndaj katolikëve shqiptar. ” (Magazin für die Literatur des Auslandes ,1843 )

 

“Ndërkaq një historian i shekullit XIX shkruante se ,serbët i urrenin shqiptarët katolik ,për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinare-religjioze ne mbeshtetje te Rusisë dhe përkrahjen herë pas herëshme te Turqisë, dhe se dyti se ata e sidomos kleri i tyre mesonte brezave te kaluaren  dhe mbanin trashegimin e saj ne origjinalitet.  “
E ndajmë të njejtin mëndim , besoj? Fol Zoti Rexhep Qosja!

 

Fahri Xharra, 13.05.14,
Gjakovë

m24malizi_321118

Fshati Martinaj.

 

 
Leave a comment

Posted by on May 15, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: